Forum i Lirė
Data dhe ora aktuale : 05/09/2010 4:25

Data dhe ora janë sipas brezit orar të Tiranës




Post new topic Reply to topic  [ 3 Postime ] 
Autori Mesazh
 Tema e postimit: zek jakini, kaĒaku Ēorapkuq
PostPostuar: 23/12/2009 22:55 
Jo në linjë
Anėtar i ri
Anėtar i ri

Antarësuar: 22/12/2009 20:59
Postimet: 4
BROZ SIMONI

( MONOGRAFI )

“ Zek Jakini ish kenė idhnaku
Per nji dekik i luejti gjaku,
Rrok’ martinen per kondaku,
E ēoftė Zoti, ku kjoft’haku… “

POPULLI

PARATHĖNIE

K
a shumė vite qė marr e jap me vehtėn qė tė shkruaj diēka pėr kaēakun ēorapkuq, Zek Jakinin e Beltojės, por njė ndiesi e brendshme me ndalonte e mė thoshte: “ Ka kush tė merret me kėtė punė, ēka po tė duhet…”
Mirėpo mėllani i mbledhur kohė pas kohėsh erdh e u bė i pakapėrdishėm, kėshtu qė nisa tė shkruaj, dalė ku tė dalė, fundi.
Tė them tė vėrtetėn, bėmat e Zek Jakinit i kisha dėgjuar qė fėmijė kur ruaja bagėtitė, ku ndonjė burrė nė moshė na tregonte se si kishte luftuar, po nuk kuptonim gjė, na dukej punė boshe si lojrat tona qė bėnim me njėri – tjetrin.
Ajo qė mė nxiti t’i futem me mish e shpirt pasqyrimit tė bėmave tė Zekės, qe njė monografi qė pati dalė pėr Haxhi Qamilin, njė “udhėheqės” rrebelėsh kundėr forcave tė qeverisė sė Princ Vidit nė vitin 1914. Megjithėse ngjarja me zhelavuqat e Haxhiut kishte ndodhur nja dhjetė vite mė vonė se vrasja e Zekės, turbullirat vazhdonin nė Shqipėri.
Nė librin “ Folklori shqiptar”, tekst mėsimor pėr shkollat e larta, botim i vitit 1972, pėr rebelin Haxhi “efendi “ Qamilin, ishin pėrshkruar gjėrė e gjatė bėmat monstra tė tipit kamikaz , tė cilėt, gjoja na luftuakan bashibuzukėt e pasanikėt ēifligarė tė Shqipėrisė sė asaj kohe, prandaj edhe na paskėsh gjetur mbėshtetje nė popull.
“ Trimėrinė” e “ heroizmat” e qamil agės, i kishte ngritur deri nė qiell edhe pilati i shqiptarėve, Enver Hoxha i cili shkruante se “ rebelizmi i Haxhi Qamilit ishte njė luftė klase… e nuk ishte ēėshtje feje as ēėshtje e mbrojtjes sė njė farė Perandorie Turke…”1)
Mirėpo unė e dija fort mirė “heroizmin” e tij, se kisha lexuar, madje edhe mėsuar pėrmendsh qė nė klasėt e ulėta tė shkollės fillore, njė poezi tė poetit Ali Asllani ku, mes tė tjerave, flitej pėr njė parullė qė pėrdornin rebelėt e cila thoshte : “ Duem, duem Babėn ( Sulltanin, shenimi im ) pėrsėri dhe: “ Sot nė Vlorė e pėr pak ditė e pėr Gjirit.” 2)
Pėr Haxhiun kėndohej plot nostalgji edhe njė palokėngė pseudorapsodike fjalėt e sė cilės thonin nė formėn e njė betimi: “ Pasha Din’ e fen’ e Tij, / S’fali vakth e s’hy n’xhamī, / Pa prū turkun edhe nji herė n’Shqipni…”
Dhe thoja me vete: “ Kur ky njeri, me emrin Haxhi, ėshtė pėrjetėsuar nė libra e tekste kėngėsh, pėr poshtėrsi dhe ėshtė ngritur nė “art” duke luftuar ndaj bashkėvėllezėrve tė njė gjaku, qė t’mos e sundonte njė “kaurr”, Princ Vidi, po Zek Jakini i Beltojės, pse tė lihej nė hije kur ka luftuar e rėnė pėr mbrojtjen e tė drejtave tė shqiptarit qė t’ mos u nėnshtrohej nomeve e rregullave tė pushtuesit otoman qė, sipas fjalėve tė kėngės e gojėdhėnės, kishte asgjėsuar njė kriminel turkoshak me emrin Kurt Beg Ēela, qė i sherbente me devotshmėri pushtuesit?! A, ndoshta, heroizmi i njė fshatari tė thjeshtė, me emrin Zek ėshtė marrė si njė lajthitje djaloshare e ēastit e jo e mirėparashikuar?!
Pyesja aty – kėtu nėpėr burra tė moēėm qė e kishin njohur Zekėn, gruan, vėllain e vajzat e tij e mė thonin, ndoshta nga frika :

Artikull te gazeta “Shqipnia etnike” ku u publikua pėr herė tė parė,Zek Jakini nė 100- vjetorin e vrasjes, 2004.

- Lė, or ti, ēka po tė duhet me i qit zavalle kresė me Zekėn, apo s’ke me se merresh?! Ai kaēak ferrash ka kenė… Ia pati ngjit ( nxjerrė ) nji kangė kush e di se cili rrogtar ( flitej se njė mirditor, rrogtar, me emrin, Gjon Kabashi krijonte kėngė pėr cilindo qė i thoje, veē ta paguaje, shenimi im) qė ka ruejt dhitė e berret e katundit…
E unė pata heshtur si t’mė kishte rėnė ujėt e valė, pak nga frika e diktaturės qė i “peshonte” mirė e mirė rastet e krijimeve e shumė nga droja se mos po nxisja ndonjė hakmarrje primitive, mėqė kėnga nuk kėndohej hapur nė festivale folklorike tė organizuara nga shteti i asaj kohe. Po, tė them tė drejtėn me dorė nė zemėr, dėshira pėr ta publikuar heroizmin e Zekės, mė nxiste vazhdimisht e s’gjeja qetėsi shpirtėrore, mėqė materialin e kisha gangull tė mbledhur e tė skeduar nė dhjetra faqe dorėshkrim.
Nė vitet e demokracisė, kur filluan tė dilnin nė dritė shumė tė fshehta qė pėshpėriteshin nė kohėn e diktaturės, njė shoku im, drejtor nė Muzeun e Shkodrės, M. Q, me tė cilin e kisha bashkėbiseduar njė herė e njė kohė motivin e kėngės sė “ Zek Jakinit”, mė tha:
- E di se kishe pasur tė drejtė pėr atė Zekėn i cili paskėsh qenė njė nacionalist dhe se kishte asgjesuar njė ushtarak tė lartė turk…- Tė pata thėnė se duhej tė ketė diēka tė vėrtetė pėrderi sa i kėndohet kėnga edhe nė ditėt e sotme. Tė kishte qenė pa vlera, jo kėnga, por as emri nuk do t’i ishte pėrmendur, - dhe nxorri nga njė dosje me ngjyrė tė gjelbėr, dy – tri letra format tė shkruara nė kompiutėr tė cilat i kishte nxjerrė nė Arkivin Qendror tė Shtetit nė Tiranė.
Aty shkruhej:
“ Ditaret e Nazuh e Tahir Dizdarit.
AQSH, Fondi: Koleksione Dokumentesh ( para 1912-ės)
Dosja 915
Viti, 1903.
Ka 65 fletė, fillon me 15 mars 1903 deri me 8 nandor 1912.
Nė faqėn 3 tė atyre fletėve kishte, tė shenuar me laps: “ Vlen tė pėrmendet me mirėnjohje autori i kėtyre shenimeve, Nazuh Dizdari i cili tue qenė njohės i thellė i historisė sė qyetit tė Shkodrės, qe marrė nė sherbim si interpret prej Konsullatės sė Austro – Hungarisė nė Shkodėr. Ėshtė njė nga shtėpitė e para nė Shkodėr. Shenimet nė kėtė fletore mund tė konsiderohen tė sigurta, pse Nazuh Dizdari ishte nė dijeni te tana “ ngjarjeve”, mbasi kėto ose i mblidhte vetė, ose i merrte nga Konsullata, e cila kishte agjentėt e vet tė informacionit.”

“Ditari”( 1903 – 1912 ) i Nazuh e Tahir Dizdari

Unė u interesova edhe mė tej pėr autorėt dhe, nė njė Sesion Shkencor tė organizuar nga Muzeu Historik i Shkodrės, dėgjova njė kumtesė, pėr Nazuh Dizdarin (1858 - ? ) dhe Tahir Dizdarin ( 1900 – 1972 ) . Madje, ky i fundit, Tahiri ishte bashkėautor i njė “Fjalori tė Orientalizmave”, ēka do tė thotė se nuk ishte njė shenimmbajtės doēkado, por intelektual i thekur.
Unė e kam pėrdorur pėrcaktorin “ kaēak” me kuptimin e mirė tė fjalės nė titullin e monografisė, sepse edhe nė historiografinė tonė flitet pėr “ kryengritje individuale”, kaēakėsh ose “komita” sepse ata, vėrtetė, tė paknaqur nga realiteti i kohės, ngrinin krye kundėr padrejtėsive pa u munduar fare qė tė krijonin ndonjė “ ēetė” si ishte ajo e Ēerēiz Topullit ( 1908) nė Jug tė Shqipėrisė, tė Zylyftar Podės shumė vite mė parė, 1831, etj.
Po, tradita e kryengritjeve antiosmane nuk pushoi asnjėherė si nė Jug ashtu edhe nė Veri, e populli u kėndoi heroizmave e qendresės sė atyre “ kaēakėve” e “ komitėve”, si do ta shohim nė kėtė monografi pėr Zek Jakinin.



Kanga e Zek Jakinit, te “Zana Popullore” 1933
Kasem Taipi

BELTOJA, VENDBANIM I HERSHĖM I FORTIFIKUAR ILIR

B
eltoja ėshtė fshat jo i vogėl, ngjeshur rrėzė kodrės deltinore, me tė njėjtin emėr. Shtrihet pjerrtas kodrės nė pjesėn juglindore tė Kalasė sė Shkodrės, rreth 3-4 km. larg saj, nė buzė tė autostradės Shkodėr – Tiranė.
Pėrmendet nė historiografinė shqiptare qė nė periudhėn e hershme paraqytetare dhe i pėrket fazės sė parė tė hekurit nė shekujt: XI – VIII – VII para Krishtit. Ka qenė vend i fortifikuar si Kalaja e Gajtanit, Shkodrės dhe Danjės 3)
Gjėndet si emėrtim dhe vendbanim nė “ Regjistrin e Kadastrės dhe Koncesioneve pėr rrethin e Shkodrės, 1416 – 1417 “.
Nė vitin 1407 emėrtohej “Beltomi”, ku sundimtar i fshatit ishte njė farė Andrea Spani e bij. 4)
Pėrsa i pėrket etimologjisė, disa studiues e bien si emėr Hyjnish, nga Baal + Tay qė do tė thotė: “ Hyjnia e shkrepjes sė rrufesė “. Ky vend, dikur ishte emėrtuar: “ Ēuka e Ajtojt ( HAY + TAY). 5)
Etimologu i njohur shqiptar, me famė evropiane, Eqerm Ēabej shkruan: “ Nė atė Kadastėr, (Ėshtė fjala pėr Kadastrėn qė cekem mė parė, B.S) edhe Villaklamada Beltonj’ mbase grafi e gabuar pėr Beltoje- n e sotme afėr Shkodrės, emėr me reduktim tė a-sė paratheksore nė ė e nė e …6)
Dhe vazhdon: Beltojė, Bulticė, si dulfi prej – it, delfino, a-ja paratheksore u shurdhua nė ė e kjo u shėndrrua nė gegėrishtėn veriperendimore rregullisht nė e khs. baltė, mbėltoj: Beltojė 7)
Si pėrfundim, toponimin Beltojė, Ēabej e bie nga baltė me ato ndryshime fonetike qė sollėm mė lart.
Nė Beltojė, mėqė njihej si vend i hershėm i banuar , ishte ndėrtuar kisha e cila luajti njė rol shumė tė madh pėr tė ruajtur identitetin e popullsisė pėr t’mos iu nėnshtruar pushtuesve tė ndryshėm qė tė mos asimilohej nga ata. Nga ana tjetėr, pėrmes predikimit tė priftėrinjve nė gjuhėn shqipe, u bė e mundur qė tė ruhej jo vetėm si gjuhė e folur, por edhe e shkruar, si do tė shohim mė poshtė, si njė visar i ēmuar i njėsisė sė njė kombi.
Nė revistėn “Leka”, organ i Jezuitėve shkruhej se “ shkollė e kishė janė sinonime”.
Nė Beltojė, sipas regjistrit tė Arqipeshkvisė sė Shkodrės, rezulton qė me 21 mars 1704 tė jetė mbajtur njė Sinod i pėrgjithshėm dioqezan, nėn kryesinė e Imzot Anton Babit, Ipeshkėv i Shkodrės.Cool
Nė atė Sinot u tha: “ Kush nuk di tė shkruaj, tė jetė i detyruar ta bėjė nga tė afėrt qė dinė shkrim e kėndim.”
Kjo gjė tregon se banorėt e fshatit nuk ishin analfabetė, pėrderi sa duhej tė nėnshkruhej nga nuni ose nuna nė rast tė mbajtjes sė fėmijės nė pagėzim.
Nga ana tjetėr kleri katolik e kisha, nė pėrgjithėsi mundoheshin qė, pėrmes vėshtirėsive tė mėdha, nė kushtet e pushtimit otoman tė bėnte edhe njė farė organizimi si pėr vete , ashtu edhe pėr komuntetin e besimtarėve katolikė.
Nė Sinodin e Beltojės, tė vitit 1704 9), jepen udhėzime pėr sherbimet e famullitarit si bari i “ kopesė njerėzor”. Vetėm njė vit mė parė, me 1703 ishte mbledhur “ Kuvendi i Arbėrit” nė Mėrqi tė Lezhės, vetėm pak kilometra nga Beltoja ku ishte folė mė tepėr pėr ēėshtje kulturore, pėr alfabetin, por edhe frenoi konvertimet e shqiptarėve nė fenė islame, njė dukuri qė kishte marrė pėrmasa kombėtare, ku me ryshat e dhurata e ku me forcė. Dihet tash mė se, pas pushtimit turk, vetėm nėpėr kisha e manastire ose nė kėngėt popullore kishin mbetur gjurmėt e lumnueshme tė lirisė, sepse tjetėrkund i mbuloi zia anadollake.
Beltoja kishte aso kohe njė Katedrale, prandaj mbahej Sinodi ashtu si nė Shkodėr, nė Kasena, nė Obot. 10)
Nuk kishin kaluar vetėm se pak ditė nga “pushtimi” i Shqipėrisė nga komunistėt e Enver Hoxhės kur ,…” me 14 janar 1945, nė fshatin Beltojė dhe pikėrisht nė oborrin e kishės sė saj, u grumblluan njė shumicė burrash tė armatosur nga katundet: Trush, Berdicė, Melgush, Mali Kolaj e Ana e Malit tė gatshėm pėr tė mėsymė Shkodrėn tė primė nga: Halil Kazazi e Dedė Shabani” 11), - lexojmė nė librin, “ Nė gjurmėt e njė ditari”. Ishte kryengritja e parė antikomuniste nė Shqipėri, por qė dėshtoi e shumė pjesmarrės u pushkauan pa gjyq.
Beltoja ėshtė fshati qė nxorri figura tė ndritura qė lanė gjurmė nė historinė e Shqipėrisė, siē qe Hamz Kazazi ( 1799 – 1859 ).
“… gojėdhėna popullore tregon tė ardhur prej katundit Beltojė tė rrethit Shkodėr dhe babės a gjyshit tė tij i kanė thanė “Gjin” 12),- lexojmė nė shenimet disavjeēare tė studiuesit H. Bushati.
Nė Beltojė u lind intelektuali Gaspėr Beltoja ( 1871 – 1947 ) i cili “… botoi programe shkollore nė vitet 1919 – 1920 nė bazė tė atyre qė pėrdorte shkolla austriake.” 13)

Ftesė nga komisioni i dhėnies sė Titullit dom Mikel Gjergjit

Nuk mund tė lėmė pa pėrmendur birin e denjė tė kėtij fshati, martirin e fesė sė krishterė, priftin e pėrvuajtur, dom Mikel Gjergji ( 1935 – 1974 ) qė u pushkatua faqe popullit nga diktatura komuniste sepse deshi Fe e Atdhe. Emri i tij nderon sot shkollėn e fshatit , ndėrsa ai gėzon titullin e lartė: “Qytetar nderi”.14)
Nga Beltoja ishte dhe humoristi , karikaturisti e anekdotisti, Shtjefen Palushi qė me majėn e lapsit tė tij karakaturoi njerėzit e veset e tyre tė mbrapshta qė shėmtonin shoqėrinė. Do tė kalojnė vite e emri i Shtjefnit s’ka pėr t’u harruar, se barcaletat e tij janė pėrjetėsuar nė gojėn e brezave qė i trashėgojnė gojė mė gojė.




Kanga e Kurt Begj Ēelės te “Zana e Matit”, K. Ulqini, 1967

KUSHTET HISTORIKE E SOCIAL – POLITIKE KUR U LIND ZEK JAKINI

M
endohet dhe duhet tė jetė e saktė se Zeka u lind nė mars, pak para se tė organizohej Lidhja e Prizėrenit e cila i zhvilloi punimet nė Medresenė e Mehmet Pashės, me 10 qershor 1878.
Them se duhet tė jetė lindur nė mars, mėqė nė kėtė muaj ėshtė dita e emrit tė Sh’na Zefit dhe nė traditėn e popullsisė katolike ėshtė qė fėmijės sė posalindur, mundėsisht, t’i vihet njė emėr shenjti i cili mund tė pėrkujtohet ato ditė. Kėshtu, dita e Shenjtit qė pėrmendėm bie me 19 mars, prandaj dhe djalin e dytė tė Jakin Tushės e pagėzuan Zekė qė ėshtė sinonim me emrin Zef.
Mendohet, sipas gojėdhėnės, qė tė parėt e Zekės tė kenė ardhur nė Beltojė nga fshati Ndrejaj i Shoshit tė Dukagjinit, rreth vitit 1762 sipas njė pėrllogaritjeje shkencore, njė brez fisi i barabartė me 30 vjet ose tre breza, 100 vjet. Po sipas asaj gojėdhėnė (“… gojėdhėna duhet marrė shumė nė konsiderate,” -shkruan prifti Frang Bardhi ( 1606 – 1643 ), - kur duam tė shkruajmė histori), i pari i fisit tė Zekės qė pati zbritur nė Beltojė, e pati emrin Pashko.
Lindja e Zekės u pėrshėndet me njė tė shtėnė pushke si qe tradita ndėr shqiptarė kur lindej djalė. Si thamė mė lart, trashėgimtari i jakinėve u lind nė prag tė Lidhjes… qė u mblodh nė Prizėren e pikrisht nė medrese pėr t’i zgjatur jetėn Perandorisė turke, gjoja nė emėr tė mbrojtjes nga shovenistėt fqinj : sllav e grek, por qė popullit tonė i kushtoi shtrenjtė, sepse fqinjtė u ēliruan nga terri i pushtuesve turq shumė vite para nesh, jo se ishin mė trima e liridashės, por se nuk gėzonin ato privilegje e dhurata si i kishin pranuar “pashallarėt” shqiptarė.
“ Udhėheqėsit e lėvizjes kombėtare qė prej vitit 1878… synonin me sigurue nji qeverim pakashumė tė kufizuem pėr krahinat shqiptare nė suazėn e Perandorisė Otomane.”15)
Ajo Lidhje pati edhe meritat e veta tė cilat s’duhen mohuar, sepse udhėhoqi lėvizjen nacionalēlirimtare dhe luftėn pėr autonomi gjatė viteve 1878 – 1881, por jo ashtu si e parafytyronin Rilindasit tanė apo si e ka pasqyruar historiografia komuniste se gjoja ishte vepėr e “proletarėve”.
Lidhja e Prizernit, nė origjinal, “Xhemieti Ihtilahti Islamie” qė do tė thotė nė shqip: “Bashkimi i Islamėve tė vėrtetė tė Ballkanit”, - shkruhej nė njė gazetė tė kohės qė dilte nė Ēikago, ku autori sqaronte se shqiptarėt mund tė quhen: “ turko – albanėt”, gegė. Prandaj dhe akademiku Rexhep Qosja, me sa duket, jo mė kot ngulmon nė pohimin e tij pėr “gjysėmidentitet” tė shqiptarėve!
Po pėr ēudi, “…njė vit pas asaj Lidhjeje, me 7 janar 1879, valiu i Shkodrės, Hysen Pasha bashkė me gjeneralin e brigatės Riza Haki Pasha, thirrėn Kėshillin e Degės sė Shkodrės dhe deputetėt e Podgoricės dhe u njoftuan qė qeveria kishte urdhndue me zbatue artikullin 28 tė Traktatit, i cili i epte Malit tė Zi: Shpuzėn, Podgoricėn e Zhabjakun,”16)
Dihet se nė ato vite plasėn kryengritje nė gjithė veriun e Shqipėrisė pėr t’i mbrojtur me gjak ato krahina shqiptare qė Zoti i kishte falė pėr shqiptarėt e tė tjerėt donin t’i dhuronin… Nė atė rast, nacionalistėt shqiptarė, kreshnikė tė maleve, rrokėn armėt pėr t’u shkėputur nga mjerimi otoman. Kėtė e bėnė “…tė primun nga kisha e tyne kombėtare dhe tė ndihmuar nga shtetet e mėdha qė e bėnė kėtė: kush pėr mėshirė e kush pėr arsye interesi”17)
Me krismėn e pushkėve pėr liri qė tė zhduknin turkoshakėt, hidhte hapat e parė Zeka, i cili qė nė rini u mėkua me urrejtje ndaj zaptuesit.
Tregojnė se Zeka ishte qė fėmijė shumė i zhdėrvjellėt, zhapi i vėrtetė, impulsiv e idhnak. Shpesh nėna e tij, Drandja e kėshillonte qė tė mos tandohej me moshatarėt e vet, t’i donte e respektonte. Ai, rritur nėn hijėn e kishės sė fshatit, jo mė larg se njėqind metra, qe edhe fetar e i pėrkushtuar qė tė ndihmonte priftin kur lėvizte sa nė njė famulli nė njė tjetėr ku duhej tė meshonte, sepse aso kohe kishte filluar tė ndihej mungesa e priftėrinjve pėr tė ēuar meshė, megjithėse pushtuesit turq, njė pjesė tė kishave, i kishin rrafshuar ose i kishin kthyer nė xhamķ.
Po tė ndjekim pemėn gjenealogjike tė fiseve nė Beltojė, do tė konstatonim pa farė zori se aty nuk ka pasur kurrfarė skizme si po ndodhte nė fshatra e krahina tė tėra tė vendit. Nuk kishte popullsi tė “fshehur” a laramane si ishin detyruar shqiptarėt tė vepronin pėr tė mbijetuar.
Thuhet se Zeka shpesh e shoqėronte priftin e Hotit qė tė mos i ndodhte gjė kur shtegtonte nga njėri fshat malor nė tjetrin, madje shpesh edhe kryente sherbesėn fetare gjatė celebrimit tė meshės. 18)
Sa merret vesh, Zeka atje nė malėsi, takohej edhe me kryengritės qė luftonin dy armiq njėherėsh, shkjaun e turkun. Kontakti me ata, rriti te i riu Zekė ndjenjėn kombėtare, tė dashurisė pėr vendin e urrejtjen ndaj tė huajve pushtues. Pėr kėtė eveniment, njė fshatar nga Beltoja, Z.J. mė thoshte se kishte parė me sytė e tij njė fotografi ku Zeka kishte dalė bashkė me njė kryengritės malėsor nė Cetinė ku kishte pozuar me njė hutė qė mbushej nga gryka, ndėrsa belin ia qarkonte njė gjerdan fishekėsh. Shoku i tij i armatosur, ishte nga Rrapsh Stare i Hotit tė Malėsisė sė Madhe. Mbase mund tė jetė koha kur krerė tė Malėsisė qenė lidhur besa – besė me krerė tė Malit tė Zi pėr njė luftė tė pėrbashkėt kundėr turqve, me kushtin qė Knjazi i Malit tė Zi t’u jepte armė, por qė malėsorėt e atyre anėve mbetėn me gisht nė gojė nga premtimet e Knjazit qė rrinte me sy hapur e veshēelėt, hė se kur po zbrapsej turku qė tė zgrapste pėr vete ndonjė copė nga trojet shqiptare.
Zeka, nė rininė e tij, pati njė ngatrresė brenda fshatit te vendi i quajtur: “Te vidhat”nė Beltojė dhe pati shpėtuar pėr qime tė flokut nga njė pritė ( “Prita tė vret”,- thotė populli ), me hjeksi ku Zeka jo vetėm shpėtoi, po vrau kundėrshtarin pėr flakė tė pushkės. Lajmi gobzi u mbajt i fshehur pėr ngjarjen, mėqė ai i “pritės”, nga vrasės ishte kthyer nė i vrarė, dhe qė u mor vesh vetėm pas tri ditėsh kur filloi t’i vinte era vendit ku kishte mbetur.
Thuhet se Zeka shpesh shoqėronte karvane tregtarėsh qė t’i ruante nga grabitės mirditorė. I shoqėronte deri te Hani i Barbullushit ku bujtnin atė natė e tė nesėrmėn udhėtonin pėr nė Jug tė Shqipėrisė e mė tej. Zeka ishte bujk i mirė, qejfli toroēash pėr t’i zėnė nė qerr ose punuar arėn. Shpesh shkonte e bluante deri nė Gomsiqe afėr “jakajve” ku kishte mullinj uji. Mullinj tė atillė, uji, kishte edhe nė Vrakė, Mbishkodėr, po, pėr tė shkuar atje, duhej tė kalonte nėpėr qytet qė ishte me shumė rrezik pėr njė “ rrebel” tė pandreqshėm si qe Zeka pėr pushtetarėt e tagrambledhėsit.
Sapo kishte mbushur tė njėzetat, Zekėn e martuan me shkuesi pėr Lezen nga Jubani qė rridhte nga fisi i Gjurajve tė atij fshati. Pas asaj martese tė shenjtė, Zoti i fali njėrėn pas tjetrės dy vajza: Dranden qė ia fali emrin e gjyshja, nana e Zekės dhe Tonen. Drandja ka qenė martuar ne Berdicė tė Madhe pėr Gegė Pemėn, ndėrsa mė tė voglėn e martuan nė Bushat te Gjon Kola.
Zeka qe njeri dashamir dhe kuvendar me bashkėfshatarėt, por mė pėrzemėr qė edhe i ngjiste biseda, ka qenė Kin Paloka.
Motra e Zekės, Rukja, ka qenė martuar nė Kosmaē.



TAKIMI HUTĖ PĖR HUTĖ ME KALORĖSIN E XHANDARMĖRISĖ TURKE

Z
eka, me bėmat e tij, ku me dashje e qellim tė caktuar, kishte rėnė nė sy tė Hyqymetit tė asaj kohe, prandaj xhandarėt turq pritnin rastin e volitshėm qė ta mbėrthenin e burgosnin, por atė e ruante gjithė fshati, sepse, sa herė taksambledhėsit kėrkonin xhelep pėr bagėti e prodhime, Zeka pėrballej me ta, madje edhe i kėrcėnonte, po gjithmonė nėn shpresėn e ndihmėn e bashkėfshatarėve. Shteti i asaj kohe, nuk kishte shumė pretendime pėr ata qė i shėrbenin, madje shpesh u jepte grada, bash, atyre qė e kundėrshtonin, por Zekėn s’e mashtruan as me grada e as me tituj nderi, mbeti gjithmonė njė kundėrshtar i pandreqshėm. Kishte nė zemėr njė urrejtje biologjike, sidomos pėr taksėmbledhėsit, sepse ishin tė padrejtė, favorizonin njerėzit qė njihnin ose ku merrnin ryshat nėn dorė.
Shumė fshatarė tė katundeve pėrreth kishin pranuar tė konvertoheshin nė fenė e pushtuesit vetėm e vetėm qė t’i lehtėsonin nga taksat e puna angari, ndėrsa Zeka e pėrbuzte me gjithė zemėr njė “liri” tė atillė, sepse e dinte se, heret a vonė, do t’u nėnshtrohej taksave si gjithė tė tjerėt, se armikut, si zakon qė e kishte shqiptari, bukėn para ia shtronte, por, pėr tė besuar, nuk i besonte.
Mbretėresha e Maleve, apo Lulja “Durham” si e quanin nė Shkodėr Edith Durham shkruan nė shenimet e veta: “ Porsa filluan tė krishterėt nga kryengritjet, Bedri Pasha, nė atė kohė Vali i Shkodrės, … shpalli njė luftė tė shenjtė dhe u bėri thirrje myslimanėve tė Shkodrės dhe tė rretheve qė tė ngriheshin pėr tė mbrojtur fenė.”19)
Nė kėto kushte, kur Valia turk donte tė fuste pėrēarjen fetare ndėrmjet shqiptarėve tė njė gjaku, qė ia kishin respektuar fenė njėri – tjetrit si tė barabartė, mardhėniet ndėrmjet shqiptarėve tė tė dy besimeve, u acaruan me turqit. Dita – ditės ndigjoheshin acarime e pėrplasje me armė sa nė njė krahinė nė tjetrėn.
Kėshtu, nė vitin 1902, mbasi fshatarėt e Beltojės kishin kryer sė mbledhuri drithin qė pėr atė vit s’kishte qenė i bereqetshėm, ia mbėrritėn suvaritė bashkė me xhandarėt, pėr tė mbledhur xhelepin e prodhimit, po fshatarėt, tė irrituar, e kishin bėrė me besa – besė qė pėr atė vit, tė mos paguanin asnjė kokėrr. Drithi, sipas pėrllogaritjeve tė fshatarėve, nuk do t’u mjaftonte pėr bukė deri tė korreshin tė mbjellat e tjera, kėshtu qė i pari nga tė paknaqurit qe Zek Jakini i Jakin Tushės i cili ditėn me diell, kishte nxjerrė pushkėn vrastare dhe kishte goditur nė dėrrasė tė krahėrorit kalorėsin e xhandarmėrisė turke. Vrasja nga njė i ri qė deri atėherė s’i ishte dėgjuar zėri, bėri bujė edhe nė Hyqymet e mbarė krahinat e vendit. Madje, kronikanėt e kohės e futėn nė Ditarin e tyre, si njė ngjarje qė rrallė kishte ndodhur nė Nėnshkodėr. Aty shkruhej:
“ 27 dhetor 1904,
Zek Jakini nga Beltoja, qė kėtu e dy vjet ma parė kishte vrarė kalorėsin e xhandarmarisė Sulejman Benė e qė, pas kėsaj vrasje, qe arratisur bashkė me Markun nga malėsia e Pultit, po qė asht vendosun nė katundin, Melqas…”20)

ZEKA I PAPAJTUESHĖM ME QEVERITARĖT TURQ

P
as Lidhjes sė Prizėrenit, nacionalistėt shqipatrė tė tė dy elementeve: myslimanė e katolikė, shtėrnguan armėt e dolėn nė mal nga paknaqėsitė qė sollėn sjelljet despotike tė Sulltanit tė Kuq, Abdyl Hamiti.
Shpėrndarja e Lidhjes shkaktoi njė pezmatim tė madh tek njerėzit e ndershėm, liridashės e nacionalistė. Intelektualė e patriotė shqipatrė qė jetonin nė mėrgim dhe qė ishin larguar nga vendlindja pėr arsye tė ndryshme, politike e ekonomike, filluan tė propagandonin nėpėrmjet shkrimeve tė tyre tė lira, si: nė Rumani, Bullgari, Maqedoni etj., idetė e revolucionit frėng qė aso kohe po pėrhapeshin nė mbarė Evropėn.
Nė Shqipėri, ashtu si nė vende tė tjera tė Gadishullit Ballkanik, kryqi e flamuri u bėnė njė qė tė shkėputėshin nga pushtimi i gjatė turk. Karakteristikė e shqiptarėve, aso kohe ishte se ata, mė parė e ndienin vetėn trashėgimtarė tė Gjergj Kastriotit qė kishte luftuar e drejtuar shqiptarėt pėr 25 vite kundėr turkut, mandej myslimanė, katolikė apo ortodoksė.
Vjersha “kushtrim” e Pashko Vas Shkodranit, “O moj Shqypni” qarkullonte si pamflet politik nė mbarė Atdheun qė tė ngrihej populli nė luftė pėr tė zhdukur gjendjen e mjeruar ku e kishin futur ndasitė fetare, interesat e ngushta vetiake, kapriēiot fisnore etj. Nė atė poezi bėhej e qartė gjendja e mjeruar e vendit ku thuhej: “ Shqypja emnin e ka pasė,/ po njitash i kje harrue,/ bini djem, Zotyn jua dhashtė,/ pėr ndė daēi me fitue!”
Nė artikujt qė dilnin te “ Shqypnia dhe Shqyptarėt”, Poeti i Rilindjes Kombėtare, Pashkoja shkruante gati nė formė elegjiake pėr gjendjen e mjeruar ekonomike e politike tė shqiptarėve ku u bėnte thirrje pėr bashkim kombėtar, mbi ndasitė fetare e ato krahinore. Ai bėnte kėtė thirrje: “ Para se t’humbet kėshty Shqypnija, / me pushkė nė dorė le tė desė trimnia!”- me shpresėn e pashuar se rodi i shqiptarit nuk e kishte humbur trimėrin e tė parėve tė vet.
Zemėrimi i popullsisė u nxit edhe mė shumė nga mashtrimi qė osmanėt i bėnė popullsisė shqiptare pėr, gjoja, disa reforma me karakter ekonomik, po, si u mor vesh mė vonė, ato premtime s’ishin gjė tjetėr veē mashtrime poshtėruese e rrena tipike aziatike, tė cilave shqiptarėt ua kishin pirė lėngun e dalė pėr hundėsh.
Pėr kryengritjet shqiptare, gazeta “ Temps”shkruante se trazimet vinė nė Shqipėri, nga qė shqiptari ėshtė mėsuar tė mos i bindet nomit ( ligjit ), tė mos pranojė isllahat ( reformat ), tė mos njohė qeverinė qendrore.
Pas vrasjes sė Sulejman Beut nga ana e Zekės qė bėri bujė nė mbarė Veriun e mė gjėrė, qeveria turke e mėkėmbėsit e saj, nuk ndenjėn “kėmbėturqisht” tė bėnin “sehir”, por dėrguan nė Beltojė herėpasherė forca ndėshkimore qė nėpėrmjet bylykbashllarit ( krahinarit ) tė mund ta prangosnin kriminelin me forca tė mėdha suvarish e nė rast tė mos arritjes sė qellimit, t’i futej flaka shtėpisė, gjėsė sė gjallė e pasurisė.
Nė njė ditė tė kthjellėt si pika e lotit, suvaritė e paraprirė nga bylykbashi e xhandarmėri si mizė lisi, kanė rrethuar fshatin cep mė cep, por s’ kanė gjetur kund as fshatarė, as Zekė, se kishin dalė nė mal qė tė qendronin si u ka hije burrave tė Shqipėrisė. Ky zhgėnjim e mirėorganizim i ka bėrė tė turfullonin suvaritė e lakejtė e tjerė, prandaj, tė irrituar si bagėti tė ndėrkryera, kanė pėrlarė kashta, ferra e byk nė mullarė para shtėpisė sė jakinėve dhe e kanė rrasur brenda ahurit tė bagėtive tė pafajshme ku i kanė futur njė unė tė ndezur e flakėt kanė pėrpirė gjithēka.
Pjetri, vėllai i Zekės, qė e ndiqte ngjarjen nė njė sokak jo lark kullės sė tij, nga frika se mos suvaritė do t’i futnin flakėn gjithė katundit, ka ardhė e ėshtė dorėzuar nė vend tė tė vėllait, Zekės.
Nė tė errur, kur akshami ka mbuluar mal e jalli, janė larguar suvaritė bashkė me Pjetrin e prangosur qė e kanė ēuar nė Shkodėr, nė hapsanė.
Pavarėsisht ngjarjeve qė ndodhnin faqe banorėve beltojas, asnjėri prej tyre s’hodhi njė llaf tė tregonte pėr fatkeqėsinė qė u kishte ndodhur jakinėve, po shkonin nė punė tė vet.
Pasi xhandarėt janė larguar me Pjetrin e mbėrthyer nė pranga, disa suvari, si mė tė kenun, kanė kthyer dalė tė shihnin edhe njė herė se mos dukej ndonjė shil i Zekės, por pa dobi. Kanė kėrkuar nėpėr shtėpitė e fqinjve, madje kanė shikuar edhe nė njė rrogozė tė mbledhur rrumbullak, po nėna e Zekės, qė kishte qelluar aty pas djegies sė shtėpisė sė saj, qė qendronte si amazonė e vėrtetė, u ka thėnė:
- Njeti kėrkonie Zekėn tem.- Nuk kam rrit evlad qė tė mshehet nėpėr kashta k’nete!
Vonė nė mesnatė, bashibuzukėt, tė trembur nga ndonjė pritė e fshatarėve, kanė mbėrritur nė Shkodėr .
Po gjurulldia e zhurmat pėrreth Beltojės, s’kanė mejtė deri nadje. Burra e tė rinj, gra trimėresha, tė irrituar nga shkrumimi i shtėpisė e prangosja e bashkėfshatarit, janė grumbulluar nė sukėn e kodrės dhe kanė bėrė plan qė tė mėsynin burgun e Shkodrės , tė zbėrthenin dyert e hekurta qė tė nxirrnin Pjetrin e pafajshėm, po nėna Drande u ka dhėnė zemėr qė tė mos merakoseshin pėr Pjetrin deri sa tė ishte gjallė Zeka, se do t’ia merrte hakun njėqindfish.
Me fjalėt e nėnė Drandės, burrat mustakoēa e kapuēbardhė, janė kthyer mėrrelshėm nė shtėpitė e tyre duke thithur nė ēibukėt e tyre duhan tė grirė trashė.
S’ka qenė nevoja tė mėsyhej Shkodra, se nė tė zbardhur tė dritės, vetė Pjetėr Jakini ia ka behur nė katund. Lajmi, nėn zė, ėshtė pėrhapur sa ēel e mbyll sytė .
Po, si kishte ndodhur qė njė i burgosur tė mund tė arratisej nga burgu?!
Kėtė enigmė e kishte sqaruar vetė Pjetri:
- Sapo ishte errė, rojet i kishin nxjerrė tė burgosurit pas darkėsh pėr ajrosje. Tė gjithė ishin ordinerė, edhe Pjetrin, mėqė s’kishte vėnė dorė mbi suvaritė, po ishte dorėzuar nė vend tė tė vėllait, e kanė quajtur tė parrezikshėm. Vendi, ku gjezdisnin tė burgosurit, ishte i rrethuar me mur e tela me gjėmba. Pjetri ka vėnė rē njė pjesė tė murit mė tė ulėt qė ishte shembur nga agjentėt atmosferikė. Duke pėrfituar nga njė hutim i rojeve, ai kishte shkapėrcyer mbi telat e rrethimit qė gjendej diku nė lagjėn “Perash”, ishte zvarritur nėpėr kanalin e ujėrave tė zeza qė kalonte afėr Xhamisė sė Kuqe ( sot Xhamia e Bardhė) dhe ishte gjendur nė Fushė tė Bunės rrafshuar me ujė.
Pavarėsisht tamtameve, borive e gjullurdisė sė krijuar, ai ka arritur shendosh e mirė nė fshatin e lindjes, Beltojė.
I vėllai, Zeka, po atė natė qė kishte vrarė Sulejman Ben, kishtė marrė tėrmalen pėr Kastrat, kishte kaluar tebdil nėpėr njė fushė tė rrafshtė, harlisur nga lisa e vērri shekullorė dhe ishte kapur nė Brigje tė Hotit ku kishte njė mikun e tij kryekreje.
E kanė pritur si s’ka mė mirė, po Zekės nuk i hahej as i pihej gjė. Kur i zoti i shtėpisė ka marrė vesh shkakun e mėrzitjes i paskėsh thėnė:
- Mos ki dert, shendosh burrat e malėsisė, se me ndihmė tė Zotit, tė gjithė armiqtė do tė pėrfundonin si Sulė dreqi…
Pasi robtė e shtėpisė kanė shkuar nė shtroje, kryeshtėpiaku i ėshtė afruar Zekės tė veshi dhe kanė bashkėbiseduar se si mund ta kapėrcenin atė zallamahi qė i kishte mbėrthyer atė natė tė gobshme.
Zeka, qė kishte besim nė forcat e veta, i kishte thėnė qė tė mos kishte merak, se bashkė me malėsorėt qė s’kishin njohur kurrė nėnshtrim as nga krajli e as nga mbreti, do t’ia dilnin qė ta nxirrnin jashtė halldupin shallvaregjėrė qė ishte plagosur e egėrsuar duke dėrguar nė krahinat kryengritėse batalione ndeshkimore.
Pas disa ditėsh, nė Malėsi kishte mbėrritur kasneci nga fusha dhe kishte dhėnė lajmin e burgosjes sė Pjetrit dhe arratisjes sė tij nga burgu.
Zeka nuk ishte ēuditur, se e dinte ē’vėlla kishte, megjithate ka marrė rrugėn pėr nė Beltojė qė, pėr ēdo tė papritur, tė gjendej aty. Miku e ka pėrcjellė deri nė Fushė tė Shtoit. Aty i kanė shtėrnguar duart e dhėnė besėn njėri – tjetrit qė ta ndihmonin pėr ēdo fatkeqėsi, madje kreshniku i maleve i ka dhėnė Zekės njė pushkė tė gjatė qė e kishte blerė 12 napolona, po Zeka s’ka pranuar ta ndėrronte me hutėn e tij qė ia kishte zbardhur faqėn atė ditė qė kishte goditur pėr vdekje Sulejman Beun. Me pushkėn e vet, hedhur krahėqafė dhe njė japanxhė leshi qė gjithmonė e merrte me vete dhe e mbante nė shpinė si samar, ka mbėrritur natėn nė Berdicė tė Sipėrme ku ka kaluar natėn te dajat. Natėn tjetėr i ka bėrė me dije tė vėllait qė tė dilnin kaēakė nė mal. Tash e mbrapa dy vėllezėrit e kalonin jetėn si gjarpėri nėn gur, tė pasigurtė.
Gjatė atyre ditėve, nė Shqipėri e gjithė Ballkanin po ndodhnin trazira e pėrleshje tė pėrgjakshme me forcat pushtuese turke qė s’e ndienin aspak veten tė qetė . “ Grindja ruso – japoneze qė kishte ardhur duke u acaruar gjithnjė e mė shumė, ēoi nė shpėrthimin e papritur tė luftės nė shkurt tė vitit 1904. Kėsisoj ndryshoi krejt ēėshtja e Ballkanit.”21)
Gjatė atij viti kishin ndodhur shumė ndryshime edhe nė kampin turk. Xhonturqit, duke parė e kuptuar se po u rrėshqiste toka nėn kėmbė, se kryengritjet antiosmane kishin marrė pėrmasa tė gjėra nė mbarė Shqipėrinė, qė kėrkonin tė shkėputeshin njė herė e mirė nga Turqia, menduan tė bėnin disa lėshime mashtruese ndaj tė paknaqurve nga regjimi turk, por qė nuk i kishin lyer duart me gjak. Amenduan njė ligj amnistie pėr tė gjithė. Nga ajo amnisti pėrfitoi edhe Pjetėr Jakini qė u kthye nė shtėpi, ndėrsa pėr Zekėn e pandreqshėm, qė ishte shpallur kriminel e denuar nė mungesė, vazhdoi jeta e kaēakut.
Ato ditė “ndryshimesh”, vajzat e Zekės bashkė me tė ėmėn kishin shkuar te dajat nė Juban.
Nė kėto kushte populli s’mund tė priste ē’do tė thoshte politika xhonturke. Ishin momente vendimtare pėr veprim. Gjatė atyre viteve, “xhonturqit u munduan tė krijonin edhe njė alfabet shqip, po me shkronja arabe duke propoganduar se shkronjat latine ishin punė e dreqit kundėr Kuranit 22) dhe se me kulturėn e tyre do t’i kundėrviheshin kulturės qindravjeēare romake.
Zemėrimi popullor po merrte pėrmasa pakėnaqėsie. Me dashjen apo pa dashjen e sundimtarėve turq, patriotė tė ndryshėm nė Nėnshkodėr shpejtuan tė hapnin shkolla shqipe mbi bazėn e alfabetit latin, para se tė vendoseshin shkronjat kalangerēe e shtremaluqe arabe me tė cilat do tė shkruhej gjuha e bukur shqipe pėr tė cilėn kishin dhėnė ndihmesė shkrimtarėt shqiptarė nga radhėt e klerit katolik, si qenė: Buzuku, Bardhi, Budi e Bogdani. Aso kohe shoqėria “Agimi” qė drejtohej nga Nd. Mjeda, kishte filluar tė shtypte tekste pėr shkollat fillore.
Kėshtu, nė vitin 1903 ishte hapur njė shkollė shqipe nė Dajē tė Bregut tė Bunės me mėsues Shtjefėn Maēi, nė Barbullush u hap me 1904 po njė shkollė tjetėr qė pati pėr mėsues birin e fshatit tė tyre, Lush Kola. “Mėqė pėrhapte ide nacionale, shpejt mėsuesi u pushua nga puna. Po atė vit u hap edhe nė Bushat njė shkollė qė pati pėr mėsues Hil Agostinin.” 23)
Gjatė atyre viteve po ndodhnin ndryshime tė papara nė Nėnshkodėr. Zek Jakini vazhdonte tė pėrgjonte e ndiqte syhapur ndryshimet qė po ndodhnin dita - ditės. Nuk e zinte vendi – vend gjatė atyre ditėve. Flinte sa te njė mik, te njė dashamir ku e gjente derėn ēelė sa herė ua mėsynte. Fshatarėt e kishin pėr nder tė strehonin njė kryengritės qė kishte luftuar e vrarė taksambledhėsin turk qė ua kishte sjellė shpirtin nė majė tė hundės me padrejtėsitė e poshtėrsitė e tij.
Ishte natė e ftohtė dimri, dhjetor1904. Dėbora kishte mbuluar dheun ēmos ndonjėherė gjatė atyre dimrave. Hejtė e ngrirė akull si gjarprinj tė hollė dredha – dredha, zbritnin nga pullazet e shtėpive pėrdhese gjersa ciknin tokėn.
Zek Jakini fill i vetėm kishte vendosur ta kalonte natėn e Kėshnellave, festėn mė tė shtrenjtė tė krishterėve, nė shtėpinė e probatinit tė tij, Kol Gjoni. Ishte njė rast i veēantė pėr Zekėn e shumėkend, sepse, tradicionalisht, kjo natė e madhe e Kirishtlindjes ēdo katolik duhej ta zinte nė shtėpinė e vet e tė festonte me pjestarėt e familjės.
Shoqėria e gjatė e njohja e karakterit tė njėri – tjetrit, e Kolės me Zekėn, kishin ēuar deri atje marrėdhėniet e tyre, sa tė bėheshin vėllezėr – gishti, njė dukuri e kahmotshme ndėrmjet shqiptarėve pėr tė forcuar marėdhėniet, por edhe pėr tė vėnė njė farė pengese nė krushqi, sepse jo vetėm vėllai i gishtit, apo probatini ishin tė lidhur ndėrmjet atyre qė kishin pirė gjakun, por edhe vėllezėrit e motrat e tyre, aty e mbrapa do t’ishin njėlloj. Kjo dukuri bėhej, jo vetėm ndėrmjet tė rinjve tė njė feje, por edhe tė feve tė ndryshme, d.m.th njė katolik, mund tė bėhej vėlla gishti me njė mysliman, po nė kėtė rast, ndryshonte puna, sepse gjakut i hidhej pak sheqer, ndersa, po tė ishin tė njė feje, gjaku pihej ashtu si dilte i pastėr nga gishti i shpuar me gjilpėrė, pasi ishte shtėrnguar me tojė maja e tij.
Probatini i Zekės a vėllami, si i thonė nga Jugu, banonte nė Bushat. Para disa ditėsh, aty kishte ndodhur njė ngjarje e pahijshme, njė revoltė popullore, sepse fshatarėt ishin pezmatuar nga njė vendim i padrejtė i taksambledhėsit qė, nuk dihej nėse e kishte bėrė nė kokė tė vet apo me vendim qeverie. E vėrteta, si e mori vesh Zeka e gjithė Nėnshkodra, ishte se taksambledhėsi u kishte kėrkuar me forcė bushatasve katolikė qė tė paguanin edhe xhelepin e myslimanėve, gjė e cila, jo vetėm i rėndonte nga ana ekonomike, por ishte njė fyerje e madhe pėr myslimanėt e konveruar nė atė fe vetėm disa vite mė parė. Ata kishin ndarė tė mirėn e tė keqen ndėrmjet tyre, pa parė nė ishte i njė feje tjetėr.
Kėtė eveniment e pėrshkruan me hollėsi edhe etnografia angleze, Edith Durham e cila, nė librin e saj qė e kemi cekur mė lart, shkruan: “ Duke kaluar pėrmes Bushatit, i gjeta tė krishterėt tė gjithė tė egėrsuar…kur mblodhėn taksa, ata (tė krishterėt) paguan pjesėn kryesore, ndėrsa myslimanėt u pėrjashtuan.”24)
Aty acarimi kishte arritur deri nė kacafytje me xhandarėt. Kėtė Zeka e mori vesh nga goja e probatinit atė natė tė shenjtė Kėshnellash kur bisedonin pranė oxhakut duke pirė verė e raki tė fortė rrushi, shoqėruar me gėshtenja tė pjekura nė gradelė, arra e fiq tė thatė si ishte zakoni kur lutej ajo festė. Gratė e urta bushatase, qė sherbenin me gjithė tė mirat qė kishte falė Zoti, ēonin nganjėherė gotėn e mbushur me musht rrushi, qeronin e thyenin arra pėr trimat qė bisedonin ndejshėm.
Sipas Kolės, kacafytja kishte ndodhur kur disa burra kishin bėrė potere me disa taksambledhės qė i mėshonin marrisė sė tyre, pavarėsisht se kėshilli i kishės, pėrfaqėsues tė fiseve kryesore, kishin vendosur njėzėri qė tė paguheshin vetėm taksat qė u takonin kryefamiljarėve sipas numrit tė gjasė ( bagėtive ). Disa duan tė thonė se marrėveshja ishte bėrė edhe me priftin e famullisė, po shumė veta e kundėrshtonin ndėrhyrjen e priftit nė ēėshtjet e hyqymetit , madje prifti kishte sqaruar nė predikim fjalėt e Jezusit qė thonin se ē’ishte e Zotit t’i jepej Zotit e ē’ishte e Ēezarit ( e shtetit, sqarimi im), t’i jepej atij.
Roli i kishės dhe priftėrinjve, nė raste tė tilla ka qenė vendimtar, se “… kudo qė u ndėrtue kisha pėr besimtarėt dhe kudo qė famullitari katolik i sherbeu grigjės sė vet, aty nuk sundoi Roma, nuk hyni Sllavi as nuk pushtoi turku. Aty Shqipnia mbeti e lirė, aty shqiptari foli gjuhėn e tė parėve, aty u pėrkund foshnja nė djep stolisun me ngjyrat e flamurit e shqipen dykrenare tė Skėnderbeut” 25)..
Gjatė atyre ditėve hyqymeti kishte dėrguar lukuni tė madhe suvarish e pojakėsh qė tė zbatonin nomet, por edhe tė pėrhapnin te fshatarėt e pabindur “njė frymė tė re”, sipas urdhėrit tė Evropės.
Zeka s’ka ndenjur tėrė natėn e lume nė shtėpinė e probatinit nga frika se mos dikush lajmėronte fshehurazi Valiun e Shkodrės, gjė e cila kishte ndodhur shpesh kohėt e fundit duke spiunuar njėri – tjetrin, ku pėr parā e ndonjėherė pėr t’i hyrė nė hatėr pa kurrfarė shpėrblimi sundimtarit. Pas darkėsh i ka marrė leje tė zotit tė shtėpisė, qė ishte i ati i probatinit e pėr gjithė natėn ka mbėrritur nė Melgush te njė shtėpi bujare e bukdhėnėse e Gjokė Mark Stakės. Aty ka kaluar Ditėn e Kėshnellave. Se ē’e lidhte me Gjokėn, askush s’e mban mend e s’kishte dėgjuar, veē se thuhet se aty, nė atė konak e kishte lėnė me probatinin, Kolėn nga Bushati, qė tė takoheshin. Madje, aty kanė kaluar natėn e lume, qė tė nesėrmėn tė gjendeshin afėr fshatit Trush ku thuhej, se me rastin e festės organizohej njė panair afėr kishės. “ Festat e panaireve shpesh ktheheshin nė pazare tė vėrteta qė zgjasnin deri nė tri ditė.”26)
Zeka rrugės i thoshte probatinit e Gjokės se shkonte gjakhupės nė qoftė se nuk e shihte armikun nė sy qė ta qėllonte e ta vriste, atėherė edhe pse vritej, nuk kishte dert.
Hap nga njė hap e me biseda nga mė tė ndryshmet, burrat janė gjendur nė oborr tė kishės sė Trushit, ku thuhej se po bėhėj edhe panairi. Aty Kol Gjoni ėshtė pėrballur me njė fshatar, M. G-nė, njė malėsor me origjinė nga Shkreli i Malėsisė, por qė jetonte nė Trush. Sipas sqarimeve tė Kolės, ai e kishte shpėrrallisur nėpėr katund, gjoja pėr njė vjedhje qė ai nuk e kishte bėrė, por i rėndonte nė shpirt kjo shpifje faqe bashkėfshatarėve. Zeka idhnak nė temperament, nuk e ka duruar njė gjė tė tillė pėr “vėllanė”, prandaj pėr kėtė ngallitje, sipas Kanunit tė Maleve, duhej tė hakmerrej. Nuk ka pritur sqarime, po ka kapur pushkėn pėr qyte, (thonė tė mbushur e kishte gjithmonė nė krah armėn) e ka qėlluar nė lule tė ballit shpifėsin. Majėn e armės e ka futur brenda opingės sė vet qė tė mos i dallohej tymi qė nxirrte djegia e barutit e tė mos kuptohej cili shtiu, por shpejt ėshtė marrė vesh e vėrteta.
Vrasja e njė besimtari ndodhi nė oborr tė kishės, ku s’duhej tė ngjante, se Kanuni njė rast tė tillė e quante “dhunim tė shpisė sė Zotit”, aq mė tepėr qė njė katundas tjetėr vriste njė bashkėfshatar nė vendin e vet, ēka rėndonte ēdo banor, qė mund t’i binte ndore gjithėsecilit, prandaj, nėpėrmjet njė gruaje, F.L.( pohojnė disa me hamendje, por kėnga e pėrmend “njė grua”), i ēojnė haber Valis sė Shkodrės. Kėtė grua e nisin lajmėse, te Valia, jo se ishin burrat e katundit tė lidhur me ‘tė, por pėr tė ruajtur “nderin e kishės e tė katundit”.
Gruaja ēoi fjalė nė hyqymet, se nuk binte nė gjak, nuk vritej e as mbante pėrgjegjėsi pėr fjalėn qė thoshte. Kishte ndodhur qė gruaja, nė emėr tė vėllait e jo tė burrit qė ishte gjak tjetėr, tė hynte ndėrmjetėse vetė ose duke vėnė djepin e fėmijės pėr paqtim tė ngatėrresės.
Malėsorėt shkrelas ishin larguar forcėrisht nga trojet e tė parėve, kėshtu qė nuk kishin kurrfarė shprese te qeveria. Gjatė viteve tė para tė shekullit XX, xhonturqit bėnin plane pėr tė shfarosur tė gjithė tė krishterėt e Shqipėrisė veriore dhe t’i zėvendėsonin me popullsi myslimane tė sjellė nga Taxhikistani, Turkestani dhe Bosnja. “Ajo qė sot njihet si “ ethnie deansing”… pati filluar sė pari mbi malėsorėt katolikė tė Mbishkodrės qė nė vitin 1900 dhe arriti kulmin nė revolucionin e 1911”27) , kur malėsorėt, me Ded Gjo Lulin ngritėn Flamurin shqiptar nė Deēiē, njė vit para se ta miratonin Fuqitė e Mėdha e tė ngarkonin I. Qemalin.
Duke e ndier rrezikun e vrasjes ditėn me diell, Zeka me probatinin janė futur nė qelėn e priftit tė Trushit duke e nxjerrė priftin jashtė qė t’mos i ndodhte gjė, mėqė ata kishin vendosur tė vdisnin me armė nė dorė. Edhe me kėtė rast probatinat kanė bėrė dhunė ndaj shtėpisė sė priftit, se, sipas Kanunit: “ Dhunon kishėn njaj qi fjaliset, qi rreh e vret kend me hije tė kishės… Kush vė dorė mbi priftin, duke e rrahur, shtyrė ose pėshtyrė, ka konfiskimin e pasurisė dhe ai vetė dėbohet nga bajraku duke ia lėnė tokėn djerrė pėr disa vjet.” 28)
Sa tė ngujuarit kanė siguruar dyert e qelės e tė kishės me shula tė gjatė druri qė nxirreshin pėrgjatė murit tė ndėrtuar apostafat pėr mbrojtje, kanė mbėrritur me urdhėr tė Valisė disa suvari hipur mbi kuaj me major Kurt Beg Ēelėn komandant dhe toger Harap Sokolin me njė togė tė vogėl prej 6 – 7 vetėsh. Tė gjithė ishin tė armatosur me armėt mė moderne tė kohės, gjė tė cilėn e pėrshkruajnė vargjet e kėngės:
“Krisi pushkė e batare,/ Pushkė e gjatė e kapsulaēe,/ Karajfile e ltinė maxhare,/ Qet martinė e alltipatllare./” 29)
Ndėrsa Zeka ka hutė e alltipatllare, probatin Kola njė martinė, pushkė tė gjatė, qendisur me gjela sermi.
Shqiptari, pavarėsisht se mund tė ketė qenė ēerekēi, armėt e krahut apo pushkėn nė brez i ka mbajtur kurdoherė ku kanė qenė mė tė mirat. Ishte e vetmja gjė me tė cilėn krenohej faqe shokėve e luftėtarėve, pavarėsisht se setrėn mund ta ketė pasur tėrė arrna – arrna e opingat me gjalma qė i ngatėrroheshin nėpėr gliqet e kėmbėve.
Kur ka dėgjuar krismat e armėve, i gjithė populli ėshtė davaritur si t’i kishte pėrpirė toka, ndėrsa Kola e Zeka, qė t’u jepnin rrethuesve tė kuptonin se nuk ishin vetėm pingulonin sa nė njė dritare tė qelės nė njė tjetėr, suvari, po nė qendėr tė shqjekzėz mbanin komandantėt e tyre. Madje, njė rapsot, shton edhe vargjet:
“ Tuj pi venė,/ tuj pi raki,/ tuj qit pushkė pėr ēdo frengji..”, ēka shpreh njė dukuri tė shqiptarit, se lufta e drejtė nuk e ka ngushtuar e tremb kurrė.
Tė ngujuarit, qė e kanė kthyr qelėn e priftit nė fortesė kreshnikėsh, qesin pa dā. Kol Gjonit i janė mbaruar fishekėt dhe e ka ndier vetėn ngusht. I ka thėnė Zekės tė dorėzoheshin, po ai ia ka kthyer pa i hequr sytė nga fusha e betejės e ēarku i pushkės:
- Probo, si u dorėzuem, si qendruam, nuk kemi p’shtim, turku nuk ka besė. – Tė dekun se tė dekun jena…
Nė ato momente tė papėrsėritshme, Gjok Mark Staka qė kishte qenė me ‘ta, nė shtėpinė e tė cilit kishin ngrėnė bukė, e ka ndier veten ngusht te s’bėn e tė fyer nga opinioni qė e dinte kėtė, prandaj, njė brerje ndėrgjegjie e gėrryente pėrbrenda se do ta quanin vdekjen e tė ngujuarve, “prerje e mikut”. Qė tė mund tė shfajsonte sadopak vetėn, ka pėrfituar nga rasti kur suvaritė po i kėrcenin nė shpinė njėri – tjetrit pėr t’u futur nga dritaret e pullazi i qelės mbluar me furde ( dėrrasa tė vogla pishe) dhe me grykėn e pushkės sė vet, i ka zgjatur Zekės te njė frėngji, gjerdanin me fishekė si dhėmbė kulshedre.
E, megjithatė, rapsodit popullor nuk i ka shpėtuar asgjė qė ta pasqyronte sa mė tė gjallė aktin e luftės:
“ Gjok Mark Staka,/ djalė oxhakut,/ Faqja zez’ e tan’ bajrakut,/ Ka prē mikun, n’der’ t’konakut…”/ 30)
Sipas mendėsisė e traditės shqiptare, ai ishte dashur tė vritej bashkė me miqtė e jo tė kthehej i gjallė…
Kėtė betejė tė pabarabartė mes tė ngujuarve qė mbronin nderin e tyre e karakterin e shqiptarit me bashibuzukėt e Vali Pashės, kronikani i asaj beteje, Nazuf Dizdari, nė “ Ditarin” e tij prej 65- faqesh, shkruan:
“ 27 dhetor 1904,
Zek Jakini nga Beltoja… dje nė portėn e kishės sė Trushit, vrau M. G. ( emri e mbiemri i M.G- sė, janė tė plotė, po unė s’po i shenoj, B. Simoni), nga malėsia e Shkrelit, vendosun nė Trush.
Mbas kėsaj vrasjeje, kėta kriminelė ( nėnvizimet janė tė miat,BS), te dy u futėn nė shtėpinė e priftit, por menjėherė malėsorėt shtėpinė e rrethojnė dhe njoftojnė autoritetet kompetente. Atė ēast, major Kurt Beu me 6-7 ushtarė mbėrriti nė atė shtėpi dhe vendosi e caktoi pritėsat. Nga tė shtėnat e kriminelėve, kalorėsi tetar Ahmedi me emėr tjetėr Arap Sokoli, u vra dhe mbas tij ra i vramė dhe major Kurt Beu.
Pas zjarrit tė rreptė tė kalorėsve, te dy kriminelėt u vranė dhe te dy kufomat e tyne u shpuan nė Hyqymet ( Zyrat e shtetit “ )31)
Mbajtėsi i “Ditarit”, qė pėrmendėm mė lart, ka shkuar e ėshtė takuar drejtėpėrsėdrejti mė njerėz qė e kanė parė nga afėr dyluftimin, prandaj edhe e pėrshkruan me pėrpikmėri orėn e fillimit, vazhdimin e vrasjen e majorit, tė tetarit, tė dy “kriminelėve”.
Nė veshin e Valisė e tė Hyqymetit kanė mbėrritur lajme jo tė mira, prandaj pa vonuar kanė shtuar edhe njėqind e pesėdhjetė forca tė tjera mercenarėsh nė drejtim tė Trushit nė krye tė cilėve prinin komandantė me shirita qė Zeka ua kishte djegur dy tė parėve.
Sa pėr tė marrė vetėn, forcat ushtarake turke, janė ndalė pėr pak minuta nė lagjėn Bahēallek. Banorėt, qė kishin dėgjuar krismat e armėve e njohur emrat e tė rrethuarve, janė tubuar e kanė rrethuar komandantėt, njėri prej tė cilėve u ka thėnė me fodullėk:
- Do ta kapim tė gjallė e do ta tėrheqim zvarrė njė kopuk qė ka guxuar tė ngrejė krye kundėr Valisė sė Shkodrės e lartmadhnisė sė tij, Padishahut.
Njė nga tė tubuarit, pa pyetur pėr gradat e ushtarakut, ia ka kthyer:
- Ruhuni t’mos ju ēars e vrasė, se nuk ėshtė “kopuk”, por kaēak i rrezikshėm qė s’ju dorėzohet i gjallė pa e lā vedin…
Kur janė bėrė gati pėr marshim dhe kanė mbėrritur nė Berdicė, ushtarė e komandantė, kanė takuar njė qerre tė tėrhequr me qē ku ishin ngarkuar suvaritė e vrarė nė sherbim tė turkut bashkė me komandantėt, ndėrsa pas qerres, ēka nuk e jepte zakoni i shqiptarėve qė tė dhunohej i vdekuri, tėrhiqeshin zvarrė Kol Gjoni e Zekė Jakini.
Kronikani vazhdon pėrshkrimin e gjithēkaje:
“ Ndeshja filloi tė hėnėn nė orėn 7, Kurt Beu atje arrit nė orėn 8. Vrasja ngjajti nė orėn 11 e ca dhe lajmi i vrasjes nė Shkodėr erdhi nė orėn 12 e 5’.
Nė orėn 1 dy kompani ushtarėsh dhe nja 150 njerėz u nisėn pėr tė vajtur nė vendin e ngjarjeve por 32)…, e pėrshkruam mė lart pse u kthyen.
Gjatė pėrshkrimit tė ngjarjes, vemė orē se ditarmbajtėsi, nė tre vende Kolėn e Zekėn i quan “kriminelė”, gjė e cila do tė thotė se ka njė miopi politike, pavarėsisht se ėshtė kronikan e paguhet pėr atė punė, duhej tė ishte mė objektivė qė tė pasqyronte karakterin e pėrmasava tė gjėra qė kishte marrė lufta popullore pėr ēlirim nga osmanėt.
Po t’u hedhim njė sy lėvizjeve popullore gjatė atyre viteve, pavarėsisht se vende – vende tė organizuara ēetat me komandantė, historiografia komuniste i ka paraqitur e ngritur lart, si ēetėn e Rrapo Hekali apo tė Ēerēiz Topullit nė vitin 1908, pėr tė cilėn janė bėrė monogarfi, filma dokumentarė e me metrazh tė gjatė, ndėrsa Zek Jakini i Beltojės ėshtė lėnė nė hije, pa iu pėrmendur emri, megjithėse vrau e asgjesoi njė bylykbash siē ishte major Kurt Beg Ēela.
“ Zek Jakini, djal’ idhnaku,/ Per dekikė i lueke gjaku,/ Rrok martinen prej konakut,(kondakut, BS),/ Ēoje, Zot, - thotė, - ku t’jetė haku,/ Dekė nė tokė na ra bimbashi.” 33)
Megjithatė kėnga rapsodike e “Zek Jakinit” nė variante tė ndryshme, si do ta shohim mė poshtė, vazhdonte tė jehonte e gjallė nga Veriu nė Jug tė vendit dhe nuk u mbulua nga pluhuri i harresės si do tė donin kalemxhinjtė zhgarravitės e shtrembėrues tė historisė sė Shqipėrisė, jo vetėm pėr atė periudhė, por edhe mė vonė nė vitet e Luftės Civile, vėllavrasėse.
Trupat e laknuar tė dy kreshnikėve, qė luftuan tė vetėm nė qelėn e priftit, u tėrhoqėn zvarrė nėpėr rrugėn e kalldrėmtė deri nė Hyqymet, ku u pėrdhosėn e pėshtynė nga sahanlėpirėsit tė cilėt s’vonuan t’i bėnin “ rixha” Valisė sė Shkodrės qė tė vendosnin djalin e Kurt Beut me gradat e tė atit, a thua se Shkodėrlocen ua kishin lėnė me tapi baballarėt e tyre qė kishin mbushur duqet me florinj duke shtypur e pėrdhosur popullin fukara. S’donin t’u shpėtonte ky rast qė tė tregonin “zemėrgjerėsinė” pėr shtypėsit e gjakpirėsit me shekuj tė kėtij populli. Sipas “Ditarit”, kronikani vazhdon:

Pjesė nga “Ditari” ku Salo Kali me shokė i shkruajnė Vali Pashės

“ 30 dhetor 1904 ( vetėm tre ditė pas varrosjes sė tė vrarėve, shenimi im, BS), Salo Kali dhe disa shokė, iu lutėn Vali Pashės qė djali i tė ndjerit Kurt Beut tė emnohet major ( nė vendin e t ‘et ).34)
Bejlerėt e Shkodrės, s’ duan ta lėnė tė ftohet vendi i major Kurtit qė e kishin “evladė”, po ta zevendėsonin sa mė shpejt me tė birin qė t’ishin tė sigurtė , se e dinin mirė se tek ai ishte “fshehur” i ati, mbrojtės i poshtėrsive tė tyre.
Se kullės sė Zekės nė Beltojė i dilte tymi dhe ishte shkrumbuar me gjithēka e vocrrakėt kishin mbetur pa kafshatėn e gojės, s’u bėhej vonė…
Kufomat e Zekės e tė Kolės u morėn nga familjarėt dhe u varrosėn me nderime e prift te koka nė varret e tė parėve tė tyre. Varri i Zek Jakinit ka qenė deri vonė te Kisha e Shėn Gjergjit nė njė shpat mali, aty ku ka qenė reparti i tankeve nė Melgush. Tashti s’gjėnden as rrenoja kishe e as varre, se diktatura komuniste e bunkerizoi malin, shkatėrroi varre e gjelbėrimin e pėrhershėm me pisha e qiparisa .
Varret e Beltojės

Goja e popullit e mbajti tė gjallė heroizmin e Zekės, ndėrsa nga Salo beu ka mbetur si zhargon, pėr rrėmujė, toponimi, “ Hani i Salo Kalit”.
Zeka me Kolėn qendruan si burrat, ashtu si kishte bėrė para disa viteve Oso Kuka nė Kullėn e Vraninės qė s’iu dorzua i gjallė
malazezve. Armiqtė e kėtij populli njė fytyrė kanė pasur, prandaj historia duhet t’i trajtojė luftėtarėt qė kanė rėnė pėr Atdhe, si tė barabartė e jo dikush i nėnės e tjetri i ndjerkės.
“ Lėvizja shqiptare e vitit 1904 ose siē u quajt ndryshe nė atė kohė, Kryengritja Shqiptare, ndonėse nuk ishte e organizuar nė pėrmasa kombėtare dhe u zhvillua nė formėn e kryengritjeve lokale, qė nuk udhėhiqeshin nga njė qendėr e vetme, ishte e drejtuar kundėr zgjedhės osmane”,35) - shkruhej nė revistėn “Albania “, nr.2/1904, qė dilte nė Londėr e drejtohej nga Faik Konica.


VARGJET E KĖNGĖS SĖ ZEK JAKINIT NĖ KRIJIMET LETRARE SHQIPTARE


V
argjet e kėngės sė Zek Jakinit, rapsodėt popullorė i pėrdorėn si ilustrim edhe nė kėngė tė tjera ku u kėndohej heroizmave tė popullit shqiptar.
Kėshtu, nė Luftėn e Koplikut, me 1920, u luftua kundėr forcave pushtuese malazeze nga mbarė trevat e Veriut: Shkodėr, Mbishkodėr e Nėnshkodėr. Aty u lā fusha e betejės me gjak nga shumė luftėtarė vullnetarė. Rapsodi popullor, pėr heroizmin e tyre, krijoi vargjet:
“ Ai Zef Prela ish kenė dragua,/ N’at’Koplik ish ken’ rrethue,/ E kan rrethue e bukur shtini,/ Bani luftė si Zek Jakini.”36)

Vargje pėr Luftėn e Koplikut, 1920

Vargjet e kėngės pėr forcėn artistike, vlerat njohėse, shperthimin e ndienjave e figuracionin letrar, janė bėrė pronė mbarėkombėtare, ēka flet pėr jehonėn e shtrirjen territoriale tė bėmave tė Zek Jakinit.
Ato u futėn jo vetėm nė rapsodi e poezi, por edhe si ilustrim me vargje nė fillim kapitulli, pėr vepra nė prozė ku trajtoheshin ngjarje tė luftės sė popullit shqiptar kundėr osmanėve.
Kėshtu, nė romani “Guna e Zezė”, tė shkrimtari G. Bushaka, nė dy fillimkapitujsh , tė XII dhe tė XVI, janė marrė si ilustrim vargje tė kėngės sė Zek Jakinit, pavarėsisht, se nė ndonjė tekst apo drejtėpėrsėdrejti nga goja e popullit.

Kėshtu kemi:
“Ēka po i thotė Kol Gjoni Zekės?
Mbaja mirė, o Kurt Beg Ēelės kresė!
Kėrcet pushkė, kėrcet batare,
Hutė e gjatė e kapsullare,
Karafile e allti maxhare!
Populli
Ndėrsa nė kapitullin tjetėr, tė XVI kemi:
- A m’shkoi Zeka pa vrā kurrkanin?
- Mos ki dert, nanė, se ka ba namin:
Ka vra Kurtin e turk Hasanin.” 37)
Populli”
Nė vargun e fundit, autori pėrmendė “ turk Hasanin”, njė emėr qė ne nuk e kemi ndeshur nė asnjė variant tė kėngės, gjė e cila flet pėr motėrzime tė ndryshme tė krijimit me tematikė tė njėjtė, njėkohėsisht zgjeron sferėn e njohjes, se, nė rrethimin e Zekės e tė probatinit nė kishėn e Trushit, kanė marrė pjesė pėrveē suvarive shqiptarė edhe komandantė a ushtarė me origjinė turke.


Kapitujt XII e XVI tė romanit

Romani “ Guna e Zezė “

Bėma e Zek Jakinit nga Beltoja e Shkodrės ka bėrė aq bujė e ka lėnė mbresa tė pashlyeshme nė kujtesėn e popullit, sa ēdo krahinė e Shqipėrisė, brenda apo jashtė kufinjve natyror, do ta ketė tė vetin.
Ashtu si origjinėn e Gjergj Kastriotit (1405 – 1468) nga njė familje kruetane e kastriotėve desh ta pėrvetėsonte njė farė Gjon Tomk Marnoviqi nga trojet e Jugosllavisė, duke e quajtur Skenderbeun tė familjes Marnoviq, por qė i doli pėr zot Fran Bardhi (1606 – 1643 ) pėrmes “Apologjisė pėr Skenderbeun”, nė vitin 1636, edhe tė tjerė “krijues”, qė duan ta presin lisin me njė tė rėnė, Zek Jakinin e Beltojės, e bien me origjinė nga Dibra e Madhe, pėrmes vargjeve tė njė kėnge tė titulluar, “Zeka e Kinit”.

Pėrmbledhja me kėngė ku ėshtė “Zeka e Kinit”

Vargjet e asaj kėnge, jo vetėm qė janė ngatėrruar e u ka humbur bukuria artistike, rima e ritmi, por edhe janė deformuar nga ana kuptimore sa s’merret vesh pėr kė e kanė fjalėn. Kuptohet, se ai qė i ka lėnė tė shkruara vargjet e kėngės, i ka dėgjuar e hedhur nė letėr, ashtu si i ka kėnduar kėngėtari a rapsodi popullor.
Kėnga ėshtė shkruar nė strofa tė ērregullta, herė 4-vargjeshe e herė 3-vargjeshe, gjė e cila flet pėr natyrėn riprodhuese tė saj, aq sa ka mbajtur nė mend kėngėtari, po, megjithatė, mbledhėsi i atyre kėngėve ka meritėn, se e ka publikuar e bėrė tė njohur.
Sa pėr ilustrim, kėtu poshtė, po jap disa vargje tė kėngės qė ka 8 strofė:

Zeka e Kinit

“ Krisi pushka gjimoi deti,
Zeka e Kinit ban gajreti
Gajret boni sa men qiti
Kref martinėn se koriti …( strofa e parė)
... ... … … ... ... … … … …
Pushkė e gjatė allti-maltare,
Karafil allti maxhare,
Kur vkat hoxha nė jaci,
Vrau Zeka dy zotni”38) ( strofa e fundit )

Dy strofė ( e para dhe e fundit ) nga kėnga, “ Zeka e Kinit “


Vargje tė kėngės sė Zek Jakinit, titulluar “Zeka e Kinit”



Shenimi poshtė kėngės, “ Zeka e Kinit “, sqaron:
“Kėngė shumė e vjetėr e Dibrės sė Madhe. Zeka e Kinit ka qenė kaēak dhe kerkohej nga qeveria. Ra nė pėrpjekje me fshatarėt, por nuk e ndalėn dot. Tre malėsorė vendosėn tė lajmėrojnė Vali Pashėn i cili menjėherė mblodhi ushtrinė e i tha se e dū gjallė a dek’ . Dhe pėr kėtė caktoi Kurt bej Ēelėn ( nga Mati ). Zeka i Kinit, djalė i hedhur, kapi martinėn (pushkėn) pėr kondaku (qytė) dhe tha na ēoftė Zoti ku qoftė haku (e drejta). Nana e Zekės i tha: “ Hip, mor Zekė nė divėrhane ( nė ballkon ). Ai i tha Kurt Beg Ēelės, “ Shif, mor beg, paē jetėn tande, kam ba be qė s’shkoj n’hapsane (burg) pa tė derdhun gjak pėr kame”, dhe e vrau.”



ANALIZĖ KRAHASUESE IDEO - ARTISTIKE E “KANGĖS SĖ ZEK JAKINIT”

“K
anga e Zek Jakinit”, aq sa kemi arritur tė hulumtojmė, gjendet e mbledhur, e botuar, e komentuar dhe e kėnduar nė shumė variante, mėqė ėshtė krijim folklorik. I janė bėrė shtesa apo hequr vargje sipas mendėsisė sė kangėtarit apo rapsodit.
Nė gojė tė popullit, nė variantin e shtuar mė vonė, gjejmė vargje edhe pėr F. L, gruan qė shkoi e paditi Zekėn te Valiu, por qė s’janė botuar nė asnjė tekst qė cekėm!
Me titullin “Kanga e Zek Jakinit” e gjejmė te pėrmbledhja me kėngė popullore, “Zana Popullore”me autor Kasem Taipi ( 1893 – 1935 ), botuar nė Shkodėr, me 1933.
Parathėnia e kėsaj pėrmbledhjeje ėshtė bėrė nga shkrimtari, studiuesi, modernisti i parė nė letėrsinė shqipe, Ernest Koliqi.
Tė gjitha kėngėt e vėllimit u bėjnė jehonė trimėrive dhe heroizmit tė popullit tonė, veēanėrisht atij tė Veriut qė luftoi si mbarė populli shqiptar kundėr zgjedhės 500- vjeēare turke, kundėr lakmive shoviniste tė serbo – malazezve qė donin tė shkėputnin toka nga krahinat autoktone shqiptare. Kėngėt u pėrkasin viteve (1820 - 1912 ). “Pėrmes atyre kėngėve lartėsohet heroizmi i popullit tonė nė shekuj, por edhe i heronjve qė luftojnė pėr nderin, krenarinė e besėn e shqiptarit, siē janė kėngėt: “Tuēi e Leka”, “Brahim Caka”, “Oso Kuka”, “Dom Ndrek Zoga”, “Mustaf Broci”, “7- shalianėt”, “Rexhep Gerēari”, “Zek Jakini”, “Gjin Leka”, etj. Kėngė tė tilla u lindėn pėrmes grykės sė pushkės.”39)
Noli shkruan: “ Shqiptarėt, tė ndezur nga… kėngėt trimėrore, e shikonin me sy hijen e Skenderbeut, kaluar nė krye tė tyre dhe luftonin si luanė me forca tė pėrtėritura.” 40)
Pak mė tė zgjeruar, kėngėn qė kemi marrė nė analizė, pothuajse me tė njėjtin subjekt, e gjejmė te “Zana e Matit”, titull, ndoshta, pėr analogji me “Zana Popullore” paraprirė me njė hyrje tė shkurtėr nga studiuesi shkodran, prof. Karahman Ulqini.41)
Kėnga, nė atė botim ėshtė titulluar, “Kanga e Kurt begj Ēelės”, kėnduar nga Rrahime Zogu, nga fshati Gurra e Vogėl e Matit. Megjithėse vargjet, pothuajse janė identikė me “ Kangėn e Zekės”, i ėshtė vėnė nga populli ai titull, mėqė Kurt beg Ēela ka qenė nga zona e Matit e gjithėsecili don tė lartėsojė njerėzit e krahinės sė vet. E gjithė ngjarja edhe kėtu zhvillohet nė fshatin Trush tė rrethit tė Shkodrės.
Mė tė zgjeruar, madje me mė shumė vargje, e kemi dėgjuar tė kėnduar nga njė kėngėtar popullor, Rrok Martin Ēuni nga Rranxat e Bushatit, qė kėndonte “majė krahu” . Po ashtu nė njė variant modern e kėndonte dhe Zef Koleci, ahengxhi, kuvendar e kėngėtar i dėgjuar popullor nga Trushi, me origjinė nga Shkreli i Malėsisė sė Madhe.
- Ai i shoqnonte rreshtat e kangės me qemalen qė e vinte nė kupė tė giunit dhe i binte sikur lahutės.- Zanin Zefi e ka pas’ tė fortė si krismė pushke, melodioz e t’amel, si tė bilbilit. As gjethet e pemėve nuk lėviznin kur kėndonte kangėn e Zekės Zef Koleci. Me ta thanė mendja se edhe zogjtė uleshin nė hajatin e shpisė me ndigiue, - kujton njė grua nė moshė qė e kishte pasur fort pėr zemėr atė kėngė.

Zef Koleci ( me violinė ) bashkė me Jonuz Gushtėn, Gjovalinin, Rozėn e Ndocin.

Kompozicioni i vargjeve tė kėngės ėshtė monokolonė, si i shumė krijimeve popullore. Pėrsa i pėrket metrit, vargjet janė tetėrrokėsh, po alternohen me shtatė e dhjetėrrokėsh qė i japin kėngės pėrmasat e njė tallazi deti, valėt e tė cilit herė ngrihen tė shkumėzuara e herė ulėn rrafsh nė sipėrfaqe.
Kėnga pasqyron vetėm njė ngjarje dhe, qė nė vargun e parė, na paralajmėron pėr njė betejė, pėrmes metaforės e paralelizmit figurativ: “Krisi pushka, gjimoi deti,/ N’at Trush, na u ba gazepi!” Mjaftojnė kėto dy vargje pėr t’na futur direkt nė veprim dhe na pėrgatisin shpirtėrisht se diēka ka ngjarė…Vargjet e kėngės, pavarėsisht se nė ē’variant janė kėnduar, Zek Jakinin e paraqesin gjithmonė nė veprim: “ Zek Jakini, fort gajreti”, ose “ Zek Jakini ish kenė idhnaku…”, “Larg ja njofti Zeka ēehrėn…”, “ Ka vra Zeka dy zotni”, etj.
Te kėnga, elementi mitologjik, pothuajse, mungon fare, mėqė ajo i pėrket njė ngjarjeje konkrete historike dhe pasqyron realitetin e asaj kohe tė pėrcjellė gojė mė gojė nga njerėz qė e pasqyronin aktin sikur tė kishte ndodhur para syve tė tyre.
Nė kėngė, beteja pėrshkruhet burrėrore pėr te dyja palėt kundėrshtare, pa dhunim heronjsh , megjithėse gojėdhėna thotė se Kolėn e Zekėn i kanė tėrhequr zharg pėr gjatė gjithė rrugės, tė lidhur kėmbė e duar me litar pėr mashkullin e qerres.
Kėto veprime na sjellin ndėrmend betejat nė luftėn greko – trojane ku Akili e tėrheq zvarrė pas qerrit qė tėrhiqnin kuajt nėpėr fushėn e betejės Hektorin nė sytė e gjithė popullit dhe tė sė ėmės, Hekubės, mėqė ai i kishte vrarė shokun e armėve, Patroklin.
Portretizimi moral ėshtė nė qendėr tė frymėzimit tė autorit tė vargjeve i cili ka pėr qellim t’na e paraqesė ngjarjen sa mė tė gjallė. Luftėtarėt paraqitėn tė papėrmbajtur e impulsivė. “ Kurt beg Ēelės iu qesh mustaku/, “ Zek Jakini ish kenė idhnaku”. Kėtė varg poeti e pėrsėrit nė dy vende, jo pa qellim.“ Harap Sokoli, djalė zotni”, me t’u dhimtė se do tė vritej, ndėrsa “ Gjok Mark Staka, faqja zezė e tanė bajrakut…” Portret fizik i ėshtė bėrė vetėm majorit, Kurt beg Ēela, ndoshta pėr tė treguar se “ armėt e ngjeshuna prej florinit”, s’bėjnė punė mė shumė se huta e Zek Jakinit qė bėn qendresė nė duart djaloshare nė mbrojtje tė nderit tė vet pėr t’mos u dorėzuar i gjallė te armiqtė , tė korisė fisin e katundin.
“ Kurt Begj Ēela, shpejt ja rreni,/ Gjeshun shpatėn prej floreni…/ ose “ Kurt Beg Ēela, djalė i ri.” Njėkohėsisht vargjet e kėngės e pėrshkruajnė Kurtin, bimbash tė suvarive, komandant me gradat e majorit pėr gjithė Vilajetin e Shkodrės.
Krahasimet nė kėngė janė tė zgjedhura e mjaft tė goditura artistikisht duke sjellė nė vargje heronj tė pėrmendur, si Tuēi , Leka me Gjin Lekėn: “ Tė luftojmė si Tuēi e Leka./… “ T’knohna n’kang’ si a k’nue Gjin Leka.”
Krahasime tė tilla bėhen nga autori i vargjeve qė tė edukohej brezi i ri, tė luftonte pėr atdhe qė tė kėndohej nė kėngė pasi tė jepte jetėn me lavdi duke ruajtur personalitetin e vet e nderin e kombit .
Kemi krahasime tė tjera varg, njėrin pas tjetrit nė formėn e njė anafore me alternim sinonimik tė marrė nga natyra qė i japin vargut e betejės pėrmasa mė tė gjėra nė hapėsirė e kohė:
“ Krisi pushka, shungullonte,/ Si rrufeja kur kalonte,/ Si vetima kur vetonte,/ …
Edhe hipėrbolat ashtu si mitologjia, mungojnė nė kėngė, janė tė rralla dhe e ngjarja bėhet mė reale. Megjithatė kemi, si: ” N’at’ Trush u ba gazepi” ose “ Gjithkund shkovi e perpini”Tė goditura janė metaforat e shprehura me emra , si : “ Kurt beu, zok skifteri” . Nė pėrfytyrimin popullor, skifteri ėshtė shpend grabitqar, i papėrmbajtshėm kur i turret presė, qė nuk ushqehet kurrė me mish shpendėsh tė ngordhur, por e do tė freskėt.
Kur Vali Pasha, i drejtohet Kurtit qė tė shkojė nė Trush, e urdhėron: “ Gjallė a dekė, ta dua atė njēri …/,…” KurtBeg Ēelės, iu qesh mustaku”…, madje i premton: “Hiqu Pashė atij marakut! / Te dy lidhė, t’i bie pėr lakut,/ Tuj i t’hjek zharg pėr sokakut“.
Qeshja e mustakut a, si e quan ndryshe populli:” nėn mustak”, ka brenda ironinė, me demek: “Ē’ po m’ lodh kot, more Vali, mua me gradat e majorit me shkue e me u marrė me njė kopuk fshati…”
Populli i ka shtuar fjalė kėngės nė rrjedhėn e viteve, si: “ Tuj pi venė, tuj pi raki,/ ‘Tuj qit pushkė pėr ēdo frėngji…/
Ka qenė nė traditėn e kreshnikėve shqiptarė qė vdekjes t’mos i trembeshin. Madje, thuhet se kėrkesėn e fundit para vdekjes nė litar, burrat e motit, e kanė bėrė duke kėrkuar njė krėhėr qė tė zbukuroheshin me njetin qė, kur vajtojci tė numrojė bėmat e tyre pėrsėgjalli, tė jenė tė hijshėm nė arkivol. Po Zeka e proboja kėndojnė edhe se ka qėlluar ditė feste, Krishtlindja, dita e tretė e tyre.
Vargjet e kėngės nė tė dy pėrmbledhjet me kėngė popullore qė i kemi cekur mė lart, “Zana Popullore” e “Zana e Matit”, kanė vargjet: “ S’ka pa Pasha kurrė kso trimi,/ Veē me u gjet praj Dukagjini…/
Jo pa qellim ėshtė pėrmendur zona e Dukagjinit, sepse, historikisht, popullsia e tij, ka nxjerrė burra trima e tė mendshėm, qė nuk i janė nėnshtruar kurrė armikut. Nga ana tjetėr, poeti, duhet ta ketė ditur edhe origjinėn e Zekės, nga Ndrejajt e Shoshit nė Dukagjin.
Si nė kėngėt legjendare e historike, trimat, para se tė ndesheshin nė fushėn e betejės, shkėmbenin replika tė ashpra ndaj njėri – tjetrit pėr tė nxitur e trazuar gjakrat qė tė mobilizonin forcat mendore e fizike.
Zeka flet nga divanhania ( zakonisht, nga “divanhania” a balkoni i kullės, flisnin ata burra qė donin tė futeshin nė kėngė, shenimi im), i kėrcėnohet majorit me shirita: “ Largjo, begj, pashė jetėn tane,/ be kam ba , mos me he n’hapsane.”
Me benė: “pashė jetėn tande”, Zeka e paralajmėron se i ka dekikat e jetės tė numėruar, shihet edhe njė farė njerzilleku e respekti pėr komandantin me shirita, po, megjithatė dy duar, pėr njė kokė janė. Kurt begu i pėrgjigjet me fodullėk, duke menduar se hija e prezenca e tij do ta mposhtin Zekėn, madje, edhe ky i betohet, por jo shqip: “ Pasha Din e pasha iman,/ Besėn Pashės ja kam dhan’,/ Per pa t’zan’, nuk kam me t’lan’…/
Para se tė fillojė beteja e pėrgjakshme, poeti ėshtė munduar dhe ia ka arritur qellimit tė pasqyrojė gjendjen psikologjike e shpirtėrore tė heronjve tė ngujuar, kaēakėve tė rrethuar pa shpresė shpėtimi qė kanė vendosur tė luftojnė deri nė pikėn e fundit tė gjakut qė t’mos koriten para popullit e tė “t’hiqen zharg per kame”qė t’ia bėnin qejfin armikut…
Dialogu mes Kolės e Zekės ėshtė optimist, s’janė aspak tė pezmatuar se po vdesin, madje thonė: “Me gajret po na vjen deka,/Me ba luftė si Tuēi e Leka,/ Me u k’ndue n’kangė si a k’ndue Gjin Leka…/
Po, kush ishin Tuēi e Leka qė paskan luftuar aq sa tė merreshin shembull?!
“ Njė ditė ata ( Tuēi e Leka, shenimi im), duan tė hynė nė Pazar si tė panjoftun. Zanė vend te balli i Urės sė Bunės, por diktohen… Ndersa po hanin drekė e pinin njė pikė raki, vinė kulluket ( komandant xhandarmėrie) tė primun nga i quejtuni, Hysen Kraja dhe i rrethojnė. Dy fshatarėt nuk dorėzohen, por ia fillojnė pushkės kundėr organeve qeveritare. Vrasin e nuk dorėzohen… deri sa u mbarohen fishekėt. Mė nė fund dorėzohen. Leka qe denue pėr vdekje, me premje koke.42)
Pėr ilustrim e pėrqasje tė vargjeve tė kėngės sė “Tuēit e Lekės” me kėngėn e “Kolės e “Zekės”, po sjellim disa vargje:
Nėna e Tuēit pyet: “ Zot, a ka Tuēi ma fyshekė?!” Ndėrsa nėna e Zekės ofshanė: “M’u vra Zeka e s’vrau kurkandin?!”
Mes Tuēit e Lekės kemi dialog qė plumbat t’mos u shkojnė hupės pa vrarė, se i kishin fishekėt tė paktė e duhej t’i kursenin: “Ēka po i thotė Leka Tuēit?/
- Maja mirė dallamekuqit/,Dallamekuqit e xhupjeshilit,/Fikja derėn, nji ma t’mirit 43)
Te bashkėbisedimi i Zekės me Kolėn kemi: “Ē’po i thotė Kola Zekut:
- Maja merė Kurt Begjut kresė!/
Ē’po i thot’ Zeku Kol Gjonit:
- Maja merė Harap Sokolit ! 44)
Po Gjin Leka tė cilit i paskėsh kėnduar populli dhe Zeka e Kola duan tė futėn nė kėngė si ai, cili ka qenė?
Ai, “… ka qenė njė trim mirditor qė pati vra Adem Shemen pėr shkak tė nji vjedhjes qė ai ( Gjini, shenimi im), nuk e kishte ba. Tuj dashtė me tregue vedin tė dlirtė, qiti dhe vrau brenda pallatit qeveritar” 45))
Po t’i krahasojmė motivet e vrasjes sė Gjinit me tė Zekės, janė tė ngjashėm si dy pika uji; pėr shpifje hajnie.
Kėnga e “Gjin Lekės”, megjithėse nuk e ka tė shenuar autorin, pėrmes hulumtimeve, kemi arritur tė gjejmė se kėtė kėngė e ka bėrė tė njohur pėr herė tė parė At Gjergj Fishta, poeti ynė kombėtar. E publikoi nė revistėn “Albania“ qė e drejtonte F.Konica, nė fillim nė Bruksel e mė vonė nė Londėr ( 1896 – 1909 ).
Studiuesi erudit, Aurel Plasari pohon: “ Njė Gjin Lekės, poeti ( ėshtė fjala pėr Fishtėn, BS), ia pati kushtuar njė kėngė me 1901.” 46)
Ē’motėrzim ka kėnga e “Gjinit…” me tė “Zekės…”?
Gjini, ushtarėve qė e kanė rrethuar u drejtohet:
- Por thuej Pashės e allejbegut,/ S’lidhen bijt’ e Skanderbegut…
Te kėnga e Zekės kemi:
- Aman, Beg pashė jetėn tande,/ Be kam ba qi s’shkoj n’hapsane,/ Per pa u ngre zharg per kame…
Fishta i ka pasur fort pėr zemėr vargjet e kėngės sė Gjin Lekės, nė mos qoftė ky autori i tyre, sepse i gjejmė, gati identike te vepra madhore e tij, “Lahuta e Malcis”, nė poemėn “Preja”: “ Ke bje dielli e ke merr hana, Oso Kuk nuk ban ma nana,/ As n’begler, as n’kapidana.” 47)
Te kėnga e Gjinit kemi: “Ke bjen djelli e ke menė hana,/ Si Gjin Lekėn s’e ban ma nana,/ As nder begler, as nder kapidana.” 48)
Duke u bazuar nė pėrqasjen e vargjeve si dhe e shumė mjeteve stilistike tė pėrdorura te kėto dy poezi, si dhe te “Kanga e Zekės” e them, sigurisht, me rezervė se autor i kėsaj tė fundit duhet tė jetė Fishta, e, nė qoftė e vėrtetė, atėherė vlerat e Zekės si pėrson rriten, pėrderi sa ėshtė bėrė objekt frymėzimi pėr Fishtėn. Sidoqoftė kėto gjėra i lihen kohės, se krijimtaria e Fishtės mund tė mos jetė studiuar krejtė, nė kufinj shterrues nga personalitete tė afirmuara si brenda ashtu edhe jashtė vendit.
Albanalogu italian, Giuzepe Gradilone e ka vėnė rē dhe ka pohuar nė njė studim tė tijin se “ Fishta i kishte tė gjitha cilėsitė pėr tė qenė njė rapsod i popullit tė tij, me frymėmarrje tė gjėrė e tė fortė.” 49)
Nė hyrje tė disa kėngėve, te pėrmbledhja “ Zana Popullore “, qė kemi cekur, nė shumė vende, pėr ilustrim, ėshtė shenuar autori, si te “ Kanga e Hyrjetit “ e cila paraprihet nga kėto shenime: “ Me rastin e ēpalljes sė Hyrjetit, Konstitucionit tė Turqisė, kje qitė kjo kangė prej Z. At Gjergj Fishtės nė vjetin 1908.” 50)
Gjithashtu kemi edhe te “Kanga e Vullnetarėve” kėtė sqarim: “ Kjo kangė qe folė prej At Gj. Fishtės me rastin e luftės italo – turke kur populli i Shkodrės shkruhej vullnetar n’ ushtri me qellim qė t’i kėndohej kanga simbas dishirit tė Hasan Riza Pashės.” 51)
Si duket, Hasan Riza Pasha e ka pasur shumė pėr zemėr pushtimin turk, ashtu si shumė pashallarė tė tjerė qė notonin mbi duqe florinjsh e lirash turke pa u shkuar ndėrmend ta ngrini “ miletin “ nė luftė pėr Pavarėsi Kombėtare ashtu si bėnin njerėzit e thjeshtė qė pak i pėrmendė historia, si puna e Zek Jakinit e ndonjė tjetėr.
Diku tjetėr sqarohet shpėrblimi pėr kėtė kėngė qė e mori autori :
“ Pasha, ( ėshtė fjala pėr Hasan Riza Pashėn, shenimi im, BS) ia shperbleu njėqindfish tue ia pague strofė e lirė turke.” 52)
Kohėt e fundit, duke ndjekur pėrmes internetit studime tė ndryshme pėr krijimtarinė e krijuesit anonim, desh Zoti e gjeta kėtė shkrim:”Prendush Gega” shkruar nga Alban Guri nėn titullin: “ Publistika elitare shqiptare e viteve 30-tė”ku, mes tė tjerave na bie si autor tė kėngės sė Zek Jakinit, Prendush Gegėn, ose Poeta e Kabashit. Kėtė ai e pohon me kompetencė, sepse e paska mbledhur nė Qelzė dom Lazėr Shantoja i cili, pėrveē se shkruan e mbledh rreth 60 kėngė nga Prendush Gega, shkruan edhe pėr njė historik tė shkurtėr tė origjinės krishtere tė popullsisė sė Kabashit ku mbeti pa u kthyer nė mysliman vetėm Kokė Leka, ndėrsa tė vėllezėrit; Lush Leka, Djegė Leka e kishin mohuar fenė e tė parėve, ndėrsa vėllai tjetėr, Hadar Leka desh tė konvertohej nė mysliman dhe u largua nga fshati, por i vėllai, Koka e zuri pėrtej Urės sė Vaspasit dhe e vrau tė vėllanė. Sipas Lazėr Shantojės qė ka mbledhur kėtė gojėdhėn, vazhdojmė
- Kur nė dimen qi shkoj u nisa per Pukė, kł ndčja 5 javė pritun krejt vllaznisht prej tė Nd. Fam. D. Nikoll Dedės, kishe marrė me vete porosin e kshillin m’u perpjekė me poeten e Kabashit. Kishe ndģ edhč parandej se kangėt mą tė bukura na vģn prej Puket, e tash me shkue shi nė Pukė e m’u pa shi me at burrėqi me nji dhantģ natyret tė bindueshme amshon trimnģt e burrave t’onė, me ndģ ket zą tė gjallė tė lahutės shqyptare, ishte per mue, si thonė tash ne Shkoder “il colmo”.
Si mrrita nė Qelė, e lypa, e kerkova, por sė mujta me e pa kerkund. Kur nji ditė tuj ndejun nė Komandė tė Pukės, po mė thotė nji za: qe, kqyr, tuk a Prendush Gega, poeta i Kabashit! Sillem e shof nji burr tė giatė, ende tė fortė, sado plak 70 vjeē; ballin e gjanė e si tė vrantė: mi sy do vetllatė shpeshta; syt e mdhaj e si xhixha; gojen si nė tė qeshun nermjet tė fjeshtit e t`ironikut. Kjo pershtypja e parė. Masi sė paēė kohė me ndejė aty, nuk u ndala me te, veē se i dhamė dorėn shoqishojt (me thanė u prezantueme, kishte me kenė tepėr elegant per Pukė), e masi m`dha fjalen se do tė vite nė krye t`javės me m`pa nė Qelzė u dame.

ė, “Kabash ka edhe nė Prizėrend, nė Dardhė, nė Hajmel e nė Iballė, (Zotnit e Hallės).

Mjaft paēė dishirė me i mbledhė vetė kto kangė, por n`ato pak orė qi mujta me ndejė me ket poetė, si mund tė mblidhshe permi 60 kangė tė qituna prej tij? Sė mujta me shkrue veēse kangen e Gjin Lekės, t`Gjok Dodės, t`Esad Pashės, t`Islam Hajdarit e tė Zek Jakinit. ( dom Lazėr Shantoja, “Poeta e Kabashit”)
Pėrsa i pėrket gjuhės sė pėrdorur te “ Kanga e Zek Jakinit ”, nė pėrmbledhjen, “ Zana Popullore “, e autorit, Kasem Taipi , themi qė i afrohet sė folurės sė gegėrishtes veriperndimore e ngritur nė normė letrare nga “Komisia letrare e Shkodrės”, 1916 qė qe pėrdorur edhe nga autorėt shkodranė, tė ashtuquajtur “ kleriko – fetar “.
Gjejmė tė shkruar grupin zanor, ue, si: mendue, grue, ēue…
Trajtat e shkurtėra tė bashkuara shkruhen si pjesėza treguese: ja: me ja ēue, larg ja njofti, etj.
Grupet bashkėtingėllore pėrdorėn tė plota, pa asimiluar njėrėn, si : nderen, shendet, vend.
Mb: mbledh, mbrama, kambė, etj.
Ng: ngreh zharg per kambe…
Bashkėtingėllorja f pėrdoret nė vend tė h-sė: njofti pėr njohu
Tė kryerėn e thjeshtė e pėrdorė nė formėn : vravi pėr vrau ose shkovi pėr shkoi.
Pėremri lidhor qė dhe lidhėza ftilluese qė, shqiptohen e shkruhen qi: “ Tre malcorė qi janė mendue. Be kam ba qi s’shkoj n’hapsane…” Folja jam nė pjesore perdoret nė formėn kenė, ndėrsa folja ndihmėse ka = ish. P.sh. “ Ish ken idhnaku “, por edhe me q, si : qoftė haku.
Numėrori themelor njė = nji: “ nji ma t’mirin, nji grue, nji dekik”. Ndėrsa pėrcjellorja e foljeve pėrdoret: tuj. “ Tuj pi venė, tuj pi raki, tuj qit pushkė pėr ēdo frėngji, tuj t’ngreh zharg… Paskajorja pėrdoret nė formėn mė tė bukur shprehėse qė i jep bukuri e brishtėsi vargut, duke shkruar pjesėzėn me, si: “me ba luftė, me u kndue, ( njėlloj pėr te dy format: veprore e pėsore.
Vemė re pėrdorimin e kohės sė tashmės pėr kohėn e ardhme: “ te dy lidh, ju ēoj pėr lakut, me gajret po na vjen deka”.
Kėnga ka shumė fjalė tė burimit turko – arabe, shpesh tė pėrdorura me qellim qė tė mbesin nė kujtesėn e dėgjuesve analfabetė, mėqė fjalėt shqipe ishin futur nė fondin e fjalėve “ plaka e tė harrueme”. Si gjuhė e lirė kishte mbetur vetėm nėpėr shtėpi e kisha ku predikonin priftėrinjtė. Njė gjė tė tillė e pohojnė shkrimtarėt e vjetėr tė Letėrsisė Shqipe, si: Buzuku, Budi, Bardhi e Bogdani.
Kėtu poshtė po rreshtojmė disa prej tyre, duke mos pretenduar se i kemi klasifikuar drejtė: fjalė tė leksikut turk apo arab, por po i futim nė njė thes: gazep, gajret, haber, javeri, asqerin, marak, sakak, dekik, oxhak, bajrak, konak, ēehre, divanhane, hapsane, haku, suvari, iqindi, dai, etj.
Karakteristikė e leksikut ėshtė pėrdorimi i shumė arkaizmave tė shqipes qė kanė dalė nga pėrdorimi dhe e bėjnė tė vėshtirė kuptimin e vargjeve, sepse fjala ka dalė jashtė pėrdorimit, si: probatini, asqer, martinė, kapsulaēe, karajfile, ltine, maxhare, etj.
Pėrsa i pėrket zhanrit poetik, poezia “ Kanga e Zek Jakinit “ ėshtė njė ode, meqenėse i kushtohet njė ngjarjeje solemne dhe vargjet shoqėrohen me muzikė, ashtu si shoqėroheshin nė Greqinė e Lashtė.
Kanga e Zek Jakinit ėshtė kėnduar nga gjithkush, mjafton tė ketė ditur disa vargje, pa pretenduar rreshtimin e tyre sipas vazhdimit tė ngjarjes, si e pamė te “ Zeka e Kinit”. Kėnga, pėr madhėshtinė e saj, ka qenė orkestruar pėr kėngėtarė tė Operas e Baletit dhe e ka kėnduar kėngėtari shkodran, pjesėtar i atij Ansambli, Hysen Pelingu, Luēie Miloti, etj.
Vargjet e kėngės janė tė denja pėr njė tragjedi shekspiriane, mbasi nė veprim ndeshen dy kudėrshtarė tė papajtueshėm me njėri – tjetrin, kanė ideale krejtė tė kundėrta, ēka e bėn edhe mė tė dhimbshėm fatin e tyre.
Vitet e fundit, 2003, kjo kėngė ėshtė futur nė tekstin mėsimor tė klasės sė shtatė e tash e mbrapa ēdo fėmijė shkolle nė mbarė vendin ka pėr ta marrė vesh se cili qe Zek Jakini i cili, kur i tha e ėma:” Duro bir, pash jetėn tande!”, ai ia ktheu: “Jo,moj nanė se s’hy n’hapsanė/ pa m’tėrhjekun zharg prej kambe…” 53)


Kanga e Zek Jakinit nė librin e muzikės tė klasės sė shtatė, 2004
“Kanga e Zek Jakinit” pasqyron realitetin e drejtėpėrdrejtė tė asaj kohe, “ …kur Austro –Hungaria dhe Rusia hartuan njė program reformash, tė cilin Qeveria e Stambollit, u shtėrngua ta pranonte.” 54)
Ato vite, konfliktet shqiptaro - turke kishin marrė pėrmasa mbarė kombėtare qė nga Kosova nė veri e deri nė jug, Gjirokastėr.
Nė punėn time studimore disavjeēare hodha njė gur themeli e mbetėm me shpresė se, me kalimin e viteve, do tė lartėsohen nga studiues tė epikės popullore shqiptare, figura e Zek Jakinit nga Beltoja e Shkodrės dhe kėnga e tij, qė tė zėnė vend nderi, ashtu si u takon, nė panteonin e kulturės shqiptare.




FUND

Berdicė, me 10. 09. 2002

BURIME DHE REFERENCA

1. Enver Hoxha, “Vepra”,vėllimi 23, fq. 171, 174.
2. Ago Agaj, “Lufta e Vlorės”, Toronto, Kanada, fq. 62.
3. Dr. Romeo Gurakuqi, “Lindja dhe zhvillimi i qytetit nė krahinėn ilire tė Labiatisė”, te “Shkodra nė shekuj”,1998, fq.16 dhe “Rrezja e dritės”1996/2, fq. 26
4. “Regjistri i Kadastrės dhe Koncesioneve pėr rrethin e Shkodrės, 1416 – 1417, T. 1977, fq.85.
5. Pjetėr Topalli, “Shkodra ilire”, te “Shkodra nė shekuj”, 1993, 28, 29.
6. Eqerem Ēabej, “Studime etimologjike nė fushė tė shqipes”, II, A-B, T.1976, fq.146.
7. E. Ēabej, “Studime… “, Bleu III, C-D, T.1987, fq. 188.
8. AQSH i RSH, 132/a, V.1744, D.1, fl. 46-65.
9. Po aty.
10. Nevila Nika, “Sinodet e klerit shqiptar dhe rėndėsia e tyre pėr jetėn e popullatės me besim katolik”, “Dioqeza e Shkodrės gjatė shek. XVIII sipas dorėshkrimeve Arkivore”, Shkodėr, 2001, fq.32, 33.
11. Ahmet Bushati, “ Dėshton aksidentalisht kryengritja e Berdicės”, “ Nė gjurmėt e njė ditari”, Shkodėr, 2001, fq. 47.
12. Hamdi Bushati, “Shkodra dhe motet”, Shkodėr, 1998, fq. 498.
13. Prof. Shefik Osmani, “Herbartianizimi” dhe shkollat e hapura nga Drejtoria e Arsimit nė Shkodėr gjatė viteve 1916 – 1920”, “Shkodra nė shekuj”, Shkodėr, 2000, Vėll. II, fq.415.
14. Aleksandėr Pashuku, “Engėjt nė pavdekėsi”, Gazeta, “Shqipnia Etnike”, 11.06.2002, fq. 7.
15. Tajar Zavalani, “Histori e Shqipnis”, 1998, fq..206.
16. Xhafer Belegu, “Lidhja e Prizėrendit”, fq. 72.
17. Po aty.
18. Kumtim gojor, Gaspėr Lacuku, nė Beltojė, 2002.
19. Edith Durham, “Brenga e Ballkanit”, T.1991,fq. 228.
20. “Ditaret” e Nazuh Dizdarit (1858-1940) e Tahir Dizdarit, (1900-1972).
21. E.Durham, vep. cit.fq. 341.
22. Xh. Belegu, vep.cit. fq.216.
23. Gjush Sheldia, “Kryeipeshkvia Metropolitane e Dioqezat Sufragane (shenime historike), Shkodėr, 1957-1958, fq.37.
24. E. Durham, vep.cit. fq. 255.
25. Sami Repishti, “Madhėshtore” , Nju Jork, 2 nandor 1997.
26. Zija Shkodra, “Esnafėt shqiptarė”, Tiranė, 1973, fq. 267.
27. Dr. Anton Fistani, “Tė parėt racorė tė shqiptarėve”, gazeta, “Shkodra”, 20.09.2000.
28. Sabri Quku, “Kanuni i Lek Dukagjinit nė profilin Juridik”, Shkodėr, 1997,fq.60.
29. Kasem Taipi, “Kanga e Zek Jakinit”, te “Zana Popullore”,1933, fq. 181.
30. “Kanga e Kurt Begj Ēelės”, te “Zana e Matit”, autor, prof.dr.Kahreman Ulqini, “Shkodra” (Almanak),1967, fq.287
31. “Ditaret”, vep. cit.Dosja 915, viti, 1903.
32. Po aty.
33. “Zana e Matit”, vep.cit.
34. “Ditaret…”, vep.cit.
35. “Historia e Shqipėrisė”, Vėll. II, fq. 313.
36. Agim Ēausholli, “Lufta e Koplikut e vitit 1920 nė kėngėn popullore”, “Shkodra nė shekuj”,1993, fq. 211.
37. Gaqo Bushaka, “Guna e Zezė”, roman, Shtėpia botuese, “Mėsonjtorja”,1997, fq.91 dhe 124.,Kap.XII dhe XVI.
38. “Zeka e Kinit”, Hamit Spahiu, “Kangė tė vjetra popullore”, fq. 314.
39. Selami Tabaku, Xhyher Cani, “Kumtari 6”, Shkodėr, 1996, fq.199.
40. Fan Noli, “Vepra 4”, Tiranė,1989
41. “Zana e Matit”, vep. cit. “Shkodra”…fq. 286.
42. H. Bushati, vep. cit. fq. 242.
43. “Zana Popullore”, vep. cit. fq.132.
44. “Shkodra”( Almanak), vep. cit. fq. 287-288.
45. “Zana Popullore”, vep. cit. fq.200.
46. Aurel Plasari, “Si mund tė rilexohet njė poezi e Fishtės”, “Hylli i Dritės”, Numur i Posaēėm, Tiranė, 1995, fq.117.
47. Gjergj Fishta, “Preja”, “Lahuta e Malėsisė”, Romė, 1991, fq. 36.
48. Kasem Taipi, vep. cit. fq. 202.
49. Gradilone Giuzepe, “La litteratura albanese e il mondo clasico”, Roma, 1983, p.89.
50. Kasem Taipi, vep. cit. fq. 204.
51. Po aty, fq. 205.
52. H. Bushati, vep. cit. fq.204.
53. K.N. Mullai, “Kėnga e Zek Jakinit”, te “Edukata Muzikore 7”,(ribotim), 2003, fq.86.
54. Tajar Zavalani, vep. cit. fq. 204.

PASQYRA E LĖNDĖS

faqe
Parathėnie ------------------------------------------------------------------------------ 2
Beltoja, vendbanim i hershėm i fortifikuar ilir ------------------------------------- 5
Kushtet historike e social – politike kur u lind Zek Jakini ----------------------- 8
Takimi hutė pėr hutė me kalorėsin e xhandarmėrisė turke ----------------------- 10
Zeka i papajtueshėm me qeveritarėt turq -------------------------------------------- 12
Vargjet e kėngės sė Zek Jakinit nė krijimtarinė artistike shqiptare ------------- 20
Analizė krahasuese ideo – artistike e “ Kėngės sė Zek Jakinit “ ---------------- 24
Burime dhe referenca ----------------------------------------------------------------- 31
Pasqyra e lėndės ----------------------------------------------------------------------- 33


Bashkangjitje:
Përshkrimi: Keto jane vargjet e Kenges" Zek Jakini" krijuar nga rapsodi nga Gojani i Pukes, Prendush Gega. Ka dhe moterzime te tjera,si:" Kanga e Kurt Beg Ēelės", po qe jane te njejtat vargje, si dhe "Zeka e Kinit" me vargje te peshtjelluara, pa kurrfare vlere artistike.
kanga e zek jakinit.doc [26 KB]
Downloaded 25 herë
 
 Profili  
 
 Tema e postimit: Re: zek jakini, kaĒaku Ēorapkuq
PostPostuar: 02/02/2010 5:38 
Jo në linjë
Anėtar i ri
Anėtar i ri

Antarësuar: 02/02/2010 5:31
Postimet: 3
Me fal se po te pyesh , po per cfare sherben kjo me te vertete. Confused Pra do me thene ti vetem sa e ke bere copy and paste nga forume te tjera edhe e ke ven ketu? Rolling Eyes


 
 Profili  
 
 Tema e postimit: Re: zek jakini, kaĒaku Ēorapkuq
PostPostuar: 14/03/2010 18:26 
Jo në linjë
Anėtar i ri
Anėtar i ri

Antarësuar: 22/12/2009 20:59
Postimet: 4
Ilaci shkroi:
Me fal se po te pyesh , po per cfare sherben kjo me te vertete. Confused Pra do me thene ti vetem sa e ke bere copy and paste nga forume te tjera edhe e ke ven ketu? Rolling Eyes


Jo,jo "ILACI"nuk asht "kopy" nga forume te tjera, por shkrim origjinal i papblikuem as ne shtyp, as n'internet, as facebook. E hodha une me qellimin e mire qe lexues te ndryshem, qe mund te kene degjuar a shfletur diēka per kete person publik, te lanun ne heshtje nga diktatura komuniste per 50-vite ne Shqipni, te bahet i njoftun. Ka moterzime te ndryshme te kanges qe popullii di, si asht ajo qe permend une ma siper: "Zeka e Kinit". Simbas publikuesit te kanges: "Zeka e kinit" qe ashte nje tjetersim i titullit, Zek Jakinin e bie nga Dibra e Madhe, ku keqinformon, se ai ishte nga Beltoja e Shkodres. Heroizmi i Tij ka mbet i perjetsuem ne kange. Ju, mund ta merrni mundimin me e lexue deri ne fund, e jo me u merzite. Falmeshendet autori.


 
 Profili  
 
Shfaq postimet që prej:  Renditja  
Post new topic Reply to topic  [ 3 Postime ] 

Data dhe ora janë sipas brezit orar të Tiranës


Kush është në linjë

Përdorues të regjistruar: Googlebot, MsnBot, Yahoo


Nuk mund të hapni tema të reja në këtë forum
Nuk mund të përgjigjeni në temat e këtij forumi
Nuk mund të ndryshoni postimet tuaja në këtë forum
Nuk mund të fshini postimet tuaja në këtë forum
Nuk mund të postoni foto në këtë forum

Kërkoni:
Shkoni tek:  
© Forum i Lirė 2006 - 2007
Mundėsuar nga phpBB © 2002, 2006 phpBB Group