Forum i Lirė
Data dhe ora aktuale : 10/09/2010 13:42

Data dhe ora janë sipas brezit orar të Tiranës




Post new topic Reply to topic  [ 1 Postim ] 
Autori Mesazh
 Tema e postimit: Dimali, qyteti ilir nga ku romakėt morėn veshjet
PostPostuar: 28/06/2008 11:15 
Jo në linjë
Anėtar shumė aktiv
Anėtar shumė aktiv

Antarësuar: 21/08/2007 15:41
Postimet: 524

Dimali, qyteti ilir nga ku romakėt morėn veshjet !




Dimali ka qenė njė nga qytetet me te fortifikuara te Ilirese Jugore,dhe ka luajtur njė rol te rėndėsishėm ne luftėrat iliro-romake.Ne vitin 219 para Krishtit, Demeter Fari Mbreti i Ardianeve,qe me pare kishte qenė komandant i ushtrise se Mbretereshes Teuta,kishte vendosur njė garnizon me Dimalin,e konsidiruar si qytet qe smerrte dot dora e armikut.Dalmatika ilire u pėrdorsi veshje nė rrethet mė
tė larta romake. Pastaj,iu ndėrrua stofi, forma e stolia, u bė veshje zyrtare dhe ngeli si petk liturgjik nė kishėn katolike deri nė ditėt tona.


Vendbanimi antik i kalasė sė Krotinės ndodhet nė pėrėndim tė
malėsisė sė Shpiragut nė komunėn Cukalat, tė rrethit tė Beratit. Kjo kala e ka marrė emrin nga lagjja me tė njėjtin emėr e fshatit Allabmres, qė shtrihet nė pjesėn jugperndimore tė kodrės. Kalaja e Krotinės ngrihet mbi njė kodėr tė bukur, e cila fillon rrėzė faqes pėrėndimore tė Shpiragut dhe vazhdon nė krah tė majtė tė rrugės nacionale Berat–Fier. Nga lindja dhe jugu kalaja kufizohet nga
fshatrat Bistrovicė e Allambres dhe nė anėn veriore dhe pėrėndimore kodra zbret nė njė varg taracash qė arrijnė deri nė luginėn e pėrroit tė Cukalatit. Pozicioni gjeografik, si dhe pozita mbizotėruese e kodrės sė kalasė kanė krijuar kushte tė mira pėr njė mbrojtje tė fuqishme natyrore tė kėtij vendbanimi ilir. Sipas historisė, Dimali ka qenė njė nga qytetet mė tė fortifikuara tė Ilirisė Jugore dhe ka luajtur njė rol tė rėndėsishėm nė luftėrat iliro-romake. Nė vitin 219 Para Krishtit, Demeter fari, mbreti i Ardianėveēė mė parė kishte qenė komandant i ushtrisė sė mbretėreshės Teuta, kishte vendosur njė garnizon nė Dimal, i cili konsiderohej si njė qytet qė s’e merrte dot dora e armikut. Banorėt e fshatit Krotinė
mbajnė tė gjallė njė gojėdhėnė tė ardhur deri nė ditėt e sotme e cila thotė: “Dimalin e krijoi pėrėndia ndaj nuk mund tė merret nga njerėzia”. Ushtritė romake tė komanduara nga Luē Emili mundėn ta shtien nė dorė qytetin pas njė rrethimi, duke pėrdorur shumė mjete sulmi. Nė vitin 205 Para Krishtit, Dimali figuron pėrsėri i rrethuar nga ushtritė romake, por kėsaj radhe ai ndodhej nė duar tė maqedonasve. Nė kushtet e paqės qė iu parashtruan Filipit V-tė, nga prokonsulli romak Semproni, Dimali kalonte nė duar tė romakėve. Njė nga arsyet qė Dimali lakmohej kaq shumė si prej maqedonasve, ashtu edhe prej romakėve ishin padyshim edhe fortifikimet e tij, prej tė cilave sot ruhen vetėm gjurmė shumė tė pakta. Ato pėrfaqėsohen nga blloqe tė veēuara guri, tė punuara nė forma tė rregullta drejt kendėshe, qė rrethonin njė kodėr tė pėrbėrė nga dy kreshta,
prej tė cilave ajo mė e larta shėrbente si akropol.

Dalmatika Ilire

Etnografėt mendojnė se nė gjetjet e sotme tė kėrkimeve arkeologjike mund tė njihen disa petka, tė pėrdorura nga ilirėt nė Epir. Etnologėt sintetizojnė tė dhėna dokumentare dhe historiografike pėr tė arritur nė pėrfundimin se kėtu ėshtė fjala pėr veshjet, qė ilirėt dhe epirotėt kanė pėrdorur. Linja, ose “dalmatika” ėshtė njė petk i gjatė e i gjėrė, me rrip nė ije, i punuar me fije leshi. Isidore de Seville shkruan: “Dalmatica vestis
primum in Dalmatia (Illyricum)…” Dalmatica ėshtė zbuluar nė bustin e “gruas sė Dimalit”, nė Krotinė. Nė njė gur varri, tė zbuluar nė Drashovicė ėshtė riprodhuar njė burrė, i veshur me dalmatica burrash. Ky petk ilir mė pas ėshtė zbuluar edhe nė tėrė Ilirinė dhe nė Epir. Historiani austriak, dr. C.Praschniker, i cili nė vitin 1923 ka
kryer disa studime nė Dimal, shton se mbi kėtė dalmatika ilire hidhej krahėve njė mantel me rrudha. Ky petk ilir mbahej nė shpatullėn e djathtė me njė gjilpėrė dhe mbulonte
krahun e majtė, ndėrkohė qė krahu i djathtė ngelte i pambuluar. “Mė vonė kjo dalmatikė ilire, - vazhdon historiani vienez, - u bė modė nė Itali dhe duke filluar nga koha e perandorit Commodus (180-192 tė e. s.) u pėrdor
si veshje nė rrethet mė tė larta romake; pastaj, iu ndėrruan stofi, forma e stolia dhe u bė veshje zyrtare e ngeli si petk liturgjik nė kishėn katolike deri nė ditėt tona”.

Fustanella dhe Llapana prej Leshi

Ky petk ilir ėshtė zbuluar nė monumentet e Ribic-it (Slloveni), nė Glasinac (Bosnje) etj. “Vajza e Vlorės” mban gjithashtu njė fustanellė pėr gra. Karakteri ilir i fustanellės ėshtė pranuar nga shumė specialistė nė etnografi (F. Nopcsa, 1959). F. Konitza mbron iden se, “… fustanella pak kohė mė parė ishte njė pjesė e veshjes kremtėrore tė ēdo njeriu prej dere tė mirė si nė Shqipėri tė sipėrme, ashtu edhe nė Shqipėri tė poshtme. Puna qė tė tilla moda veshjeje mund tė gjenden dhe nė vendet fqinje s’tregon tjatėr gjė, veē influencės sė fortė qė shqiptarėt kanė ushtruar nė kohėn e shkuar mbi kombėsitė rreth e rrotull… Ky kostum u pėrhap mes grekėve nė shekullin e katėrmbėdhjetė, kur shqiptarėt nėn Gjin Bua Shpatėn shkelėn dhe pushtuan Greqinė”. Pėr fustanellėn shqiptare shkruan dhe poeti i madh anglez, Bajroni: “Shqiptarėt me veshjen e tyre, mė madhėshtoren nė botė, tė pėrbėrė prej njė fustanelle tė gjatė… - me pisqolla dhe jatagane
tė stolisur me argjend…” Ēajld Harold (Bajron). Po ashtu, Llabana ėshtė njė kapuē i thjeshtė prej leshi. Busti i “gruas sė Krotinės” (Dimal) jep dėshminė e parė pėr kėtė element tė veshjes ilire tė sh. III-II Para Krishtit, Llabana del nė reliev edhe nė objekte tė tjera arkeologjike,tė zbuluar nė Durrės dhe nė Koplik. Llabanėn e liburnėve e pėrmend edhe M. V. Martial, (cucullus liburnicus). Ky kapuē mund tė gjendet dhe sot nė Epir. Llabana pėrdoret edhe nė krahina tė tjera tė Shqipėrisė si Korēa, Mirėdita etj.

Dimali i Harruar


Askush nuk tė jep pėrgjigje se pėrse janė ndėrprerė punimet pėr studime arkologjike nė qytetin antik tė Dimalit, i cili, sipas arkeologėve, ėshtė ndėr tė paktit nekropole qė nuk ka mbivendosje tė kulturave tė tjera, duke qenė kėshtu dėshmi e pastėr e kulturės ilire tė shekujve III-II Para Erės Sonė. Pas historianit vjenez dr.Praschniker i ardhur
nė Dimal gjatė Luftės sė Parė Botėrore, tė fundit qė kanė kryer studime arkeologjike nė nekropulin e Dimalit kanė qenė arkologia shqiptare prof. dr. Aleksandra Mano dhe bashkėshorti i saj, Buhran Dautaj. Kėta dy arkeologė zbritėn nė qytetin antik tė Dimalit nė vitin 1963-1964, pėrpara se tė nxirrnin nė dritė pjesėn mė tė madhe tė teatrit antik tė Apolonisė. Ata kaluan nė kėtė zonė tė Shpiragut, duke ecur kėshtu nė gjurmėt e historianit austriak tė Luftės sė Parė Botėrore, C. Praschniker. Nė vitin 1963, arkeologėt Mano dhe Dautaj zbuluan kalanė e Krotinės, qytetin e Dimalit, i pėrmendur nė luftėrat iliroromake dhe njė vit mė pas zbulojnė disa mbishkrime. Zbulimi mė i rėndėsishėm i kėtyre dy arkeologėve ėshtė ai i katėr vulave tė fragmentura qė pėrmbajnė emrin e qytetit Ilir tė Dimalit. Gjithashtu, zbulimi i katėr tjegullave me vulė Dimalitan sipas B. Dautajt (“Zbulimi i qytetit ilir Dimal”), i ka ndihmuar kėta arkeologė nė lokalizimin e qytetit ilir tė Dimalit. Gjatė punimeve tė zhvilluara nga kėta arkeologė nė verėn e vitit 1963, nė faqen jugore tė Kreshtės sė Akropulit janė zbuluar mbeturinat e njė portiku, monument shumė i rėndėsishėm ky, prej tė cilit ėshtė ruajtur vetėm njė mur me nishe qė formonte sfondin arkitektonik tė monumentit tė supozuar. Ky mur qė shėrbente nė tė njėjtėn kohė edhe si mur taracimi, zgjatet nė drejtimin lindje- pėrėndim dhe ka njė gjatėsi prej 29.40 m. Ai formohet nga shtatė nishe qė kanė formėn e njė gjysmė rrethi, me pėrmasa 2.98 m. Midis dy krahėve tė nisheve, thellėsia arrin nė 1.47 m. Balli i mureve midis nisheve ėshtė 0.98 m. Po sipas arkeologėve Mano dhe Dautaj, muri me nishe i Krotinės ėshtė i ngjashėm, si nga pikėpamja e teknikės sė ndėrtimit, ashtu edhe e kompozimit arkitektonik
me atė tė portikut tė njohur tė Apolonisė, qė daton reth shek. IV Para Krishtit, gjė qė tregon se e kėsaj kohe ėshtė edhe kalaja e Krotinės, nė qytetin antik tė Dimalit.
Zbulimet arkeologjike nė kalanė e Krotinės tregojnė se nė kėtė qytet ka qenė e zhvilluar prodhimi i qeramikės, prodhimet artistike nė gurė dhe qeramik, si dhe ato tė zejtarisė, nga ku me mjaft interes paraqitet busti i njė gruaje, kushtuar ndonjė yjneshe ilire. Gėrmimet e
arkeologėve, prof. dr. Aleksandra Mano dhe bashkėshortit tė saj, Burhan Dautaj, ishin tė fundit sipėrmarrje nė kėtė zonė ilire. Mė pas, ato u ndėrprenė pėr tė mos filluar mė kurrė deri nė ditėt e sotme. Banorėt e zonės pėrreth nekropolit shprehen: “Ēuditėrisht, qė nga ajo kohė nė qytetin antik tė Dimalit nuk ka shkelur mė kėmbė arkeologu dhe mė e keqja qėndron nė faktin se kjo zonė nuk ėshtė as e ruajtur dhe as e konservuar pėr studime tė ardhshme arkeologjike.”


Pergatiti Arian Kaja Gazeta Tema-17-08-2007


 
 Profili  
 
Shfaq postimet që prej:  Renditja  
Post new topic Reply to topic  [ 1 Postim ] 

Data dhe ora janë sipas brezit orar të Tiranës


Kush është në linjë

Përdoruesit që po e shfletojnë këtë forum: Asnjë përdorues i regjistruar dhe 2 vizitorë


Nuk mund të hapni tema të reja në këtë forum
Nuk mund të përgjigjeni në temat e këtij forumi
Nuk mund të ndryshoni postimet tuaja në këtë forum
Nuk mund të fshini postimet tuaja në këtë forum
Nuk mund të postoni foto në këtë forum

Kërkoni:
Shkoni tek:  
© Forum i Lirė 2006 - 2007
Mundėsuar nga phpBB © 2002, 2006 phpBB Group