Forum i Lirė
Data dhe ora aktuale : 31/08/2014 5:26

Data dhe ora janë sipas brezit orar të Tiranës




Post new topic Reply to topic  [ 1 Postim ] 
Autori Mesazh
 Tema e postimit: Historia e shkolles se pare shqipe
PostPostuar: 12/04/2008 17:29 
Jo në linjë
Anėtar shumė aktiv
Anėtar shumė aktiv

Antarësuar: 21/08/2007 15:41
Postimet: 524
Historia e shkollės sė parė shqipe

Behar GJOKA

Kremtimi i 7 marsit, si dita e parė e shkollės shqipe, mbart shenja tė dyfishta: Sė pari: Kjo ditė shėnon zanafillėn e shkollės laike shqipe. Sė dyti: A ėshtė mėsuar shqipja nė shkollė pėrpara kėsaj date?

Shkollimi laik, ndarja e shkencės nga feja, ndarja e shkollės nga kisha, shėnojnė njė moment thelbėsor, qė nė mjediset perėndimore ka ndodhur me kohė. Nė kėtė kuptim, 7 marsi,dita e parė e shkollimit laik nė gjuhėn shqipe shenjon njė etapė tė re dhe cilėsore nė rrugėn e nxėnies sė dijeve nė mjediset shkollore . Prej aty zė fill kurba qė pėson procesi i dijes nė shkollat laike. Por 7 marsi i vitit 1887 nuk duhet marrė si viti i parė pas vitit “zero”, domethėnė si caku i parė i mėsimit tė shqipes.

Sipas ndonjė dėshmie paraprake tė lėnė nga Budi, kryesisht tė shprehur nėpėr parathėniet dhe pasthėniet autoriale, dijet e para, siē na njofton vetė, ai i nxuri tek prelatėt vendas. Nė letrėn drejtuar kardinal Gocadinos, Budi thotė: “. . . nė rininė time kam qėndruar, pothuaj vazhdimisht nė shėrbim tė disa ipeshkėvinjve tė vendit tonė, pranė tė cilėve jam marrė me studimin e kėtyne pak ditunive deri nė moshėn 21 vjeēare. . .” (1963: 297).

Po ku e nxuri ai shkrimin e gjuhės shqipe? Kush qenė mėsuesit e ndritur qė mėkuan dashurinė e madhe pėr shqipen? Enigmat, qė do tė duhet tė shvėshtillen, siē shihen, sa vijnė e shtohen, por bashkė me to, krejt natyrshėm, rritet kureshtja pėr tė shkundur me ēdo kusht ndryshkun e grumbulluar nėpėr vite e shekuj.

Nė dokumentacionin e Kolegjit tė Loretos, njė shkollė kjo nė gjuhėn latine, me drejtim teologjik, dėshmohet herė tėrthorazi, herė si e nėnkuptuar se dikush me emrin Budi a Buli, ka studiuar aty, pa harruar se nė atė kolegj kanė studiuar edhe Bardhi, Bogdani, etj.

Sipas Selman Rizės, “... shėnimi i Ferlatit se autori ynė qenka edukuar nė kolegjin ilirik tė Loretit (Itali), nuk mund tė shpjegohet ndryshe veēse kėshtu: nė kėtė kolegj Budi do tė jetė regjistruar vetėm sa pėr tė dhėnė provimet e maturės, pa tė cilėn ai nuk mund tė dorėzohej (shugurohej – B. Gj. ) prift” (1996: 556), duke e sqaruar edhe pėrcaktimin e dyzuar, jo krejt tė ndėrliqshėm. Edhe kėto rrezatime, nėse vėshtrohen brenda qarkut veprues, gjithsesi, ndihmojnė pėr tė shqyrtuar ēėshtjen.

Dokumentimi i hapjes sė tė parės shkollė shqipe, qėmtuar prej Dr. J. Rexhepagiēit, nė njė libėr tė gjatė studimor rreth kėsaj ēeshtjeje: “Shkollat janė hapur me iniciativėn e priftėrve, por shpesh edhe tė kėrkuara nga popullsia qytetare apo fshatare” (1968: 47), qė ėshtė me interes, veēan, pėr shkollimin nė gjuhėn shqipe. Cytėse ėshtė e dhėna qė sjell po ky autor mbi programin: “Pos disiplinave fetare tė cilat rėndom i jepnin priftėrit shqiptarė, nė kėto shkolla italisht, e nga gjysma e parė e shekullit tė XVII edhe shqip, mėsohej leximi, shkrimi, elementet e historisė dhe njohuri tė tjera tė dobishme” (1968: 48).

Diku tjetėr ky autor nėnvizon se “Nė Shqipėri gjithashtu ka pasur disa shkolla fillore, qė pėrmenden qysh nė shekullin XVI. Janė tė njohura kėto shkolla:

1 - Shkolla fillore nė Kurbin afėr Krujės, e themeluar mė 1632... Kjo ėshtė e para shkollė nė territorin e vilajetit tė Shkodrės. Shkollėn e vijojnė njė numėr i vogėl nxėnėsish (10 nxėnės). Sipas raporteve tė Mark Skurės, tė datės 20.XII.1641 dhe 7.III.1650, qė i janė dėrguar Kongregatės, fėmijėt nė kėtė shkollė kanė mėsuar lexim e shkrim, kurse ata mė tė rriturit gramatikė, gjė qė i pėrgjigjej shkollės sė mesme.

2 - Shkolla fillore nė Korēė, e themeluar nė vitin 1637. Ekziston mendimi se ėshtė shkolla mė e vjetėr. Nė tė paguhej taksa shkollore.

3 - Nė vitin 1638 u hap shkolla fillore nė Pedhanė (rrethi i Shkodrės), ku mėsonin fėmijėt e atij fshati, “por edhe nga vise tė afėrta”. Shkolla punoi deri nė vitin 1675.

4 - Nė tė njėjtėn kohė, nė Pedhanė, u themelua njė shkollė e mesme... Shkollėn e vijonin ata qė kishin dėshirė tė bėhen anėtarė tė klerit.

5 - Nė rrethinėn e Shkodrės ėshtė themeluar shkolla fillore nė Blinisht, mė 1639... Megjithėse ishte shkollė fetare, mėsimi nė tė ėshtė zhvilluar nė gjuhėn shqipe.

6 - Me kėrkesė tė qytetarėve tė Blinishtit, po atė vit u hap dhe shkolla e mesme, e pagėzuar “gymnasium”. Kjo ishte shkollė pėr tė rinjtė...

7 - Ka ekzistuar edhe njė shkollė private nė Shkodėr, e hapur nė vitin 1698. Kėtė shkollė e vijonin fėmijėt e tregtarėve dhe pasunarėve tjerė. Pos tė tjerash mėsonin edhe gjuhėn shqipe... Shkollėn e themeloi P. Filipi, franēeskan i Shkodrės.

8 - Shumė herėt hasim nė shkolla shqipe edhe nė viset e Himarės...” (1968: 50, 51).

Pra duket qartė se kemi tė bėjmė me njė pasqyrė tėrėsore tė fakteve tė shkollimit nė gjuhėn shqipe nė mjedise tė njohura edhe nga dokumentet arkivore. Gjithashtu, interesante ėshtė edhe e dhėna qė sjell po ky autor: “Ėshtė normale, pra, - thotė ai - tė supozosh se qysh nė shekullin XVI nė kėto vise ka pasur shkolla katolike shqipe. Dihet me siguri se njė shkollė e kėtillė ka ekzistuar nė Janjevė... Kryepeshkopi i Shkupit Andrea Bogdani, i shkruan Romės (15.XI.1664) nga Janjeva, ku kishte rezidencėn e vet, duke i rekomanduar nė letėr Kongregatės pėr mėsues tė shkollės katolike nė kėtė vend shqiptarin Pjetėr Mazreku (prizrenasin), i cili mė 25 qershor 1666, njohton Kongregatėn se me plot entusiazėm punon nė shkollė dhe me ndėrgjegje kryen detyrėn qė i ėshtė besuar” (1968: 48).

Po ashtu, me mjaft interes ėshtė edhe dėshmia qė sjell Petro Marko nė librin “Retė dhe gurėt”, ku ndėr tė tjera thotė: “Nė shekullin XVII, mė 1630, nė Dhėrmi priftėrinjtė bazilianė qė i kishte dėrguar Papa nė Himarė, hapėn tė parėn shkollė shqipe – seminar pėr priftėrinj nė gjuhėn shqipe” (2000: 44), duke e zgjeruar gamėn shqyrtimore tė ēėshtjes sė historisė sė shkollimit nė gjuhėn shqipe. Pėr mė tepėr qė kjo e dhėnė pohohet edhe nga Rexhepagiēi, kur shprehet: “I gjejmė nė Dhėrmi, Vune, Palas. Edhe kėtu priftėrit u jepnin mėsim fėmijėve, si Neofit Rodino (1630–1642), pastaj Kostandin Onofria dhe tė tjerė” (1968: 51).

Ndėrsa pohimi i Markos se “Katekizmi nė meshė kėndohej nė shqip”. Papa Dhimitri nga Dhėrmiu, Gjileku, e pėrktheu ‘Katekizmin’ nė gjuhėn shqipe, po, sipas raporteve tė bazilianėve, nuk u botua, se ishte botuar ai i Budit” (2000: 46), hedh jo pak dritė mbi praninė e librave tė Budit edhe nė Jug, madje tek besimtarėt ortodoksė.

Ekzistenca e shkollave tė tilla nė harkun e shtrirė tė shekullit XVII-tė dhe veēanėrisht hapja e tyre, pothuaj nė pjesėn dėrrmuese tė trojeve arbėnore, megjithėse janė tė karakterit fetar, e shpėrfaq si dukuri mbikrahinore, madje duke tentuar edhe programe tė pėrcaktuara, gjithnjė nė kuadrin e kishės katolike.

Aq mė shumė qė shkollat fetare tė ritit latin dhe jo tė tillė, ku mėsohej edhe gjuha shqipe, gjenden nė treva tė njė hartografie mjaft tė shtrirė, por veprimtaria e tyre ėshtė tejet e prekshme nė ato zona ku edhe ushtruan veprimtarinė e tyre kuarteti i priftėrinjve katolikė, mes tė cilėve edhe Budi, ta pėrforcon mendimin se ekzistonin parakushte pėr hapjen e shkollave shqipe.

Kėto gjurmė dhe mjaft tė tjera, qė ende presin qė tė shpluhurosen, i japin jo pak moshė gjuhėshkrimit tė shqipes ndėr shkollat shqiptare, edhe pse fetare, dhe ofrojnė dėshmi tė procesit shkollues, potencialisht aty nga fundi i shekullit XVI dhe tė dokumentuara fare shkoqur nė shekullin XVII.

Nėse, gjithnjė jo vetėm si qerthullim hipotetik, nisur nga dėshmitė e gjurmimeve dhe sa mė larg dėshirave subjektiviste, por, kryekreje, vetėm si qėmtim dhe gjurmim dokumentash, si zanafillė tė datuar tė gjuhėshkollimit shqip do tė mund tė merrnim ēeljen e shkollės sė Dhėrmiut mė 1630, tė shkollės sė Kurbinit mė 1632, tė shkollės sė Korēės mė 1637, apo tė Janjevės mė 1666, tė cilat konfirmohen edhe nga Petrotta, dhe nė tė cilat, pėrveē tė tjerash, ka gjurmė dokumentare se janė pėrdorur si libra mėsimorė edhe librat e Budit, veēanėrisht Doktrina, katekizmi i pėrkthyer enkas nga ai pėr nevojat e shėrbesave fetare.

Nė tė mirė tė ilustrimit tė idesė sė hedhur ėshtė edhe gjykimi i dhėnė prej Rexhepagiēit mbi Matrėngėn, kur shprehet: “Mendim pedagogjik hasim edhe nė “Katekizmin” e arbėreshit Lekė Matrėnga, i cili e pėrktheu kėtė vepėr... Ky formulim ka rėndėsi tė posaēme pedagogjike dhe ka kėtė pėrmbajtje: “Unė sa tė jamė gjallė nuk do tė mongoj... tė ndihmoj fėmijėt pėr hirė tė tyre tė bėhem edhe vetė fėmijė qė ata tė pėrfitojnė sa mė shumė”. “Nė kėtė formulim Matrėnga shpreh gatishmėrinė pėr tė mėsuar fėmijėt e shqiptarėve” (1968: 54),nė parathėnien e librit “E mbasme e Kėrshtenė” botim i vitit 1592, shėnon fillimin e shkollimit nė gjuhėn shqipe. Vetė struktura e librit me poezinė e pėrshpirtshme me prozat diturake, fetare, dėshmon datimin e organizuar tė gjuhė-shkollimit. E gjitha kjo dėshmon, pothuajse drejtėpėrdrejt, se kemi tė bėjmė me njė rregull tė lejuar dhe tė fiksuar nga Vatikani, nė formėn e detyrimit pėr shėrbesat fetare, por, mesa duket, edhe pėr librat mėsimorė pėr nxėnėsit qė do tė pėrgatiteshin si priftėrinj.

Kuptohet, shenjimi i 7 marsit tė vitit 1887 si fillesė e shkollimit nė gjuhėn shqipe, ėshtė bazuar, kryekėput, nė natyrėn laike tė saj pėr shkak tė pėrcaktimeve tė mangėta, tė leximit tė historisė sė arsimit shqip me syze ideologjike qė, dihet, nuk e qasnin fetarizmin. Nivelet e ngritura programore, si dhe tekstet e pėrdorura nė kėtė shkollė, por edhe nė tė tjera pas vitit 1887, ka kuptim tė vetėmjaftueshėm, madje merr vlerė tė veēantė, si njė pikė kulmore e mėsimit tė shqipes, tashtimė nė kohėt mė tė reja.

Veēse hapja e kėsaj shkolle, kurrsesi nuk duhet parė e shkėputur prej periudhave tė mėparshme, tė dokumentuara, po aq moderne nė kontekstin e atyre rrethanave kur funksionuan, madje qė i paraprinė dhe pėrgatitėn parakushtet pėr tė mbėrritur deri tek niveli i shkollimit laik.

Padyshim qė gjykimet, pohimet, argumentat, faktet, thėniet dhe kundėrthėniet, kundėrshtitė dhe dėshmitė qė do tė sjellin shkencėtarėt e gjuhėsisė, letėrsisė dhe historisė, do tė largojnė jo pak mjegullima mbi fillesat e shkollimit nė gjuhėn shqipe, megjithė karakterin e tij fetar pėrpara periudhės sė Rilindjes Kombėtare, ēka ėshtė po nė atė linjė logjike tė rrugėtimit tė arsimit dhe shkollės edhe nė botėn e qytetėruar.

Zhvendosja e problemit nė rrafshe tė tjera, jashtėgjuhėsore dhe jashtėhistorike, pa kritere shkencore, pa faktura arkivore, pra pa dokumentime tė gjurmuara, do ta shndėrronte kėtė aspekt, gjysmė tė njohur, nė njė absurd tė radhės, zhurmues dhe vetėshkatėrrimtar.

Pėrkundrazi, dėshmitė e gjurmuara, krejt natyrshėm tė ēojnė vetiu tek disa fakte konkrete historike, qė flasin jo pak pėr realizimin e aktit sublim tė arsimimit nė gjuhėn shqipe, diku-diku edhe nė trajta tė ngulitura pedagogjike.

Pėrjetimi i kėtij momenti, gjithsesi tė ndėrliqshėm, le tė shėrbejė si ngacmim pėr tė thelluar mendimin shkencor, historik e gjuhėsor, pedagogjik dhe letrar, pėr tė synuar nxjerrjen nga pelenat foshnjarake tė gjuhės shqipe, tashmė si gjuhė e shkollimit, sidomos pėr t’i dhėnė asaj vendin qė i takon, deri aty ku pėrvijohen gjurmėt historike, nė fundit tė shek. XVI dhe nė pjesėn e parė tė shek. XVII, qė fakton shkolla, ku formimi fetar, doemos, tanimė pėrmbarohej pėrmjet shqipes e vetėm me anė tė saj, pse, e thamė njėherė, tekstet e kėsaj nxėnieje, prej kohėsh qenė mbėltuar nė truall tė shqipes.

Kjo do tė thotė vlerė dhe rivlerėsim pėr gjuhėn shqipe, e cila ėshtė njė e vetme, si traditė mė e hershme, mataruar nė altarin e dijes, siē kundrohet shkolla.


E Enjte, 28 Prill, 2005 - "Tradita"


 
 Profili  
 
Shfaq postimet që prej:  Renditja  
Post new topic Reply to topic  [ 1 Postim ] 

Data dhe ora janë sipas brezit orar të Tiranës


Kush është në linjë

Përdoruesit që po e shfletojnë këtë forum: Googlebot dhe 2 vizitorë


Nuk mund të hapni tema të reja në këtë forum
Nuk mund të përgjigjeni në temat e këtij forumi
Nuk mund të ndryshoni postimet tuaja në këtë forum
Nuk mund të fshini postimet tuaja në këtë forum
Nuk mund të postoni foto në këtë forum

Kërkoni:
Shkoni tek:  
© Forum i Lirė 2006 - 2007
Mundėsuar nga phpBB © 2002, 2006 phpBB Group