|
 |
Faqe 1 nga 1
|
[ 3 Postime ] |
|
| Autori |
Mesazh |
| Cyclotomic |
Tema e postimit: Librat e fundit Postuar: 27/11/2006 16:01 |
|
Antarësuar: 09/10/2006 21:13 Postimet: 1503
|
|
Librat E Diele, 26 Nentor 2006
Jete paralele dhe Plutarku gjenden tanime edhe ne vitrinen e librit shqip. Me shqiperim nga origjinali, gjuha e vjeter greke e kohes kur Plutarku shkruante, prof. dr Sotir Papahrosto i ka sjelle nje vlere shume te madhe lexuesit shqiptar. Jetet paralele qe historiani e biografi grek Plutark, i cili lindi rreth vitit 50-te p.e.s, sjellin jo vetem Aleksanderin e Madh e Jul Cezarin, por edhe Demostenin e Ciceronin, Aristidin e Kantonin plak, Pirroja e Gaius Mariusin, Foqionin e Kantonin e Ri. Botuar nga Logoreci, kushton 1000 leke.
Cmimi Nobel i letersise se vitit 1961 vjen edhe ne shqip. Ivo Andric dhe Oborri i mallkuar mund te lexohet tanime edhe prej lexuesit shqiptar. I shkruar ne vitin 1954, ky liber rrefen historine e Qamilit, nje i ri nga Izmiri, i cili vendoset ne vitet e fundit te perandorise osmane. Kjo eshte nje prej veprave me te bukura te shkrimtarit Andric, si nje rrefim skajshmerisht prekes, me patos e tmerr qe fshihet pas nje ironie tejet njerezore. Butuar nga Dritan, kushton 500 leke.
Udhetim ne fund te nates dhe Luis Ferdinand Celine vijne ne shqip. Ne nje pjese te shkruar nga botuesi per librin thuhet: ...Katastrofat kane menyrat e tyre per te rregulluar gjerat - pati lene si ngushellim shkrimtari i kombit, Viktor Hygoi. Mbase i tille eshte edhe vizioni i botes se Celinit, katastrofik, por jo fatal. Sido qe, sipas te adhuruarit te tij, Nice, nuk duhet pyetur nese e verteta i sherben ndonje qellimi, apo nese ajo do te jete fatale. Botuar nga Zenit, kushton 1200 leke.
Fundi i historise dhe njeriu i fundit me nje pasthenie te re, shqiperohet per te rrefyer edhe ne shqip argumentet e Francis Fukuyama-s, i cili u bazua ne nje artikull te shkruar ne revisten The National Interest, me titullin Fundi i historise ne vitin 1989. Jane nje sere ceshtjesh qe trajtohen, mes te cilave edhe konsensusi ne bote, i cili ka ne thelb pranimin e ligjshmerise se demokracise liberale si sistem qeverises, pasi ai mposhti ideologjite rivale. Botuar nga Zenit - Prishtine, kushton 1300 leke.
_________________ Portali i Forumit
|
|
| |
|
 |
| Cyclotomic |
Tema e postimit: Re: Librat e fundit Postuar: 04/12/2006 16:20 |
|
Antarësuar: 09/10/2006 21:13 Postimet: 1503
|
|
LIBRAT E Diele, 03 Dhjetor 2006 Xhon Keynes, teoricien i ekonomise boterore vjen ne shqip me Teoria e pergjithshme e punesimit, interesit dhe parase. Eshte ky njeriu, qe ne faqet e librit shkruan: Kriticizmi yne ndaj teorise se pranuar klasike te ekonomise, ka konsistuar me teper ne gjetjen e rrjedhave logjike te analizimit te tyre, sesa ne evidentimin qe precizimet e dukshme mbi to jane rralle ose kurre te vertetueshme, duke rezultuar ne pamundesine e zgjidhjes se problemeve ekonomike ne boten aktuale. Botuar nga Plejad, kushton 1000 leke.
Kombndricuesit jane dy! Te pakten emrat e tyre jane mbi kopertinen e nje libri dhe jane Naim Frasheri e Gjergj Fishta. Me nje parathenie te Moikom Zeqos, ai shkruan: Keta kombndricues te medhenj jane si vellezer dioskure, se bashku ribene shpirtin kombetar. Madje ai e cileson edhe si te vegimte dhe grishese kete ide per nje antologji te poezive te Naim Frasherit dhe Gjergj Fishtes se toku. Pasi kjo eshte nje antologji e dyfishte, e cila kurre me pare nuk eshte bere. Botuar nga Naim Frasheri, kushton 500 leke.
Dosja Trebeshina eshte e dyta pas asaj te Kadarese, e cila sheh driten e botimit, duke pretenduar edhe rrefimin e prapaskenave te Lidhjes. Nis me nje poezi, mandej vijon me analiza dhe zbulime faktesh, autori i pergatitjes se kesaj dosjeje per Trebeshinen, Nuri Dragoj, i cili padyshim qe i eshte dashur te hape ate, dosjen e madhe e cila kushedi se ku fle. Fraza pa fund dhe prapaskena, ku ka edhe perfshirjen e bisedave mes Trebeshines dhe atyre qe e rrethojne. Botuar nga Naim Frasheri, kushton 500 leke.
Nen titullin Pasuria e kombeve vjen Adam Smith, i cili nuk ishte vetem nje ekonomist, sic e njeh pjesa me e madhe e botes, por edhe nje filozof i etikes dhe kjo kuptohet thjesht nga kjo veper, e cila vjen me ne fund edhe ne shqip. Autore te kesaj vepre jane Helen Uinter dhe Thomas Romel, ndersa kjo veper fare mire mund te vleresohet si nje nga shtyllat e mendimit politiko-ekonomik, po ashtu edhe nje shqyrtim i gjere i cilesive njerezore. Botuar nga Ideart, kushton 600 leke.
_________________ Portali i Forumit
|
|
| |
|
 |
| Cyclotomic |
Tema e postimit: Re: Librat e fundit Postuar: 08/12/2006 21:49 |
|
Antarësuar: 09/10/2006 21:13 Postimet: 1503
|
|
Antikiteti - helenėt, ilirė tė zbritur nė Egje
Nė sallėn e kinemasė sė Qendrės Ndėrkombėtare tė Kulturės u promovua mbrėmė libri Antikiteti i autores Eva Brinja. Autorja erdhi pėrpara lexuesit me librin e saj tė parė, Antikiteti, tė serialit Helenėt janė ilirė tė zbritur nė Egje. Nė kėtė libėr ajo shpalos Qytetėrimin e lashtė tė Mesdheut Lindor: Egjiptin, Fenikinė, botėn kreto-mikenase, Greqinė, Maqedoninė, Romėn e vjetėr dhe Ilirinė. Autorja ėshtė pėrpjekur tė paraqesė zhvillimin e shoqėrisė nė pellgun e sipėrm duke trajtuar aspektet themelore tė jetės. Nė kėtė panoramė historike zėnė vend tė dukshėm problemet e jetės politike dhe kulturore me veēoritė e tyre. Megjithėse autorja ruan kriterin historik, trajtesa ka veshje artistike e si e tillė i shmanget karakterit tė thjeshtė narrativ tė historisė. Ilustrimi qė e shoqėron librin ėshtė i pasur dhe i larmishėm (harta, portrete, tablo, skica, skema) dhe sė bashku me stilin e tė shkruarit i japin librit njė ngjyrė mjaft atraktive. Autorja nė kėtė vepėr hedh teza tė guximshme, tė cilat historiografia botėrore dhe ajo shqiptare nuk i trajton. Ajo pėrpiqet tė thyejė tezat tradicionale qė lidhen me kulturėn antike mesdhetaro-ballkanike. Nė qendėr tė kėtyre tezave qėndron ideja se Pellgu i sipėrm ka njė bazė tė vetme kulturore e mbi kėtė bazė ėshtė zhvilluar qytetėrimi me veēoritė e veta sipas vendit. Ky nukėl, kjo pikėnisje, qė ka shtrirė degėt e veta nė tė gjithė Mesdheun, ėshtė Iliria, trashėgimtarja mė autentike e kulturės pellazgjike si kultura e vetme unike e Mesdheut, ide e hedhur dhe e mbrojtur nga rilindasit. Bindjet e veta, autorja i shoqėron me njė frymė argumentuese mjaft pasionante, tė cilėn e mbėshtet nė krahasime dhe arsyetime hipotetike duke kapėrcyer edhe vetė pozicionin qė mbajnė vetė burimet qė autorja u referohet. Autorja nuk pretendon se ka krijuar njė vepėr rigorozisht shkencore, por njė libėr historie tė kėndshėm pėr lexuesin. Libri shfletohet dhe lexohet me ėndje pa krijuar lodhje, duke ushqyer nė ēdo hap kuriozitetin pėr dije. Vetė stili me tė cilin ėshtė shkruar vepra, fryma konkretizuese e saj, trajtesa koncize, zgjedhja me kujdes e problematikės historike sipas shteteve, paraqitja e thjeshtė e idesė dhe e tezave mjaft intriguese qė autorja sjell, e fusin lexuesin lehtėsisht nė historinė antike, zgjerojnė horizontin kulturor tė tij, ngjallin krenarinė kombėtare dhe nxisin tek ai dėshirėn pėr tė thelluar dijet gjithnjė e mė shumė nė historinė e Shqipėrisė. Autorja ėshtė e ndėrgjegjshme se idetė e hedhura si teza pėr rolin dhe pozitėn e Ilirisė nė periudhėn antike janė tė diskutueshme, ndonjėherė tė papranueshme nga stadi aktual i historiografisė, megjithatė ajo synon tė hapė njė debat mjaft interesant pėr njė problem qė ka bindjen se ėshtė i drejtė, pavarėsisht stadit nė tė cilin ka arritur sot historiografia jonė. Kėmbėngulja, puna me pasion dhe voluminoze e autores, i ėshtė nėnshtruar idesė se zbulimi i sė vėrtetės ėshtė paraprirė gjithnjė nga hipotetizmi.
30 Qershor 2006
_________________ Portali i Forumit
|
|
| |
|
 |
 |
Faqe 1 nga 1
|
[ 3 Postime ] |
|
Kush është në linjë |
Përdoruesit që po e shfletojnë këtë forum: Asnjë përdorues i regjistruar dhe 1 vizitor |
|
Nuk mund të hapni tema të reja në këtë forum Nuk mund të përgjigjeni në temat e këtij forumi Nuk mund të ndryshoni postimet tuaja në këtë forum Nuk mund të fshini postimet tuaja në këtë forum Nuk mund të postoni foto në këtë forum
|
|
|