Forum i Lirė
Data dhe ora aktuale : 29/08/2014 19:20

Data dhe ora janë sipas brezit orar të Tiranës




Post new topic Reply to topic  [ 2 Postime ] 
Autori Mesazh
 Tema e postimit: Sistemi i Drejtesise ne Shqiperi
PostPostuar: 10/10/2007 2:18 
Jo në linjë
Anėtar shumė aktiv
Anėtar shumė aktiv

Antarësuar: 11/11/2006 1:14
Postimet: 163
Kur Presidenti i Republikės flet si OJQ!

Grada e perdoruesve-ve: / 5
I varferI mire
Monday, 08 October 2007
Nga Av. Kastriot FRASHĖRI* - Ēuditė nė kėtė vend, mesa duket, nuk paskan tė sosur. Mė i fundit, i vetėrreshtuar nė kėtė teatėr komik tė politikės shqipe, mbushur me aktorė tė tipit “Kreshnikėt e ZMQ-O(J)F”, ėshtė vetė Presidenti i Republikės, Bamir Topi.Megjithėse i ri nė detyrė dhe me formim tė cunguar profesional, ai nuk nguroi dje nga qyteti i Vlorės pėr tė “numėruar”, sipas tij, problemet qė ka sistemi gjyqėsor dhe ndikimin qė ka mbi tė politika. Nė kėtė shaka tė radhės, por tė errėt pėr tė ardhmen e sistemit tė drejtėsisė, dje presidentit Topi, njėkohėsisht kryetar i Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė, i duhej tė dilte nga vetmia e Tiranės dhe medoemos tė kalonte gėzueshėm fundjavėn nė bregdetin e mrekullueshėm jonian dhe pėr kėtė u gjend si zgjidhje njė OJF. Njė OJQ-qė, nga ato qė kakarisjet e tyre, nuk ndihen as tek dera e fqinjit pėr shkak tė sharlatanizmit dhe integritetit tė munguar profesional dhe shoqėrore tė lidershipit, pėr tė cilėt thuhet se nuk i besojnė as familjarėt e miqtė e tyre. Madje Kreshnikut (tashmė tė katapultuar, jo pėr merita profesionale dhe tė dypunėsuar si anėtar i KLD-sė), pėr tė justifikuar superfinancimet qė me mjeshtėri arrin tė zhvatė nė emėr tė shoqėrisė civile, i duhej njė foto me kryetarin e shtetit pėr tė vazhduar suksesshėm “misionin” e radhės me “elokuencėn” e tij brilante pėr interesa tė ngushta personale. Nė “konferencėn” e radhės pėr gjyqėsorin shqiptar me temė "Reforma nė pushtetin gjyqėsor dhe prokurori, sfidė e kohės", nėn sloganin populist “Drejtėsia (pa) drejtėsi (ar)miku i qytetarėve”, organizuar nga Zyra pėr Mbrojtjen e Qytetarėve (ZMQ) dhe "Transparency Internacional", u tentua tė flitej pėr gjyqėsorin dhe gjendjen qė ndodhet, por si ēdo herė pėr shkak tė keqorganizimit apo familjaritetit, kėto tryeza pėrfundojnė si aktivet e qėmotshme tė komunistėve tė partisė. Reforma apo reformimi i drejtėsisė, sikundėr doli qartė nė kėtė konferencė, nuk mund tė kuptohet apo kryhet me idetė e "Kreshnikut makiavelist” me moton pėr t’u pasuruar sa mė shumė nga fondet qė i japin donatorėt, nga ku thuhet se ky u paguan pėrqindjen drejtuesve tė bamirėsve tė tij, por me kontributin dhe prezencėn e tė gjithė faktorėve qė kėrkon detyrimisht njė debat tė gjerė dhe tė gjatė mbi baza profesionale, ku duhet tė flasin specialistėt e shtetit tė sė drejtės, gjyqtarėt, prokurorėt, avokatėt dhe jo manekinėt dhe miqtė e tyre qė paguhen me pesėmijė lekė nga organizatorėt pėr tė mbushur sallat e kėtyre pseudokonferencave. I bashkuar nė frontin e tam-tameve tė pjesės mė tė errėt tė OJQ-ve qė pėr tė pėrvetėsuar sa mė shumė dollarė broēkullisin marrėzira, Presidenti i Republikės e ka tė vėshtirė tė kuptojė se pėrgjegjėsi pėr gjendjen e krijuar nė sistemin e drejtėsisė ka edhe Kėshilli i Lartė i Drejtėsisė, tė cilin prej disa muajsh e kryeson, e qė dėshmon se qėndron indiferent dhe jo nė nivelin e tij kushtetues, ndryshe nuk mund tė shpjegohet qė ky institucion pėrgjegjės, duke ditur gjendjen ku ndodhet ky pushtet gjyqėsor, reagimet dhe qėndrimet e herėpashershme tė mjaft institucioneve tė rėndėsishme ndėrkombėtare dhe tė vendit, shohim shumė pak analiza apo masa pėr reformimin. Kush mund ta pengojė vallė kryetarin e tij tė bėjė njė analizė tė veprimtarisė sė kėtij kėshilli? A nuk do tė ishte mirė dhe e besueshme qė kjo analizė apo kritikė tė niste sė pari nga brenda institucionit qė kryeson?! Ēfarė e pengon vallė presidentin?!... Nuk ėshtė hera e parė qė kreu i shtetit shfrytėzon tribuna tė tilla pėr tė akuzuar “prokurorinė se ėshtė apatike dhe se reforma nė drejtėsi duhet tė bėhet sa mė shpejt”. Tė pėrgjithėsosh kėshtu njė institucion tė tėrė, tė vlerėsosh kėshtu veprimtarinė e njė trupe tė tėrė prokurorėsh, do tė thotė se nuk mund tė shikosh pėrtej syzeve me ngjyrė tė partisė qė tė dhuroi kolltukun presidencial. Nuk ėshtė faji i kėtyre prokurorėve qė, me gjithė vėshtirėsitė e kohės dhe tė kėtij tranzicioni tė tejzgjatur, luftojnė pėrditė me krimin, korrupsionin dhe fenomene tė tjera pėr tė dhėnė drejtėsi. Ata nuk mund tė fajėsohen se Bamiri (president) nuk shkėputet dot nga Bamir Topi nėnkryetar partie. Nė kėtė rast nuk dua tė justifikoj veprimtarinė e Prokurorit tė Pėrgjithshėm, pasi pėr shkarkimin e tij, jam shprehur me 2-3 editoriale nė media qė prej vitit 2004, por ėshtė e papranueshme qė reforma nė drejtėsi tė personalizohet me zėvendėsimin e emrit tė kreut tė akuzės. Ju zoti president me veprimet tuaja, duke e paragjykuar kėtė rast, tashmė e humbėt shansin dhe besimin e publikut pėr reformimin e kėtij institucioni. Ėshtė e paimagjinueshme, madje e dėnueshme, zoti President i Republikės, qė nė fjalimet tuaja pėrmendni faktin qė “shpeshherė interesat e politikės pėrplasen me drejtėsinė” dhe pėr kėtė kėrkoni me ngulm qė “nė tė gjithė sistemin e drejtėsisė do tė ketė njė reformė tė thellė”. Po si mund tė kryhet njė reformė e tillė nėn trysninė dhe kėrkesat skandaloze tė politikės zoti president? Kemi dėgjuar tė flitet pėr reformė, tė gjithė flasin, por ende nuk po dėgjohet zėri apo mendimi i specializuar i atyre qė janė tė interesuar, gjyqtarėve, prokurorėve, avokatėve, aktorėve tė tjerė tė shoqėrisė, pėrfshirė kėtu dhe ata qė merren me administrimin e drejtėsisė. Nuk ėshtė e drejtė qė pėr interesa madhore qė kanė tė bėjnė me interesa tė gjera publike, kur flitet pėr ekzistencėn apo pėrbėrjen e institucioneve kryesore tė shtetit, tė gjithė shqiptarėt duhet t’u imponohen vullnetit (jo)fitimprurės tė ZQM, sponsorizuesve tė dyshimtė tė USAID-it, apo vullnetit vunerabėl tė njė mazhorance. Ėshtė interesant fakti se ndėrsa numri i OJF-ve rritet vėrehet se numri i problemeve sociale dhe krimit rritet pambarimisht! Por larg qėllimeve spekulative tė show-t tė radhės, tė sajuar dhe sponsorizuar nga aventurierė dhe diletantė, nė kėtė takim, kreu i shtetit, nga sa u mėsua nga komentet e medias, u ndodh pėrballė kundėrshtimeve tė ashpra profesionale tė trupės sė gjyqtarėve dhe prokurorėve tė pranishėm tė kėsaj treve qė e duan drejtėsinė, luftojnė e punojnė pėr tė. Pėr tė gjithė, tashmė, ėshtė e njohur se pėrgatitja dhe aplikimi i njė reforme te studiuar, ėshtė kėrkesė imperative e kohės pėr ta sjellė sistemin e drejtėsise nė standarde bashkėkohore dhe pa arritur kėto standarde siguria dhe paqja e brendshme do tė jenė gjithnjė tė rrezikuara, por dhe rruga e integrimit tė Shqipėrisė nė Europė do tė jetė e largėt. Sot, shoqėria shqiptare ėshtė e lodhur deri nė mėrzi nga dyzimet intelektuale apo seksuale tė njė pjese tė pseudoelitės sė superpaguar OJF-iste, qė me protagonizmin e tyre bajat i kanė shkaktuar njė dėm tė pallogaritshėm mendimit politik shqiptar, mungesėn e debatit publik dhe detyrimisht mungesėn e alternativave. Institucionet e Shoqėrisė Civile, si kudo nė botė, janė burime idesh, alternativash, informacioni, mendimesh ekspertėsh tė pavarur nga institucionet politike, tė cilat tentojnė tė mbajnė njė balancė kritike pėrballė alternativave qeveritare; prania e tyre ėshtė e domosdoshme pėr vazhdimėsinė e demokracisė dhe tė zhvillimit tė aktivitetit tė lirė nė hapėsirat demokratike. “Kreshnikėzimi” i KLD-sė, tashmė ėshtė njė realitet, njė praktikė dhe veprim dhe pėr kėtė ju, zoti President, keni pėrgjegjėsinė direkte pėr degradimin e veprimtarisė sė kėtij institucioni qė pėr fat tė keq nėn bekimin tuaj administron drejtėsinė...

*Drejtor, Instituti i Ēėshtjeve Kombėtare
gazeta sot


 
 Profili  
 
 Tema e postimit: Re: Sistemi i Drejtesise ne Shqiperi
PostPostuar: 10/10/2007 2:22 
Jo në linjë
Anėtar shumė aktiv
Anėtar shumė aktiv

Antarësuar: 11/11/2006 1:14
Postimet: 163
Sot, shoqėria shqiptare ėshtė e lodhur deri nė mėrzi nga dyzimet intelektuale apo seksuale tė njė pjese tė pseudoelitės sė superpaguar OJF-iste, qė me protagonizmin e tyre bajat i kanė shkaktuar njė dėm tė pallogaritshėm mendimit politik shqiptar, mungesėn e debatit publik dhe detyrimisht mungesėn e alternativave.

Percaktim i sakt i autorit te mesiperm.

Me kujtoj debatin e bere per OJQne Mjaft, e cila kishte si motiv shtimin e ndergjegjes qytetare, po jo vetem humbi besimin e publikut, po dekurajoi me teper publikun, duke pare keta aktivist qe cdo ativitet e benin per para, qe i mernin ne formen e financimeve si OJQ.

Po keshtu dhe ky Kreshniku, dhe antar i KLD dhe me OJQ private?! Para ca muaj beri namin qe antaret e KLD te mos kishin perplasie interesi e duhet te kishin vetem kete vend e jo tjeter.


 
 Profili  
 
Shfaq postimet që prej:  Renditja  
Post new topic Reply to topic  [ 2 Postime ] 

Data dhe ora janë sipas brezit orar të Tiranës


Kush është në linjë

Përdoruesit që po e shfletojnë këtë forum: Asnjë përdorues i regjistruar dhe 2 vizitorë


Nuk mund të hapni tema të reja në këtë forum
Nuk mund të përgjigjeni në temat e këtij forumi
Nuk mund të ndryshoni postimet tuaja në këtë forum
Nuk mund të fshini postimet tuaja në këtë forum
Nuk mund të postoni foto në këtë forum

Kërkoni:
Shkoni tek:  
© Forum i Lirė 2006 - 2007
Mundėsuar nga phpBB © 2002, 2006 phpBB Group