Forum i Lirė
Data dhe ora aktuale : 02/09/2014 2:46

Data dhe ora janë sipas brezit orar të Tiranës




Post new topic Reply to topic  [ 1 Postim ] 
Autori Mesazh
 Tema e postimit: E verteta mbi Vloren e Floten Ruse ne 60ten
PostPostuar: 21/12/2006 22:32 
Jo në linjë
Anėtar shumė aktiv
Anėtar shumė aktiv

Antarësuar: 11/11/2006 1:14
Postimet: 163
Kadare i bėri alibinė letrare Enverit qė donte ta digjte Vlorėn pėr hir tė Sevastopolit

02 September 2006
Nga Kastriot Myftaraj

Nė romanin e Ismail Kadare “Dimri i vetmisė sė madhe” dhe mė pas nė versionin e ripunuar “Dimri i madh”, zė shumė vend dhe “konflikti” shqiptaro-sovjetik pėr bazėn ushtarako-detare tė Vlorės.Nė romanin e Kadaresė, tjetėrsohet krejtėsisht e vėrteta historike, kjo sipas konvenimit tė regjimit komunist tė Enver Hoxhės, gjė qė bėhet madje edhe duke kundėrshtuar dhe dokumentet e botuara nga vetė Enver Hoxha. Romani i Ismail Kadaresė ėshtė njė aspekt i propagandės sė regjimit komunist shqiptar pėr tė dhėnė versionin e pėlqyeshėm pėr regjimin komunist, pėr kėtė ngjarje, pra se ishte Enver Hoxha ai qė i dėboi sovjetikėt nga Vlora dhe nga gjithė Shqipėria. Por, Ismail Kadare, nė shkrimet dhe intervistat e veta tė destinuara pėr opinionin perėndimore, vazhdon tė mbrojė kėtė teori, duke thėnė p.sh., nė njė intervistė qė i ka dhėnė studiuesit francez Alen Bosquet, nė 1996, se Perėndimi u tregua mosmirėnjohės me Enver Hoxhėn, pasi qė ky i fundit: “E hoqi bazėn ushtarake sovjetike nga Vlora, tė vetmen bazė nė Mesdhe, kėrcėnim tė tmerrshėm pėr Perėndimin dhe asnjė falėnderim”. (Ismail Kadare: “Dialog me Alen Bosquet”, “Onufri”, Tiranė 2002, f. 37)
Ėshtė e sigurt, se nėse Enver Hoxhės i njihet merita e largimit tė sovjetikėve nga baza ushtarako-detare e Vlorės, atėherė, pavarėsisht tė kėqijave qė ka bėrė, bilanci i tė mirave dhe tė kėqijave tė tij del gjithsesi me njė kredit tė mirash, si pėr perėndimorėt, ashtu dhe pėr shqiptarėt. Ismail Kadare e di se nėse e mbron Enver Hoxhėn nė kėtė pikė, atėherė, pavarėsisht nga kritikat qė i ka bėrė, i ka bėrė shėrbimin mė tė madhe bashkėqytetarit tė vet gjirokastrit, nė pikėpamjen historike afatgjatė. Kėtė Kadare e bėn edhe pėr tė mbrojtur librin e vet “Dimri i vetmisė sė madhe” (“Dimri i madh”). Por, si ėshtė e vėrteta?
Si u ndėrtua baza e Traktatit tė Varshavės nė Vlorė
Nė 26 maj tė kėtij viti u mbushėn 45 vjet nga dita e largimit tė flotės sovjetike nga Vlora, njė ngjarje kjo e cila ėshtė pėrshkruar dhe nė romanin e Ismail Kadare “Dimri i madh” (i botuar sė pari nėn titullin “Dimri i vetmisė sė madhe”). Kjo ėshtė njė ngjarje e njė rėndėsie tė madhe gjeopolitike, e cila bėhet edhe mė interesante pėr t’ u shqyrtuar nė kėto kohė kur Vlora ėshtė bėrė pėrsėri arenė e njė dueli gjeopolitik global, mes tė tjerave edhe pėr ēėshtjen e rrugėkalimeve tė naftės dhe gazit nga Lindja nė Perėndim. Ende sot pas 45 vitesh ne nuk kemi njė ide tė qartė tė asaj qė ka ndodhur nė lidhje me bazėn ushtarako-detare tė Vlorės, prandaj kjo aferė mbetet e gjitha pėr t’ u studiuar nga historianėt. Pėr tė kuptuar misterin e largimit tė flotės ruse nga Vlora, duhet kėqyrur kjo histori qė nga krijimi i bazės ushtarako-detare tė Vlorės.
Me shndėrrimin e bazės ushtarako-detare tė Vlorės nė bazė tė Traktatit tė Varshavės, ēka do tė thoshte praktikisht nė bazė sovjetike, u pėrmbush nė njė farė mėnyre ėndrra e vjetėr e strategėve rusė tė gjithė kohėrave pėr tė siguruar njė bazė pėr flotėn ruse nė ujėrat e ngrohta. Por, pengimi i realizimit tė kėsaj aspirate gjeostrategjike ruse pati qenė imperativi gjeostrategjik i Britanisė sė Madhe prej shumė brezash dhe ky imperativ u adoptua nga gjeostrategjia amerikane pas Luftės sė Dytė Botėrore. Nė Jaltė, Britania e Madhe insistoi qė Bashkimi Sovjetik tė qėndronte larg Mesdheut dhe Stalini e pranoi kėtė kusht. Me fillimin e Luftės sė Ftohtė, Stalini u pėrpoq tė bėjė disa diversione nė Mesdhe, duke nxitur dhe sponsorizuar gueriljen komuniste nė Greqi si dhe duke i bėrė presion Turqisė qė kjo t’ i jepte Bashkimit Sovjetik disa territore si dhe baza ushtarake nė Dardanelet e ėndėrruara prej carėve qė pėr Rusinė qenė porta e Mesdheut. Por, kur Stalini u ndesh nė Greqi dhe Turqi me reagimin amerikan tė konceptuar sipas Doktrinės sė pėrmbajtjes, ai u tėrhoq. Madje Stalini, sa kohė qe gjallė, as qė tentoi qė ta eksploitonte qenien e Shqipėrisė bregdetare mesdhetare, njė vend komunist, satelit sovjetik, pėr ta shndėrruar bazėn e Vlorės nė njė bazė ushtarako-detare sovjetike, qė do t’ i hiqte gjeostrategjisė sovjetike handikap-in e mungesės sė njė baze detare nė Mesdhe. Madje Stalini nuk e bėri kėtė gjė, as pasi Enver Hoxha ia kėrkoi njė gjė tė tillė.
Nė mbledhjen e Byrosė Politike nė 24 tetor 1957, kur u mor vendimi pėr bazėn e Vlorės, Enver Hoxha u shpreh se ofertėn pėr t’ u ndėrtuar nė Vlorė njė bazė ushtarake e pėrbashkėt me sovjetikėt dhe vendet e tjera komuniste, ia pati bėrė dikur dhe Stalinit, por ky i fundit nuk e pati pranuar. (Arkivi Qendror i PPSH, fondi 14, lista 1, dosja 24.) Nė po kėtė mbledhje, Enver Hoxha zbulon se nė Molotovi pati qenė kundėr edhe pėr futjen e Shqipėrisė nė Traktatin e Varshavės, nė 1955, pasi nė rast se do tė sulmohej Shqipėria, Bashkimit Sovjetik do t’ i duhej qė tė luftonte pėr tė. (Arkivi Qendror i PPSH, fondi 14, lista 1, dosja 24.)
Ėshtė e sigurt se refuzimi i Stalinit erdhi pėr shkak tė obligimeve tė marra nė Jaltė nė 1945, pėr tė cilat ai ende nuk e ndjente veten aq tė fortė sa t’ i dhunonte nė njė mėnyrė kaq alarmuese pėr Perėndimin, duke e shndrruar Vlorėn nė njė bazė ushtarako-detare sovjetike nė Mesdhe. Ndėrsa kundėrshtimi i Molotovit pėr futjen e Shqipėrisė nė Traktatin e Varshavės vinte pėr shkak se diplomati me eksperiencė e kuptonte se me futjen e Shqipėrisė nė Traktatin e Varshavės, nė mėnyrė tė natyrshme do tė shkohej deri tek dislokimi i forcave sovjetike nė Shqipėri, ēka do tė shkaktonte reagimin e ashpėr perėndimor. Molotovi nė 1955 e kuptonte mirė se mbrojtja e Shqipėrisė qe njė aventurė e kotė nga pikėpamja strategjike, pasi Shqipėria nuk kufizohej me vendet e tjera anėtare tė Traktatit tė Varshavės, duke qenė se ndahej prej tyre nga dy vende tė lidhura me SHBA-t, Greqinė dhe Jugosllavinė. Nė rast tė tensionimit tė situatės, kur sigurisht qė Turqia do tė mbyllte Dardanelet dhe Spanja Gjibraltarin, duke nxjerrė pretekste tė kota, por nė realitet pėr mos tė lejuar flotėn sovjetike qė tė hynte nė Mesdhe, Bashkimi Sovjetik nuk do tė qe nė gjendje qė tė furnizonte Shqipėrinė dhe forcat e veta atje me armatime dhe sendet e tjera tė nevojshme.
Por, nė gjysmėn e dytė tė viteve pesėdhjetė tė shekullit tė kaluar, Hrushovi dhe pjesa tjetėr e udhėheqjes sė Kremlinit mendonin se tashmė Bashkimi Sovjetik ndihej aq i fortė sa pėr tė avancuar nė Mesdhe, ku do tė eksploitonte situatėn e favorshme gjeopolitike qė qe krijuar pas ardhjes sė Naserit nė fuqi nė Egjipt dhe konfliktit tė hapur tė kėtij me SHBA. Stacionimi i flotės sovjetike nė Mesdhe, nė njė bazė ushtarake tė rėndėsishme si ajo e Vlorės, sigurisht qė do t’ i preokuponte shumė vendet e NATO-s dhe posaēėrisht vendet fqinje me Shqipėrinė. Deri nė atė kohė forcat e Traktatit tė Varshavės nuk e kishin njė bazė detyre nė Mesdhe. Duke marrė nėn kontroll bazėn e Vlorės, sovjetikėt siguronin avantazhe tė mėdha gjeopolitike. Nė rast konflikti, ata mund t’ i mbyllnin rrugėn e vetme detare Jugosllavisė komuniste rebele, duke i nxitur shumė forcat prosovjetike nė kėtė vend.
Ekzistenca e kėsaj baze ushtarake sovjetike do t’ i nxiste shumė forcat komuniste nė Itali, e cila njė dekadė mė prag tė luftės civile. Nga baza e Vlorės flota sovjetike mund tė ndėrhynte nė mėnyrė konsistente nė konfliktin arabo-izraelit. Mungesa e bazės sė Vlorės u duk kur flota sovjetike disa vite mė pas doli masivisht nė Mesdhe dhe nuk pati bazė ku tė ankorohej. Pėr tė gjitha kėto dhe tė tjera NATO dhe posaēėrisht SHBA nuk mund ta toleronin praninė sovjetike nė bazėn e Vlorės. Sė pari, kjo pėrbėnte njė dhunim tė frymės sė Marrėveshjes sė Jaltės qė postulonte qėndrimin e sovjetikėve larg Mesdheut. Nė kėtė kontekst, ėshtė e sigurt se qenė amerikanėt ata qė u bėnė presion sovjetikėve qė tė largojnė forcat ushtarake nga baza e Vlorės.
Kur ministri sovjetik i mbrojtjes, mareshali Zhukov vizitoi Shqipėrinė, nė tetor 1957, Enver Hoxha, nė njė mbledhje tė Byrosė Politike, tė mbajtur nė 24 tetor 1957, u shpreh pėr shndrrimin e Pasha Limanit nė njė bazė tė pėrbashkėt ushtarako-detare shqiptaro-sovjetike tė pajisur me luftanije moderne. Nė kėtė mbledhje Enver Hoxha u shpreh se nė prill tė po atij viti, kur ai gjendej pėr vizitė nė Moskė, Hrushovi i pati thėnė: «Shqipėria ėshtė njė bazė me rėndėsi tė madhe strategjike pėr mbrojtjen e kampit tonė». (Arkivi Qendror i PPSH, fondi 14, lista 1, dosja 20.)
Nė vazhdim tė fjalės sė vet, Enver Hoxha e argumentoi kėtė rėndėsi strategjike tė bazės dhe nevojėn pėr ndėrtimin e saj, me fjalėt qė i kishte thėnė njė natė mė parė mareshali Zhukov, nė Tiranė: «pėr flotėn sovjetike tė Detit tė Zi njė pengesė e madhe janė Dardanelet, Bosfori, dhe ishujt e shumtė tė Greqisė». (Arkivi Qendror i PPSH, fondi 14, lista 1, dosja 20.)
Enver Hoxha e potencoi argumentin me njė dėshmi tė ministrit tė atėhershėm shqiptar tė mbrojtjes, Beqir Balluku: «Edhe Beqiri ka dėgjuar qė Zhukovi u ka thėnė oficerėve tė tij: Pėrse i mbani nėndetėset nė bregun e Detit tė Zi? Ne duhet tė arrijmė qė ta asgjesojmė flotėn e 6-tė amerikane qė nga bazat e Shqipėrisė». (Arkivi Qendror i PPSH, fondi 14, lista 1, dosja 20.)
Ėshtė e qartė se sovjetikėt qenė tė interesuar pėr bazėn, por ata donin qė kėrkesa tė paraqitej nga pala shqiptare. Dhe Enver Hoxha u tha politbyroistėve tė vet tė trashė: «T’ i dalim punės pėrpara, tė marrim iniciativėn dhe t’ i themi Zhukovit se ne nuk kėrkojmė tė na japin aq e kaq (luftanije, armatim-K. M.) por qė mbrojtja e vendit tonė tė konsiderohet si mbrojtje e ēdo pike tė Bashkimit Sovjetik. Nė rast se Sevasopoli ėshtė qendėr e rėndėsishme ushtarake pėr Bashkimin Sovjetik, ne mendojmė qė Vlora tė bėhet njė kėshtjellė pėrpara Sevastopolit pėr tė shkatėrruar tentativat dhe flotėn e armikut, qė nė asnjė mėnyrė tė mos hyjė nė Detin e Zi... Ne nuk na rėndohet ekonomia dhe nga ana tjetėr Bashkimit Sovjetik do t’ i vijė shumė mirė pėr njė kėrkesė tė tillė». (Arkivi Qendror i PPSH, fondi 14, lista 1, dosja 20.)
Pra, Enver Hoxha, pėr t’ u treguar njė lake i bindur i rusėve qė kėta ta mbanin nė pushtet nė Tiranė ofronte qė nė rast lufte midis Traktatit tė Varshavės dhe NATO-s Vlora dhe pas tė gjitha gjasave dhe krejt Shqipėria tė shndrroheshin nė mburojė pėr Sevastopolin, portin kryesor ushtarak sovjetik nė Detin e Zi dhe pėr pjesėn jugperėndimore tė Bashkimit Sovjetik, duke ofruar qė ai tė mbrohej edhe me ēmimin qė tė digjej Vlora dhe krejt Shqipėria. Me kėtė, Enver Hoxha e vinte Vlorėn dhe krejt Shqipėrinė, nė rast tė njė lufte midis Traktatit tė Varshavės dhe NATO-s para rrezikut tė asgjesimit total, pasi kėtu forcat e NATO-s do tė detyroheshin qė tė pėrqėndronin goditjen e parė pėr tė eliminuar grupimin ushtarak rus nė prapavijėn e tyre.
Fjalėt e Enver Hoxhės pėr djegien e Vlorės dhe tė Sevastopolit nė rast lufte midis NATO-s dhe Traktatit tė Varshavės, fjalė tė cilat nuk janė thėnė nė bisedėn e Enver Hoxhės me Hrushovin nė Moskė, nė nėntor 1960, janė shtuar nė romanin e Kadaresė pėr tė zhdukur jehonėn e fjalėve qė Enver Hoxha pati thėnė nė mbledhjen e Byrosė Politike nė Tiranė, nė tetor 1957 dhe qė natyrisht qė dolėn jashtė asaj salle, nė formė thashethemesh dhe u mėsuan nga shqiptarėt, duke i tronditur thellė ata. Kur u prish Shqipėria me Bashkimin Sovjetik, pėr tė tjetėrsuar kėtė krim tė Enver Hoxhės kundėr Vlorės dhe krejt Shqipėrisė, u tjetėrsuan fjalėt e tij nė bisedėn me Hrushovin, nė librin e Kadaresė “Dimri i vetmisė sė madhe” (“Dimri i madh”) .
Nė romanin e vet «Dimri i vetmisė sė madhe» (1973), Kadare e sjell kėshtu dialogun e mėsipėrm Enver Hoxha-Hrushov pėr bazėn e Vlorės: «Gjatė kohės qė proverbi u pėrkthye nė dy-tri variante, krejtėsisht tė pangjashme me njėri tjetrin, dikush pėrmendi grindjet nė bazėn e Vlorės.
-Nė qoftė se baza sjell grindje, ta heqim,-tha Hrushovi.
-Si tė doni,-tha Enver Hoxha.-Qėnia e Pasha Limanit do tė thotė qė nė rast lufte, tė digjet mė parė Vlora se Sevastopoli.
-Ē’ ėshtė ky Pasha Liman?-tha Hrushovi.
-Kėshtu quhet ndryshe baza,-i shpjegoi me zė tė ulėt Mikojani.
-Hm,- ia bėri Hrushovi.- Ē’ emėr i tmerrshėm. Po tė doni ne mund t’ i heqim nėndetėset,-tha ai.-Ato janė tonat.
-Baza ėshtė e pėrbashkėt,-tha Enver Hoxha. (Ismail Kadare: «Dimri i vetmisė sė madhe», Shtėpia botuese «Naim Frashėri», Tiranė 1973, f. 148.)
Sipas proces-verbalit tė bisedės midis Enver Hoxhės dhe Hrushovit qė u bė nė Moskė, nė 12 nėntor 1960 (nė kohėn kur mbahej Mbledhja e Moskės e 81 partive komuniste) dhe qė u botua tek volumi 19 i veprave tė Enver Hoxhės ėshtė bėrė ky dialog midis kėtij tė fundit dhe Hrushovit:
«SHOKU ENVER HOXHA: Lidhur me ēėshtjen e ushtarakėve, ne u kemi folur shokėve tuaj. Ē’ interes kemi ne qė ushtarakėt tanė tė grinden nė bazėn e Vlorės! Kurse ju nxirrni dokumente se njė shoku ynė paska thėnė kėshtu e ashtu. Shikojini mirė ushtarakėt tuaj. Unė i thashė Mikojanit se kundėradmirali juaj nė bazėn ushtarake nė Vlorė nuk ėshtė kundėradmiral.
N. S. HRUSHOVI: Nė qoftė se doni mund ta heqim bazėn.
SHOKU ENVER HOXHA: Atėherė del e vėrtetė ajo qė kanė thėnė Malinovski dhe Greēko. Mos doni tė na kėrcėnoni? Po tė dėgjojė populli sovjetik se ju kėrkoni tė hiqni bazėn nga Vlora, kur ajo shėrben pėr mbrojtjen e Shqipėrisė dhe tė vendeve tė tjera socialiste tė Evropės kėtė nuk do t’ jua falė.
N. S. HRUSHOVI: Shoku Enver, mos e ngrini zėrin!
SHOKU ENVER HOXHA: Nėse do tė hiqni bazėn, do tė bėni njė gabim tė madh. Ne kemi luftuar edhe pa bukė e tė zbathur, por asnjėherė nuk i jemi pėrkulur askujt». (cituar sipas: Enver Hoxha: Vepra, vol. 19, Instituti i Studimeve Marksiste-Leniniste, Tiranė 1975, f. 379.)
Kėshtu, ėshtė e qartė se Enver Hoxha nuk e ka shprehur preokupimin se ekzistenca e bazės sė Vlorės do tė bėjė qė nė rast lufte Vlora tė digjet para Sevastopolit. Pra, ka gjėra qė janė thėnė dhe Kadare nuk i ka pėrmendur dhe gjėra qė nuk janė thėnė dhe qė Kadare ua ka atribuuar folėsve. Nė versionin e bisedės tė dhėnė nga Kadare, Enver Hoxha nuk indinjohet nga deklarata e Hrushovit pėr heqjen e bazės sė Vlorės. Nė versionin e bisedės tė dhėnė nga Kadare para sė gjithash tė bėn pėrshtypje fjalia e thėnė nga Enver Hoxha “Qenia e Pasha Limanit do tė thotė qė nė rast lufte, tė digjet mė parė Vlora se Sevastopoli”. Kuptohet qė fjala ėshtė nė rastin e luftės midis NATO-s dhe Traktatit tė Varshavės, respektivisht midis SHBA-ve dhe Bashkimit Sovjetik. Sevastopoli atėherė qe baza kryesore ushtarako-detyre sovjetike nė Detin e zi ku qe stacionuar flota detare sovjetike qė nė rast lufte duhej tė bėnte veprime nė Mesdhe. Pse Kadare e ndryshoi tekstin?

Pse Kadare e ndryshoi tekstin e bisedės Enver Hoxha-Hrushov pėr bazėn e Vlorės?

Tek libri «Katėr pėrkthyes» i shkruar nga Ismail Kadare dhe Denis Fernandez Recatala thuhet pėr mėnyrėn sesi Kadare ra nė kontakt me tė dhėnat arkivore pėr mbledhjen e Moskės tė vitit 1960, tė cilat i pėrdori nė romanin e vet: «Nexhmije Hoxha e njohu shkrimtarin me rregullat qė duhej tė zbatonte. Ai duhej t’ i linte shėnimet aty dhe do t’ ia kthenin pėrsėri pasi t’ i kishin kontrolluar. Materialet s’ duhej t’ i shfletonte vetė. Kishin caktuar dikė tjetėr me kėtė detyrė. Ai do tė ishte nė dispozicion tė tij. Dhe sė fundi, kur tė pėrfundonte romanin, ai duhej tė dorėzonte faqet ku flitej pėr mbledhjen e Moskės, sepse aty citoheshin fjalė qė ishin thėnė nga personazhe qė ishin gjallė. Nė kėtė rast kėta tė fundit kėrkonin tė pėrfitonin nga njė e drejtė ndėrkombėtare. Kjo dispozitė e habiti shkrimtarin. Kėta njerėz kontrollonin tė gjitha botimet, tė gjitha dorėshkrimet dhe krenoheshin me fuqinė e tyre nė kėtė fushė. Kur rishikonin shkrimet e tyre, ata tregoheshin shumė ’vigjilentė’ dhe pėrpiqeshin qė asgjė tė mos i shpėtonte syrit tė tyre. Megjithatė, ata silleshin sikur shkėmbenin fjalė tė mira midis shokėsh tė mirė, sikur papritur Shqipėria adoptonte ligje ekzotike nga Zvicra, apo Franca, apo nuk e di se nga ē’ demokraci tjetėr». (Ismail Kadare, Denis Fernandes Recatala: «Katėr pėrkthyes», «Onufri», Tiranė 2004, f. 181-182)
Pra, Kadaresė, kur i kanė dhėnė akses nė arkiva dhe lejen qė tė shkruajė romanin i paskan vėnė si kusht qė kur tė japė nė romanin e vet pjesė nga bisedimet e zhvilluara nė Moskė midis Enver Hoxhės dhe Hrushovit, t’ i paraqesė me vėrtetėsi absolute. Nė po tė njėjtin libėr Kadare shkruan: «Helena ime shoqe ishte e shqetėsuar. Por unė e qetėsova. Dyzet faqet e dosjes, qė pėrbėnin dhe pjesėn dokumentare tė romanit, nė njėfarė mėnyre mė mbronin». (Ismail Kadare, Denis Fernandez Recatala: «Kohė barbare», «Onufri», Tiranė 2005, f. 67)
Le ta zėmė se ka qenė kėshtu. Por, e vėrteta ėshtė se Kadare i ndryshoi fjalėt e shkėmbyera nė Moskė midis Enver Hoxhės dhe Hrushovit, nė Moskė nė nėntor 1960, siē do tė tregoj mė poshtė. Nuk do tė reagonin sovjetikėt nė kėtė rast? Por, gjėrat janė edhe mė keq pėr Kadarenė. Nė fillim tė romanit «Dimri i madh» Ismail Kadare ka vėnė kėtė shėnim: «Botimi i vėllimit tė 19-tė tė Veprave tė shokut Enver Hoxha, me jehonėn e madhe brenda dhe jashtė vendit, ishte njė ndihmė tepėr e madhe pėr pasurimin e mėtejshėm tė romanit, si dhe pėr konceptimin e plotė tė ngjarjes monumentale, qė tashmė ka hyrė nė histori». (Ismail Kadare: «Dimri i Madh», Shtėpia botuese «Naim Frashėri», Tiranė 1977, f. 3.)
Ky shėnim ėshtė hipokrit, pasi Kadare siē citova mė lart, tashmė i pati pasur nė dispozicion proces-verbalet e bisedave tė bėra nė mbledhjen e Moskės, e megjithatė ai e pati shtrembėruar bisedėn Hrushov-Hoxha. E megjithatė, dialogu i cituar mė lart midis Enver Hoxhės dhe Hrushovit u dha sipas versionit tė parė tė dhėnė nė romanin «Dimri i vetmisė sė madhe». Shih: Ismail Kadare: «Dimri i Madh», Shtėpia botuese «Naim Frashėri», Tiranė 1977, f. 174.
Volumi 19 i veprave tė Enver Hoxhės u botua nė 1975, ndėrsa romani «Dimri i madh», versioni i ripunuar i «Dimrit tė vetmisė sė madhe» u botua dy vjet mė pas, nė 1977. Tashmė qė qe botuar volumi 19 i Veprave tė Enver Hoxhės cilido nė Shqipėri mund tė zbulonte shtrembėrimin e bėrė nga Ismail Kadare dhe tė pyeste me vete se si ka mundėsi qė Kadare nuk iu pėrmbajt bisedave tė paraqitura tek volumi 19 i veprave tė Enver Hoxhės. Si guxoi qė ta bėnte kėtė gjė? Pėr kėtė ka veē njė shpjegim, qė Kadare e bėri kėtė gjė me porosinė e Enver Hoxhės. Pse? Sepse nė romanin e vet Kadare i paraqet ngjarjet jo ashtu siē ato ndodhėn, por ashtu sikur do tė donin Enver Hoxha dhe regjimi komunist shqiptar qė tė dukej se kishin ndodhur, pra se qe Enver Hoxha ai qė i dėboi sovjetikėt nga Vlora.
Nga mėnyra se si Kadare e ka falsifikuar bisedėn Enver Hoxha-Hrushov kuptohet se Kadare ka qenė nė dijeni dhe tė dokumenteve tė tjera, shumė tė rezervuara, qė i kam cituar mė lart dhe qė hedhin dritė mbi tė vėrtetėn e krijimit tė bazės sė Vlorės, si bazė e Traktatit tė Varshavės dhe nė romanin e vet kėrkon tė bėjė alibinė e Enver Hoxhės pėr njė gjė tė tmerrshme qė kishte thėnė ai, pėr t’ u bėrė i pėlqyeshėm pėr sovjetikėt, se qe i gatshėm ta sakrifikonte Vlorėn pėr Sevastopolin. Nė romanin e Kadaresė gjėrat paraqiten ashtu siē kanė ndodhur, pra qė Enver Hoxha nuk donte qė Vlora tė digjej para Sevastopolit nė rast se do tė kishte luftė midis NATO-s dhe Traktatit tė Varshavės. Po nė mbledhjen e Byrosė Politike, nė tetor 1957, Enver Hoxha deklaroi: «Armatimi i raketave, nėndetėseve, kryqėzorėve etj. Nė Vlorė e gjatė bregdetit tonė do tė tregojė pėrpara botės se Bashkimi Sovjetik do ta mbrojė Shqipėrinė». (Arkivi Qendror i PPSH, fondi 14, lista 1, dosja 20.)
Pėrgatitjet qenė bėrė aq nė mėnyrė sekrete sa qė Enver Hoxha as qė e pati gjetur tė nevojshme qė t’ i bėnte me dije Byrosė Politike se, tashmė, qė nė 12 shtator tė vitit 1957 Shqipėria dhe Bashkimi Sovjetik patėn nėnshkruar njė protokoll ushtarak, sipas termave tė sė cilit nė bazėn ushtarake tė Vlorės do tė dislokoheshin njė numėr nėndetėsesh sovjetike prej tė cilave katėr do tė vinin qė nė vitin 1958. Kur ministri sovjetik i mbrojtjes, mareshali Zhukov vizitoi Shqipėrinė, nė tetor 1957, ai i njoftoi shqiptarėt se numri i nėndetėseve qė do tė vinin vitin e ardhshėm do tė rritej deri nė 12. Nė Moskė qe marrė vendimi qė baza e Vlorės tė shndėrrohen nė bazė tė Traktatit tė Varshavės, domethėnė nė bazė ushtarako-detare sovjetike. Nė kėtė vizitė, mareshali Zhukov, siē del dhe nga ato qė thotė Enver Hoxha, erdhi qė t’ u kėrkonte shqiptarėve qė ata vetė tė dalin me kėtė propozim, ēka i konvenonte Bashkimit Sovjetik pėr tė ulur disi reagimin ndėrkombėtar qė do tė vinte kur tė merrej vesh kjo gjė.
Nė 3 prill 1959, Shqipėria dhe vendet e Traktatit tė Varshavės nėnshkruan njė protokoll ushtarak sipas termave tė sė cilit baza ushtarako detare e Vlorės bėhej bazė e Traktatit tė Varshavės. Por, ky qe vetėm njė eufemizėm pasi forcat ushtarake nga vendet e Traktatit tė Varshavės qė erdhėn nė bazė qenė ekskluzivisht sovjetike. Forca kryesore e bazės qenė nėndetėset, tė cilat qenė 12. Nga kėto, 8 qenė me ekuipazh krejt sovjetik, ndėrsa 4 qenė me ekuipazh tė pėrzier shqiptaro-sovjetik, por gjithsesi nėn komandėn e sovjetikėve, pranė tė cilėve shqiptarėt rrinin pėr t’ u instruktuar. Nė mėnyrė qė tė kufizohej sa tė qe e mundur mė tepėr reagimi ndėrkombėtar dhe posaēėrisht ai i NATO-s, u vendos qė ushtarakėt sovjetikė tė mbanin uniformė shqiptare dhe po ashtu anijet tė mbanin vetėm flamurin shqiptar. (Arkivi Qendror i PPSH, fondi 10, dosja 38.)
Enver Hoxha tek «Hrushovianėt e tregon kėshtu historinė e largimit tė sovjetikėve nga Vlora: «Erdhi pas tyre nė Tiranė komandanti i flotės sė Detit tė Zi admirali Kasatonov, me misionin qė tė rrėmbente jo vetėm tetė nėndetėset dhe bazėn lundruese me ekuipazh sovjetik, tė cilat edhe kėto qenė pronė e shtetit shqiptar, por edhe nėndetėset qė ne i kishim marrė nė dorėzim mė parė. I thamė kėtij prerė: Ose do tė na i dorėzoni nėndetėset sipas marrėveshjes, ose brenda njė kohe tė shkurtėr (i caktuam afatin) tė largoheni menjėherė nga gjiri vetėm me anijet qė shėrbehen nga ekuipazhet tuaja. Ju po shkelni marrėveshjen, ju po na i grabitni nėndetėset tona dhe do ta paguani kėtė qėndrim. Admirali u pėrpėlit dhe u pėrpoq tė na zbuste, por mė kot. Ai nuk i dorėzoi nėndetėset, por shkoi nė Vlorė, hipi nė nėndetėsen-komandė dhe i rreshtoi tė tjerat nė formacion lufte. Ne dhamė urdhėr tė zihej ngushtica e Sazanit dhe tė ngriheshin topat nė drejtim tė anijeve sovjetike. Admirali Kasatonov, qė deshi tė na trembte, u tmerrua. Ishte zėnė si miu nė dhokan dhe, po tė tentonte tė vinte nė zbatim planin e tij, mund tė gjendej nė fund tė detit. Nė kėto kushte admirali u detyrua tė merrte vetėm nėndetėset me ekuipazh sovjetik dhe me bisht nė shalė doli nga gjiri e u nis pėr andej nga kishte ardhur». (Enver Hoxha: «Hrushovianėt», «8 nėntori», Tiranė 1980, f. 435-436.)
Nė rast se gjėrat do tė kishin shkuar vėrtet kėshtu, atėherė Enver Hoxha, pavarėsisht tė kėqijave qė ka bėrė, e meritonte qė monumenti i vet tė qėndronte edhe sot e kėsaj dite nė bazėn detare tė Vlorės, nė Pasha Liman, ose nė qendėr tė Vlorės. Por, nė kėtė histori qė tregon Enver Hoxha nuk ka asgjė tė vėrtetė, ajo ėshtė fantazi po aq sa ajo qė tregon Kadare nė romanin “Dimri i madh”, ku pėrshkruhet edhe “konflikti” shqiptaro-sovjetik pėr bazėn e Vlorės. Historia e prishjes shqiptaro-sovjetike dhe e konfliktit pėr bazėn e Vlorės ėshtė pėrshkruar dhe nė romanin e Ismail Kadare «Dimri i Vetmisė sė Madhe» (1973), i ribotuar nėn titullin «Dimri i Madh» (1977).
Nė penėn e Ismail Kadare, komandanti sovjetik i bazės sė Vlorės, gjenerali Zheleznov, mediton: “Nė Tiranė kishin filluar bisedimet me shqiptarėt pėr bazėn e Vlorės, por ai nuk e dinte mirė pėrse bėheshin kėto bisedime. Nė udhėzimet dhe urdhrat kishte kundėrthėnie. Ai nuk e dinte nėse baza duhej tė mbahej apo tė braktisej. Ai nuk e kuptonte se cila ishte dėshira e vėrtetė e vendit tė tij. Ai, si ushtarak, do tė dėshironte tė kishte njė urdhėr tė prerė: tė mbahej baza me ēdo kusht ose tė pushtohej baza plotėsisht ose tė asgjėsohej baza. Kurse nė urdhrat dhe radiogramet kishte nuance pėr tė gjitha kėto variante. Edhe nė radiogramin e fundit kėrkohej njė mendim pėr tė gjitha variantet. Nė tė vėrtetė ai ishte pėr variantin mė tė vėshtirė dhe mė tė rrezikshėm: tė pushtohej baza plotėsisht. Kjo ishte njė nga bazat mė tė fuqishme tė kampit socialist dhe baza e tij e vetme nė Mesdhe. Pėrderisa humbja e saj pėr shkak tė tradhtisė sė shqiptarėve, e dobėsonte fuqinė ushtarake tė kampit socialist, atėherė ajo duhej t’ u merrej atyre me forcė. Ai nuk e kuptonte se ē’ filozofonin ata burokratėt dinakė atje nė bisedimet e Tiranės. Nga udhėzimet e tyre nuk merrej vesh asgjė. Ato ishin njė pėrēartje e plotė. Pėrse nuk e thoshin hapur se ē’ duhej bėrė? Ai Zheleznovi ishte gati, po tė paraqitej nevoja, ta pushtonte bazėn”. (Ismail Kadare: «Dimri i madh», Shtėpia botuese «Naim Frashėri», Tiranė 1977, f. 470-471.)
Dhe mė tutje nė romanin e vet, Ismail Kadare, duke ndjekur si manual fantazitė e Enver Hoxhės, pėr tė cilat ai sigurisht ka qenė instruktuar, shkruan: «Nė orėn 10.15 bateritė bregdetare tė Karaburunit, si dhe bateritė e ishullit morėn urdhėr tė godisnin pa paralajmėrim dhe tė asgjėsonin ēdo anije mbiujėse ose nėnujėse qė do tė pėrpiqej tė dilte nga baza e Pasha-Limanit. Baza shpallej e mbyllur». (Ismail Kadare: «Dimri i madh», Shtėpia botuese «Naim Frashėri», Tiranė 1977, f. 507.)
Pra, shqiptarėt i kėrcėnuan me luftė sovjetikėt nė Vlorė. Nė fantazinė enveriane tė Kadaresė komandanti shqiptar i bazės, qė nė fakt sipas organizimit tė Traktatit tė Varshavės nė realitet ka qenė zėvendėskomandant, pasi komandant qe ai sovjetik i Traktatit tė Varshavės, i jep njė ultimatum kėtij tė fundit:
«-Zheleznov,- tha komandanti shqiptar,- nė qoftė se ti kėrkon tė ikėsh, me forcė ose fshehurazi, unė do tė quaj si dezertor dhe do tė godas.
-Si guxon tė flasėsh me mua me njė ton tė tillė?- vėrshėlleu nėpėr dhėmbė Zheleznovi, i shfytyruar nga zemėrimi,
-E pėrsėris, -tha tjetri,- nė qoftė se ti pėrpiqesh tė ikėsh, unė do tė quaj si dezertor dhe tradhtar dhe do tė godas gjer sat ė tė asgjėsoj.
-Unė s’ pranoj tė bisedoj me kėtė gjuhė- thirri Zheleznovi dhe ktheu shpinėn». (Ismail Kadare: «Dimri i madh», Shtėpia botuese «Naim Frashėri», Tiranė 1977, f. 506-507.) .

E vėrteta e largimit tė sovjetikėve nga Vlora ėshtė ndryshe nga ē’shkruan Kadare dhe Enver Hoxha.

Por, qė gjėrat kanė shkuar ndryshe nga ē’ thotė Enver Hoxha dhe Ismail Kadare, kėtė mund ta provojmė me vetė dokumentet e botuara nga Enver Hoxha dhe nė rradhė tė parė proces-verbali i bisedės midis Enver Hoxhės dhe Hrushovit qė u bė nė Moskė, nė 12 nėntor 1960 (nė kohėn kur mbahej Mbledhja e Moskės e 81 partive komuniste). Tek volume 19 i veprave tė Enver Hoxhės paraqitet ky dialog midis kėtij tė fundit dhe Hrushovit: N. S. HRUSHOVI: Nė qoftė se doni mund ta heqim bazėn.
SHOKU ENVER HOXHA: Atėhere del e vėrtetė ajo qė kanė thėnė Malinovski dhe Greēko. Mos doni tė na kėrcėnoni? Po tė dėgjojė populli sovjetik se ju kėrkoni tė hiqni bazėn nga Vlora, kur ajo shėrben pėr mbrojtjen e Shqipėrisė dhe tė vendeve tė tjera socialiste tė Evropės kėtė nuk do t’ jua falė». (cituar sipas: Enver Hoxha: Vepra, vol. 19, Instituti i Studimeve Marksiste-Leniniste, Tiranė 1975, f. 379.)
Pra, ėshtė e qartė si drita e diellit, sipas dokumenteve qė ka botuar vetė Enver Hoxha, se Enver Hoxha nuk e ka dashur largimin e rusėve nga baza e Vlorės. Sa ironike duket ajo qė ka thėnė Enver Hoxha tek «Hrushovianėt» pėr ikjen e sovjetikėve nga Vlora: «Nga toka jonė u shporr njė herė e mirė njė e keqe e madhe». (Enver Hoxha: «Hrushovianėt», «8 nėntori», Tiranė 1980, f. 368.) Kėtu nuk ka vend pėr ekuivoke. Ndryshe nga si ka pretenduar mė vonė Enver Hoxha, ka qenė Hrushovi ai qė donte t’ i largonte forcat ushtarake sovjetike nga baza e Vlorės, ndėrsa Enver Hoxha donte t’ i mbante ato nė Vlorė.
Tek libri «Katėr pėrkthyes» i shkruar nga Ismail Kadare dhe Denis Fernandez Recatala thuhet se Kadaresė iu dha akses nė arkivat e regjimit ku mbaheshin dosjet pėr mbledhjen e Moskės tė vitit 1960, tė cilat i pėrdori nė romanin e vet, por i paskan vėnė si kusht qė kur tė japė nė romanin e vet pjesė nga bisedimet e zhvilluara nė Moskė midis Enver Hoxhės dhe Hrushovit, t’ i paraqesė me vėrtetėsi absolute. Kėto i kam cituar me hollėsi mė lart. Le ta zemė se ka qenė kėshtu. Por, e vėrteta ėshtė se Kadare i ndryshoi fjalėt e shkėmbyera nė Moskė midis Enver Hoxhės dhe Hrushovit, nė Moskė nė nėntor 1960.
Nė romanin e vet «Dimri i vetmisė sė madhe» (1973), Kadare e sjell kėshtu dialogun e mėsipėrm Enver Hoxha-Hrushov pėr bazėn e Vlorės: «-Nė qoftė se baza sjell grindje, ta heqim,-tha Hrushovi.
-Si tė doni,-tha Enver Hoxha.-Qėnia e Pasha Limanit do tė thotė qė nė rast lufte, tė digjet mė parė Vlora se Sevastopoli». (Ismail Kadare: «Dimri i vetmisė sė madhe», Shtėpia botuese «Naim Frashėri», Tiranė 1973, f. 148.)
Pra, ka gjėra qė janė thėnė dhe Kadare nuk i ka pėrmendur dhe gjėra qė nuk janė thėnė dhe qė Kadare ua ka atribuar folėsve. Nė versionin e bisedės tė dhėnė nga Kadare Enver Hoxha nuk indinjohet nga deklarata e Hrushovit pėr heqjen e bazės sė Vlorės. Nė versionin e bisedės tė dhėnė nga Kadare para sė gjithash tė bėn pėrshtypje fjalia e thėnė nga Enver Hoxha “Qėnia e Pasha Limanit do tė thotė qė nė rast lufte, tė digjet mė parė Vlora se Sevastopoli”. Kuptohet qė fjala ėshtė nė rastin e luftės midis NATO-s dhe Traktatit tė Varshavės, respektivisht midis SHBA-ve dhe Bashkimit Sovjetik. Sevastopoli atėhere qe baza kryesore ushtarako-detyre sovjetike nė Detin e zi ku qe stacionuar flota detare sovjetike qė nė rast lufte duhej tė bnėte veprime nė Mesdhe. Pse Kadare e ndryshoi tekstin? Nuk do tė reagonin sovjetikėt nė kėtė rast, sic pretendoi ai nė intervistėn qė i ka dhėnė Recatala-s?
Se pėrse Kadare e ndryshoi tekstin e bisedės, kjo ėshtė e qartė. Nė veprėn 19 tė Enver Hoxhės gjėrat paraqiten ashtu siē kanė ndodhur, pra qė Enver Hoxha nuk donte qė flota ushtarako-detare sovjetike tė largohej nga Vlora, por kėtė e bėri Hrushovi vetė, me shumė gjasė pėr shkak se e vuri Shqipėrinė nė bargaining counter (banakun e pazarllėqeve) gjeopolitike, duke e shkėmbyer me pėrfitime nė zona tė tjera. Ndėrsa nė librin e Kadaresė gjėrat paraqiten ashtu siē do tė donte Enver Hoxha qė tė kishin ndodhur, pra qė Enver Hoxhės nuk i bėhej vonė nėse sovjetikėt do ta hiqnin bazėn detare nga Vlora, madje kjo gjė i konvenonte pasi nė rast se do tė kishte luftė midis NATO-s dhe Traktatit tė Varshavės, atėhere prej faktit qė Vlora qe bazė e Traktatit tė Varshavės ku qe stacionuar flota sovjetike, Vlora do tė goditej dhe do tė digjej para portit sovjetik Sevastopolit, nė Detin e Zi.
Nė kohėn qė doli romani «Dimri i madh» (1977), versioni i ripunuar i «Dimrit tė vetmisė sė madhe», tashmė qe botuar volume 19 i Veprave tė Enver Hoxhės ku qenė paraqitur bisedimet Enver Hoxha-Nikita Hrushovi dhe siē e kam cituar mė lart, Kadare nė hyrje tė romanit pretendon se ėshtė bazuar tek volume 19 i Veprave. (Ismail Kadare: «Dimri i Madh», Shtėpia botuese «Naim Frashėri», Tiranė 1977, f. 3.)
E megjithatė, dialogu i cituar mė lart nė kėtė artikull midis Enver Hoxhės dhe Hrushovit u dha sipas versionit tė parė tė dhėnė nė romanin «Dimri i vetmisė sė madhe». Shih: Ismail Kadare: «Dimri i Madh», Shtėpia botuese «Naim Frashėri», Tiranė 1977, f. 174.
Tashmė lexuesi shqiptar mund tė zbulonte shtrembrimin e bėrė nga Ismail Kadare dhe tė pyeste me vete se si ka mundėsi qė Kadare nuk iu pėrmbajt bisedave tė paraqitura tek volumi 19 i veprave tė Enver Hoxhės. Si guxoi qė ta bėnte kėtė gjė? Pėr kėtė ka veē njė shpjegim, qė Kadare e bėri kėtė gjė me porosinė e Enver Hoxhės. Pse? Sepse nė romanin e vet Kadare i paraqet ngjarjet jo ashtu siē ato ndodhėn, por ashtu sikur do tė donin Enver Hoxha dhe regjimi komunist shqiptar qė tė dukej se kishin ndodhur, pra se qe Enver Hoxha ai qė i dėboi sovjetikėt nga Vlora.
Enver Hoxha, pavarėsisht kundėrshtive tė veta ideologjike me Hrushovin, ėshtė e sigurt se nuk e donte tėrheqjen sovjetike nga Vlora. Kjo kuptohet nga fakti se Enver Hoxha, nė Kongresin IV tė PPSH, nė shkurt 1961, pra tre muaj pas mbledhjes sė Moskės, u shpreh: «Shqipėria, me gjithė rrethimin gjeografik kapitalist, nuk ėshtė njė vend i izoluar nga kampi socialist. Ajo ėshtė pjestare e denjė e kėtij kampi, ajo ėshtė pjestare e Traktatit tė Varshavės, ajo ka miq tė fortė e besnikė-vendet e kampit socialist me Bashkimin Sovjetik nė krye, ajo ka aleatė tė gjithė popujt paqedashės dhe klasėn punėtore tė mbarė botės». (Enver Hoxha: Raport nė Kongresin IV tė PPSH, “Naim Frashėri”, Tiranė 1961, f. 26-27.)
Enver Hoxha tek libri «Superfuqitė» e thotė qartė se vendimin pėr heqjen e bazės e morėn sovjetikėt nė Mbledhjen e Traktatit tė Varshavės, nė 28 mars 1961: «Nė kėtė mbledhje Hrushovi dhe pasuesit e tij, morėn vendimin qė t’ i ndėrpriteshin Republikės Popullore tė Shqipėrisė furnizimet me armė dhe ndihmat ekonomike tė akorduara nė bazė tė marrėveshjeve tė akorduara mė parė, si dhe tė hiqej baza ushtarako-detare e Vlorės». (Enver Hoxha: «Superfuqitė», «8 nėntori», Tiranė 1986, f. 45.)
Nė romanin e vet “Dimri i madh”, Ismail Kadare e falsifikon kėtė tė vėrtetė, duke pretenduar sikur nė kėtė mbledhje u vendos qė tė okupohej baza nga sovjetikėt. Ismail Kadare e bėn Enver Hoxhėn, qė e ka personazh tė romanit, tė meditojė kėshtu: “Enver Hoxha pa orėn. Rreth orės njė mbrinte aeroplani i shoqėrisė gjermane me tė cilin ktheheshin tė dėrguarit e Shqipėrisė nė mbledhjen e Traktatit tė Varshavės. Ē’ prej njėzetekatėr orėsh pritej me padurim kthimi i tyre. Nė mbledhje ishte shqyrtuar ēėshtja e bazės sė Vlorės, kryesisht e nėndetėsve dhe kryqėzorėve tė pėrbashkėt. Ata donin tė merrnin bazėn. Si ēdo njeriu tė armatosur, tė cilit, pėrpara se t’ i bėhet thirrja e fundit pėr t’ u dorėzuar, i kėrkohet tė japė armėn, ata do tė kėrkonin nė fillim t’ i merrnin Shqipėrisė armėn e saj tė vjetėr e tė tmerrshme, Pasha Limanin”. (Ismail Kadare: «Dimri i Madh», Shtėpia botuese «Naim Frashėri», Tiranė 1977, f. 434)
Pra, Ismail Kadare paska njė privilegj tė posaēėm nga Enver Hoxha, qė tė falsifikojė edhe fjalėt dhe veprimet e kėtij tė fundit kur ėshtė e nevojshme. Qė baza e Vlorės u prish si bazė e Traktatit tė Varshavės, me vullnetin e njėanshėm tė sovjetikėve, kjo kuptohet dhe nga Letra e Komitetit Qendror tė PPSH dhe e Kėshillit tė Ministrave tė Republikės Popullore tė Shqipėrisė drejtuar Komitetit Qendror tė Partisė Komuniste tė Bashkimit Sovjetik dhe Kėshillit tė Ministrave tė Bashkimit Sovjetik, nė 6 korrik 1961, pra gjashtė javė pas largimit tė sovjetikėve nga baza e Vlorės. Nė kėtė letėr thuhet: “Komiteti Qendror i Partisė sė Punės dhe Kėshilli i Ministrave i Republikės Popullore tė Shqipėrisė vendimin e udhėheqjes sovjetike pėr tė prishur bazėn ushtarako-detare tė Vlorės e konsideron si njė ngjarje tė hidhur nė historinė e marrėdhėnieve shqiptaro-sovjetike. Ne kemi tė drejtė tė themi se nė kėto momente, kur nga ana e imperialistėve dhe shėrbėtorėve tė tyre komplotohet kundėr Republikės Popullore tė Shqipėrisė dhe kur situate ndėrkombėtare ėshtė shumė e rėndė, udhėheqja e Partisė Komuniste dhe e Shtetit Sovjetik e mikut e aleatit tonė tė fuqishėm e besnik, Bashkimit tė lavdishėm sovjetik, duhej tė na ndihmonte pėr tė forcuar akoma mė shumė potencialin tonė mbrojtės dhe jot a dobėsonte kėtė potencial dhe tė na krijonte situate tė rrezikshme siē bėri me vendimin pėr tė likuiduar bazėn ushtarako-detare tė Vlorės qė mund tė pėrshėndetet vetėm nga armiqtė e vendeve tona socialiste. Kėto veprime tė padrejta qė bėhen kundėr shqipėrisė, bėhen njėkohėsisht kundėr gjithė kampit socialist, ato janė nė dėm tė vetė Bashkimit Sovjetik dhe ngarkojnė me pėrgjegjėsi tė madhe ata qė i vendosin dhe i kryejnė”. (cituar sipas: “Dokumente kryesore tė PPSH”, Instituti i Studimeve Marksiste-Leniniste pranė Komitetit Qendror tė PPSH, Tiranė 1970, vol. IV, f. 51)
Kėtu ēdo gjė del e qartė. Dhe nė librin «Historia e Partisė sė Punės tė Shqipėrisė» shkruhet se fill pas vendimit tė mbledhjes sė Traktatit tė Varshavės tė 28 marsit 1961: «Fill pas kėsaj, nė maj, ajo (qeveria sovjetike-K. M.) prishi arbitrarisht marrėveshjet dypalėshe nė fuqi mbi detyrimet qė kishte marrė nė pėrputhje me Traktatin e Varshavės, duke prerė e Shqiptare. Ajo tėrhoqi para syve tė gjithė botės anijet e bazės detare luftarake tė Vlorės dhe i grabiti Shqipėrisė tetė nėndetėse si dhe luftanijet shqiptare qė ndodheshin nė riparim nė Sevastopol. Kėto veprime dobėsonin fuqinė mbrojtėse tė Republikės Popullore tė Shqipėrisė dhe tė kampit socialist, nxisnin shumė lakmitė e imperialistėve amerikanė, tė monarkofashistėve grekė dhe revizionistėve komplotistė jugosllavė. Megjithatė PPSH nuk i dėnoi botėrisht kėto veprime armiqėsore tė klikės sė Hrushovit. Pėrkundrazi, KQ i PPSH edhe nė korrik 1961 i shkruante KQ tė PKBS: «duhet tė hiqet dorė nga shtrirja e mosmarrėveshjeve ideologjike, qė ekzistojnė midis dy partive tona, nė fushėn e marrėdhėnieve shtetėrore, qoftė nė lėmin ekonomik, qoftė nė atė politik e ushtarak». («Historia e Partisė sė Punės tė Shqipėrisė», «8 nėntori», «Instuti i Studimeve Marksiste-Leniniste pranė Komitetit Qendror tė PPSH», Tiranė 1981, f. 349-350.)
Pra, ėshtė e qartė se nuk qe Enver Hoxha ai qė donte largimin e sovjetikėve nga Vlora, pavarėsisht divergjencave ideologjike, qė nė fakt patėn tė bėnin vetėm me frikėn e Enver Hoxhas se politika e destalinizimit e ndjekur nga Hrushovi do ta largonte atė nga pushteti. Dhe ndryshe nga ē’ thotė Ismail Kadare, komisioni i pėrbashkėt shqiptaro-svjetik qė diskutonte nė Tiranė pėr ēėshtjen e bazės sė Vlorės, nuk merrej me gjė tjetėr veē modaliteteteve tė likujdimit tė bazės sė Vlorės si bazė e pėrbashkėt, pėr shkak se vendimi pėr kėtė gjė qe marrė nė mbledhjen e Traktatit tė Varshavės, nė mars 1961. Ndėrsa komisioni i pėrbashkėt shqiptaro-sovjetik pėr ēėshtjen e bazės qė pėrmend Kadare nė romanin e vet, nė letrėn qė Komiteti Qendror i PPSH dhe Qeveria e Shqipėrisė u ēojnė homologėve sovjetikė nė 6 korrik 1961 pėrmendet si “Komisioni i pėrbashkėt shqiptaro-sovjetik pėr evakuimin e forcave ushtarako-detare sovjetike nga baza e Vlorės dhe qė zhvilloi punimet e tij nė Tiranė, mė 22-25 maj 1961”. (cituar sipas: “Dokumente kryesore tė PPSH”, Instituti i Studimeve Marksiste-Leniniste pranė Komitetit Qendror tė PPSH, Tiranė 1970, vol. IV, f. 45)
Nė ndėrkohė fati i bazės qe vendosur definitivisht.

Ndryshe nga ē’thotė Kadare, SHBA dhe jo Enver Hoxha e larguan flotėn sovjetike nga Vlora

Kėtu lind pyetja, pėrse Hrushovi donte t’ i largonte forcat sovjetike nga Vlora dhe Enver Hoxha donte t’ i mbante? Nė kohėn kur zhvillohej biseda e cituar mė lart mes Hrushovit dhe Enver Hoxhės (nėntor 1960) si dhe kur u tėrhoqėn forcat sovjetike nga Vlora (maj-qershor 1961), nė marrėdhėniet sovjeto-amerikane qe nė kulmin e vet ajo qė u quajt “Kriza e Berlinit”. Sovjetikėt i shqetėsonte mjaft situata nė Berlin, i cili qe njė qytet i ndarė nė zona okupacioni midis fuqive fituese tė luftės, i ndodhur brenda territorit tė shtetit-satelit dhe praktikisht tė okupuar nga sovjetikėt, Republikės Demokratike Gjermane. Statusi i qytetit pati mbetur i papėrcaktuar juridikisht, pėr shkak tė fillimit tė Luftės sė Ftohtė. Nėpėrmjet Berlinit, ku ende nuk qe ndėrtuar muri, gjithherė e mė tepėr qytetarė gjermanolindorė kalonin nė Perėndim. Kjo nuk qe vetėm njė gjė poshtėruese pėr kampin komunist, por rrezikonte edhe shpėrbėrjen e Gjermanisė Lindore, ēka do tė inicionte njė reaksion zinxhir nė vendet satelite tė Kremlinit.
Prandaj, qė nga viti 1958, Hrushovi filloi t’ i drejtonte Perėndimit dhe nė radhė tė parė SHBA-ve ultimatumet gjashtėmujore pėr Berlinin, sipas tė cilave, nėse fuqitė okupuese tė Berlinit nuk arrinin njė akord, tė kėnaqshėm pėr sovjetikėt, pėr ēėshtjen e statusit tė qytetit, atėherė sovjetikėt do tė bėnin njė zgjidhje tė njėanshme, duke ia transferuar tė de tyre mbi Berlinin qeverisė sė RDGJ. Kjo praktikisht qe njė provokacion, i mjaftueshėm pėr tė shkaktuar njė luftė botėrore, pasi shtetet perėndimore nuk e njihnin shtetin gjermanolindor dhe midis Bashkimit Sovjetik dhe Gjermanisė Perėndimore, qė qe anėtare e NATO-s, nuk qe nėnshkruar ende traktati i paqes. Ultimatumin i parė Hrushovi e bėri nė nėntor 1958 dhe afati i tij skadoi nė maj 1959, pikėrisht nė ditėt kur Hrushovi gjendej pėr vizitė nė Shqipėri, kur vizitoi edhe Vlorėn. Nė gjuhėn diplomatike kjo do tė thoshte se Hrushovi po e ofronte largimin sovjetik nga Shqipėria dhe baza e Vlorės si quid pro quo (kompensim) pėr Perėndimin, qė ky tė pranonte pax rusa pėr Berlinin. Mė pas Hrushovi do ta shtynte disa herė afatin e ultimatumit tė vet, deri nė ndėrtimin e Murit tė Berlinit, nė gusht 1961, ndėrtim i cili qe synimi i Hrushovit. Sovjetikėt qenė tė vetėdijshėm se po ofronin njė kompensim tė rėndėsishėm. Baza e Vlorės qe i vetmi avanpost i Traktatit tė Varshavės nė Mesdhe.
Qė largimi i flotės sovjetike nga Vlora qe pasojė e marrėveshjes Hrushov-Kennedy kjo kuptohet nga fakti se largimi i flotės sovjetike ndodhi pak ditė para takimit Hrushov-Kenedi, qė u mbajt nė Vienė, nė 3-4 qershor 1961. Hrushovi e pati shtyrė ultimatumin pėr Berlinin nė maj 1960, duke pritur zgjedhjen e Presidentit tė ri amerikan nė nėntor, me tė cilin donte tė negocionte pėr Berlinin. Amerikanėt donin qė kriza e Berlinit tė merrte fund dhe nuk donin qė tė fillonin Luftėn e Tretė Botėrore pėr Berlinin. Ata qenė dakord qė kriza e Berlinit tė zgjidhej nė frymėn e parimit tė ndarjes sė zonave tė influencave, por donin qė tė siguronin dhe njė quid pro quo (kompensim) pėr lėshimin qė po bėnin duke pranuar ndarjen e Berlinit, i cili me marrėveshjet e tė mėdhenjve qe parashikuar tė qe qytet i hapur. Nė kushtet e luftės sė ftohtė hapėsira pėr kompensim gjeopolitik qe shumė e vogėl dhe e vetmja qė mbetej nė bargainin counter qe baza e Vlorės. Nė takimin Hrushov-Kennedy qė u mbajt nė Vienė nė 3-4 qershor 1961, tė dy palėt u pajtuan me zgjidhjen e krizės sė Berlinit, sipas parimit tė ndarjes sė zonave tė influencės, ēka do tė thotė se amerikanėt u pajtuan nė parim me ndėrtimin e Murit tė Berlinit. Aspekti praktik u mbetej sovjetikėve, tė cilėt pėr turpin e tyre dhe tė kampit komunist e realizuan me ndėrtimin e murit, ēka dėshmonte dhe frikėn e tyre.
Pas vendimit tė Kremlinit pėr tė larguar forcat sovjetike nga Vlora dhe pėr tė prishur nė pėrgjithėsi marrėveshjet ushtarake me Shqipėrinė, nė maj 1961 nė Tiranė u krijua komisioni i pėrbashkėt pėr ndarjen e aseteve tė bazės. Marrėveshja pėr ndarjen e aseteve u arrit shpejt, duke marrė sovjetikėt 8 nėndetėse dhe anijen-bazė furnizimi tė nėndetėseve, ndėrsa pala shqiptare mbajti 4 nėndetėse. Nė 26 maj 1961 anijet sovjetike u larguan nga Vlora, nė drejtim tė Gjibraltarit pėr tė shkuar nė Baltik. Sovjetikėt i lanė Shqipėrisė minimumin e forcės qė mos tė akuzoheshin se lanė njė vend komunist tė pambrojtur para imperializmit. Nė 5 qershor 1961 nga Vlora u larguan dhe instruktorėt ushtarakė sovjetikė. Tashmė, amerikanėt mund t’ u jepnin sovjetikėve dorė tė lirė nė Berlin. Disa javė pas largimit tė sovjetikėve nga Vlora, nė 13 gusht 1961, sovjetikėt, duke vepruar me anė tė puppet strings tė tyre gjermanolindorė, mbyllėn zonėn e tyre tė okupacionit nė Berlin dhe katėr ditė mė pas, nė 17 gusht, filloi ndėrtimi i Murit tė Berlinit. Reagimi i SHBA-ve qe vetėm retorik, pasi nė ndėrkohė marrėveshja qe arritur.
Qė largimi i sovjetikėve nga Vlora u bė pas njė marrėveshjeje me SHBA-t, pėr kėtė indirekt i ka akuzuar sovjetikėt edhe Enver Hoxha kur shkruan nė Letrėn qė Komiteti Qendror i PPSH i ēoi Komitetit Qendror tė Partisė Komuniste tė Bashkimit Sovjetik nė 12 tetor 1961, ku thuhet: «Likuidimi i bazės sė Vlorės gėzoi pa masė vetėm armiqtė e socializmit, armiqtė e Shqipėrisė dhe tė Bashkimit Sovjetik, gėzoi imperialistėt amerikanė dhe aleatėt e shėrbėtorėt e tyre, tė cilėt mendojnė se tashmė Shqipėria ėshtė ’e zbuluar’, se pellgu i Mesdheut nė rast lufte ėshtė plotėsisht nė duart e tyre». (cituar sipas: “Dokumente kryesore tė PPSH”, Instituti i Studimeve Marksiste-Leniniste pranė Komitetit Qendror tė PPSH, Tiranė 1970, vol. IV, f. 133) Kėtu nuk ka nevojė pėr koment.
Qė pati njė marrėveshje sovjeto-amerikane pėr njė bargain Vlorė-Berlin kjo kuptohet dhe nga fakti se ēfarė ndodhi nė 3-5 gusht 1961, pra pak ditė para fillimit tė ndėrtimit tė barrierės sė Berlinit, kur nė Moskė u mbajt takimi i sekretarėve tė parė tė vendeve tė Traktatit tė Varshavės, qė do tė diskutonte ēėshtjen gjermane, praktikisht ndėrtimin e Murit tė Berlinit. Nga Shqipėria u nis njė delegacion me nė krye Ramiz Alinė, anėtar i Byrosė Politike tė KQ tė PPSH. Lidhur me kėtė Enver Hoxha shkruan tek «Superfuqitė»: «Ramizi u kthye nga Moska dhe raportoi pėr mbledhjen e pėrfaqėsuesve tė partive komuniste e punėtore tė vendeve pjesėmarrėse nė Traktatin e Varshavės pėr ēėshtjen e traktatit tė paqes me Gjermaninė. Atė e nxorėn nga mbledhja nė mėnyrėn mė tė poshtėr. Nuk i dhanė as fjalėn, nuk e lejuan tė fliste. Banditi Hrushov nė mėnyrė skandaloze e pengoi tė fliste, sido qė pėr kėtė u bė njė debat i ashpėr midis Ramizit dhe Hrushovit. Ulbrihti propozoi pėrjashtimin tonė nga mbledhja dhe dėrgimin e njė letre armiqėsore Komitetit Qendror tė Partisė sonė, gjė qė u aprovua nga gjithė tė tjerėt, me pėrjashtim tė ambasadorit kinez». (Enver Hoxha: «Superfuqitė», «8 nėntori», Tiranė 1986, f. 53.)
Enver Hoxha pati frikė se mos pas ngritjes sė barrierės nė Berlin, Perėndimi hakmerrej nė Shqipėri, duke iniciuar njė aksion serioz pėr pėrmbysjen e regjimit komunist. Prandaj Enver Hoxha kėrkonte tė mbetej nėn ombrellėn e Traktatit tė Varshavės.
Presidenti Kennedy u kritikua gjerėsisht pėr faktin qė nuk reagoi pėr tė ndaluar ndėrtimin e murit tė Berlinit dhe kjo i quhet atij si njė nga gabimet qė bėri. Nė anėn tjetėr atij as qė i njihet fare merita e heqjes sė flotės sovjetike nga Vlora, ēka qe njė fitore e madhe strategjike pėr NATO-n. Por, ky ėshtė fati i burrave tė mėdhenj tė shtetit. Tė vėrtetat e mėdha tė bargaing gjeopolitik nuk janė shėnuar nėpėr arkiva, ose janė shėnuar nė ato dokumente qė mbahen nė arkiva qė nuk do tė hapen kurrė. Kurrkujt sot nuk i intereson tė zbulojė se Berlini «u shkėmbye» me Vlorėn. Por, ky ėshtė ekzagjerim, se Vlora nuk vlente sa Berlini do tė thotė shumėkush. Ashtu ėshtė, por nė Berlin amerikanėt kishin pak ēka tė pretendonin, pasi atje zonat e influencės qenė ndarė nė mėnyrė strikte, kėshtu qė fleksibiliteti i Berlinit nė bargaining counter relativizohej mjaft, duke u barazuar praktikisht me Vlorėn. Ishte sigurisht zgjuarsia dhe prakticiteti i Kennedy-t qė e kuptoi kėtė dhe pati kurajėn ta bėnte kėtė shkėmbim, tė cilin p.sh. Presidenti Eisenhower (Ajzenhauer) para tij nuk e bėri.
Mbi kėtė ngjarje, historiografia shqiptare nuk ka hedhur dritė siē duhet, kjo dhe pėr faktin se arkivat e kancelarive tė fuqive tė mėdha, mbeten ende tė mbyllura pėr ēėshtje tė tilla, sa u pėrket dokumenteve mė tė rėndėsishme. Kjo ka bėrė qė pak a shumė tė mbijetojė nė formė miti historik, ose mė saktė mos tė kundėrshtohet nė mėnyrė bindėse me dokumente tė huaja, versioni i dhėnė nga Enver Hoxha, sikur sovjetikėt u detyruan tė largohen nga Vlora, pėr shkak se Enver Hoxha u prish me shefin komunist tė Bashkimit Sovjetik, Hrushovin, kryesisht pėr ēėshtjen e Stalinit. Enver Hoxha ka krijuar mitin sikur ėshtė ai qė i shpėtoi vendet fqinje dhe ato tė Mesdheut nga njė bazė qė sovjetikėt do ta kishin pėrdorur pėr okupimin e tyre. Nė kujtimet e veta Enver Hoxha tregon pėr dy biseda midis Hrushovit dhe ministrit sovjetik tė mbrojtjes, mareshalit Malinovski, gjatė vizitės qė kėta bėnė nė Shqipėri, nė 1959:
«Pas nja dy ditėsh po tė njėjtėn gjė do ta pėrsėritnin nė Vlorė. Kishin dalė nė verandėn e vilės tek Uji i Ftohtė.
-E mrekullueshme, e mrekullueshme!-thirri Hrushovi dhe u drejtua nga Malinovski. Mendova se e kishte fjalėn pėr peizazhin vėrtet mahnitės tė rivierės sonė. Por mendja e tyre rrihte gjetkė:
-Ēfarė gjiri i sigurt rrėzė kėtyre maleve!-thanė.
–Qė kėtu me njė flotė tė fuqishme ne kemi nė dorė krejt Mesdheun, qė nga Bosfori e gjer nė Gjibraltar! Mund tė bėjmė zap kėdo.
Mu drodh mishi kur i dėgjoja tė flitnin kėshtu si zotė tė deteve, tė vendeve, tė popujve. Jo, Nikita Hrushov, thashė me vete, kurrė s’do tė lejojmė qė nga toka jonė tė nisė robėria dhe gjakderdhja e vendeve tė tjerė. Kurrė s’do t’ kesh tė tuat pėr ato qėllime tė zeza as Vlorėn, asnjė gisht tė tokės shqiptare». (Enver Hoxha: «Hrushovianėt», «8 nėntori», Tiranė 1980, f. 357.)
Ėshtė e habitshme se si Enver Hoxha ka pasur paturpėsinė qė t’ i shkruajė kėto gjėra dhe t’ ua shesė vendeve mesdhetare pėr tė vėrteta, kur sipas dokumenteve tė botuara nga ai vetė dhe tė cituara mė lart nė kėtė studim, vetė Enver Hoxha ka kėrkuar qė baza e Vlorės tė mbetet si bazė e Traktatit tė Varshavės, pra sovjetike, dhe e ka akuzuara Hrushovin pėr tradhti ndaj kampit socialist qė e prishi kėtė bazė. Nė kontekstin e dokumenteve tė botuara nga vetė Enver Hoxha fajėsia e tij bėhet edhe mė e madhe kur kėrkonte qė tė mbetej baza e Vlorės si bazė e Traktatit tė Varshavės, pra sovjetike, pasi ai i dinte mirė qėllimet pėr tė cilat donin ta pėrdornin sovjetikėt atė.
Gjithashtu, Enver Hoxha nė librin “Dy popuj miq” qė ishte njė investim qė Enver Hoxha bėnte pėr tė krijuar njė imazh tė mirė pėr veten nė Greqi, shkruan: «Po ky Malinovski i tha pėrsėri Hrushovit nė Butrint: ‘Liqen i bukur ky. Po tė ēahet bregu i detit, kėtu afėr mund tė ndėrtohej njė bazė e mrekullueshme nėndetėsesh atėherė dhe Greqia do tė bėhej e jona’.
Mė shkuan dridhma nė trup dhe m’ u kujtua ajo natė e errėt nė Tiranė kur tok me Vasil Shanton ngjitėm nė mure pllakatet: ‘Poshtė fashizmi Italian! Rroftė populli vėlla grek qė lufton pėr liri!’ Jo Partia dhe qeveria jonė nuk do tė lejonin kurrė qė nga vendi i ullinjve t’ i vinte e keqja popullit vėlla grek». (Enver Hoxha: «Dy popuj miq», «8 nėntori», Tiranė 1985, f. 194.)
Duke ndjekur Enver Hoxhėn hap pas hapi, edhe Kadare i ka bėrė kėto dy pėrralla pjesė tė romanit tė vet (shih: Ismail Kadare: «Dimri i Madh», Shtėpia botuese «Naim Frashėri», Tiranė 1977, f. 173-174).
Pra, populli grek duhej t’i qe mirėnjohės Enver Hoxhės qė i dėboi sovjetikėt nga Vlora dhe nuk i lejoi tė ndėrtojnė bazėn ushtarake dhe nė Butrint, duke e shpėtuar kėshtu Greqinė nga ekspansioni sovjetik. Sa ironike ngjajnė kėto qė shkruan Enver Hoxha, po tė konsiderosh dokumentet qė ai ka botuar vetė, ku me gojėn e vet u kėrkon sovjetikėve qė mos ta largojnė bazėn nga Vlora dhe ku i akuzon se duke bėrė kėtė dobėsuan kampin socialist! Dhe veē kėsaj, edhe njė nėnoficer grek marine e kuptonte se baza e nėndetėseve nė Butrint nuk kishte vlerė pasi hyrjen e saj e bllokonte ishulli i Korfuzit, i cili qe nė dorėn e grekėve dhe nėndetėseve do t’ u duhej tė kalonin nė Kanalin e ngushtė tė Korfuzit pėr tė dalė nė det tė hapur. Por, mjaft qė grekėt tė vendosnin njė bateri topash nė breg tė Korfuzit pėr t’ i asgjėsuar nėndetėset qė nė dalje, pėr mos tė folur pėr armė mė tė sofistikuara, qė nė atė kohė Greqia i merrte nga NATO.

A do tė shkruajė Kadare „Dimri i madh 2“ pėr betejėn e re pėr Vlorėn kundėr amerikanėve dhe AMBO?

E vėrteta ėshtė se njeriu tė cilit shqiptarėt dhe popujt e Mesdheut duhet t’ i jenė mirėnjohės pėr largimin e flotės sovjetike nga Vlora, ėshtė Presidenti i SHBA-ve Kennedy. Pėr kėtė arsye Kennedy e meriton qė t’ i ngrihet njė momument nė qendėr tė Vlorės. Nė kėto kohė kur Vlora po pėrfolet si objekt i njė konflikti gjeopolitik global midis forcave globale dhe rajonale, posaēėrisht nė gjeopolitikėn e naftės, ėshtė koha mė e mirė qė t’ i paguhen disa borxhe tė prapambetura historisė, gjė qė do tė ketė vlerė tė dyfishtė, si shprehje mirėnjohjeje dhe simbolikė e orientimit tė shqiptarėve. Njė nga borxhet e nderit qė shqiptarėt i kanė historisė, ėshtė ai ndaj SHBA-ve dhe posaēėrisht Presidentit John Kennedy nė lidhje me largimin e forcave ushtarake sovjetike nga Vlora nė 1961. Simbolet e kėtij lloji, sikur janė monumentet, kanė rėndėsi tė posaēme, tė mirė ose tė keqe, pėr tė mbajtur gjallė kujtesėn historike. Jo mė kot Ismail Kadare ankohet pėr ekzistencėn e monumentit tė njė pashe turk nė qendėr tė Tiranės, si njė simbol qė gjeneron tė keqen historike tek shqiptarėt. Ka njė tendencė sot pėr ta paraqitur angazhimin ushtarak amerikan nė hapėsirėn shqiptare dhe posaēėrisht nė Republikėn e Shqipėrisė, si njė rrezik pėr vendet e tjera tė Ballkanit dhe pėr Europėn, tė barabartė me okupimin osman qė e shndrroi Shqipėrinė nė njė plasdarm nga i cili ushtritė osmane rrezikonin Europėn. Ismail Kadare ėshtė angazhuar pikėrisht nė kėtė linjė antiamerikane dhe antishqiptare. Nė njė ese tė shkurtėr, me titull “Unaza nė kthetrat e shkabės”, tė pėrgatitur pėr njė forum tė Kėshillit tė Europės, nė vitin 2001, Ismail Kadare shkruan: “Idenė e vjetėr otomane pėr t’ i pėrdorur brigjet shqiptare kundėr Evropės e trashėguan sovjetikėt, madje, pikėrisht nė bazėn e vjetėr ushtarake turke tė Vlorės (qė dikur kishte qenė romake), u bėnė gati tė vendosnin raketat e tyre me mbushje bėrthamore. Sot me sa duket, Perėndimi do tė bėjė tė njėjtėn gjė”. (Ismail Kadare: “Unaza nė kthetra”, “Onufri”, Tiranė 2001, f. 67) Kėtu mendimi i Kadaresė fillon e turbullohet shumė, duke u bėrė si ai i orakujve antikė. Si do t’ i pėrdorė Perėndimi brigjet shqiptare kundėr Europės, kur Europa ėshtė vetė pjesė e Perėndimit? Pėr cilin “Perėndim” e ka fjalėn kėtu Ismail Kadare? Ėshtė e qartė se kėtu “Perėndimi” ėshtė njė eufemizėm pėr SHBA-tė, pasi ishin dhe janė SHBA-tė ato qė nė periudhėn paskomuniste po tregojnė vullnetin e tyre pėr tė pasur njė prani ushtarake nė hapėsirėn shqiptare nė dy anėt e kufirit. Me fjalėt e mėsipėrme, Kadare pėrsjell preokupimin europian, posaēėrisht tė Francės, se prania ushtarake e SHBA-ve nė Ballkan, posaēėrisht nė Shqipėri, pėrbėn njė rrezik pėr interesat e fuqive rajonale-mike tė Francės, Serbisė dhe Greqisė, qė duan tė dominojnė nė rajon. Kėto fjalė tė Ismail Kadare hedhin dritė mbi background-in gjeopolitik tė atyre lėvizjeve tė tashme qė duan ta futin Vlorėn nė aventura tė dyshimta gjeopolitike, qartėsisht antiamerikane, pėrveēse antishqiptare. Vlora ėshtė njė pol manjetik i politikės shqiptare dhe pika prej nga ku historikisht ėshtė trazuar shumė herė politika dhe shteti shqiptar. Sot Vlora ka rėndėsi nė gjeopolitikėn ndėrkombėtare tė naftės si porti i mbėrritjes sė naftėsjellėsit AMBO. Qė tash nė Vlorė kanė filluar tentativat pėr tė krijuar njė lloj guerriljeje civile me kamuflim tė lėvizjes ambientaliste kundėr projektit AMBO dhe me sa duket pas kėsaj lėvizjeje qėndrojnė dy forca Greqia dhe klani i Edi Ramės nė shoqėrinė civile. Nė tė ashtuquajturėn lėvizje pėr mbrojtjen e Gjirit tė Vlorės “shkėlqejnė” dy njerėz tė njohur si miq tė Edi Ramės, Ardian Klosi dhe Erion Veliaj dhe pas tyre ėshtė Ismail Kadare, kryetar i bordit tė Lėvizjes «Mjaft». Lėvizja “Mjaft” e Erion Veliajt ėshtė angazhuar drejtpėrdrejt nė tė ashtuquajturėn kauzė ambientaliste pėr mbrojtjen e Gjirit tė Vlorės dhe nė krye tė lėvizjes “Mjaft” si President nderi dhe kryetar i bordit ėshtė Ismail Kadare. Kėshtu Ismail Kadare, ėshtė rikthyer praktikisht nė anėn e Rusisė, pėr tė cilėn ka nostalgji rinore qė duken nė poezitė dhe librat e tij. Lėvizja pėr mbrojtjen e Gjirit tė Vlorės pretendon se ka mbledhur 14 mijė firma nga qytetarėt e Vlorės kundėr ndėrtimit tė naftėsjellėsit dhe nėse kjo ėshtė e vėrtetė kjo gjė mund tė jetė bėrė vetėm nga ajo pjesė e strukturave lokale tė PS-s qė mbėshtesin Edi Ramėn. Pra, dikush kėrkon ta shndrrojė Vlorėn nė Rambo kundėr AMBO dhe kundėr SHBA dhe ky dikush nė politikėn shqiptare ka fytyrėn e Edi Ramės, pas tė cilit qendrojnė qendra ndėrkombėtare antiamerikane, duke filluar qė nga Athina dhe Beogradi e deri nė Paris e nė Moskė. Dhe mentori i Edi Ramės ėshtė Ismail Kadare. Pasi Edi Rama i dorėzoi serbit terrorist Goran Bregoviq ēelsat e Tiranės, ai sigurisht qė nuk e ka pėr gjė t’ ia dorėzojė ēelsat e Vlorės miqve tė Beogradit. Tash, Kadare, mund tė frymėzohet pėr tė shkruar njė roman se si Erion Veliaj, Ardian Klosi dhe Edi Rama e mbrojtėn Vlorėn nga anglo-amerikanėt, ēka do tė jetė mė e vėrtetė se kur shkrojti qė Enver Hoxha e mbrojti Vlorėn nga sovjetikėt. E ashtuquajtura Aleanca pėr mbrojtjen e gjirit tė Vlorės, krerė tė sė cilės praktikisht janė Ismail Kadare, Edi Rama, Erion Veliaj, Ardian Klosi ėshtė njė bijė e fantazmės sė Traktatit tė Varshavės e shartuar gjeopolitikėn ortodokse sllavo-greke dhe atė franko-gjermane antiamerikane. Nė tė ardhmen, me rastin e njė krize qė do tė krijohet pasi serbėt tė shkėpusin pjesėn veriore tė Kosovės, kur Kosova tė bėhet e pavarur, ēka serbėt e kanė paralajmėruar, Greqia do tė tentojė qė kėtė precedent ta eksploitojė (shfrytėzojė) pėr tė riaktivizuar skemat e vjetra tė Vorio-Epirit, si nė 1914, si nė 1997. Dhe Greqia do tė pėrpiqet qė qendrėn e aksionit diversionist politik kundėr shtetit shqiptar dhe politikės amerikane nė rajon ta krijojė nė Vlorė. Nė 1997, nė prag tė luftės nė Kosovė, riaktivizimi i skemave vorio-epirote nė Vlorė, nėn simbolin e tre gishtave, u kamuflua me falimentimin e firmave piramidale financiare, qė krijoi kauzėn “duam paratė tona!”. Sot gjendet njė kauzė ambientaliste, e ashtuquajtura Lėvizje pėr mbrojtjen e Gjirit tė Vlorės. Por, nė esencė kemi tė bėjmė me expedientė gjeopolitikė. Ardian Klosi qė hiqet sikur tallet me fjalėn “gjeopolitikė”, siē bėnte para disa muajsh nė njė debat me Shpėtim Nazarkon nė “Zonė e lirė” tė Arian Ēanit nė Tv Klan, nė fakt ėshtė krejt i involvuar nė njė skemė gjeopolitike si factotum i gjeopolitikės ruso-greke. Kjo e bėn studiuesin Klosi tė thotė gjėra pėr tė cilat edhe njė nxėnės i tetėvjeēares do tė merrte notėn katėr nė gjeografi po t’ i thoshte. Kėshtu Klosi tha se naftsjellėsi do tė dalė nė portin grek tė Aleksandropullosit dhe jo nė Vlorė pėr shkak se deti Egje, ku gjendet ky port ėshtė i hapur, ēka lejon kalimin lirisht tė anijeve tė mėdha petroliere, ndėrsa Adriatiku ėshtė det i mbyllur dhe nuk e lejon kėtė. E kundėrta ėshtė e vėrtetė. Mjaft qė t’ i hedhėsh njė sy hartės pėr tė parė se Egjeu ėshtė njė det i mbushur plot me ishuj tė vegjėl, si asnjė det tjetėr nė botė, si dhe njė det me ujra tė cekta, ēka e pengon kalimin e anijeve dhe rrezikon pėrplasjen dhe ngecjen e tyre. Ndėrsa Adriatiku ėshtė shumė mė i hapur se Egjeu dhe nga Vlora dilet direkt nė detin shumė mė tė hapur Jon, ēka do tė thotė praktikisht dalje nė Mesdhe. Ardian Klosi i thotė kėto gjėra, se kėshtu ia do gjeopolitika tė flasė. Por, ata qė e futin Vlorėn nė skema tė tilla gjeopolitike kanė po atė pėrgjegjėsi si ata qė e futėn Gjermaninė nė luftra, nė saje tė tė cilave sot Kėnigsbergu i Emanuel Kantit, i pastruar nga gjermanėt quhet Kaliningrad, gjė tė cilėn e di mirė Ardian Klosi. Ėshtė nė rradhė tė parė pėrgjegjėsia e vlonjatėve qė mos tė lejojnė qė tė pėrdoren si puppet strings (kukulla tė komanduara me fije) nė zbatimin e skemave tė tilla gjeopolitike. Historia nuk fal dhe ka treguar se edhe pse me vonesė, ndėshkimi njė ditė vjen shumė i rėndė. Nė Vlorė duhej tė inicohej njė lėvizje qytetare, jo pėr mbrojtjen e Vlorės nga “mullinjtė e erės”, por pėr ngritjen e monumentit tė Presidentit Kenedi nė Vlorė, si njė shprehje e mirėnjohjes historike nacionale shqiptare. Sigurisht qė kėtė lėvizje nuk do ta iniconin as Kadare, as Klosi, as Veliaj, pas ata kanė hyrė nė linjė tjetėr. Ismail Ismail Kadare, Ardian Klosi, Erion Veliaj janė futur me vetėdije nė kėtė linjė tė dyshimtė ambientalisto-gjeopolitike dhe tė gjithė sė bashku kėrkojnė tė pėrgatisin “Dimrin e madh”, kur do ta hedhin AMBO-n nė det. Ndoshta Ismail Kadare do tė frymėzohet pėr tė shkruar njė roman pėr kėtė ngjarje. Gjithsesi, nė pritje tė kėtij romani tė Kadaresė dhe rrethanat kur me Vlorėn po luhen lojėra tė tilla, ku ėshtė i angazhuar deri edhe Ismail Kadare, ėshtė mirė qė tė qartėsohen tė vėrtetat e ngjarjeve historike me tė cilat tentojhet qė tė manipulohet pėr tė krijuar mite tė rreme, sikur ėshtė largimi i rusėve nga Vlora, pėr ndėrtimin e tė cilave mite mė sė shumti ka kontribuar edhe Ismail Kadare.

gazeta sot


 
 Profili  
 
Shfaq postimet që prej:  Renditja  
Post new topic Reply to topic  [ 1 Postim ] 

Data dhe ora janë sipas brezit orar të Tiranës


Kush është në linjë

Përdoruesit që po e shfletojnë këtë forum: Googlebot dhe 1 vizitor


Nuk mund të hapni tema të reja në këtë forum
Nuk mund të përgjigjeni në temat e këtij forumi
Nuk mund të ndryshoni postimet tuaja në këtë forum
Nuk mund të fshini postimet tuaja në këtë forum
Nuk mund të postoni foto në këtë forum

Kërkoni:
Shkoni tek:  
© Forum i Lirė 2006 - 2007
Mundėsuar nga phpBB © 2002, 2006 phpBB Group