shaban cakolli shkroi:
SHABAN CAKOLLI
KA KOHĖ
Ka kohė
qė jam duke u ngjitur
Lugut tė Blertė
tė Gėrmisė.
Ka kohė qė ujė pi
nė krojet e fėminisė.
Ka kohė
qė mė janė ngatėrruar kohėt
dhe nuk e di kur fillon e kur mbaron
Ėndrra.
PLAGA E KURBETĒARIT
Ėshtė plagė
e nuk mbyllet kurrė
as nė zemėr,
as nė shpirt.
Stinėt ndėrrojnė,
datat nė kalendar,
akrepat qarkojnė
rrathėt e ferrit,
koha rri e ngrirė
nė kujtime.
Plaga ime kullon
gjak
pika-pika
mbi kujtime...
SHAMIJA
Ma dha shaminė
qė pat fshirė
lotin qė ia shkrumoi faqet.
Kur u zgjova nga gjumi
me tė i fshiva kujtimet
e lėndimet e zhubrosura...
Po njelmėsinė e mėrgimit,
me se do ta fshija,
me se do ta hiqja?
RASAT E MĖRGIMTARIT
Njė jetė e nemur
e lakuar nėpėr
rasa.
Nė emėrore:Iliri!
nė kallėzore:Dardani!
nė rrjedhore:Kosovė!
Thirrorja ėshtė zhdukur
se nėna s“na dėgjon.
Emri ynė
edhe sot lakohet
nėpėr histori.
NĖ KUJTESĖ
Dikush qan
mos po qaj unė?
Me ninullat tė bukura
m“i ndizte nėna
dhe qirijtė qiellorė
mbi kokė.
Mbi kokė,
pleqėria se ē“m“i shkundi
borėrat e Sharrit
e duke bredhur meridianeve
ninullat e nėnės s“m“u ndanė.
Dikush qan
mos po qaj unė?
DITĖ E VONUAR
Si pikė uji nga shkretėtira
bėhu oazė
dhe mbushi burimet
qė t“i freskosh zemrat e djegura
nga vapa qiellore.
Dhe eja
ditė e ėndrrave tė bardha.
DHEMBJE
Ngricė pėrjashta e ngricė pėrbrenda
Ku tė gjejnė zemrat pak ngrohtėsi
dashuria ku do tė shkrijė?!
Duke pritur ata qė ikin
duke pritur ata qė s“vijnė
mė tė vocėrr po bėhen fėmijtė.
Po Gjeto Basho Muji kur do ta kapė thikėn
pėr tė mbytur frikėn?
Poezi te ndjera e te dhimbshme,por optimiste. Them se Kosova e ka gjetur rasen thirrore pavaresisht se i eshte zhdukur gjuhes shqipe. Gjeto Basho Muja e ka mbytur friken.[i]
URIME