Forum i Lirė
Data dhe ora aktuale : 18/09/2014 6:37

Data dhe ora janë sipas brezit orar të Tiranës




Post new topic Reply to topic  [ 1 Postim ] 
Autori Mesazh
 Tema e postimit: Slabinja, fshati qė prej vitesh, pret dy djemtė e zhdukur nė
PostPostuar: 16/03/2007 14:52 
Jo në linjë
Shqiponja e forumit
Shqiponja e forumit

Antarësuar: 09/10/2006 21:13
Postimet: 1503

Slabinja, fshati qė prej vitesh, pret dy djemtė e zhdukur nė Greqi

Nga Pogradeci, Bardhyl Berberi
08-03-2007


Pamje nga fshati Slabinje

Me respektin e veēantė pėr gazetėn tuaj "Shekulli", kam qenė njė lexues shumė i rregullt, ndonėse jetoj nė njė zonė tė thellė tė krahinės sė Mokrės, me detyrėn e Kryetarit tė Komunės sė Proptishtit, ku, tashmė para pak ditėsh kam rifituar mandatin e dytė si kryetar komune. Kam prej disa vitesh njė shqetėsim jo vetėm si kryetar komune, por njė shqetėsim njerėzor, pėr dy djem tė rinj nga fshati Slabinjė, tė cilėt janė zhdukur nė mėnyrė misterioze. Leonard Shaqir Sinani, i datėlindjes 19 mars 1981, i zhdukur qė nga data 13 prill 2000 nė Greqi dhe bashkėfshatari i tij, Dashamir Kalem Ferro, i datėlindjes 1976, i zhdukur nė Greqi qė nga data 13 janar 1996. I lutem redaksisė suaj, brenda mundėsive ta trajtojė nė rubrikat e "Kontakt" problemin e dy djemve tė rinj tė zhdukur tė komunės sime dhe ju lutem, nėse mundeni tė kontribuojmė sė bashku pėr zbardhjen e kėsaj enigme misterioze, pėr zbardhjen e sė vėrtetės.
Me respekt, kryetari i Komunės sė Proptishtit, Shaban Sula

Pas letrės nė redaksinė e "Shekulli-Kontakt", u drejtuam pa humbur kohė nė qendrėn e Komunės sė Proptishtit. Aty na pret kryetari i kėsaj komune. Shaban Sulėn nuk e gjen zakonisht nė zyrė, pasi ai qėndron nė terren, mes njerėzve, pranė halleve tė tyre, e nga sa duket, as rivotimi i tij masiv nė kėtė zonė nuk ka qenė i rastėsishėm. Shqetėsimi i Shabanit, ashtu siē ai vetė shprehet nė letrėn e dėrguar pranė redaksisė sonė, ėshtė halli i madh qė i ka rėnė familjeve tė djemve tė zhdukur nga fshati Slabinjė. Kėshtu, ne lamė Proptishtin dhe vijuam udhėtimin pėr nė fshatin Slabinjė. Ky fshat ėshtė dhe pak i veēantė ndėr tė tjerė. Nuk e themi kot, por flet vetė fakti qė, shumė pak persona e kanė braktisur Slabinjėn, duke shkuar nė emigracion, ndėrkohė qė pjesa mė e madhe e njerėzve merren me bujqėsi e blegtori. Fshati nė fjalė, sot pėr sot, numėron 300 shtėpi dhe 1100 banorė.

***
Jemi nisur nė drejtim tė familjes sė Shaqir Sinanit, sė bashku me drejtorin e shkollės "Fuat Fero", qė na shoqėron. Sapo futemi nė shtėpi dhe u themi se kemi ardhur pėr Leonardin, sytė e familjarėve mbėrthehen menjėherė tek njė foto e varur nė mur. Atje pozon Leonardi, vetėm pak ditė para se tė nisej nė Greqi, pėr tė mos dhėnė mė asnjė shenjė jete deri mė sot. Pėr njė moment, heshtja na mbulon tė gjithėve. Ndėrkaq, babai i Shaqirit na tregon historinė e tij: "Ishte 13 prilli i vitit 2000 kur im bir, vetėm 19-vjeē, merr udhėn drejt Greqisė. Dimė qė ka shkuar tek pronari grek, Thoma Kavallopos, nga Tritargjia e Trikallės. Eh, mbas 8-muaj ankthi, pa marrė asnjė lajm, njė ditė nė derė na trokiti njė djalė nga fshati Alarup i zonės sė Malit tė Thatė. Quhej Sokol. Ai na sjell njė numėr telefoni tė Leonardit. Sokoli kishte punuar bashkė me Leonardin tek i njėjti pronar". Babai i djalit tė zhdukur, vazhdon mė tej rrėfimin: "Pasi morėm numrit e telefonit, flisnim ēdo muaj me djalin, deri nė dhjetor tė vitit 2002, kur i shkėputėm lidhjet. Ai nuk na pėrgjigjej mė dhe telefonata e fundit ėshtė bėrė tek i njėjti pronar grek, Thoma Kavallopos. Madje, kam mėsuar se Leonardi ka nxjerrė njė certifikatė tek i njėjti vend, te ky pronar". Shoku i Leonardit, Sokoli nga fshati Alarup, ka deklaruar se "kur unė u largova nga ky pronar, Leonardin e lashė atje. Pronari, kur u ktheva nė Shqipėri, kish mbajtur rreth 1 milionė e gjysmė lekė, me pretendimin qė do t'ia merrja nėse kthehesha, por nuk shkoj mė, sepse nuk rregulloj dot vizė dhe prindėrit nuk mė lenė tė nisem nga mali". Gjithashtu, Sokoli ėshtė shprehur se " Leonardi nuk e ndryshoi emrin nė Greqi". Shqetėsimit i zotit Shaqir, ėshtė fati i birit tė tij. Ēfarė tė ketė ndodhur vallė me Leonardin? Pse nuk zbardhet kjo heshtje, ky mister!? Familja nuk ka lėnė vend pa e kėrkuar, po kėshtu dhe tė afėrmit nė Greqi, kanė bėrė ēmos ta gjejnė djalin, por gjurmėt e tij kanė humbur. "Ne i festojmė dhe ditėlindjet. Ngahera, mė 19 mars... Kėsaj radhe do festojmė 26-vjetorin e Leonardit. E presim gjithmonė djalin. Edhe kur vjen Viti i Ri shtrojmė tavolinėn me pjatėn me meze, pijen dhe vendin bosh pėr tė... me shpresėn se ėshtė gjallė dhe lutjen, qė njė ditė ai tė kthehet...".

***
Por, njė fat akoma mė dramatik ka bashkėfshatari i Leonardit, Dashamir Kalem Fero. Dashamiri ėshtė larguar nė moshėn 20-vjeēare nga Slabonja, mė 13janar tė vitit 1996. Edhe ai, si gjithė tė tjerėt, nuk kėrkonte asgjė mė shumė, veēse njė jetė mė tė mirė... Familja nuk ka asnjė tė dhėnė pėr Dashamirin. Ata nuk dinė gjė se si djali u nis dhe mė kė shkoi ai nė Greqi. Njėherė u thanė se djali ishte parė nė Elasan tė Greqisė, por familja nuk e kontaktoi dot dhe as Dashamiri tė afėrmit e tij. Ata rrėfejnė se i janė drejtuar Kryqit tė Kuq pėr ndihmė, por as organizata ndėrkombėtare nuk ka bėrė dot gjė mė tepėr. Tė afėrm tė shumtė dhe kushėrinj tė Dashamirit, punojnė e jetojnė nė shtetin helen prej vitesh. Ata janė pėrpjekur tė gjejnė kushėririn e tyre, por nuk kanė gjetur asnjė tė dhėnė. Tashmė kanė kaluar plot 11 vite tė gjata nga kjo zhdukje e mbetur enigmė, por prindėrit asnjėherė nuk flenė tė qetė. Shpirtrat e tyre nuk kanė pėr tė gjetur kurrė prehje dhe njė brengė e zezė i gėrryen pėrbrenda: A ėshtė gjallė?! Ē'ka ndodhur gjithė kėtė kohė me Dashamirin?!



Slabinja, fshati me emrin e heronjve
E tėrė krahina e Mokrės, me 47 fshatrat tė ndara nė dy pjesė, pėrbėn atė qė quhet Mokra e Sipėrme dhe Mokra e Poshtme. Mokra, e ngjeshur nė gjirin e maleve tė lartė, qė kalojnė njė lartėsi 1000m mbi nivelin e detit. Kemi zbritur Qafėn e Thanės dhe pa u futur nė qytetin e Pėrrenjasit, rruga majtas tė shpie nė Mokrėn e Poshtme. Sapo makina del mbi "Qafėn e Katjelit", si nė njė ekran, shfaqen njė sėrė fshatrash tė Mokrės sė Poshtme. Shtėpi tė vendosura nė gjoksin e maleve dhe nėpėr monopate, qė ngjajnė si fole dallėndyshesh. Mokra ėshtė njė nga krahinat ku e kaluara ka lėnė gjurmė tė thella. Ajo shquhet pėr trimėri, mikpritje dhe bujari tė madhe. Por, Mokrės nga e kaluara i kanė ngelur edhe shumė fjalė tė rėnda, si: "Ara e Gjakut", "Luadhet e Sherrit", "Kthesa e Vdekjes", apo emrat e njerėzve "Sose, Mbaresa, Qėndrim…". Drejtori i shkollės 9-vjeēare Slabinjė, Fuat Fero, njė burrė i qeshur, qė ka mbaruar pėr Gjuhė-Letėrsi, na shpjegon toponomastikėn e fjalės "Slabinjė". Hipoteza e parė ėshtė sipas njė gojėdhėne, e cila tregon qė nė kėtė vend janė zhvilluar beteja tė shumta mes banorėve dhe pushtuesve. Nga njė prej kėtyre luftimeve u vranė tė gjithė djemtė e fshatit. Disa kalimtarė gjejnė njė plakė tė moēme pranė njė burimi dhe e pyesin se ku janė djemtė e fshatit dhe ajo u ėshtė pėrgjigjur: "Lufta qė u bė kėtu, s'la binj, (nuk la bij)... u vranė tė gjithė me hasmin e huaj". Kėshtu lindi dhe emri "Slabinjė" me tė cilin u pagėzua fshati.

Slabinja njihet edhe si fshati qė nė muajin maj tė vitit 1802, ka pritur Ali Pashė Tepelenėn. Siē dihet, nė atė kohė, Ali Pasha ka ndėrmarrė njė tur vizitash nė krahinat e Oparit, nė Gorė, nė Mokėr, Pishkash dhe mė pas nė Strugė. Sipas dokumenteve historike, Ali Pashė Tepelena ka kaluar nė fshatin Slabinjė, pėr zgjidhjen e njė problemi tė fisit tė dėgjuar, punėtor dhe tė kamur tė Hasanajve. Ky fis nuk i paguante taksa agallarėve tė Velēanit dhe kėta tė fundit, pėr t'i frikėsuar edhe tė tjerėt, dogjėn shtėpinė e fisit Hasanaj. Atėherė, kėta tė fundit u ankuan te administrata e Ali Pashė Tepelenės dhe kjo ankesa mbėrriti deri te Ali Pasha. Ai angazhohet vetė pėr ta zgjidhur problemin dhe kėshtu niset mė maj tė vitit 1802 pėr nė Slabinjė, i shoqėruar nga truprojat e tij, me 5 kuaj. Pashai thirri dy fiset, Hasanajt dhe agallarėt e Velēanit, dhe pasi i dėgjoi mirė tė dyja palėt, u dha urdhėr agallarėve tė Velēanit, qė tė ngrenė shtėpinė qė i kishin djegur pa tė drejtė fisit tė Hasanajve. Ata i ngritėn shtėpinė fisit Hasanaj, sipas urdhrit tė Ali Pashės. Njė ndėrtesė me dy kate dhe 12 dhoma. Sipas dokumenteve tė hershme, tė nesėrmen, Ali Pasha mori me vete nga Slabinja 30 ustallarė pėr ndėrtime kėshtjellash dhe mė pas shkoi nė Pishkash, te "Sofra e Skėnderbeut". Prej andej u nis drejt qytetit tė Strugės, pėr tė zgjidhur probleme qė kishin tė bėnin me administratėn e tij. Por, Slabinja njihet edhe pėr Kuvendin e saj tė Pajtimit tė Gjaqeve. Mė datėn 16 janar 1943, ėshtė mbajtur Kuvendi i Slabinjės pėr tėrė Qarkun e Korēės dhe kėtu, midis tė gjithė fiseve qė ishin nė hasmėri me njėri-tjetrin, bėhej pajtimi. Si busull, ėshtė pėrdorur interesi i lartė kombėtar dhe lufta ndaj okupatorit fashist, pa asnjė kompromis.

Slabinja, me bujarinė e saj, ėshtė bėrė vatėr bujare e robėrve tė ushtrisė italiane mė 20 shtator 1943; nga 550 ushtarė robėr qė u shpėrndanė nėpėr Mokėr, vetėm Slabinja ka mbajtur rreth 60 prej tyre, duke ndarė me ta bukėn e fėmijėve tė tyre. Midis robėrve, nė Slabinjė ėshtė strehuar edhe gjenerali i ushtrisė italiane tė asaj kohe, Arnaldo Aci, i cili, pasi shkoi nė Itali, shkroi librin e tij "Derisa tė vdes, mirėnjohje popullit shqiptar". Por, Slabinja ka nxjerrė shumė njerėz tė shquar, si: prof. Isa Gorica, ing. Sadik Balliu, mjeku Qemal Ēela, ushtaraku i lartė, Zenun Fero etj.

_________________
Portali i Forumit


 
 Profili  
 
Shfaq postimet që prej:  Renditja  
Post new topic Reply to topic  [ 1 Postim ] 

Data dhe ora janë sipas brezit orar të Tiranës


Kush është në linjë

Përdoruesit që po e shfletojnë këtë forum: Googlebot dhe 2 vizitorë


Nuk mund të hapni tema të reja në këtë forum
Nuk mund të përgjigjeni në temat e këtij forumi
Nuk mund të ndryshoni postimet tuaja në këtë forum
Nuk mund të fshini postimet tuaja në këtë forum
Nuk mund të postoni foto në këtë forum

Kërkoni:
Shkoni tek:  
© Forum i Lirė 2006 - 2007
Mundėsuar nga phpBB © 2002, 2006 phpBB Group