|
 |
Faqe 1 nga 1
|
[ 5 Postime ] |
|
| Autori |
Mesazh |
| Ledi |
Tema e postimit: A mund te jete Kosova nje komb me vete? Postuar: 27/10/2008 17:00 |
|
Antarësuar: 31/03/2008 16:26 Postimet: 55
|
|
Pershendetje te nderuar forumiste.
Me vjen pak 'turp' ta hap kete teme, por sinqerisht me kane shqetesuar jashte mase disa diskutime, diku, qe vinin ne pikepyetje faktin se Kosova ka dhe gezon kombin e vet, pra ate Kosovar. Kete ide e mbeshtesnin mbi situaten e njejte te problematikes mbi kombesine e Austrise etj etj..
Nuk po ndalem per te sjelle disa debate ketu, por thjesht dua qe te shpalosim te gjithe se bashku, (bazuar ne fakte) se pse Kosova nuk mund te jete nje komb me vete
Ju pershendes te gjitheve
Ledi.
Ps. Sondazhi nuk funksiononte.. nuk e di nese e kam vetem une kete problem..
_________________ Mes jush...
|
|
| |
|
 |
| karaburuni |
Tema e postimit: Re: A mund te jete Kosova nje komb me vete? Postuar: 31/10/2008 14:15 |
|
Antarësuar: 10/10/2006 14:51 Postimet: 443
|
|
Me duket pak veshtire qe Kosova te jete komb me vete sepse Kosovaret jane pjese e kombit shqiptar: 1. Kosovaret jane identifikuar gjithmone si shqiptare, madje edhe ne Jugosllavi kane patur kombesi shqiptare 2. Kosova flet shqip dhe ka kontinuitet territorial me Shqiperine politike dhe ka perdorur flamurin shqiptar edhe nen Jugosllavi 3. Kosova ka lozur nje rol vendimtar ne historine e kombit shqiptar dhe vecanerisht ne krijimin e shtetit te pavarur shqiptar me 1912. Duhet patur ketu parasysh Lidhja e Prizrenit e zhvilluar ne Kosove, kryengritjet kosovare ne periudhen midis Lidhjes se Prizrenit dhe Shpalljes se Pavaresise ne Vlore. Mund te thuhet qe levizja per pavaresi e kombit shqiptar nisi ne Kosove. 4. Heronjte e Kosoves jane ata te Shqiperise: Skenderbeu, Abdyl Frasheri, Sulejman Vokshi, Hasan Prishtina, Isa Boletini, Ismail Qemali, Bajram Curri e deri tek Adem Jashari.
Duke patur parasysh se nje komb percaktohet nga gjuha, flamuri, historia, heronjte, territori dhe ndjenja kombetare, duke patur parasysh se ne Kosove keto jane te njejta me ato te te gjithe shqiptareve te tjere ne rajon, me duket e pamundur dhe absurditet qe te krijohet nje komb i dyte shqiptar ngjitur me te parin.
Persa i perket rastit te Gjermanise dhe Austrise, duhet patur parasysh se ato nuk ndajne te njejten histori dhe ndjesi kombetare: te mos harrojme se Austro-Hungaria ka qene ne nje periudhe perandori ne Evropen Qendrore nderkohe qe Prusia dilte si nje shtet i fuqishem ne Evropen veriore.
Raste te tjera si ai i Belgjikes perseri nuk jane te krahasueshme, sepse ne Belgjike Flamandet dhe Wallonet jane ne proporcionet 57% me 43%, pra gati gjysem per gjysem, kurse ne Kosove mbi 90% jane shqiptare.
Per keto aresye mendoj qe krijimi i nje kombi kosovar eshte nje utopi dhe, duke patur parasysh se ne boten e sotme nje komb i korrespondon ne pergjithesi nje shteti, pas nje periudhe jo shume te larget shteti i Kosoves duhet te bashkohej me shtetin e Shqiperise per te krijuar nje shtet te vetem shqiptar.
|
|
| |
|
 |
| Ledi |
Tema e postimit: Re: A mund te jete Kosova nje komb me vete? Postuar: 31/10/2008 20:44 |
|
Antarësuar: 31/03/2008 16:26 Postimet: 55
|
karaburuni shkroi: Me duket pak veshtire qe Kosova te jete komb me vete sepse Kosovaret jane pjese e kombit shqiptar: 1. Kosovaret jane identifikuar gjithmone si shqiptare, madje edhe ne Jugosllavi kane patur kombesi shqiptare 2. Kosova flet shqip dhe ka kontinuitet territorial me Shqiperine politike dhe ka perdorur flamurin shqiptar edhe nen Jugosllavi 3. Kosova ka lozur nje rol vendimtar ne historine e kombit shqiptar dhe vecanerisht ne krijimin e shtetit te pavarur shqiptar me 1912. Duhet patur ketu parasysh Lidhja e Prizrenit e zhvilluar ne Kosove, kryengritjet kosovare ne periudhen midis Lidhjes se Prizrenit dhe Shpalljes se Pavaresise ne Vlore. Mund te thuhet qe levizja per pavaresi e kombit shqiptar nisi ne Kosove. 4. Heronjte e Kosoves jane ata te Shqiperise: Skenderbeu, Abdyl Frasheri, Sulejman Vokshi, Hasan Prishtina, Isa Boletini, Ismail Qemali, Bajram Curri e deri tek Adem Jashari.
Duke patur parasysh se nje komb percaktohet nga gjuha, flamuri, historia, heronjte, territori dhe ndjenja kombetare, duke patur parasysh se ne Kosove keto jane te njejta me ato te te gjithe shqiptareve te tjere ne rajon, me duket e pamundur dhe absurditet qe te krijohet nje komb i dyte shqiptar ngjitur me te parin.
Persa i perket rastit te Gjermanise dhe Austrise, duhet patur parasysh se ato nuk ndajne te njejten histori dhe ndjesi kombetare: te mos harrojme se Austro-Hungaria ka qene ne nje periudhe perandori ne Evropen Qendrore nderkohe qe Prusia dilte si nje shtet i fuqishem ne Evropen veriore.
Raste te tjera si ai i Belgjikes perseri nuk jane te krahasueshme, sepse ne Belgjike Flamandet dhe Wallonet jane ne proporcionet 57% me 43%, pra gati gjysem per gjysem, kurse ne Kosove mbi 90% jane shqiptare.
Per keto aresye mendoj qe krijimi i nje kombi kosovar eshte nje utopi dhe, duke patur parasysh se ne boten e sotme nje komb i korrespondon ne pergjithesi nje shteti, pas nje periudhe jo shume te larget shteti i Kosoves duhet te bashkohej me shtetin e Shqiperise per te krijuar nje shtet te vetem shqiptar.
Jam shume dakord me kete qe keni shkruar, por nje pjese e 'elites' kosovare pretendon te krijoje komb te ri tashme qe eshte krijuar shteti i Kosoves. Arsyeja eshte se pretendojne se do te kene nje te ardhme me te mire nese kete pavaresi e 'laurojne' me nje komb te ri, duke hedhur poshte te kaluaren (ne fakt nuk kane argument te forte te vertetojne cfare shprehin, por qe personalisht me ben pershtypje insistimi i tyre). Nuk e di nese keta 'elitare' jane te shtrenguar per te pranuar kete situate dhe po perpiqen te japin arsyet e tyre duke e bere te duket domosdoshmeri ne menyre qe te mos e revoltojne popullin kosovar apo eshte ndonje pjese 'tragjikomike' e shkeputur nga mendimi/deshira e tyre ???!!! Ps. Austriaket t'i pyesesh cfare gjuhe flisni, cfare pergjigje japin?..
_________________ Mes jush...
|
|
| |
|
 |
| alibaba |
Tema e postimit: Re: A mund te jete Kosova nje komb me vete? Postuar: 07/11/2008 21:27 |
|
 |
| Anėtar aktiv |

|
Antarësuar: 04/11/2006 16:34 Postimet: 98
|
|
Ata qė dalin nė televizor, flasin me "entuziazėm", pėr kombin kosovar, janė ca debila qė hapen bythėsh.
Nuk mė shqetėsojnė aspak, veēse t'a bėjnė tė pamundur tė shikosh ato programe televizive, se taman e qet ni program, meniher tė shfaqet ai lugati tuj fol pėr kombin kosovar, t'i qon tuget me at far buzqeshje tė neveritshme, me atė hapje bythėsh qė nuk e gjen askund nė botė.
|
|
| |
|
 |
| Ledi |
Tema e postimit: Re: A mund te jete Kosova nje komb me vete? Postuar: 16/11/2008 22:40 |
|
Antarësuar: 31/03/2008 16:26 Postimet: 55
|
|
Po sjell nje shkrim qe eshte pergjigje e drejtperdrejte per kete teme, por qe ky njeri, sakrifikon cdo dite e me teper veten duke u kalbur burgjeve te shtetit ose duke qene ne arreste shtepie, e gjithsesi, askush nuk mundet t'ia ndaloje fjalen e lire.
nga Albin KURTI
Kosova - shtet i ri pėr kombin shqiptar, e jokomb i ri pėr shtetin
Historia pėrbashkėt, kryengritjet dhe rezistenca e vazhdueshme, gjuha shqipe, doket, zakonet, kultura, tradita, shėrbimet tregtare dhe vazhdimėsia territoriale e shqiptarėve e kanė ndėrtuar ndjenjėn e pėrkatėsisė te kombi shqiptar. Pėrkundėr kėsaj, shqiptarėt kanė mbetur tė ndarė dhe jetojnė nė sisteme tė ndryshme politike dhe shoqėrore, nė shtete tė ndryshme. Kjo mospėrputhje ka shkaktuar mospėrmbushje, mosrealizim tė vetes sonė, dhe pėr pasojė njė dinjitet tė parestauruar. Dobia e bashkimit kombėtar ėshtė e shumėfishtė. Ajo do ta dyfishonte tregun shqiptar duke rritur investimet e huaja, duke pėrmirėsuar pozitėn e prodhuesve vendorė, duke rritur mbrojtjen prej ndikimeve negative tė tregut botėror nė ēmimet e brendshme, duke sajuar komplementaritet ndėrmjet Shqipėrisė, Kosovės dhe viseve tė tjera: ēka nuk e prodhon njėra, e prodhon tjetra etj. Me njė fjalė do tė ngjante forcimi yni i pėrgjithshėm ekonomik.
Aktualisht, nė Ballkan kemi njė stabilitet tė brishtė dhe afatshkurtėr pikėrisht pėr shkak se ky stabilitet mbahet nė kurriz tė shqiptarėve. Nuk ka reciprocitet ndėrmjet tė drejtave tė shqiptarėve atje ku ata janė minoritet nė shtet fqinje dhe tė drejtave tė atyre minoriteteve aty ku shqiptarėt janė shumicė. Serbėt qė janė 5% nė Kosovė kanė mė shumė tė drejta sesa shqiptarėt qė janė afėr 1/3 e popullsisė nė Maqedoni, e tė mos flasim pėr Luginėn e Preshevės. Nga 218 policė nė komunėn e Preshevės, 119 janė shqiptarė kurse nga 9 prokurorė 5 janė serbė e vetėm 4 shqiptarė ndonėse 92% tė popullatės nė komunėn e Preshevės janė shqiptarė. Nė komunėn e Bujanocit 61% janė shqiptarė por nga 286 policė vetėm 106 janė shqiptarė, ndėrsa janė 10 prokurorė serbė dhe vetėm njė prokuror shqiptar! Kjo asimetri e tė drejtave s'mund tė jetė formulė stabiliteti, por formulė pėr konflikte nė tė ardhmen.
Shqiptarėve pėrherė u ėshtė rrudhur territori. Kur u shpall pavarėsia e Shqipėrisė nė vitin 1912 kishte 92.000 kilometra katrorė qė populloheshin me shumicė nga shqiptarėt, kurse sot, mė pak se njė shekull mė vonė, ne popullojmė rreth 46.000 kilometra katrorė, pra gjysmėn e asaj qė dikur ishte tokė jona. Edhe pas luftės sė fundit ne humbėm territor, mbetėm pa veriun e Kosovės, ndėrkaq prej vitit 1999 e deri mė sot janė shpėrngulur afėr 30.000 shqiptarė nga Lugina e Preshevės prej tė cilėve diēka mbi 11.000 jetojnė vetėm nė komunėn e Gjilanit nė Kosovė. Shqiptarėt mbase kanė fituar mė shumė tė drejta e liri pėrgjatė shekullit XX, mirėpo ata kanė humbur territor, ndėrkohė qė politikanėt janė ngjitur lart nė hierarkinė e pushtetit nė masėn nė tė cilėn e kanė braktisur konceptin dhe projektin e bashkimit kombėtar. Faktorėt ndėrkombėtar kanė ndėrmjetėsuar midis agresivitetit tė pretendimeve hegjemoniste tė Beogradit dhe Athinės nė njėrėn anė dhe pasivitetit tė Tiranės, Prishtinės e Shkupit nė anėn tjetėr.
Nuk ka status quo. Ose do tė lėvizin njerėzit, ose kufijtė. Pra, ose do tė vazhdojnė tė shpėrngulen shqiptarėt dhe t'u zvogėlohet areali atyre, ose do tė korrigjohen kufijtė. Shqiptarėt bėnė aq shumė kompromise pėr hir tė paqes e cila i la pa liri dhe pa mirėqenie (sidomos nė krahasim me fqinjtė e tij). Duke filluar nga Marrėveshja e Rambujesė e duke vazhduar me atė tė Konēulit e Ohrit pėr tė pėrfunduar te Plani i Ahtisaarit, shqiptarėt fitonin paqen porse dorėzonin armėt, i ktheheshin jetės normale porse vazhonte diskriminimi. Nė situatėn me pak apo aspak zhvillim ekonomik, me varfėri tė gjerė e papunėsi qė rritet, me ushtri tė vogėl apo pa tė fare, shqiptarėt nuk kanė perspektivė tė ndritshme. Pėr paqe e stabilitet tė qėndrueshėm duhet reciprocitet midis kombeve, popujve dhe shteteve. Pėr zbrapsje tė apetiteve tė fqinjve tė shqiptarėve duhet bashkimi i shqiptarėve. Shqiptarėt nuk ia vlen ta presin integrimin nė BE pėr t'u integruar mes vete. Aq mė tepėr qė nė BE kufijtė ndėrmjet shteteve nuk dobėsohen por forcohen. Kufijtė ndėrmjet shteteve tė BE-sė pėr njėra-tjetrėn janė mė tė fortė se kurrė mė parė. Kufijtė janė zbutur pėr individėt, por jo edhe pėr shtetet.
Kufiri ndėrmjet Francės dhe Gjermanisė ėshtė i dobėt si asnjėherė mė parė pėr francezėt e gjermanėt porse mė i fortė se kurdoherė tjetėr pėr Francėn e Gjermaninė. Vetėm kur Gjermania hoqi dorė nga krahinat e Alzasit dhe Lorenės u krijuan kushtet pėr paqe tė qėndrueshme ndėrmjet Francės dhe Gjermanisė. Vetėm kur pretendimet territoriale tė Gjermanisė pushuan, vetėm kur Gjermania e Franca s'kanė mė konteste territoriale, u krijuan kushte tė vėrteta pėr paqe afatgjate dhe pėr vetė BE-nė si tė tillė. Integrimi i Shqipėrisė dhe Kosovės nė BE e forcon kufirin ndėrmjet Shqipėrisė dhe Kosovės.
Nė kohėn kur Kosovėn duan ta shndėrrojnė nė njė Bosnje tė dytė (protektorati evropian lart, ndarja mbi baza etnike poshtė, dhe politikanėt si njerėzit mė tė pasur nė vend ndėrmjet kėtyre) kurse popullin shqiptar ta kosovarizojnė (pėr ta dobesuar elementin shqiptar sepse duhet mirėmbajtur koncepti i multi-etnicitetit paēka se serbėt janė vetėm 5%), po bėhet e qartė se ne nuk kemi nevojė pėr njė komb tė shtetit por pėr njė shtet tė kombit; se ne nuk kemi nevojė pėr njė komb tė ri tė shtetit tė Kosovės por pėr njė shtet tė ri gjithėpėrfshirės pėr shqiptarėt.
_________________ Mes jush...
|
|
| |
|
 |
 |
Faqe 1 nga 1
|
[ 5 Postime ] |
|
Kush është në linjë |
Përdoruesit që po e shfletojnë këtë forum: Asnjë përdorues i regjistruar dhe 1 vizitor |
|
Nuk mund të hapni tema të reja në këtë forum Nuk mund të përgjigjeni në temat e këtij forumi Nuk mund të ndryshoni postimet tuaja në këtë forum Nuk mund të fshini postimet tuaja në këtë forum Nuk mund të postoni foto në këtë forum
|

|
|