Forum i Lirė
Data dhe ora aktuale : 20/12/2014 6:45

Data dhe ora janë sipas brezit orar të Tiranës




Post new topic Reply to topic  [ 92 Postime ]  Shkoni tek faqja Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6 ... 8  Pasardhëse
Autori Mesazh
 Tema e postimit: Re: Greqia u jep nenshtetesi greke minoritareve ne Shqiperi.
PostPostuar: 09/11/2006 20:42 
Jo në linjë
Shqiponja e forumit
Shqiponja e forumit

Antarësuar: 09/10/2006 21:13
Postimet: 1503
Greqia: Nenshtetesi per vorioepiriotet

E Merkure, 08 Nentor 2006
Qeveria e Athines vendosi dje te pajise me pasaporta greke te gjithe shtetasit shqiptare qe kane kombesi greke. Reagime te shumta politike. Si “loja me letra” qe nisi ne fillim te viteve ’90, dyfishoi numrin real te minoritareve perfitues

Edison KURANI

Minoritaret greke te Shqiperise, te cilesuar si vorioepriote, marrin nenshtetesine helene. Vendimi i posacem u miratua dje nga Qeveria e Athines, me propozim te Dora Bakojanit, ministre e Jashtme dhe Prokopis Pavlopulos, minister i Brendshem. Sipas ketij vendimi minoritaret greke ne Shqiperi do te kene te drejta te barabarta me qytetaret ne Greqi. Autoritetet deklaruan se ky hap, vjen menjehere pas bisedimeve zyrtare mes Shqiperise dhe Greqise lidhur me kete argument.

Qeveria helene e cituar nga mediat e atjeshme, e shpalli dje, vendimin per dhenien e nenshtetesise per te gjithe anetaret e pakices greke ne Shqiperi. Vendimi sakteson se perfituesit jane ata qe provojne se kane kombesine greke. “Te gjithe ata shtetas shqiptare te cilet ne dokumentet vendase kane te provuar se kane kombesi greke, ata qe paraqesin leternjoftim ku qartesohet kjo kombesi dhe te gjithe ata te cilet ne Greqi, kane fituar karten e homogjenit, (kombesise), do te perfitojne nenshtetesine helene”, deklaroi ministri i Brendshem Pavlopulos.

Politika

Ministri i Brendshem Prokopis Pavlopulos, tha se kjo ceshtje nuk ka tendenca politike parazgjedhore duke siguruar se ishte shtruar dhe duhet te zgjidhej prej shume vitesh. Per Pavlopulos, behet fjale per plotesimin e nje te drejte qe i takon minoritetit grek ne Shqiperi. “Pas diskutimeve qe u bene me palen shqiptare, tani realizohet dhenia e nenshtetesise per te gjithe ata shqiptare te cilet paraqesin dokumente ku provohet kombesia helene”, deklaroi Pavlopulos.

Nderkaq, ministrja e Jashtme Dora Bakojani, tha se vendimi u mor me pelqim te pergjithshem dhe e cilesoi ate si historik. “Kjo eshte gjeja me minimale qe shteti yne mund te beje per nje pjese te kombit tone qe jeton jashte kufijve te Greqise”, deklaroi Bakojani. “Te gjithe perfituesit, pas bisedimeve me autoritetet shqiptare, u vendos te mbajne nenshtetesi te dyfishte, ate te Shqiperise dhe ate helene”, sqaroi ministrja, duke nenvizuar se mbajtjen e dyshtetesise, e lejon Kushtetuta shqiptare. Ajo shtoi se “njekohesisht me kete hap, Shqiperia po pergatitet per te hyre ne Bashkimin Evropian dhe zbatimi i ketij vendimi, eshte ne vazhden e kritereve qe kushtezon BE”.

Ministrja Bakojani vleresoi se komentet mediatike vendase per lidhje te vendimit me fushaten e pritshme zgjedhore, “jane shume satanike”. Reagimi erdhi pak ore pasi me publikimin e vendimit, partia opozitare PASOK, vleresoi se ky hap vjen ne perpjekje per te rritur numrin e votuesve dhe votave pro Demokracise se re, aktualisht ne pushtet. Ne Athine flitet cdo dite e me shume per zgjedhje te parakohshme parlamentare, ne vjeshten e ardhshme. Para pak javesh, mazhoranca aktuale qeverisese, fitoi numrin me te madh te bashkive dhe komunave ne zgjedhjet vendore.

Loja e madhe e shifrave

Vendimi i djeshem i qeverise greke, sipas ministrise se Brendshme ne Athine, pritet te realizoje ne menyre te menjehershme, pajisjen me pasaporta helene, per te pakten 30 mije shqiptare te minoritetit. Sakaq, organizata te ndryshme emigrantesh ne Greqi, thone se behet fjale per jo me pak se 120 mije minoritare qe e perfitojne kete te drejte. Por loja e madhe e shifrave vazhdon, sepse nje varg shoqatash ne mbrojtje te te drejtave te minoritetit grek ne Shqiperi, e cojne ne 300 mije e me teper, numrin e personave me kombesi helene. Kurse Instituti Shqiptar i Statistikave, zyrtarisht thote se minoriteti grek arrin ne shifren tre per qind ne vend. Kjo i korrespondon shifres 99 mije nder afro tre milion e gjysme banore te Shqiperise.

Nga ana tjeter, specialiste te prefekturave ne jug te vendit, si dhe nga bashkite e zonave, evidentojne dyshimin se nje pjese e perfituesve jane te rreme. Ata sqarojne se te pakten ne fillim te viteve ’90, u leshuan nje mori certifikatash qe “provonin” kombesine greke te shtetasve shqiptare. Pjesa me e madhe e certifikatave u leshuan ne rruge legale ne zyrat e gjendjes civile ne jug te vendit por dhe me gjere, fale mungeses se stimuluar te kontrollit shteteror por dhe dashamiresise se atehershme greke per te pranuar ne vendin e tyre sa me shume “vorioepiriote”. Keto dhe falsifikimet e shumta, sollen dyfishimin ne mos me teper te minoritareve greke qe realisht ekzistojne ne vendin tone. Ne zyrat e gjendjes civile, te pjeses me te madhe te vendit por dhe ne keshillat bashkiake, gjenden nje numer i madh qytetaresh shqiptare me emra deri dhe mbiemra te ndryshuar ne greke, ne perpjekje per te marre statusin e homogjenit, pra te kombesise greke. Dhe kjo ne fakt ka vlejtur syresh, per shume prej tyre. Sot, pas kaq vitesh vonese, sic tha dhe ministri i Brendshem grek Prokopis Pavlopulos, ata perfitojne nenshtetesine helene duke u pajisur me pasaporte qe “can” kufijte e gjithe botes. E.K

_________________
Portali i Forumit


 
 Profili  
 
 Tema e postimit: Re: Greqia u jep nenshtetesi greke minoritareve ne Shqiperi.
PostPostuar: 10/11/2006 2:38 
Jo në linjë
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv

Antarësuar: 09/11/2006 2:12
Postimet: 14
Ky me duket rast shume i mire per te pastruar shqiperine nga grekofilet e tradhetaret tjere potencial.

Rast qe nuk bene te leshohet.

Ne rast se shqiperia nuk ndermerr te njejtin hap ndaj minoritetit te vet ne greqi duke ju dhene shtetesi shiptare gjithe atyre qe kan paty gjysh apo stergjysh shqiptar. Atehere mbetet qe kete manover armiqsore te greqise ta shfrytezojme per dobine tone dhe per te perforcuar komunitetin tone ne jug.

Ata qe deklarohen greker, pavaresisht a qene a nuk qene, tu lejohet shtetesia greke se paku per nje vjet. Pas kesaj, te bihet ligji i cili ndalon dyshtetesine, dhe me kete shtetasit grek te humbasin shtetesine shqiptare pergjithmone dhe te mos kene te drejte me te hyjne ne shqiperi pa nxjerrur vizat perkatese si cdo shtetas i huaj.

Pronat e tyre duhet te nacionalizohen dhe t'iu shperndahen banoreve pa strehe dhe pa prona per tua rregulluar gjendjen sociale sado pak.

Me te mbeturit brenda kufijve te shqiperise pas heqjes se dyshtetesise, tu jipet vize per leje qendrimi me afat prej dy javesh te mjaftuar per te organizuar kthimin ne shtetin e tyre legjitim. Pas skadimit te ketyre vizave, kan te drejte te aplikojne per azil ne shqiperi ose te perballen me ligjet nderkombetare te sankcioneve ndaj personave qe gjinden ne nje shtet pas skadimit te vizes per qendrim.

_________________
The Last Standing Defender
Aeneas Dardanus
Eternal Wonderer


 
 Profili  
 
 Tema e postimit: Re: Greqia u jep nenshtetesi greke minoritareve ne Shqiperi.
PostPostuar: 10/11/2006 4:43 
Jo në linjë
Shqiponja e forumit
Shqiponja e forumit

Antarësuar: 09/10/2006 21:13
Postimet: 1503
Hapi qe thua ti aplikohet pa problem tek popullsia shqiptare ne Maqedoni e Kosove. Them pa problem tek ato shqiptare atje. Mirepo kur vjen puna tek Arbereshet dhe tek Arvanitasit do perballlesh me dy shtete si Italia dhe Greqia. Ti e di mire qe Europa thote bej si them une, mos bej si them une.
Pastaj, sic thote dhe Tristan dhe si cpo shoh lart e poshte kjo eshte nje LLOTARI, por qe shitet sikur te jete dicka qe po u jepet etnikeve grek, se nuk u leverdis fjala llotari se humbin puritetin racial(lexo shkrimin qe eshte postuar tek Ceshtja e dites, edhe pse ironik ka shume gjera te dometheneshme) dhe del haptas qellimi. Pra ti cfare mund t'i ofrosh ketyre njerezve ? Ai i ofron pune e lloj lloj gjerash. E ky eshte pislliku qe behet. Tani ti do thuash kush te jete shqiptar i vertete le ta marri, po mire e merr por ata bejne dhe presione. Kane 200 vjet qe i vrasin e i asimilojne arvanitasit.

Pse te gjithe e duan pasaporten Amerikane ? Sepse ofron mundesi.
Aktualisht do sdo ti e une bashke ajo greke ofron me shume mundesi. Si do zgjidhet ky konflikt ? Nuk di c'te them, eshte gjendje shume e keqe dhe besoj se shqiperia nuk ka qene ne ket fare rreziku as pas traktatit te shen stefanit. Kali i Trojes mbetet i njejte, ndersa teknikat evolojne.

_________________
Portali i Forumit


 
 Profili  
 
 Tema e postimit: Re: Greqia u jep nenshtetesi greke minoritareve ne Shqiperi.
PostPostuar: 10/11/2006 4:55 
Jo në linjë
Anėtar i ri
Anėtar i ri

Antarësuar: 08/11/2006 23:21
Postimet: 5
Nuk duhet menduar vetem ana negative e kasaj iniciative. Sepse eshte thike me dy presa kjo lloj politike.
E verteta eshte se ne realitet, shqiptaret qe kane marre keto letra nuk ndjehen shume shqiptare me.. Po keta njerez nuk ndjehen as greke.
Nese investohet mbi ruajtjen e ketij identiteti (atij shqiptar), atehere mund te krijohet nje parti shqptaresh ne Greqi. Wink

Ane tjeter pozitive eshte renia perfundimisht e mitit se greket jane "komb i paster" Komb i paster nuk kane qene asnjehere, po perfundimisht kjo vertetohet ndoshta terthorazi permes kesaj iniciative.
Gjithsesi, qendrim i opinionit publik nuk duhet te jete i ashper as kategorik. Shumica qe do marrin pashaporta greke jane shqiptare e te gjithe duam qe te mbeten te tille apo jo?


 
 Profili  
 
 Tema e postimit: Re: Greqia u jep nenshtetesi greke minoritareve ne Shqiperi.
PostPostuar: 10/11/2006 6:15 
Jo në linjë
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv

Antarësuar: 03/11/2006 1:20
Postimet: 24
Kjo mua nuk me duket thike me dy presa por shpate.
Greqia nuk do te lejoje kurre qe emigrantet qe jane ne Greqi te marrin shtetesine greke. Edhe nqs do e beje do e zgjasi 20 vjet.
Gjithe kjo behet qe minoritaret ne Shqiperi te behen 500.000.

Greqise nuk i leverdis ti japi shtetesi greke shqipetareve atje sepse po ja dha, nuk te beje operacione fshesa sa here te doje,
punedhenesit do te detyrohen te paguajne gjithmone sigurime shoqerore dhe jo ti marrin shqipetaret si skllever per 2 lek.

Pastaj po ja dha shtetesine nuk mund tja heqi sic ja hoqi Cameve se kane ndryshuar kohet disi. "Dreqin"

Ne shkolla greke kemi hapur, parti greke kemi, tani e kane rradhen grekerit


 
 Profili  
 
 Tema e postimit: Re: Greqia u jep nenshtetesi greke minoritareve ne Shqiperi.
PostPostuar: 10/11/2006 12:07 
Jo në linjë
Anėtar shumė aktiv
Anėtar shumė aktiv

Antarësuar: 10/10/2006 14:51
Postimet: 444
Mendoj se puna e arvanitasve dhe arbėreshėve ėshtė pak utopike. Madje edhe ajo e dhėnies sė nėnshtetėsisė emigrantėve shqiptarė nė Greqi mė duket e vėshtirė.
Problemi ėshtė se Greqia kėrkon tė realizojė projektin e saj tė "Vorio-Epirit" ose mė shqip aneksimin e Shqipėrisė sė jugut.
Nė njė fazė tė parė kėrkon tė paraqesė pėrpara botės njė minoritet grek prej nga 200 000 deri nė 400 000 vetash. Mė vonė shpreson tė tėrheqė nėn influencėn e saj edhe shqiptarėt orthodoks tė Shqipėrisė sė jugut. Dhe si hap i mėtejshėm do tė jetė njė referendum pėr bashkimme Greqinė. Ky ėshtė qėllimi i vėrtetė i Greqisė dhe asgjė tjetėr.

Pėr mendimin tim e keqja jonė fillon nga qeveria e cila nėnshkruan dhėnie shtetėsie kolektive, qė jep sinjalin negativ se nuk ėshtė Tirana qė qeveris atė popullsi. Jo vetėm kaq, por duke patur parasysh abuzimet qė do tė bėhen, dhe qė askush nuk mund tė bėjė sikur nuk i di, jepet mesazhi i dytė negativ nga qeveria shqiptare, gjoja nė sajė tė "sė mirės sė emigrantėve" : "Shqipėria e jugut nuk na intereson!!" dhe Greqia ka dorė tė lirė mbi popullsinė s Shqipėrisė sė jugut!!!

Mendoj se e vetmja mundėsi qė na mbetet ėshtė t'i kėrkojmė qeverisė shqiptare tė anulojė nėnshkrimin e kėsaj marrėveshje anti-shqiptare!!!


 
 Profili  
 
 Tema e postimit: Re: Greqia u jep nenshtetesi greke minoritareve ne Shqiperi.
PostPostuar: 10/11/2006 15:42 
Jo në linjë
Anėtar shumė aktiv
Anėtar shumė aktiv

Antarësuar: 10/10/2006 14:51
Postimet: 444
Cyclotomic shkroi:
Nėnshtetėsia, Berisha: Vendim pozitiv, pėr emigrantėt tanė nė Greqi

Berisha:
“Qėndrimi im ėshtė, qė Greqia dhe tė gjitha vendet anėtare tė BE-sė, tė mund t’jua japin nėnshtetėsinė sa mė shpejt tė jetė e mundur tė gjithė emigrantėve qė punojnė aty.


Berisha u jepka kėshilla vendeve te BE-se???!!
Asnjė nga vendet e BE nuk e imagjinon dot kurrė qė t'iu japė nėnshtetėsinė tė gjithė emigrantėve.

Citim:
“Ky vendim ėshtė marrė pėr qytetarėt qė jetojnė dhe punojnė nė Greqi, gjė tė cilėn unė e shoh si njė pėrparėsi pėr ta”,- tha Berisha.


S'ka nevojė pėr koment! Berisha ėshtė i shitur!


 
 Profili  
 
 Tema e postimit: Re: Greqia u jep nenshtetesi greke minoritareve ne Shqiperi.
PostPostuar: 10/11/2006 16:09 
Jo në linjë
Shqiponja e forumit
Shqiponja e forumit

Antarësuar: 09/10/2006 21:13
Postimet: 1503
Gazetat mė tė mėdha greke trajtojnė ēėshtjen: Sa ėshtė numri i atyre qė do tė marrin shtetėsinė


Kuvendi grek debat pėr minoritarėt


Papandreu: Karamanlis na vodhi iniciativėn, e pėrdor pėr fushatė

Aleksandėr Marku

Jehona e vendimit tė qeverisė “Karaman lis” ende nuk ka pushuar nė Greqi dhe orteku politik ėshtė tashmė mė shume se njė dukuri. Nė momentet e para, socialistėt u zunė mat nga njė lėvizje e “menēur” sipas analistėve, qė u krye nga konservatorėt tė cilėt, njė ēėshtje qė qėndronte nė sirtar, e mbuluar me njė skepticizėm tė madh, e nxorrėn krejt papritur. Dje opozitarėt grekė kaluar nė kundėrsulm. Ata akuzuan qeverinė e Karamanlisit se ka “vjedhur” iniciativėn e tyre, se veproi pabesisht, pėrderisa njė vit mė parė nuk pranoi projektligjin e propozuar nga vetė PASOK- u pėr kėtė ēėshtje, ndėrsa tani vendos ta realizojė duke shpalosur hapur qėllimet elektorale tė saj ndaj kėsaj mase njerėzish. Nė seancėn e djeshme parlamentare, kryetari i partisė opozitare PASOK, Jorgos Papandreu pasi deklaroi se partia e tij ėshtė mėse dakord me kėtė vendim, paralajmėroi se opozita nuk do tė lejonte qė tė zhvillohen lojėra politike nė prag tė zgjedhjeve, ndėrsa do tė ndjekė nga afėr kėtė ēėshtje. “Do tė sigurojmė realisht tė drejtat e bindjeve tė lira politike tė homogjenėve tė cilėt do tė marrin nėnshtetėsinė”, – tha ai. SHTYPI Gazeta mė e madhe nė vend “TA NEA” komenton se akoma pa u zbardhur dhe pa u sqaruar se sa ėshtė numri i homogjenėve qė do tė marrin nėnshtetėsinė greke, disa deputetė janė vėnė menjėherė nė lėvizje- «Prej dje nė mėngjes kur u njoftua lajmi, disa deputetė kanė marrė nė telefon dhe kėrkojnė listat e atyre qė do pėrfitojnė nga ky ligj pėr t’u bėrė qytetarė grekė, - deklaron pėr gazetėn, kryetari i Federatės sė Vorioepiriotėve, Spiros Zotos. Ai shton se “nuk arrij t’u pėrgjigjem tė gjithėve nė telefon”. Lajmi, padyshim qė u prit me kėnaqėsi nga masa e madhe e homogjenėve grekė, tė cilėt sipas vlerėsimeve tė krerėve tė federates, mendohet se do tė “shprehin” falėnderimin e tyre pėr Partinė e Demokracisė sė Re qė ka zbatuar mė nė fund ėndrrėn e tyre nė kutinė e votimit. Sipastyre, shumica “anonte” nga socialistėt, por duke parė zvarritjen burokratike nė vitet e udhėheqjes sė tyre shumėvjeēare, kanė ndėrruar kahun. As vetė minoritarėt nuk dinė se sa prej tyre do tė marrin nėnshtetėsinė aq tė shumėkėrkuar prej tyre. Janė ata 30.000 tė cilėt kanė dorėzuar deri tani kėrkesėn pėr nėnshtetėsi? Janė edhe 75.000 tė tjerė, tė cilėt disponojnė kartėn e homogjenit? Apo edhe rreth 150.000 tė tjerė ku pėrfshihen ata qė kanė bėrė kėrkesė, por nuk e kanė marrė statusin, si dhe familjarėt shqiptarė tė martuar me ta. Nga ana e tyre, minoritarėt grekė bėjnė thirrje pėr t’u sqaruar sa mė shpejt se cilėt janė “fatlumėt”, sepse siē shprehen, ka shumė nga vorioepiriotėt “fals”, tė cilėt duan tė bėhen shtetas grekė dhe tė pėrfitojnė tė drejtat e qytetarėve evropianė.

BROKAJ: KS TĖ MERRET ME ĒĖSHTJEN
“Vendimi i qeverisė sė Greqisė pėr dhėnien e nėnshtetėsisė greke shtetasve shqiptarė me origjinė greke, qė jetojnė prej vitesh nė kėtė vend, duhet tė trajtohet nga Kėshilli i Sigurimit”. Kėshtu u shpreh dje, kryetari i grupit parlamentar tė Partisė Lėvizja Socialiste pėr Integrim, Sabit Brokaj, gjatė seancės plenare. Sipas tij, qeveria nuk ka mundėsinė dhe aftėsinė pėr tė shqyrtuar njė ēėshtje kaq tė rėndėsishme, siē ėshtė ky vendim i marrė nga qeveria greke. “Nisur nga njė pamundėsi e tillė, unė mendoj se ky vendim duhet tė shqyrtohet me shumė kujdes nga Kėshilli i Sigurisė”, - u shpreh Brokaj. Duke e cilėsuar njė situatė aspak tė pranueshme, Brokaj ka bėrė njė krahasim mes Shqipėrisė dhe Kosovės. “Nė vend qė ta bėjmė Kosovėn tė pavarur si Shqipėria, jemi duke i kthyer Shqipėrisė problemet e Kosovės”, - u shpreh Brokaj. Brokaj kėrkoi qė komisioni i jashtėm parlamentar tė hartojė njė rezolutė pėr Ēamėrinė.

XHUFI: GREQIA NA TREGON RRUGĖN DREJT BE
“Greqia ėshtė duke pėrfituar nga situata nė tė cilėn ndodhet Shqipėria, pėr tė realizuar ėndrrėn e saj qindravjeēare pėr tė mos respektuar marrėveshjet e mėparshme pėr respektimin e kufijve mes vendeve fqinje”. Kėshtu u shpreh dje, zėvendėskryetari i LSI-sė, Pėllumb Xhufi gjatė seancės plenare. Ai u shpreh se Greqia ėshtė duke e pėrdorur kėtė moment tė vėshtirė nė tė cilin gjendet Shqipėria. “Nė momentin qė Shqipėria gjendet pėrballė ngrirjes sė zgjerimit tė Bashkimit Evropian”, - tha Xhufi. Sipas tij, vendimi i marrė nga qeveria greke kėrkon t’u tregojė shqiptarėve se mėnyra mė e shpejtė pėr t’u bėrė qytetarė tė Bashkimit Evropian, ėshtė marrja e shtetėsisė greke. “Greqia kėrkon t’u tregojė shqiptarėve se pėr tė qenė pjesė e Evropės, tani qė portat pothuaj janė tė mbyllura, ka njė portė dhe kjo ėshtė Greqia, por njė gjė e tillė bėhet e mundur vetėm nėse ata do tė marrin nėnshtetėsinė greke”, - tha Xhufi.

Shifrat
Janė 30 mijė qė kanė dorėzuar kėrkesėn pėr nėnshtetėsi, ndėrkohė qė janė 75 mijė qė kanė kartėn e homogjenitetit, dhe janė rreth 150 mijė ata qė e pretendojnė nėnshtetėsinė. Mes tyre ka edhe vorioepirotė “fals”

_________________
Portali i Forumit


 
 Profili  
 
 Tema e postimit: Re: Greqia u jep nenshtetesi greke minoritareve ne Shqiperi.
PostPostuar: 10/11/2006 16:12 
Jo në linjë
Shqiponja e forumit
Shqiponja e forumit

Antarësuar: 09/10/2006 21:13
Postimet: 1503
Shitja e madhe


“Shtetesi per minoritaret, pershendesim vendimin”
E Enjte, 09 Nentor 2006
Qeveria shqiptare e konsideron te drejte vendimin e qeverise greke lidhur me dhenien e shtetesise greke te gjithe minoriteteve. Keshtu, kreu i qeverise ne nje prononcim per mediat, u shpreh se ky eshte nje vendim i drejte, i cili duhet pershendetur. Sipas Berishes, “nuk eshte pasaporta ajo qe ndryshon kombesine, as dhe identitetin kombetar. Ky eshte nje akt qe lehteson jeten e qytetareve me origjine shqiptare ne Greqi, ne Itali, ne Gjermani apo kudo qe ata mund te ndodhen”. Ndaj per te, vendimi i qeverise greke eshte ne kuadrin e normalizimit te metejshem te jetes se tyre. Ky vendim eshte marre per qytetaret qe jetojne dhe punojne ne Greqi, gje te cilen ai e sheh si nje perparesi per ta. Vetem nje dite me pare, ministri i Brendshem grek, duke iu referuar nje marreveshjeje te bere me qeverine shqiptare, deklaroi shtetesine dhe per minoritaret shqiptare, gje e cila duhet theksuar se nuk ka kaluar pa ngjallur mjaft reagime te ndryshme. E.P

_________________
Portali i Forumit


 
 Profili  
 
 Tema e postimit: Re: Greqia u jep nenshtetesi greke minoritareve ne Shqiperi.
PostPostuar: 10/11/2006 16:44 
Jo në linjë
Shqiponja e forumit
Shqiponja e forumit

Antarësuar: 09/10/2006 21:13
Postimet: 1503
Paskėsh qenė kollaj


Artan Lame

Qė jemi fukarenj e dinim. Por qė tė na bėjnė edhe pėr budallenj, kjo ėshtė ca si shumė. Dje doli njė artikull "i pavarur", i cili gjithė pafajshmėri na shpjegonte se nga dhėnia e dyshtetėsisė minoritarėve pėrfituakemi tė gjithė, pasi kėshtu, tė paktėn njė pjesė e tyre (e shqiptarėve) hykėrkan nė BE. Tė jetė kaq e thjeshtė vallė kjo dava? Demek me kėtė metodė hyjnė nė BE 50000 minoritarė shqiptarė, pra i shpėtuam 3% tė tyre dhe i thanė sikter fukarallėkut. Po sikur t‘i ngatėrrojmė letrat, e tė themi qė nuk janė 50000 po janė 200000, e kėshtu i bie qė tė shpėtojmė jo mė 3%, por gati 10% tė shqiptarėve me njė dorė. Hė edhe njė yrysh, edhe ca karta tė tjera false dhe ia hodhėm. Po paska qenė shumė e lehtė! Mjaft tė kėmbejmė ca letra e certifikata, qė me ustallėkun e Olldashit mund tė bėjmė sa tė duam false dhe hop, hyjmė nė Evropė e shpėtuam nga fukarallėku, po jo nga maskarallėku. Po sikur ta bėjmė ndryshe dhe t‘i vėmė kapak kėtij muhabeti njėherė e mirė? Sikur ne shqipot, ca me gjyshin Kamber e Muhamet e ca me gjyshin Llesh e Preng, tė lidhim besėn e tė themi se gjyshi e kishte emrin Harallamb e gjyshja Ksanthipi. Pas kėsaj, grekėt do na jepnin tė gjithėve nėnshtetėsinė greke dhe ja qė, pėr rrjedhojė, tė gjithė do tė gdhihemi nė Bashkimin Evropian. Po qe se bėhej kjo punė kėshtu, edhe unė i pari do ta bėja hashĆ” gjyshin Qemal pėr njė tė ri Harallamb, paēka se, kur tė mos mė shihte korofillaqia, do t‘i kėrkoja ndjesė gjyshit nė varr e Perėndisė nė qiell. Ka vetėm njė tė keqe kjo punė. Se mos, Zoti na ruajt, korofillakėt e grekut pėr t‘u siguruar qė jemi kaurrė, mund tė kėrkojnė tė na kontrollojnė nė jemi bėrė synet apo jo. Po qoftė larg, kėtė nuk jua kėshilloj, se po tė ulin brekėt Nduet e Prengėt e maleve tona, do t‘u shihnin sytė ca alamete, qė grekut t‘i vinte festja rrotull njė javė rresht, ca nga lebetia e ca nga...

E dini atė barsoletėn e lebėrve, qė kishin mbetur keq pėr bukė e thanė: "Po sikur t‘i biem Amerikės, ajo do na mundė, e kėshtu do detyrohet tė na mbajė me bukė". Kur tė gjithė u gėzuan, se thanė se e zgjidhėn davanė, u ngrit mė i menēmi i tyre e tha: "Daleni, daleni njė herė. Po sikur ta mundim ne Amerikėn, hajde ta mbajmė ne me bukė pastaj!" Edhe kjo metoda e grekėve, qė duan tė na fusin nė Evropė kėshtu allasoj, mė ngjan me zarar, se vėrtet mund tė na i bėjnė tė gjithėve letrat pėr grekė, por atėbotė bėhemi ca si shumė, e mos i kthejmė ne pastaj grekėrit nė shqiptarė. Nejse, t‘i lemė shakatė. Ajo qė mė sė shumti mė tremb nė kėtė histori, ėshtė terminologjia. Nga grekėt u shpikėn termat "kartė e homogjenitetit" dhe "pėrkatėsi etnike", ndėrsa nė artikullin e djeshėm pashė edhe terma si "zona tė pastra minoritare", "familje homogjene", "martesa mikse" e tė tjera. Tmerr, tmerr, tmerr! Ka mbi 60 vjet qė terma tė tillė nuk vėrtiten mė nėpėr Evropė. I shpiku njė burrė i shkurtėr me mustaqe spic dhe e ēoi botėn nė zgrip tė greminės. Ėshtė e vėrtetė qė grekėt nuk kanė b... ta ēojnė tėrė dynjanė nė greminė, por sa pėr ne tė varfrit dalin e teprojnė. Mbetet, qė tani shqiptarėve t‘u qepin nga njė yll me 6 cepa nė xhaketė, qė tė dallohen kur tė kalojnė nėpėr zonat e pastra minoritare, se mos ndotin me praninė e tyre ajrin minoritar. Madje, ato yjet mos na i qepni tė verdhė, siē ua vinin gjermanėt ēifutėve, por tė kaltėr, qė helbete tė jetė me ngjyrėn e flamurit famėmadh tė Eladhės.

Pastaj tė na vėnė rregulla e ndalime nė martesa, pėr tė mos pėrzier racėn e pastėr ariane greke, me racėn tonė gjithė gunga e bollogunga. Kjo masė mua nuk mė zė, se jam i martuar. Ore, meqė ra llafi, si i konsideroni ju grekėt, ortodoksėt e Pėrmetit, se unė e kam gruan kaurrkė Pėrmeti. Bėni sevap e futini edhe pėrmetarėt nė Megalidhe, e kėshtu edhe unė me gjithė time bijė tė ngrysem shqipo e tė gdhihem nė Evropė, o qė mė mirė u gdhifshi e mos u ngrysshi, se tė tilla manovra i bėjnė turp shekullit tė XXI, qė erdhi pėr hesap tė vet, se po tė qe pėr mendjen tuaj tė mykur, do ishim akoma nė Mesjetė; i bėjnė turp orthodhoksisė, se Krishti nuk e ka thėnė gjėkund qė helenėt le tė hyjnė e shqipot tė rrinė te dera; i bėjnė turp edhe dhimokracisė, qė duan tė thonė se ka zėnė fill nė tokėn tuaj.

Vranicki, mė ‘97-ėn, kur na pa na tha: "Ju shqiptarėt, do tė mund tė hyni nė Evropė vetėm si shqiptarė". E mbani mend? Ne tė shkretėt e mbajtėm mend kėtė llaf, e u bė kaq vite qė po pėrpiqemi tė bėhemi tė denjė. Po del sot greku mbi Vranick e do tė na mbushė mendjen se u hyka edhe ndryshe nė Evropė, ca sot e ca mot. Ata me kartėn e homogjenitetit sot, e kusuri mot shohim pa tė bėjmė. Historia pa zbukurime, ėshtė shumė e thjeshtė. Raportet mes fqinjėve nė Ballkan kanė qenė e janė tė llojit "o ma hip, o ta hipa". Sot, nė fukarallėkun e nė hallin qė na ka zėnė, greku na i ka hipur, e nuk na mbetet veē tė ulim qafėn e tė punojmė qė tė shpejtojmė ditėn kur do ngremė kokė e tė bėhemi edhe ne vend i ndrituar e i pėrparuar. Nėse deri atė ditė, do kemi rezistuar e do kenė mbetur ende shqiptarė qė nuk kanė ndėrruar e kėmbyer fe e atdhe, Shqipėria shpėtoi e mund tė hyjė ballėlart nė Evropė. Nėse kur tė vijė ajo ditė do e kemi ndėrruar besėn qė tė gjithė, na rrofshin tė gjitha pastaj.

Megjithatė, unė inatin nuk e kam me grekėt. Ata kanė 150 vjet qė kanė shkruar e caktuar njė politikė pėr t‘u sjellė me shqiptarėt dhe kanė po 150 vjet qė i mbahen kėsaj politike. Ndėrrojnė sistemet, qeveritė e kohėt, ata nuk luajnė nga istikami dhe pėr kėtė bravo u qoftė, na pėlqen a s‘na pėlqen. Inatin unė e kam me tė mijtė, me qeverinė time, e me tė parin e saj, me Kryeministrin. Na poqi e na dogji sa e si deshi; po na shtyp si miza tė gjithėve; po u shet tė vetėve ē‘tė mundet e ē‘na ka mbetur; na tha edhe nė Parlament ē‘deshi e ē‘i nxuri goja; dhe tani po na bėn tė fundit: pėr hir tė karriges sė vet, a tė dreqi e di se tė kujt, po na shet pėr dhjamė qeni te fqinji.
E kam inatin edhe me opozitėn, se mirė pozita nuk bėn gėk se ka frikė nga lugati i Vuēidolit, po opozita nga kush ka frikė? Amani, nė kini Perėndi, mos mė tregoni pėrralla me integrim, e historia, se demek njė ditė kufijtė nuk do kenė mė vlerė, e se tė gjithė do hyjmė nė Evropė. Kjo do tė bėhet nesėr e u bėftė njė orė e mė parė, por sot kėtu i thonė Shqipėri e dua tė ma mbroni si Shqipėri. Sot ėshtė e premte, kisha ca punė tė miat dhe meqė do tė ikja nga Tirana nuk do dilja dot pasdite para Kryeministrisė, e tė thėrrisja si gjithė dynjaja. Pas kėsaj tė fundit qė dėgjova e lexova, i lashė punėt e mia e do tė jem mes shqipove atje nė shesh me gjithė kaurrkėn time tė Pėrmetit dhe ēupėn time, qė dua ta rris kėtu nė kėtė dhe.

_________________
Portali i Forumit


 
 Profili  
 
 Tema e postimit: Re: Greqia u jep nenshtetesi greke minoritareve ne Shqiperi.
PostPostuar: 10/11/2006 16:48 
Jo në linjë
Shqiponja e forumit
Shqiponja e forumit

Antarësuar: 09/10/2006 21:13
Postimet: 1503
Gazeta Shqip Sot

Agresion i pastėr grek

Mimoza Dervishi

Dy miq tė mi nga Dhėrmiu qė jetojnė nė Kanada kanė 6 muaj qė marrin 300 euro secili, pension mujor nga Athina zyrtare. U ka mjaftuar vetėm njė certifikatė qė ata janė nga Dhėrmiu, pa qenė nevoja as tė gėnjejnė, as tė mashtrojnė, se kanė ndonjė pikė gjak grek nė deje. E pranojnė dhe duke qeshur bile, se s‘kanė asnjė damar grek, por befas vazhdojnė ata, fati u ka mbirė nė derė, janė pjesė e borderosė sė pensionistėve tė shtetit grek. Sigurisht qė kjo i ndihmon disi financat e tyre dhe s‘kanė pse e vrasin mendjen, se pėr ēfarė motivesh bėhet. Nuk kanė pse ta bėjnė ata analizėn e kėsaj pune. Janė tė tjerė ata qė duhet tė kujdesen dhe merakosen, se ē‘lidhje ka Athina, t‘u lidhė pension dy shtetasve shqiptarė nga Dhėrmiu qė njoh unė dhe qindra pse jo mijėrave tė tjerė, qė tani as nuk jetojnė nė Shqipėri. Si mund tė shpenzojė shteti grek miliona euro nė muaj, pėr tė tjerė pleq nga Palasa, Dhėrmiu e vendet rrotull Jugut tė Shqipėrisė? Madje dhe kur kėta janė emigrantė nė Amerikė apo Kanada? A ėshtė kjo dashuri e re greko-shqiptare, a janė kėto ndihma pėr emigrantėt shqiptarė, tė cilėt as nė Greqi nuk janė emigrantė mė? Sa pėr tė qetėsuar Panajot Barkėn, qė nė njė shkrim tė djeshėm nė “Shqip” mendon se njė nga arsyet qė media dhe tė tjerė “godasin” minoritetin grek dhe ligjin e fundit grek, ėshtė pėr ēėshtje zilie. Po e sqaroj se aq para shqiptarėve qė jetojnė nė Amerikė, Kanada e gjetkė, nuk i dalin as pėr benzinė makine nė muaj. Janė mijėra e mijėra shqiptarė sot, qė zoti Barka duhet ta dijė, nuk janė mė rreckamanėt e ‘90-ės, qė e kanė kaluar cakun e varfėrisė, qė nuk kanė nevojė pėr lėmoshė greke dhe qė sot kanė tė drejtėn dhe luksin tė ngrenė zėrin pėr interesat kombėtare e mėmėdheun e tyre.

Ēėshtja ėshtė se pėr ēfarė jepen kėto para, ēfarė do kėrkojė Athina nė kėmbim tė kėtyre parave nga kėta pleq dhe nga bijtė e tyre? Ēfarė do kėrkojė ajo nė kėmbim tė nėnshtetėsisė qė do t‘u japė sė shpejti? Ku ėshtė shteti shqiptar nė kėtė mes, pse nuk hapen investigime tė gjėra, kush pėrfiton nga shteti grek dhe pėrse? Ashtu sikur, pse nuk bėhen studime dhe kėrkime sa minoritet grek ka nė Shqipėri. Kemi ditur historikisht, qė ka njė minoritet tė vogėl nė Dropull, por jo qė kemi tė tillė nėpėr zonat e bregut Jugor tė Shqipėrisė. Pėrse hapi Berisha shkollėn greke atje, nė bazė tė cilit studim, nė bazė tė cilės pėrqindje dhe nė bazė tė cilit ligj.

Tė dashur shqiptarė, dėgjojeni Sabri Godon! Ēėshtja jonė kombėtare ėshtė nė rrezik. Berisha le t‘u pijė lėngun marrėdhėnieve tė mira me Greqinė.

Historia e dy pleqve nga Dhėrmiu, qė duke buzėqeshur tė thonė, qė ne jemi shqiptarė 300 brezash, por ja qė marrim pension nė Athinė, ėshtė vetėm njė parantezė, ėshtė vetėm njė detaj, i njė mozaiku detajesh, i njė problemi shumė tė madh, tė cilit kėto ditė iu vu vula pėrfundimisht, kur Ministria e Jashtme greke shpalli ligjin e ri tė qeverisė sė saj, pėr dhėnien e shtetėsisė greke minoritetit grek nė Shqipėri. E para dhe mė kryesorja, sa palasas, dhėrmiotė e tė tjerė tė atyre zonave, vetėm me njė certifikatė, herė tė ndershme dhe tė kulluar shqiptare, por dhe false, po tė jetė nevoja pėr tė treguar rrėnjė tė paqena greke, do vėrshojnė tė regjistrohen si grekė nė Shqipėri? Sa tė tjerė janė regjistruar qė nga 1990-ta e deri tani? Asnjėherė nuk ka pasur shifra tė sakta, sa ėshtė pakica greke nė Shqipėri dhe nė fund tė fundit a ekziston njė pakicė e tillė nė bregun Jugor tė vendit tonė? Pikėrisht pse kėto zona kanė folur historikisht edhe gjuhėn greke, pėr shkak tė afėrsisė me bregun matanė, njėsoj si kosovarėve u ėshtė dashur tė flasin edhe serbisht, njėsoj si gjithė durrsakėt qė flasin italisht, nuk i bėn ata absolutisht grekė. Shfrytėzimi i kushteve tė kėqija ekonomike pas ‘90-ės dhe kėrkimi i njė jete mė tė mirė, bėri qė shumė shqiptarė nga kėto zona tė bien pre e kurtheve nacionaliste greke, pėr t‘u regjistruar si shtetas helenė. Nuk ėshtė faji i tyre deri diku, sepse nė fund tė fundit, tė gjithė kėrkojmė njė jetė mė tė mirė, ashtu sikur nuk ėshtė faji i atyre qė ndėrruan emrat me forcė, pikėrisht pėr tė gjetur punė dhe mbajtur me bukė veten e familjen. Nėse ka njė vend nė botė, qė duhet dėnuar pėr shkelje tė tė drejtave njerėzore, ėshtė pikėrisht Greqia dhe kėtu nuk po bėjmė fjalė fare pėr historinė me ēamėt, e cila i takon jo mė larg se rreth 60 viteve mė parė, por pėr njė histori tė pastėr dhe tė freskėt tė dhjetė viteve mė parė, e cila vazhdon ende, ku njė njeriu tė kėsaj bote tė lirė i mohohet e drejta tė mbajė emrin dhe mbiemrin qė i ka vėnė nėna. Qė kėtu u vihen kapak tė gjithave. Se si janė torturuar, masakruar, gjymtuar, rrahur e therur emigrantėt shqiptarė nė shtetin fqinj, kėtė e di ēdo familje shqiptare, qė tė paktėn njėherė i qėlloi tė kishte njė djalė a vėlla, burrė a baba, emigrant matanė. Nė tė kundėrt, njė vend i vogėl si Shqipėria, me mjaft probleme tė demokracisė sė re, me mjaft probleme tė tranzicionit, nuk numėron ndonjė rast tė rrahjes, masakrimit apo dhunimit tė tė drejtave tė njeriut, tė pakicave greke apo ēfarėdolloj tjetėr pakice nėse ka, me pėrjashtim tė ndonjė rasti politiko-sporadik, qė ėshtė asgjė, krahasuar me odisenė e gjatė tė torturės sė emigrantėve shqiptarė nė Greqi.

Po historia nuk qenka e thėnė tė mbarojė me kaq. Befas lajmi vjen nga Athina mė zyrtarisht se kurrė dhe minoritetit fantazmė shqiptar, i pėrfaqėsuar bile dhe me njė parti nė Parlamentin shqiptar, do t‘i jepet nėnshtetėsia greke. Bisedimet paskan kohė qė vazhdojnė nėn rrogoz me qeverinė e Tiranės, siē u shprehėn zyrtarėt grekė, por Kryeministri ynė, i betuar pėr transparencė ndaj popullit tė tij, mezi sa shkėputi njė fjali nga goja. Dhe, ose bėri budallain, ose vėrtetė nuk di gjė si ėshtė ky ligj dhe duhet ta gjejė me kė kanė biseduar grekėt. Ėshtė avantazh, u shpreh Kryeministri shqiptar pėr emigrantėt tanė. Po kush foli pėr emigrantėt, kush tha qė ata janė tė parėt qė do pėrfitojnė? Thelbi nuk ishte kėtu, bėhet fjalė pėr atė qė grekėt e quajnė minoritet, pėr ata, qė nė fakt janė banorė autoktonė tė Shqipėrisė autoktone. Por Berisha nuk tha asgjė pėr ta, u kufizua dhe e pėrcaktoi si njė ligj emigrantėsh, kur vetė zyrtarėt mė tė lartė tė Athinės kishin folur pėr njė ligj pėr minoritarėt dhe gazetat helene ia kanė nisur llogarive, ku avash-avash shifra do shkojė dhe nė gjysmė milioni.

Vetėm nė fund tė ligjit grek, u tha si njė shtojcė, si pėr tė mbuluar me kapak tė vėrtetėn, se nga kjo na pėrfitokan edhe emigrantėt. Personalisht mbėshtes fuqishėm ēdo ligj pozitiv pėr emigrantėt kudo qofshin nė botė, sepse jam anėtare e kėsaj armate dhe e di ēdo tė thotė, qė tė paktėn me ligj tė respektohesh njėsoj si vendasit. Por ky ėshtė njė ligj selektivo-nacionalist. Dhe nga ky ligj nuk do pėrfitojė dot ai shkodrani qė ka dhjetė vjet qė punon atje, qė nuk ka pranuar ta ndėrrojė emrin dhe qė nuk pranon tė gėnjejė e tė thotė se ka lindur nė Dhėrmi.

Pikė sė pari, shteti grek pėr kėta duhet tė kujdeset, emigrantėt, ata janė rezidentė tė Greqisė tashmė dhe ky shtet ka tė drejtė tė miratojė ēdo lloj ligji dhe nėnligji nė pėrputhje me konventat evropiane. Ashtu sikur shteti shqiptar kujdeset pėr banorėt e tij, minoritarė, emigrantė, azilantė e tė ēfarėdolloj kombėsie e ngjyre. Po cila ėshtė e drejta e njė shteti fqinj tė miratojė ligje pėr banorėt e Shqipėrisė, pavarėsisht nga kombėsia e tyre? Absolutisht asnjė. Madje, ministrja e Jashtme greke na tregon dhe ligjet e BE-sė dhe bile kjo ėshtė arsyeja thotė ajo, qė Shqipėria duhet tė pranojė me ēdo kusht ligjin e ri grek. Po nė cilėn rezolutė a rregullore tė BE-sė, njė shtet i Evropės fut hundėt nė Kushtetutėn e njė shteti tjetėr dhe paska dorė tė lirė t‘i japė shtetasve tė vendeve fqinje shtetėsinė e tij? Evropa do ishte bėrė lėmsh, sipas kėsaj logjike, sepse ky ėshtė njė ligj agresioni i pastėr, qė vetėm nėpėr luftėra do shpinte gjithė kontinentin, me aq shumė probleme nacionaliste nė tė gjithė cepat e tij. Ēdo shtet ka tė drejtė tė ngrejė zėrin e tė ankohet pėr minorancat e tij nė vendet fqinje, si dhe pėr emigrantėt. Ashtu sikurse ka bėrė tash sa vjet Greqia dhe na ka prishur periodikisht punė nėpėr Evropė, krejt me pa tė drejtė, kur minoritetit i shkelen tė drejtat sipas saj. Ashtu sikur nė tė kundėrt shteti ynė i squllur, s‘e ka bėrė kurrė pėr emigrantėt e rrahur dhe tė therur nėpėr Greqi, nėn petkun inferior, se mos prishė diplomacinė e brishtė mes dy vendeve, se mos duke e bėrė kėtė, autobusėt grekė do plasin nė kufi gjithė emigrantėt, tė ligjshėm e tė paligjshėm, siē e ka bėrė tash sa vjet. Por, arroganca greke nuk njihka kufi, ata po guxojnė tė bėjnė dhe Kushtetutėn tonė e janė shprehur se duhet amenduar Kushtetuta e Republikės sė Shqipėrisė. Nga cila epokė bizare luftėrash dhe agresioni vjen kjo? Si mund tė guxojė njė shtet tjetėr tė na imponojė ndryshimin e Kushtetutės sonė pėr interesat e tij nacionaliste? Por grekėt vazhdojnė tė bėjnė qejf me Tiranėn zyrtare, sepse vetė Kryeministri, ky njeri qė se ka pėr gjė tė shkelė Kushtetutėn sa herė t‘i duhet, akoma nga ana tjetėr nuk po ndėrhyn nė Kushtetutė pėr tė pasur njė proces tė rregullt zgjedhjesh qė po trokasin, sepse na i duket primitive tė rregullojė ligjet brenda vendit, pranon pa tė keq se urdhėrohet nga Athina zyrtare. I takon atij tė na tregojė se kė kemi Kryeministėr, se kush ėshtė Kryeministri i Kryeministrit Berisha, se si mund tė pėrdhosė kėshtu Kushtetutėn shqiptare pėr hir tė interesave tė reja dhe tė vjetra greke, kushdo qofshin ato, zgjedhjet e tyre tė afėrta, apo zgjidhja qė kėrkojnė t‘i bėjnė ēėshtjes sė ėndėrruar dhe tė emėrtuar Vorio-Epir. Agresioni qė nisi Greqia ndaj Shqipėrisė nė fillim tė demokracisė sonė, qė vazhdon pėr tash sa vjet nė mėnyrė propagandistike, e cila u shoqėrua me certifikata tė lėshuara false, me privilegje qė shkonin nga ushqimet deri tek autobusėt, qė vazhdon me pensione tė paguara pėr pleqtė e kulluar shqiptarė, qė shteti ynė i varfėr s‘ka mundėsi tua japė, qė u pasua me shkollat greke, qė Berisha hapi nė Shqipėri, tani ka marrė formėn e prerė tė njė ligji. Dhe ky ėshtė skandali mė i madh politik, juridik, diplomatik, kombėtar, qė ka ndodhur mes vendeve tona nė gjithė kėtė histori.

Barka thotė se ne jemi ziliqarė, se kėta grekėr me banim nė Shqipėri do kenė mundėsi tė bėhen para nesh qytetarė tė BE-sė. Nė fakt, nėse ka vend pėr zili vetėm kėtu nuk hyn, sepse ata do jenė tė parėt shqiptarė qytetarė tė BE-sė dhe pėr kėtė duhet tė gėzohemi shumė. Pėrpos po na tregojnė qė paska njė rrugė tė thjeshtė fare pėr tė realizuar dėshirėn tonė mė tė madhe tė kėtij shekulli. Dhe pėr hir tė kėsaj ėndrre, pėr t‘u futur tė gjithė nė BE, le tė pajisemi tė gjithė me certifikata greke, i pari le ta bėjė Kryeministri. S‘na duhet hiē as MSA-ja, as futja jonė si shtet shqiptar nė Evropė. Ja ku kemi Greqinė qė na vjen nė ndihmė, le tė bėhemi njė shtojcė e saj, pėrderisa dhe Kushtetutėn po na e bėjnė grekėt. Le t‘i shkėmbejmė ėndrrat, ata grekėt na japin kartėn e BE-sė, ne u japim atyre Shqipėrinė qė lakmojnė. Nė kėtė mėnyrė s‘do ketė nevojė as pėr kryengritje tė atyre qė paguhen nga Athina sot, as pėr agresione qė fillojnė nga ambasadori grek nė Tiranė dhe marrin formėn e ligjit nė ministrinė Jashtme nė Athinė.

_________________
Portali i Forumit


 
 Profili  
 
 Tema e postimit: Re: Greqia u jep nenshtetesi greke minoritareve ne Shqiperi.
PostPostuar: 10/11/2006 17:00 
Jo në linjë
Shqiponja e forumit
Shqiponja e forumit

Antarësuar: 09/10/2006 21:13
Postimet: 1503
Ja dhe nje artikull nga Kali i Trojes, Stavri Marko
Shikoni sofizmin e larte te ketij njeriu, se si mundohet me cdo menyre te bej cmos qe te justifikoj ate qe ndodhi.


Nga Stavri Marko - Nuk e kuptoj deri kur Sabri Godo dhe nja dy politikanė tė tjerė nė Tiranė, vazhdojnė tė luajnė protagonizmin jo vetėm si “anti helen” por dhe kundėr interesave integruese tė Shqipėrisė nė BE, pėrderisa nuk luajnė asnjė rol nė jetėn e pėrditshme tė politikės shqiptare.Z. Godo qė kur ka dalė nė pension politik, por nė fakt e ushtron kėtė veprimtari nėpėrmjet medias kryesisht kur erėrat qė fryjnė nga Athina nė drejtim tė Tiranės, bėhen gjithmonė edhe mė tė forta, duke dashur tė bėjė patriotin, apo nacionalistin. Dje z. Godo hodhi vrer kundėr politikės shqiptare dhe qeverisė duke e fajėsuar pėr pėrkrahjen qė i dhanė sipas tij ēėshtjes Vorio Epiriote. Nė fakt si bashkė themeluesi i Kushtetutės shqiptare tė vitit 1998, z. Godo ka qenė kundėr pikėpamjeve tė shefit tė tij tė sotėm Berishės (Godo ėshtė caktuar kėshilltar pėr Kosovėn i Kryeministrit Berisha) pasi ky i fundit nuk e ka njohur referendumin pėr kėtė kushtetutė. Po ashtu Berisha, ka qenė flakė pėr flakė jo vetėm me Godon por dhe me bashkė themeluesin e tij Imami (sot Shef Kabineti i Kryeministrit Berisha) pėr kapitujt e tė drejtave tė njeriut, nė tė cilėn Berisha i kishte hedhur poshtė si anti kombėtare, por se sot i pėrligj si “ēėshtjet mė integruese tė Shqipėrisė nė Bashkimin Europian” duke e parė nė kėndvėshtrimin e reagimeve tė qeverisė shqiptare pėr shenjen e nėnshtetėsisė sė vorio epiriotėve. Pra ēėshtja qėndron sa pragmatiste nė sytė e botės ėshtė politika shqiptare, nė atė tė pėrfitimit tė kredos sė brendshme nė Tiranė, me ndryshimet e reja qė sollėn kėto lėvizje tė drejtuara nga Brukseli. Shumė nė Shqipėri habiten pse nėnshtetėsia greke e vorio epirotėve dirigjohet nga Brukseli, jo vetėm se ėshtė e drejtė e Athinės tė japė ose jo nėnshtetėsinė bazuar nė rrethanat e krijuara nė Ballkan edhe nė BE, por se duhet tė keni njė gjė tė qartė se “Vorio epirotėt qysh prej 8 vjetėsh lėviznin lirshėm nėpėr Evropė thuajse si tė barabartė me grekėt, por vetėm se nuk kishin tė drejtė votimi dhe shėrbimi ushtarak”. Nga ky aspekt Brukseli i cili e kishte lejuar kėtė regjim pėr kėtė kategori, ka monitoruar vlerat integruese tė kėtij komuniteti homogjen grek i cili jo vetėm qė ėshtė konsideruar me nota tė rėndėsishme kristian evropiane por edhe nuk i ka sjellė asnjė shqetėsim autoriteteve evropiane pėrkundrazi Brukseli po mundohet tė shtojė ndihmat financiare tė kėtij komuniteti nė vendin e tyre nė Jug tė Shqipėrisė. Pra e parė nė kėtė pikėpamje, njė pjesė e popullatės sė Shqipėrisė e njohur zyrtarisht edhe nga Brukseli si Vorio Epiriotė (termi zyrtar grek tashmė i pėrmbahet linjės Grekėt Homogjenė tė Vorio Epirit) ėshtė pranuar si qytetare evropiane e gjitha si njė komunitet kompakt. Kėtu vjen edhe reagimi i Godos, Xhufit dhe ndonjė politikan tjetėr qė “nuk kemi parė ndonjėherė tė ndodhe qė njė komunitet i gjithi tu jepet nėnshtetėsia”!!! Z. Godo nė kėtė rast i vjen pėrshtat popullsia shqiptare nė Kosovė dhe Maqedoni duke hedhur tezėn “atėherė tu japim edhe atyre nėnshtetėsinė shqiptare dhe kėshtu ndoshta do tė qe mė mirė pėr tė afruar Kosovėn me Shqipėrinė mėmė”. Ndėrsa Pėllumb Xhufi shkon edhe mė larg kur thotė se “njė dhėnje nėnshtetėsie greke pėr Vorio Epiriotėt nė kėtė formė, duke parė edhe ēėshtjen e Kosovės, do tė ketė ndryshime radikale edhe nė Shqipėri”!!! Po a e pranon Brukseli kėtė logjikė, pėrderisa vetė BE kėrkon prej Kosovės nėnshkrimin e marrėveshjes sė MSA-sė? Kėtu ndoshta z. Godo i referohet njė afrimi tė mėtejshėm tė Prishtinės me Tiranėn. Nė kėtė rast ndodhin paralelisht dy ndryshime sipas mendimit tim. E para, nė se ndodh dhėnia e nėnshtetėsisė shqiptare popullsisė nė diasporė dhe Kosovė, atėherė Shqipėria zyrtarizohet de jure e bashkuar nė “Shqipėrinė Natyrale ose tė Madhe”, pasi faktori de facto Prishtinė Tiranė, ėshtė i unifikuar, po tė kemi parasysh qė deri tani janė unifikuar sistemi arsimor me Kosovėn, lėvizja e lirė e makinave pa taksa, biznesi po ashtu kufiri sipas rezolutės 1244 ėshtė shndėrruar si “administrativ” mes Kosovės dhe Shqipėrisė. Por a do ta dėshironte kėtė skenar BE e cila tashmė ka patronazhin pėr Ballkanin, nė njė kohė qė pritet nga ēasti nė ēast njė rezolutė e re pėr Kosovėn menjėherė pas Referendumit nė Serbi? Si do tė veprohej tashmė nė rastin e Vorio Epiriotėve duke marrė pėr bazė edhe thinjet e Godos edhe tė Xhufit, kur kemi tė bėjmė me tė njėjtėn gjė por me kahe tė kundėrta mes ēėshtjes sė Kosovės dhe Vorio Epirit, pra vorio epirotėve ju njihet dy nėnshtetėsia por kanė tė drejta tė kufizuara nė vendin e tyre nė Shqipėri! Pra nė se nė Kosovė janė rregulluar me ligj dhe kushtetutė tė drejtat e pakicave ashtu sikundėr ndodhi edhe rasti mė i fundit i gjuhės zyrtare pėr disa mijėra turq qė jetojnė atje, si do tė veprohej pėr tė implementuar kushtet pėr qytetarėt europianė (nėnkupto vorio epiriotėt, numri i tė cilėve ėshtė nė diskutim nga autoritetet greke, pasi qeveria shqiptare nuk mundi tė kryente procesin e numėrimit tė popullatės me gjithė presionet ndėrkombėtare) me kushtetutėn shqiptare, kur Tirana nuk njeh gjuhėn zyrtare greke pėr kėtė kategori tė cilėt mund tė jenė disa qindra mijė, tė cilėt duan shkolla dhe sistem arsimor tė garantuar me kushtetutė, pėr fėmijėt e tyre qė tė mėsojnė nė vendlindje gjuhėn greke (nėnkupto evropiane) pėr tė drejtėn e pėrfaqėsimit nė politikėn shqiptare me simbolet e tyre, duke u formatizuar nė parti qė mbrojnė interesat e tyre etnike pėr tė cilėn kushtetuta shqiptare i ndalon (ashtu si edhe nė Greqi qė ata duhet tė votojnė tė lirė tashmė) pėr tė drejtat e decentralizimit tė pushteteve dhe pėr tė patur gjyqėsorin nė gjuhėn e tyre gjė qė nuk e lejon kushtetuta, pėr tė patur pėrfaqėsues nė administratėn civile dhe ushtarake nga komuniteti i tyre, gjė qė nuk e pėrcakton kushtetuta shqiptare si dhe pėr tė patur tė drejtėn e ushtrimit tė lirisė dhe e fesė nė gjuhėn e tyre, gjė qė nuk ndodh qoftė edhe nė kryeqytetin shqiptar ku jetojnė disa dhjetėra mijėra vorioepiriotė dhe grekė bashkė. Prandaj, nė se themi qė e ardhmja i takon Evropės, atėherė ja ku jemi, njė pjesė e jona mė integruesja, mė e punėtorja dhe mė e edukuar me parimet evropiane, ka marrė viston pėr tu bashkuar Evropės ashtu si edhe mijėra emigrantė tė tjerė nė vendet evropiane. Kryeministri Sali Berisha ėshtė e vėrtetė qė ka ndryshuar qėndrimi nė konceptet e veta pėrpara disa vjetėsh. Ai nė filozofinė e tij ka shprehur publikisht se “interesat kombėtare tė Shqipėrisė janė interesat integruese nė BE dhe asgjė mė shumė”. Pra ndodhemi pėrpara njė fakti i cili ose nė bashkon ose na ndan me Evropėn, dhe na ndan nė se do tė qėndrojmė ende tė klishetė Godo Xhufi, ndėrsa na bashkon nė se sfidat qė kemi pėrpara ti konkretizojmė nė rrugė tė mbarė me ndihmė e BE-sė. Po ashtu politika shqiptare nė pėrgjithėsi, ka apeluar se tashmė rregullat e reja qė kėrkon Brukseli na bėn qė tė shikojmė veten ndryshe siē e kemi parė pėrpara disa vjetėsh. Shikoni njė parti tė re krejtėsisht Demokristiane Europiane nė parime dhe pėrmbajte si ato nė vendet evropiane qė po fuqizohet dita ditės nė Shqipėri. Mos vallė duhet tė themi se edhe ajo ka mbėshtetje nga Brukseli, apo filozofia e saj ėshtė kryekėput me aspiratat e Shqipėrisė pėr nė BE? Pra fryma e Brukselit duhet thėnė se tashmė ndihet dukshėm nė Shqipėri. Dhe duke parė edhe koherencėn e zhvillimit tė ngjarjeve tė fundit, nga njėra anė ēėshtja e vorio epiriotėve dhe nga ana tjetėr inkurajime tė qeverisė pėr tė vazhduar reforma dhe sfida mė tė thella pėr tė ardhmen e rajonit dhe tė qytetarėve tė saj. Dhe kėto sfida fillimisht do tė fillojnė ndoshta me ndryshime tė Kushtetutės tė diktuara nga Brukseli, pėr ta patur njė proces sa mė tė rregullt zgjedhor.

_________________
Portali i Forumit


 
 Profili  
 
Shfaq postimet që prej:  Renditja  
Post new topic Reply to topic  [ 92 Postime ]  Shkoni tek faqja Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6 ... 8  Pasardhëse

Data dhe ora janë sipas brezit orar të Tiranës


Kush është në linjë

Përdoruesit që po e shfletojnë këtë forum: Asnjë përdorues i regjistruar dhe 2 vizitorë


Nuk mund të hapni tema të reja në këtë forum
Nuk mund të përgjigjeni në temat e këtij forumi
Nuk mund të ndryshoni postimet tuaja në këtë forum
Nuk mund të fshini postimet tuaja në këtë forum
Nuk mund të postoni foto në këtë forum

Kërkoni:
Shkoni tek:  
© Forum i Lirė 2006 - 2007
Mundėsuar nga phpBB © 2002, 2006 phpBB Group