|
Njė ditė nė kėshtjellėn 2500-vjeēare Kalaja e Ulqinit, ndihmė vendit ku jetoi Servantesi!
Nga Ulqini, Anila Mema
Dita nis bukur. Agimi vjen herėt nė atė vend, bashkė me lėvizjet e pandalshme tė njerėzve, rreth orėve tė para tė mėngjesit. Eshtė ora katėr, ata me foshnjat dhe fėmijėt i sheh tė bujtin pranė pyllit me pisha dhe buzė detit. Njė mėnyrė e mirė kjo pėr tė "vjedhur" freskun e agimit apo pėr t'iu shmangur vapės. Por dita lind e qetė. Eshtė njė nga ato ditė kur tė gjithė zilepsen dhe i nėnshtrohen pavetėdije diellit e detit. Pasditja, mė zhurmuese, argėtuese. Me tė drejtė mund tė quhet njė "amvisė" e mirė. Menuja: Shėtitje buzė detit, njė kafe nėpėr lokale dhe restorante luksoze, argėtim nė disko a pub dhe njė rrugėtim tė kėndshėm nėpėr shekuj e historitė qė mbart Kalaja madhėshtore me rrėnjė tė ngulitura nė det. Shkėmbinjtė mbi tė cilėt ngrihen lart muret dhe bedenet e saj, mijėravjeēarė tė shpėlarė nga valėt e detit, dėshmojnė se aty kanė jetuar paraardhėsit tanė, ilirėt. Ndonjėherė dhe Zoti i detit, Iliri, zemėrohet, zemėrohet aq shumė sa i ngjit tallazet dhe i pėrplas pas bedenave tė Kalasė, duke lėnė tė kuptohet se sa pas dore ėshtė lėnė kjo kėshtjellė. Flitet pėr Kalanė e Ulqinit, njė nga mė tė vjetrat nė Mal tė Zi, e cila daton qysh prej rreth 2500 vjetėve.
Kalaja qė tė bėn tė qash
"Eshtė njė vend monumentar, i bukur, ku ēdo gur apo pėllėmbė e kėsaj Kalaje flet pėr njė kulturė tė bujshme tė kėtij vendi", shprehet Ismet Karamanaga, kryetar i shoqatės Miqtė e Kalasė. Ai mė mirė se kushdo tjetėr e di se ē'do tė thotė tė qash pėr gurėt. Vetė ka nisur tė qajė prej kohėsh, aq sa tashmė ka formuar dhe drejton shoqatėn Miqtė e Kalasė, pėr tė mbrojtur, ruajtur dhe rikonstruktuar kėtė monument kulture tė klasit tė parė. "Ne jemi shqiptarė. Kemi ruajtur gjatė shekujve identitetin, kulturėn, gjuhėn tonė, madje nė kushte shumė mė tė vėshtira se Shqipėria. Duke ditur se Kalaja e Ulqinit ka kaluar nga njėra dorė nė tjetrėn, jemi munduar tė japim ndihmėn tonė pėr kėtė monument", tregon ai. Kjo Kala, qė nga viti 1979, kur nė Ulqin ra njė tėrmet shumė i fortė, nuk ka mundur mė tė ngrejė krye. "Jo vetėm ne si shoqatė, por edhe banorėt e kėtij vendi, jemi munduar qė pas rėnies sė tėrmetit nė '79 tė riparojmė pasojat e mėdha dhe dėmtimet e bėra nė kėtė monument. Shteti malazez i asaj kohe, Jugosllavia, nuk i ka kushtuar vėmendjen e posaēme Kalasė sonė ashtu sikurse qyteteve tė tjera tė ngritura nė bregun e Adriatikut", shton mė tej Karamanaga.
Turizmi nė Ulqin
Qė pas rėnies sė tėrmetit nė '79, Kalaja e Ulqinit ėshtė e banuar nga afro 500 familje. "Ne jemi njerėz tė lidhur emotivisht me Kalanė tonė, -tregon Ismet Karamanaga,- duke shtuar se portat e kėsaj kalaje kanė qenė gjithnjė tė hapura gjatė gjithė historisė". Nė vitet '90 nė kėtė kala kanė jetuar afro 70 mijė refugjatė kosovarė, ndėrsa sot ata i gjen buzė detit Adriatik, pranė rrėnjėve tė kėsaj kalaje, si turist dhe mysafir nė Ulqin. Por tani nuk ka mė kohė tė artė pėr turizėm nė atė vend, ai ndodhet shumė vite larg, prapa. "Ne nuk jemi tė kėnaqur me turizmin qė kemi, niveli i tij nuk ėshtė mė ai i dikurshmi, qė niste e pėrfundonte me gjashtė muaj. Sot janė vetėm 15 ditė. Tani turizmit i mungojnė punėtorėt e tij, atė sot e drejtojnė politikanėt", tregon Karamanaga.
Ulqini qyteti i Servantesit
Piratėt ulqinakė kanė pasur marrėdhėnie tė ngushta me piratėt algjerianė dhe nga kėto vende shpeshherė janė kthyer me rob lufte, zezakė, tė cilėt i kanė shitur nė Sheshin e Skllavėve ose Pazarin e Qytetit, siē e kanė quajtur kalalinjtė. Sot nė Ulqin ka ende familje zezake, tė cilat e kanė prejardhjen nga ajo periudhė. Piratėt ulqinakė pas luftės sė 1507 kanė sjellė nė Ulqin edhe shkrimtarin e famshėm spanjoll Miguel de Servantesin, i cili ka jetuar si rob lufte pėr pesė vjet nė kėtė Kala, por ai kurrė nuk e ka pranuar se ka qenė atje. "Ne e dimė qė shkrimtari ka jetuar kėtu, pasi po tė krahasojmė emrin e Ulqinit tė asaj kohe Olcinium me atė tė dashnores sė Don Kishotit, Dolēinejėn, kjo kalaleshė e bukur ka qenė inspirim pėr personazhin e romanit tė Servantesit", tregon ai.
Kur u ngrit Kalaja
Sipas Plinit (tė vjetėr) nė shekullin V p.e.r. themelohet Kalaja me emrin Olcinium. Muret e vjetėr "qiklope" nė hyrje dėshmojnė pėr vjetėrsinė disa mijėravjeēare tė saj. "Secila pėllėmbė e kėsaj hapėsire flet pėr njė tė kaluar tė famshme, pėr njė histori tė bujshme tė kėtij vendbanimi", tregon Karamanaga. Ndėrsa shumė gėrmadha arkeologjike flasin pėr kėtė kėshtjellė si pėr njė vendbanim me civilizim tė lartė, me njė portė dhe me njė flotė tė famshme, e cila e ka lidhur Ulqinin me botėn e njohur antike.
---------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Panairi i Librit, stacioni i dashur i pushuesve
Libri ishte njė nga miqtė mė tė mirė pėr pushuesit e kėtyre ditėve nė Ulqin. Ndryshe nga vitet e tjera, organizatorėt e kanė ēelur edicionin e V tė Panairit tė Librit nė kalanė e qytetit, nė sheshin para Kullės sė Balshajve, simbol i qėndresės dhe kulturės shekullore tė ulqinakėve. Kurse tė dielėn stendat e Librit "Ulqini 2005" kanė zbritur nė shėtitoren e plazhit tė vogėl. Vėmendja e pushuesve pėr librin tėrhiqej zakonisht pasditeve vonė, kur dielli kishte rėnė dhe plazhi ishte mbyllur. Pjesėmarrja e gjerė e botuesve nga Shqipėria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, Bosnje-Hercegovina dhe Kroacia tė linin pėrshtypje tė kėndshme. Mbi 5000 tituj librash kishin "pushtuar" kėto ditė gurėt e kalasė sė Ulqinit. "Pėrshtypjet e mia janė tė shumta, sepse ėshtė hera e parė qė unė vij nė kėtė qytet shumė tė bukur dhe ndodhem me rastin e njė panairi libri. Kėtu ka njerėz mikpritės. Kjo ėshtė pėrshtypja ime me fortė. Pjesėmarrja e mirė e botuesve shqiptarė nė kėtė panair ka ngjallur interes edhe tek vendasit, edhe pushuesit nė kėtė vend", shprehet shkrimtari Fatos Kongoli, i cili ishte njė nga tė ftuarit e veēantė tė ditėve tė panairit, sė bashku me shkrimtarėt Ali Podrimja nga Kosova, Zuvdi Hoxhiq dhe Sreten Asanoviqi nga Mali i Zi. Kjo e ka rritur sė tepėrmi rėndėsinė dhe interesimin pėr kėtė veprimtari kulturore. Gjatė mbrėmjeve tė panairit, me shkrimtarėt e ftuar organizohen takime, diskutime vlerėsime rreth krijimeve tė tyre, si dhe konferenca pėr shtyp. Nė kuadrin e Panairit tė Librit, veē takimeve me shkrimtarė, pėrurimeve tė librave tė rinj, konferencave pėr shtyp etj., qė janė realizuar deri tani, ėshtė parashikuar nė mbyllje edhe organizimi nga "Art Klubi" i Ulqinit i ditėve tė poezisė shqipe, ose siē quhet ndryshe "Kalimero Poetike", ku tė ftuarit e radhės do tė jenė shkrimtarėt Vath Koreshi dhe Mehmet Kraja.
Presidenti Moisiu nė Ulqin
Tė premten dhe tė shtunėn ndodhej nė Ulqin edhe presidenti i Shqipėrisė, Alfred Moisiu, sė bashku me presidentin malazez, Filip Vujanoviē. Ata kanė bėrė ēeljen e Panairit tė V tė Librit Shqip "Ulqin 2005" dhe kanė shėtitur tė shtunėn nė bregdetin e Adriatikut deri nė derdhjen e lumit Buna.
Kulla e Balshajve nė gjendje kritike Kalaja e Ulqinit, synimi UNESKO!
Kalaja e Ulqinit nuk ėshtė restauruar si ajo e Budvės apo e Kotorit. Nė gjendje mjaft kritike ndodhet Kulla e Balshajve, prandaj shoqata Miqtė e Kalasė ka nisur prej kohėsh tė punojė pėr hyrjen e Kalasė nėn mbrojtjen e UNESKO-sė. "Kemi shpresė pėr futjen e kalasė sonė nė UNESKO, tė cilėn kemi menduar ta prezantojmė me tė famshmin Ismail Kadare, si prezantues i denjė i kulturės shqiptare", tregon kryetari i kėsaj shoqate, Ismet Karamanaga. Ndėrhyrjet nė Kalanė e Ulqinit janė tė domosdoshme, pasi tė gjitha shtėpitė qė janė ndėrtuar nė atė vend duhet tė rikonstruktohen. Gjithashtu sipas tij, shkatėrrimi i saj ka ardhur dhe nga moskujdesja e njerėzve qė jetojnė nė tė. "Pėrveē tėrmetit rrezikun e sjellin edhe qytetarėt, pasi dihet se ne si shqiptarė nuk i respektojmė mirė ligjet pėr mbrojtjen e Monumenteve tė Kulturės", shton ai. Por ende nuk ėshtė koha e duhur qė ky vend tė hyjė nė UNESKO, pasi sipas Karamanagės, mungojnė harta, plane e rrugėve, investime tė mėtejshme tė kalasė pėr tė bėrė njė broshurė tė madhe e njė dosje pėr tė. Gjithashtu, nuk ėshtė punuar jo vetėm me muzeun e Balshajve, por edhe me komplekset nė pėrgjithėsi.
_________________ Portali i Forumit
|