Forum i Lirė
Data dhe ora aktuale : 29/08/2014 2:28

Data dhe ora janë sipas brezit orar të Tiranës




Post new topic Reply to topic  [ 2 Postime ] 
Autori Mesazh
 Tema e postimit: Pėrshkrim nga “Sofra e Zotit”
PostPostuar: 10/08/2007 15:28 
Jo në linjë
Shqiponja e forumit
Shqiponja e forumit

Antarësuar: 09/10/2006 21:13
Postimet: 1503
Pėrshkrim nga “Sofra e Zotit”, tė vėrteta, legjenda, e gojėdhėna


NGA GEZIM LLOJDIA
06/08/2007 “Guri me qiell”ose “Sofra e zotit”

Ne fshatin Vranisht

Nje Atraksion i natyrės

Njė gurė me peshė rreth 10 ton i vendosur mbi dy kėmbė, qėndron nė fshatin Vranisht, nė majėn e Lipes

Enigma, gojėdhėna, legjenda dhe misteri i gurit me qiell, njė monument natyrės nė katundin Vranisht tė rrethit Vlorės “Guri me qiell”, qėndron atje pėr ku ishte nisur. Dhe ngeli ashtu i ngrirė. Pėr mote tė tėra i heshtur. Silueta e tij ėshtė zbuluar dhe ėshtė vlerėsuar duke ju dhėnė statusi monument natyre, nė rrethin e Vlorės.

“Guri me qiell” e nisi garėn nga kohėrat mė tė hershme tė njerėzimit. Si i tillė mbetet njė urė lidhėse me botėn, qė nuk shquhet pėrtej mjegullave.

Tė dhėna pėr “Gurin me qiell”:

Pesha: Afėrsisht rreth 10 ton.

Forma: drejtkėndėshe.

Pozicionimi: Vendosja mbi dy gur.

Vendndodhja: faqja veriore e malit tė Bogonicės.

Afėrsia: me vendin e shenjtė: ”lėmi i Bejlerėve”

Rituali: vend pagan.

Emėrtimi: ”Sofra e Zotit”.

“Guri me qiell” ėshtė atraksioni mė i madh i natyrės nė vendin tonė. Pėr nga mėnyra e vendosjes, pesha dhe forma mund tė quhet mė i veēanti edhe mė gjerė gadishullit tonė. Asgjėkund syri, nuk tė ndesh njė monument natyre kaq tė veēantė qė tė tundoj me pamjen e tij, formėn, mėnyrėn e vendosjes. Larg ēdo pėrfytyrimi, guri me qiell pėrbėnė dhuratėn e natyrės, pėr njė vend tė ashpėr malor, vendosur nė njė vend me pjerrėsi diku nė faqet e njė mali jugor.

Gjatė njė takimi tek guri me qiell

ORIGJINA

Pėr njėrin prej specialistėve tė monumenteve tė kulturės nė Vlorė, ”Guri me qiell’, ėshtė njė monument prehistorik i shfrytėzuar nėpėr kohėt e mjegullta nga banorėt vendas. Studiuesi N.B mė foli nė kėtė gjuhė, mė dhuroi foton e tij, pikėrisht njė foto si kjo, njė piktor kryeqytetas e kishte dėrguar deri nė Romė, nė redaksinė e gazetės shqiptare “Rrėnjėt”, por foto e tjera i sigurova nga rapsodi i talentuar vendali M.Tartari, qė mė dhanė shtysė pėr tė zhbiruar historinė e rrallė tė kėtij guri mister, por qė unė i mbetem stoik mendimit se ai ėshtė gur si gjithė tė tjerėt e vendit tej e pėrkėtej.

Ka disa pikėpamje tė ndryshme rreth tij, por duke gjykuar nga rrethanat po ndėrtoj tre variante,qė i kam dėgjuar. Mirėpo po pėrshkruaj edhe gojėdhėna, rrėfime e legjenda qė vendasit kanė sjellur e tregojnė pėr kėtė gur natyror. Madje kėto tė fundit tė tėrheqin edhe mė tepėr pėr vetė karakterin e tyre,qė pėrbėjnė sepse ngase nuk i vėrteton dot, i merr tė mirėqėna si tė vėrteta.

Ndėrtimi Nr 1

Guri me qiell ėshtė vendosur nė kohėt prehistorike. Mendimi studiuesve tė rrethit. Por madhėshtia, qė shfaq ai dhe pesha qė arrin nė disa ton hyjnė nė dyshime. Identifikimi se ky gur nė formėn drejtėkėndėshe ėshtė ngritur nė kėtė lartėsi dhe nė kėtė formė nė kohėrat prehistorike, mund tė pėrbėjė njė informacion jo fort tė besueshėm. Ngrihet befasisht kjo pyetje: A ka patur mjete kaq tė fuqishme, qė tė ngrenė nė lartėsi mbi 1 m, njė gurė me kėto dimensione dhe peshė kaq tė madhe? Ndėr idetė mund tė konceptohet se mėnyra e fshehtė, qė ėshtė zbritur nė ngritjen e piramidave tė Egjyptit, mund tė zbuloj edhe kėtė fakt, mėnyrėn e ngritjes sė gurit me qiell. Ndėrsa aty nuk mund tė shqyrtohet mundėsia se ky gur ėshtė sjellur nga largėsi ose distanca tė mėdha. Gurė tė pėrmasave mė tė mėdhenj, gjenden kollaj, nėpėr kėtė lartėsi malesh. Mos vallė ėshtė rrokanisur nga lartėsitė e malit. Kjo duhet tė jetė pėrafėrsisht. Por kėtu ndryshojnė dy gjėra. Guri ėshtė i latuar, ēuditėrisht ka pamje drejtkėndėshi faqja e parme e tij me dy nga dy brinjėt tė barabarta. Vendoja nė dy kėmbė, pėr tė cilėn thuhet se kėmba nė anėn lindore ėshtė pjesė e atyre gurėve qė pėrmban vendi ka ekzistuar aty. Ka njė mėnyrė qė ka gjetur terren. Kur thuhet se guri me qiell ėshtė rokanisur nga lartė. Zvarritur, rrokullisur poshtė. Enden shumė pyetje, qė lėnė shteg dyshimi nė hapėsirat e pafundme. Por kėshtu e konceptojnė vendasit qė pėr ata ėshtė njė gur i ardhur por nuk dihet se nga ku dhe si erdhi. Por qė ėshtė gurė i kėtillė dihet dhe shikohet.

Ndėrtimi Nr 2

Ende i pazbuluar qėllimi. Nė horizontin e dyshimit ėshtė skalitur pyetja. Me kėtė formė, peshė disa ton, i harruar, mbuluar prej pluhurit tė kujtesės. Gjurmėt e lashta tė ritualeve pagane, zbardhin njė fakt. Legjendat, qė ngrihen pėr atė, kėngėt qė thuhen se vinte nga pjesa tjetėr, ku qėndron e pėrhershme mjegulla. Sjellim argumentat, qė kemi dėgjuar nga banorėt vendas. ”Guri me qiell” ka afėrsi me shpellėn e banuar tė Lipes. Ka afėrsi me njė gur tjetėr, qė quhet guri i qytetit i shpallur i veēantė,por i pashpallur ende si monument. Ky fenomen i ēuditshėm natyre, nga tė dhėnat e gėrmuara quhet njė objekt i shenjtė, nga njerėzit e kohėve tė hershme, qė i ka shėrbyer nė ritet pagane. Mosha as nuk njihet edhe as nuk ėshtė identifikuar. Ky monument natyre i rrallė nė asnjė vend tjetėr nuk gjendet me formėn origjinale. Ndėrsa tatėposhtė kėtij vendi, pra nė fshatė nė Vranisht ka mė tepėr fakte tė mira pėr ujėsjellsin e Vranishtit qė ėshtė njė vepėr njerėzore

Ndėrtimi Nr 3

Me mėndje tėrėsisht tė kthjelluar ky monument pra natyre do ta quaja, pėrderisa sa nuk ka njė status nuk ėshtė mbajtur anonim nga vendasit. Por ata sjellin tė dhėna befasuese, qė ngjasojnė mė tepėr legjendat, ose janė gojėdhėna tė tyre tė pėrhapura nė kohė e tė ruajtur me e fanatizėm. Por edhe nėse nuk ėshtė i tillė, njerėzia kanė rrekur ta krijojnė si tė tillė duke i veshur atribute e cilėsi qė nuk mund tė ekzistojnė, siē ka ngjarė shpesh nėpėr besime e bestytni tė rreme, kur emėrtohen gur e mjetet tė tjera rrethanore e tė pashpirta duke u dhėnė fuqi e ndoshta merita tė paqena.

1-Emėrtohet :”Sofra e Zotit”.

Saktėsimet i ka bėrė njė specialist i monumenteve nė Vlorė. Por vendasit mė japin edhe kėto fakte: Njė ēoban ėshtė strehuar aty nė njė mot me lloh dhe e ka vrarė vetėtima. Guri me qiell ka pėrmasa tė njė dhome mė thotė njė vendas. Nė afėrsi tė gurit me qiell, ka disa vende tė tjera qė kanė emėrtime tė veēanta ku mendohet janė kryer rituale pagane nė kohė tė hershme, por ndoshta dhe tė mėvonshme. Dhe ndoshta kėshtu ėshtė krijuar dashje pa dashje lidhja dhe tradita pėr ta mbiquajtur tė shenjtė ata, qė ndoshta i kėtillė s’ėshtė. Madje edhe institucioni i lartė nė Tiranė nuk e ka njohur ende si tė tillė.

2-Nė afėrsi tė gurit me qiell ndodhet :”Lėmi i lejlerėve”.

Vend i shenjtė pėr vendasit. Ėshtė pėrdorur nga vendasit nė periudhėn pellazge, quhen: ”pjella e bardhė”.

3-Nė afėrsi tė gurit me qiell, ndodhet hijerėndė mali i Bogonicės.

Ky emėrtim i shqipėruar do tė thotė: ”Vendi i Zotit”. Por vetėm njė vijė ajrore tė heqim do tė zbresim tek emėrtimi: ”Qafa e Elimit”, pėr elimėt, kėtu janė sjellė argumente nga F.M. Rrapaj, studiues.

Pėrse vallė vendasit i kanė dhėnė kėtė emėrtim: ”Sofra e Zotit” dhe malit ca mė tej “Vendi i Zotit”? Cila sofėr ėshtė shtruar atje dhe me ē’farė ėshtė shtruar?. Pėrse qenka vendi i Zotit, cila mrekulli ka ngjarė kėtu? Mos vallė, madhėshtia e tij, pozicionimi, pesha impresionimi! Mos vallė ėshtė njė ēudi qiellore! Bota, nė fund tė fundit, ē’tė mund tė jetė, pėrveēse krijesė e shpallur e Perėndisė. Njerėzimi ka kėrkuar tė gjejė Perėndinė. Ka ngritur vepra tė larta monumentale, qė tė identifikojnė Perėndinė. Ka gjetur kėshtu njė mėnyrė tė vetėm pėr ti’ u falur asaj fuqie misterioze tė thellėsuar tė shpirtit. Asnjėherė, ai se ka kuptuar se ku gjendej Perėndia. ”Mos kėrkoni Perėndinė-shprehet poeti panteist Naim Frashėri, nėpėr mur’ e nėpėr gur/ Po shihni mirė njerėzinė. Zemrėn e njeriut nė jetė/ Ėshtė vendi i Perėndisė/ Ėshtė atje Zot i vėrtetė…..

GURI ME QIELL

Grupi i fshatit Vranisht

“Guri me qiell” ėshtė monument natyre nė faqen veriore tė malit tė Bogonicės. Guri me qiell ėshtė objekt i vizitueshėm. Por distanca ėshtė 1.5 orė nga katundi Vranisht i qarkut Vlorė. Mund tė pėrshkruhet rrugėtimi vetėm me kafshė pėr turistėt. Guri me qiell, ka njė format tė habitshėm nė disa faqe, por jo nė tė gjitha. Shfaqet nė ato pjesė se njė dorė skulptori, njė mjeshtėr hyjnor por le ta quajmė, apo shiun dhe erėrat qė e kanė skalitur mė mirė sigurisht, e ka gdhendur, skalitur me kujdes deri sa i ka dhėnė formėn origjinale tė njė drejtkėndėshi nė njė faqe. Njė skalitje tė tillė, por edhe kaq origjinale, qė i atribuohet dorės sė njeriut me kaq siguri, mjeshtri fsheh formula tė pazhbirueshme.

Guri me qiell ka pėrmasa tė njė dhome tė zakonshme. Pesha mund tė shkoj 10 ton. Ndoshta, por deri mė tani nuk ėshtė peshuar asnjėherė sepse nuk ka mundėsi tė kryhet. Guri me qiell gjendet i vendosur mbi dy gurė tė tjerė, ose dy kėmbė guri. Ėshtė i ngritur nga sipėrfaqja e tokės. Kėmba, qė e mbanė nga ana veriore ėshtė njė gurė, cilėsohet autokton dhe ka ekzistuar duke u pėrvijuar poshtė sipėrfaqes sė tokės. Kėmba nė anėn perėndimore ėshtė guri i sjellė. ”Guri me qiell” ėshtė quajtur: a- objekti ėshtė gur, pavarėsisht formės dhe peshės e latimit. b-me qiell. Guri nuk gjendet i vendosur nė tokė. Ėshtė i ngritur nga lartėsia e tokės. Ėshtė nė hapėsirė. Sipas konceptit tė vendasve ėshtė i larguar nga toka, d.m.th ėshtė nė lartėsi, pra siē quhej qiell, pa u thelluar se ē’distancė ėshtė lartėsia tokė-gurė.

Guri me qiell ėshtė soji i monumentit tė natyrės dhe ėshtė gjendur nė kėtė pozicion nė kohėra tė mbuluara mjegullisht, qė studiuesit i quajnė prehistorike, a diēka mė ndryshe. Ėshtė vrojtuar pozicionimi i tij pėrmes mijėrave syve. Befasisht nuk ka ardhur,nė kėto lartėsi, veē malin qė e mban si mik tė vjetėr nga kohėt e shkuara. Emėrtimi qiellor mos ėshtė shkaktuar ardhja nga ajo pjesė ku qėndron absolut misterioziteti, bota e pashėmbshme e fshehur. Mos ka kapėrcyer ato sinore, pėr tu shfaqur nė njė lartėsi malesh. Nė anėn e majtė gjenden gjurmėt, qė flasin se vendasit kanė dashur ta skalisin gurin, ndoshta ta shpėrfytyrojnė, duke e goditur mizorisht, pėr ti hapur disa shkallė tė vogla. Kurse emėrtimi vendas “Sofra e Zotit” ėshtė njė urė lidhje me vendndodhjen e tij afėrsisht me Vendin e Zotit, malin e Bogonicės dhe afėrsia me: ’lėmin e lejlerėve” vend i shenjtė pellazg. Por zbuluesit kėrkojnė ta shkėpusin nga kėto labirinthe fshehtėsie tė pagoja. I pėrket kohės prehistorike, thonė dhe bėjnė citime me legjenda, kėngė si dhe afėria qė ka me shpellėn e banuar tė Lipes, dalin krejt zbuluar se ėshtė monument natyre i shfrytėzuar nė kohėt prehistorike. Pozicionimi i tij ėshtė pjesa mė delikate. Nga erdhi dhe si erdhi? U rrokanis nga mali? Por kush e ngriti dhe me ē’mjete? C’forcė titanike ishte ajo, qė e shkėputi nga toka. Kush e latoi nė njė faqe dhe pėrse nė kėtė vend? C’farė enigme mbart, ky monument i pagojė, dėshmitar i heshtur i kohės tonė!

Guri me qiell ėshtė vend i preferuar i mjaftė turistėve, qė mbėrrijnė kėtu me ngrohjen e motit siē mbėrrijnė dallandyshet nė strehėn tonė. Ėshtė njė iniciativė private, qė ka disa vite qė ushtrohet e Muhamet Tartarit, poet i zonės dhe krijuese e gjurmues popullor, ushqyesi kryesor i grupit folk tė Vranishtit, qė i mbledh turistėt tė cilėt ngrenė ēadra nė kėtė vend dhe pushojnė aty. Njė mėnyrė e mirė kjo pėr turizmin malor dhe pėr zhvillimin e tij tė shpejtė. Ėshtė vetėm njė miqėsi e kėtij poeti me turistėt, qė vijnė dhe ngrenė ēadrat tek guri me qiell duke shijuar aromėn e malit, ajrin e pastėr dhe prodhimet blegtorale tė blegtorėve e vendas. Por jo pak tė impresionuar mbeten nga monumenti qė u shfaqet dhe vendasit e quajnė: ”guri me qiell” dhe i kanė thurur atij legjenda e plot emėrtime i kanė sajdisur, por ai sot pėr sot ėshtė vetėm njė gurė nga maja e Lipes nė Vranisht tė Vlorės. Kur tė ketė mundėsi studimi, ndoshta do tė ketė ndonjė mundėsi zbulimi apo tė dhėnė tė rėndėsishme, nėse nuk ka le tė mbetet njė gurė, por pak i veēantė i korrasuar nga legjendat, nga tė thėnat dhe tė pathėnat e vendasve. Kėtu vjen shpesh dhe grupi i folkut, qė ėshtė ndėr kėto foto pėr tė shijuar sipas tyre njė mrekulli tė natyrės tė fshatit tė tyre malor rreth 65 km nga qyteti. Francezėt janė tė pėrhershmit vizitorė qė shkojnė, pėr ēdo vit i bėjnė vizitė, gurit me qiell nė majėn e Lipes. Ndoshta jo se besojnė nė ndonjė mrekulli, por se u ka pėlqyer mali dhe guri qė bėnė hije nė zhegun e verės.

_________________
Portali i Forumit


 
 Profili  
 
 Tema e postimit: Re: Pėrshkrim nga “Sofra e Zotit”
PostPostuar: 24/08/2007 0:45 
Jo në linjë
Anėtar shumė aktiv
Anėtar shumė aktiv

Antarësuar: 21/08/2007 15:41
Postimet: 524
Hora e Vranishtit s’ėshtė legjendė, as ėndėrr apo dėshirė, por mendojmė se ėshtė njė realitet historik

Nga Agron Metaj

Shumė rrebeshe shkelėn dhe shkretuan truallin iliro-arbėror. Njė rrebesh tronditės ishte lufta e tretė iliro – romake nė vitin 168, para lindjes sė Krishtit, ku hordhitė romake tė Paulus Emilus shkretuan 70 qytete tė Ilirisė sė Jugut, pra, tė Epirit antik dhe morėn robėr mbi 150.000 bashkė me mjaft plaēka dhe mallra tė shtrenjta.

Historiani Tit Livi nė librin “Ilirėt dhe Iliria” te autorėt antikė, vol.1, fq.131 thotė:
“…nė Iliri Anici nėnshtroi mbretin Gent, dhe pasi vendosi roje nė Shkodėr…u nis pėr nė Epir”. Kėtu Fanote qe i pari qytet qė u dorėzua… Anici pasi la roje nė kėtė qytet, prej kėtej shkoi nė Molosi, ku gjithė qytetet iu nėnshtruan pėrveē Pasaronit, Fylakes dhe Horreas…”

Nė fund tė kėtij libri, nė faqen 547 bėhet sqarimi: Horrea-qendėr e fortifikuar nė Epir.
Kėto tė dhėna mund tė pasurohen me mjaft tregues tė tjerė:
Qyteti me emrin Horrea mendojmė se ėshtė Hora e Vranishtit.
Emri Hora ėshtė shkurtimi i emrit Horea qė ka kuptimin: qendėr e banuar, fshat, qytet. Horea ka si rrėnjė fjalėn orea pellazge qė ka kuptimin “vend i bukur, i mahnitshėm, i mrekullueshėm, me klimė tė shėndetshme”.
Toponimi qyteti i Horės rron prej mė shumė se 20 shekujsh. 5-6 km nė perėndim tė Horės, pranė kalasė sė Ceries gjenden edhe sot gjurmė tė kėmbėve tė urės sė Bogdanit, qė lidhte Horėn me qytetet Amantia, Olimpi, Kaninėn dhe Aulonėn antike etj. Kėmbėt e saj me blloqe gurėsh tė gdhendur me pėrmasa 3x3 m. Mbi kėmbėt prej guri hidheshin trupa drurėsh ku kalonin njerėzit e karvanėt. Kjo urė ėshtė prishur bashkė me Horėn. Si njė argument i pakundėrshtueshėm rron toponimi: Vau i Palit ku u hodh ushtria romake e komanduar nga Paulus Emilus kur shkatėrroi Horėn. Pėr kėtė shiko, midis tė tjerash D. Matodashin, librin “Cmokthina 500 shtėpi” faqe 19.

Qyteti ynė ka pasur njė shtrirje tė gjerė nė dy lagje kryesore: Nė Liqerin e Horės dhe Sheshin e Mesit.
Trojet e kėtij qyteti antik dhe mesjetar janė prishur nga viti 1945-1947, ku me kėta gurė u shtrua xhadja nga Bramyshnja e Tėrbaēit nė Kuē.
Njė parcelė prej 6-7 hektarė edhe sot e ka emrin Varre, pra njė qytet me njė varrezė tė konsiderueshme kuptohet qė ka qenė njė qendėr e rėndėsishme.

Nė Horė ka njė kala. Historianėt e shpjegojnė mesjetare, por mjaft bashkėfshatarė tregojnė se kur janė hapur themelet e koēekėve tė kooperativės janė ndeshur me gurė tė mėdhenj, gjė qė tregon se kjo kala mesjetare ėshtė ngritur mbi themele dhe gjurmė shumė tė lashta pellazgo – ilire.

Hora nė fushė dhe Guri i Qytetit nė mal njė simbiozė historike madhėshtore
Nė Malin e Lipės nė lartėsinė afro 700 metra mbi nivelin e detit gjendet njė gur i madh gjigant, konglomerat gėlqerorėsh, qė ngrihet mbi klishe tė forta. Prej shekujsh ėshtė quajtur Guri i Qytetit.

Legjenda thotė: “Kur rrethohej kalaja e Horės nga armiqtė, nėpėrmjet njė tuneli tė nėndheshėm qė kishte dalje nė buzėn e pėrroit tė Kaurit (te mulliri) dilnin tė rrethuarit dhe duke shfrytėzuar relievin strehoheshin nė Gurin e Qytetit”. Pėrmasat e kėtij guri janė: Gjatėsia 80 metra, gjerėsia mesatare rreth 20 metra, lartėsia nė tė gjitha anėt rreth 25 metra, ndėrsa nga Lindja rreth 30 metra. Dikur ka qenė edhe mė i madh, se prej tij janė shkėputur disa gurė tė mėdhenj qė janė rrokullisur mė poshtė. Ky gur i ngjan njė trageti nė udhėtim nė drejtimin Jug – Veri. Ka vetėm dy pika ku me kujdes dhe, jo pa vėshtirėsi mund tė hipėsh lart. Me mjete rrethanore kėto shtigje mund tė bėhen tė pakalueshme. Vetėm armėt e zjarrit mund tė dėmtojnė njerėzit mbi kėtė gur, se me armė tė tjera si hark, shigjetė, jataganė, gurė me hobe etj., s’mund tė dėmtosh asnjė njeri.

Nė dokumentet e kohės bizantine njė relacion ku Mitropolia e Ohrit pėrshkruan Mitropolinė e Beratit, gjeografinė e kishave nė kėtė rajon, historinė e ngjarjeve kryesore nė antikitet, shkatėrrimin e 70 qyteteve tė Epirit, Hora nuk del me emrin e saj, por me emrin Lefka Petra, domethėnė Guri i Bardhė.

Panajotis Aravanitoi nė librin “Kronografia e Epirit” fq. 96, mendon se Lefka Petra duhet tė jetė Vranisht. Ky gjykim mbyll debatin qė mė 1860 pėr vendin ku ndodhej Lefka Petra.

Pėrcaktori “i bardhė” nuk pėrdorej nė kuptimin e ngjyrės, por me diēka mė madhėshtore, mė sublime. I bardhė ka kuptimin: I bekuar, i shenjtė, engjėllor, historik, shpėtimtar, stoik, liridashės. Gjithė kėto epitete pėrcaktojnė vlerat e vėrteta historike tė njė kalaje natyrore, tė njė vendbanimi shumė interesant, tė fortifikuar, tė sigurt e tė pashembullt. Hora dhe Guri i Qytetit kanė qenė njė simbiozė historike shumė e hershme, nga antikiteti deri nė mesjetė, janė shpartalluar dhe rindėrtuar kushedi sa herė. Rreth Gurit tė Qytetit, sidomos nga ana veri-perėndimore, ka ledhe me gurė qikllopikė ku janė ngritur shtėpi, ku kanė banuar njerėz.
Aq shumė ka hyrė nė zemrėn e vranishtiotėve Guri i Qytetit sa tė moshuarit betoheshin dhe betohen edhe sot: Pėr atė gur! Njėsoj si beja: Pėr atė diell!

Ėshtė interesante se nė regjistrin e Turqisė nė 1507, fshati Gur i Bardhė shėnohet kryeneē qė s’pranoi tė jepte taksat. Vranishti del i shkruar qė nė mbretėrinė e Anzhuinėve me emrin qė ka sot. Mė 1431, nė regjistrimin e parė osman del Ivranista.

Nė librin “Dokumente tė Periudhės Bizantine pėr historinė e Shqipėrisė shekulli VII – XN (numri i dokumentit XLVII, faqe 86 thuhet:

Njė fshat me emrin Erohor (qė pėr mua ėshtė njė deformim i emrit Horea) bashkė me panairin qė bėhet atje ditėn e lindjes sė tė ndershmes, tė tė gjithė kulluarės zonjė dhe perėndisė mėmė, si dhe tė drejtat qė i pėrkasin atij mbi atė fshat, ku ėshtė ndėrtuar dhe kisha(…).”

Nė Horė nė veri – perėndim tė kalasė gjendet toponimi Pazari, ky ėshtė vendi ku organizoheshin Panairi periodik dhe pazari i pėrditshėm.

Njė qytet iliro – arbėror qė bėnte edhe panaire me mallra dhe prodhime bujqėsore e blegtorale flet se Hora ishte njė qendėr e rėndėsishme ekonomike.

Qyteti kishte edhe jetėn e vet kulturore artistike. Ai trashėgonte qysh nė kohėn pagane festa tė shumta. Me pėrqafimin e fesė ortodokse nderoheshin dhe respektoheshin figurat e shumė shenjtorėve. Kėshtu nė rrugė kalimin Horė – Qafė e Shėngjergjit – Orikum ndeshemi me: Shėn Premtin, Shėn Kollin, Shėn Rrokun, Shėn Gjergjin. Kjo tregon rėndėsinė, leverdinė dhe vlerėn e kėsaj rruge qė e lidhte me pėrtej detin. Ndonėse Hora si qytet nuk kishte arritur tė kishte stadium (ky ėshtė vetėm njė konstatim vizual se kazma e arkeologut nuk ėshtė dėgjuar nė Horė), banorėt e Horės si gjithė bota ilire i faleshin natyrės, magjisė dhe mrekullisė sė saj, gurit, drurit, malit, qiellit, diellit dhe natyrėn e kishin tė shenjtė. Aty, pranė burimit me emrin Nona, d.m.th. nėna nė Bregun e Lugut tė Valles, lodronin, vallėzonin, kėndonin nė ditėt e shenjta.

Ky vend me emrin kuptimplotė Bregu i Lugut tė Valles edhe sot ruan tiparet e njė amfiteatri natyror buzė Shushicės kaltėroshe. Banorėt e Horės dhe tė Gurit tė Bardhė, mė vonė tė Vranishtit i faleshin Lėmit tė Lelerėve nė Malin e Zotit (Bogonicė). Atje bėnin kurbane dhe luteshin qė Zoti t’i ndihmonte me shira dhe dėborė, pėr tė siguruar pjellorinė dhe pėr tė siguruar jetėn. Mbi Gurin e Qytetit njerėzit i faleshin Gurit me Qiell dhe i luteshin t’u sillte begatinė, lumturinė dhe sofrėn plot, prandaj i thonė shpeshherė: Gurit me Qiell ose Sofra e Zotit.
Njė toponim tjetėr, Rraustrati plotėson kuadrin e pėrgjithshėm tė qytetit tė Horės. Rrahu – nė shqip ka kuptimin pylli i prerė. Strati- stratiotėt ishin ushtarėt qė ruanin dhe siguronin jetėn e qytetit tė Horės.


Hora dhe mesjeta


Edhe nė mesjetė Hora ėshtė quajtur dhe klasifikuar qytet. Kėtė dėshmi tė njė rėndėsie tė veēantė e gjejmė te libri “Familja Arianit Komnen Vlora”. Nė faqen 295 thuhet: “Etinia, vajza e Pal Matėrėngės, zot i Horės, qytet kryesor nė rajonin me tė njėjtin emėr qė pėrkon me rrjedhėn e lumit Shushicė nė Prefekturėn e Vlorės”.

Etinia ose Onorata ishtė bija e Andreas II Muzaka, i cili ishte biri i Andreas I Muzaka, ku nė mesin e shekullit XIII ishte sebastokrator, zot i Muzakės (Epirit).

Komita Muzaka 1372-1396 ishte zonjė e Kaninės, Vlorės, Himarės, Pargės, Sazanit qė ja kishte dhėnė pajė i vėllai Gjin Muzaka, kur u martua me Balshėn II.

Ajo veronte nė Horė dhe nė mal tė Vranishtit. Nė mal kemi toponimin Maja e Komitės, Qafa e Komitės, vendi ku kishte llėnxhėn, tendėn e pushimit dhe prej andej kundronte gjithė pronat e saj deri nė Parga. Bija e Komitės, Rugjina nuk del nė ndonjė toponim, por rron nė kujtesėn e brezave si njė grua impozante, heroike dhe hijerėndė. Sot pėrdoret shprehja: Ah, Rugjinė, a Rugjinė, del edhe nė formėn Murgjinė edhe nė formėn mashkullore, ah Rugjo, Rugjo.

Toponime tė tjera pėrputhen me emra tė tjerė tė shquar tė kohės si Shullėri i Muzhaqit, Hija e Mėrkurit, Hunda e Ndrere. Andrea del si zot i Horės, myslyman, i biri i Jelės, motra e Gjon Kastriotit. Gjini Muzaki vdiq nė betejė me turqit dhe mendohet se toponimi Shullėri i Muzhaqit ka lidhje me tė. Njė toponim mesjetar ėshtė dhe Rrėza e Tereziut, ku tregon se kėtu nė kėtė qytet ka pasur midis tė tjerash dhe njė artizanat tė zhvilluar si leshpunues, rrobaqepės etj.

Nė Horė janė zhvilluar beteja tė mėdha kundėr turqve dhe kėto luftra tė pandalshme kanė bėrė qė Hora tė vuante pėrsėri dhimbjen e mungesės sė lirisė. Ajo ėshtė shpėrngulur herė nė mal e herė nė fushė, ka marrė dhe rrugėt e mėrgimit, por pati dhe familje qė rezistuan nė shekuj, mbijetuan dhe trashėguan vendin e tyre dhe lirinė. Edhe sot e kėsaj dite besohet se nė Horė kanė ardhur Gjon Kastrioti dhe Kostandin Muzaka pėr tė organizuar betejėn kundėr turqve. Njė varg i njė kėnge popullore thotė: “Pa dėgjoni erdhi Gjoni, dilni trima tė luftoni pėr liri!”.... Njė toponim mban emrin Guri i Kostandinit rrėzė Bogonicės dhe besohet se kemi tė bėjmė me Kostandin Muzakėn, ku ka ngulur fushimin e tij kur erdhi pėr ēlirimin e Himarės dhe rrethinave tė saj.

Ashtu si nė Himarė ėshtė toponimi Guri i Gjonit, nė kujtim tė Gjon Kastriotit.
Hora e Arbėreshėve vazhdimėsi e Horės sė Vranishtit
Ka mjaft dokumente pėr tė mbrojtur kėtė tezė, por ne po pėrmendim pak prej tyre.
Mė 1916, njė kapiten kavalerie ka ardhur me njė grup ushtarėsh italianė nė Horė. Ka dėrguar nė Vranisht 2-3 ushtarė dhe ka ftuar nė kalanė e Horės pleqėsinė e Vranishtit.
Pleqėsinė e gjetėn nė njė davet, ku vranishtiotėt nderonin Qazim Ademin, mikun e tyre nga Bashaj – Matogjini dhe bashkė me tė zbritėn nė Horė.

Kapiteni i kavalerisė pasi i takoi pėrzemėrsisht, nxori njė hartė ushtarake, e ka vendosur mbi murin e kalasė dhe me busull nė dorė ka shkuar pranė truallit tė njė shtėpie tė rrėnuar, ku ka ndezur zjarrin dhe ka bėrė vetė kafenė. Kur ua ka servirur u ka thėnė: “Po ju qeras me kafe nga ky zjarr qė e ndeza nė vatrėn e tė parėve tė mi, se unė ja Horian”. Burrat s’e kanė mbajtur veten. Kafen e pinė bashkė me lotėt e gėzimit dhe dhimbjes qė ndjenin pėr tė kaluarėn e tyre. Kanė kėnduar dhe hedhur valle. Grupi i burrave e ftuan kapitenin pėr tė vizituar fshatin, por ai u ėshtė pėrgjigjur: - Unė e ndeza zjarrin nė oxhakun e stėrgjyshėrve tė mi, po dua tė vizitoj edhe kalatė e Cerjes dhe tė Boderit, tė ndez edhe atje nė mos zjarr nga njė qiri, se amanetin s’e tret dheu.

Po ky kapiten ka treguar historinė e Shegės sė Horės qė kur kanė ikur njė plakė e vjetėr, nė shenjė kujtimi, kishte pėshtjellė njė rrėnjė shege tė vogėl nė futėn e saj, tė cilėn e kishte mbjellė dhe shumėzuar dhe sot quhet Shega e Horės. Ka dhe shumė dėshmi pėr kėto lidhje. Mbiemra tė familjeve tė ndryshme pėrkojnė me mbiemra tė familjeve tė Vranishtit si: Shyti (Skiuti), Meēia, nė Vranisht ėshtė toponimi rruga e Meēove (fis i larguar).

Ka nė Horėn e Arbėreshve emra e mbiemra tė tillė: Zhupa (nė Vranisht ėshtė burimi i Nik Zhupės), Strati ėshtė mbiemėr nė Horėn e Arbėreshėve, nė Vranisht arat e Gjin Stratit. Varfi ka mbiemėr si nė Horėn e Arbėreshėve dhe nė Horėn tonė. Toponime tė tjera pėrkojnė tamam si nė Horėn e Arbėreshėve dhe nė Horėn e Vranishtit si: Honi, Gryka e Honit, Shtegu i Honit, Vali etj. Nuk na lejon vendi qė tė zgjerohemi nė fusha tė tjera tė dijes, ku argumentet janė tė pafund, qofshin tė tė folmes pra, tė gjuhės, tė riteve dhe tė bestytnive tė ndryshme, te kremtimi i festave pagane, ēėshtje tė besimit, tė kėngėve, tė zbulimeve, qoftė spontane arkeologjike nė Vranisht dhe Horė, tė cilėt janė objekt i njė libri qė po plotėsohet dita ditės.

Hora e arbėreshėve tė Italisė ėshtė njė ngulim qė origjinėn, emrin, ADN-nė e ka edhe nga Hora jonė (Vranisht - Vlorė), qyteti ynė antik dhe mesjetar.

E Shtune, 23 Qershor 2007-gazeta ndryshe


 
 Profili  
 
Shfaq postimet që prej:  Renditja  
Post new topic Reply to topic  [ 2 Postime ] 

Data dhe ora janë sipas brezit orar të Tiranës


Kush është në linjë

Përdorues të regjistruar: Googlebot


Nuk mund të hapni tema të reja në këtë forum
Nuk mund të përgjigjeni në temat e këtij forumi
Nuk mund të ndryshoni postimet tuaja në këtë forum
Nuk mund të fshini postimet tuaja në këtë forum
Nuk mund të postoni foto në këtë forum

Kërkoni:
Shkoni tek:  
© Forum i Lirė 2006 - 2007
Mundėsuar nga phpBB © 2002, 2006 phpBB Group