|
KĖRKESĖ
Drejtuar:Ministrisė sė Punėve tė Jashtme tė Republikės sė Shqipėrisė;
Pėr Dijeni: Kryetarit tė Kėshillit tė Ministrave tė Republikės sė Shqipėrisė
Kėrkues:
1. Shoqėria "ĒAMĖRIA"
2. Instituti i Studimeve pėr Ēamėrinė
3. Partia pėr Drejtėsi dhe Integrim
Shoqėria "ĒAMĖRIA", Instituti i Studimeve pėr Ēamėrinė dhe Partia pėr Drejtėsi dhe Integrim nėpėrmjet kėsaj kėrkese ripėrsėrisin bashkėrisht njė kėrkesė drejtuar Ministrisė sė Punėve tė Jashtme tė Republikės sė Shqipėrisė edhe mė 6 tetor 2007.
Nėpėrmjet kėsaj kėrkese risjellim nė vėmendje tė Ministrisė sė Punėve tė Jashtme tė Republikės sė Shqipėrisė se i qėndrojmė kėrkesės sė bėrė tek Ju nga Shoqėria "ĒAMĖRIA".
Ne kėrkojmė qė MPJ e Shqipėrisė t`i paraqesė palės respektive tė Republikės sė Greqisė kėrkesėn tonė pėr:
1. Ndėrtimi nė Paramithi, Greqi, tė njė obelisku nė pėrkujtim tė masakrės sė Paramithisė;
2. Ndėrtimi i njė varreze pėrkujtimore pranė Urės sė lumit Kalama, nė Greqi aty ku prehen tė rėnėt e pafajshėm, qė mbetėn tė vrarė dhe nuk mundėn tė kalonin kėtė urė, gjatė gjenocidit mbi popullatėn ēame.
Shoqėria "ĒAMĖRIA", Instituti i Studimeve pėr Ēamėrinė, Partia pėr Drejtėsi dhe Integrim shprehin bindjen se popujt i lidhin urat e tyre tė miqėsisė, duke ndėrtuar sė pari `Faljen`, duke respektuar ata qė ranė pėr njė kauzė tė ndershme.
Ne jemi tė bindur se tė rėnėt ēamė, rreth 2800 tė tillė, u masakruan nė kauzėn e tyre tė shenjtė pėr tė lindur fėmijėt e tyre nė tokė tė baballarėve.
Ne jemi tė bindur se tė masakruarit, rreth 400 tė tillė, vetėm gjatė njė dite nė Paramithi, ranė nė tokė tė tyre, pa u gjykuar, u vranė. Ne duam tė ndėrtohet miqėsi. Ne jemi tė bindur se miqėsitė ngrihen mbi faljen, para sė gjithash u kėrkohet falje tė rėnėve, nderohen ata.
Shoqėria "ĒAMĖRIA", Instituti i Studimeve pėr Ēamėrinė, Partia pėr Drejtėsi dhe Integrim ndjekin me vėmendje pėrkushtimin disavjeēar tė zyrtarėve tė shtetit fqinj, Greqisė; nė aplikim tė dėshirės sė tyre pėr ngritjen e varrezave memoriale nė kujtim tė tė rėnėve grekė gjatė luftės italo-greke.
Shoqėria "ĒAMĖRIA", Instituti i Studimeve pėr Ēamėrinė, Partia pėr Drejtėsi dhe Integrim nuk janė institucione tė specializuar mendim dhėnėse as pėr pėrcaktimin e numrit tė varrezave, as pėr vendvendosjen e tyre nė truallin shqiptar dhe as pėr sipėrfaqet qė pritet tė zaptojnė ato.
Ėshtė shteti shqiptar, ai qė ka tagrin, tė drejtėn dhe detyrėn tė ēmojė arsyet, qėllimet dhe pasojat.
Ne kėrkojmė qė nė zbatim tė parimit tė mirėnjohur tė reciprocitetit midis shteteve miq, tė ngrihet prej Jush dhe tė shqyrtohet kjo kėrkesė e jona gjatė bisedimeve me pėrfaqėsues tė shtetit grek. Ne besojmė nė drejtėsinė e kėrkesės sonė, ne besojmė se respekti qė shfaqet pėr tė rėnėt nuk do tė jetė i ndryshėm, pavarėsisht kombėsisė sė ndryshme tė tė rėnėve.
Ne besojmė se tė rėnėt tanė, martirė pėr vatrat e tyre, lypset tė nderohen sė paku njėsoj me tė rėnėt grekė nė tokė tė huaj.
1. Shoqėria "ĒAMĖRIA" Kryetari Ardian TANA
2. Instituti i Studimeve pėr Ēamėrinė Drejtori Ekzekutiv Ahmet MEHMETI
3. Partia pėr Drejtėsi dhe Integrim Kryetari Tahir MUHEDINI
|