Forum i Lirė
Data dhe ora aktuale : 22/10/2014 7:20

Data dhe ora janë sipas brezit orar të Tiranës




Post new topic Reply to topic  [ 3 Postime ] 
Autori Mesazh
 Tema e postimit: "Aventura Ilire"(misioni britanik LIIB), Gjeneral Deivis dhe harresa shqiptare...
PostPostuar: 10/05/2008 14:16 
Jo në linjë
Anėtar shumė aktiv
Anėtar shumė aktiv

Antarësuar: 21/08/2007 15:41
Postimet: 524
Nderim pėr gjeneralin britanik, Dejvis, i mbiquajtur Trocki

Gjeneral Deivis (Edmond Frank) i mbiquajtur Trocki, ishte shef i Misionit Ushtarak Britanik nė Shqipėrinė e pushtuar gjatė vitit 1943 dhe janarit tė vitit 1944. Gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, aleatėt (Angli, SHBA, BRSS ) luftonin nė shumė fronte dhe kishte pėrpjekje tė vazhdueshme e tė organizuara pėr tė shfrytėzuar ēdo mundėsi e ēdo burim qė do tė provokonte rezistencė ndaj trupave pushtuese nė ēdo vend tė Evropės. Nė kėtė kuadėr, nxitja e lėvizjeve tė rezistencės nė territoret e pushtuara ka qenė njėra nga detyrat e misioneve ushtarake aleate tė hedhura nė rajonin e Ballkanit, pėrfshi kėtu edhe Shqipėrinė. Trocki nuk erdhi rastėsisht nė detyrėn e rėndėsishme nė vendin tonė. Karrierėn ushtarake e nisi nė vitin 1920, vit i fillimit tė sukseseve qė do ta shoqėronin deri mė 1951-in kur vdiq - pėr koincidencė tė jetės tė kaluar nėn uniformė - i veshur me rrobė ushtarake, moment emocionues e i paharruar pėr kolegėt e tij ushtarakė. Lufta e Dytė Botėrore e gjeti ushtarak me pėrvojė e nė njė moshė tė pjekur, tė aftė pėr detyra tė nivelit tė lartė. Kur nė krye tė trupave qė komandonte, kishte mbaruar pėrgatitjet pėr hapjen e Frontit tė Dytė (pėr shumė arsye hapja e frontit u shty pėr verėn e vitit 1944) jeta e tij merr njė kthesė tė papritur. Emėrohet kėshilltar pranė Shtabit partizan tė Titos nė Jugosllavi, por nė ēastin e fundit, njė urdhėr i befasishėm nga qeveria e tij e emėron kėshilltar ushtarak dhe shef tė Misionit Ushtarak Britanik, pranė Shtabit tė Pėrgjithshėm ushtarak tė Enver Hoxhės nė Shqipėri. Pikėrisht nė malet e Shqipėrisė, nė dimrin e viteve 1943-‘44 do tė shfaqeshin me shkėlqim tė veēantė vlerat morale, cilėsitė personale e niveli i lartė politiko-ushtarak tė gjeneral Trockit. Nė kėtė sfond ngjarjesh do tė kultivoheshin tek ai ato ndjenja fisnike qė do tė ushqente ndaj popullit tonė, vuajtjeve e sakrificave tė tij ekstreme, por mbi tė gjitha, mirėnjohja ndaj rezistencės shembullore e pakompromis[ qė populli ynė e veēanėrisht partizanėt, do t‘i bėnin pushtuesit gjerman. Dėshmitė e gjeneral Trockit pėr kėtė luftė e rezistencė tė dokumentuara me telegramet e shumta tė dėrguara prej maleve tė Shqipėrisė nė qendrėn e tij, si dhe nė librin me kujtime "Aventurė Iliriane" janė vlerėsim dhe homazh pėr luftėn e popullit tonė, pjesė integrale dhe e lavdishme e rezistencės sė popujve tė botės kundėr murtajės nazifashiste.


1.

Shqipėria e fundvitit 1943 dhe e fillimit tė vitit 1944, do tė ishte teatri ku u luajt ngjarja mė dramatike e jetės sė gjeneral Trockit. Ishin orėt e lavdishme tė jetės sė tij, ishte momenti kur e tėrė jeta do tė vihej nė provė, ishte ēasti kur ai nė komunikimin e fundit me qendrėn e tij, mė 17 dhjetor 1943, do tė bėnte njė sintezė tė shkėlqyer tė gjendjes politiko-ushtarake tė Shqipėrisė. Vitet 1943-1944 do tė ishin vendimtarė pėr pėrcaktimin pėrfundimtar tė forcave tė rezistencės antifashiste shqiptare. Fronti Antifashist Nacionalēlirimtar ishte afirmuar jo vetėm si strukturė e organizuar mirė, por edhe si njė detashment politik i pėrcaktuar qartė pėr njė luftė pa kompromis, me njė udhėheqje politike e ushtarake tė spikatur e tė orientuar qartazi e prerė pėr t‘u rreshtuar pa hezitim nė frontin e madh antifashist tė popujve tė botės, nė atė front ku udhėhiqnin Aleatėt - Britania, Amerika dhe BRSS-ja. Ky krah i jetės politiko-ushtarake tė Shqipėrisė njihej dhe vlerėsohej nga gjeneral Trocki. Por ai kishte mandat tė gjerė e duke u ngritur mbi palėt, duhej tė mobilizonte tėrė resurset politike e ushtarake nė frontin e rezistencės antifashiste. Dėshmitė e kėsaj pune tė gjithanshme e tė palodhshme i gjen tė dėshmuara nė dokumentet e kohės e nė kujtimet e Trockit. Veēanėrisht impresionuese janė pėrpjekjet e tij pėr tė tėrhequr nė luftė kundėr okupacionit Ballin Kombėtar dhe Zogistėt, pėr t‘i larguar ata nga strukturat qeveritare kolaboracioniste. Puna e tij ishte e jashtėzakonshme. Dhe me gjithė punėn e madhe ata nuk i hodhi dot nė luftė. Ėshtė e vetmja disfatė e tij nė Shqipėri, disfatė e pranuar me dhimbje edhe nga fakti se kėto forca, pabesisht e rrethuan, e kapėn rob dhe ia dorėzuan pushtuesit gjerman. Ky ishte shpėrblimi i kuislingėve pėr njė luftėtar tė shquar tė lirisė tė popullit shqiptar.


2.

Por nė ēfarė sfondi politik zhvillonte veprimtarinė e tij gjeneral Trocki, nė atė fund dhjetor tė vitit 1943?

Nė tetor tė vitit 1943, ishte shpallur njė e ashtuquajtur Asamble Kushtetuese, e formuar prej pushtuesve gjermanė, detyra e sė cilės ishte krijimi i njė qeverie me detyrė kryesore lehtėsimin e barrės tė pushtuesve, tė cilėve u nevojiteshin trupa nė frontin pėrballė ushtrive tė aleatėve antifashistė. Balli Kombėtar e kishte konsideruar pushtimin gjerman si tė pėrkohshėm dhe synoi ta shfrytėzonte situatėn nė favor tė objektivave tė vet pėr tė luftuar kundėrshtarėt politikė, Frontin Nacionalēlirimtar. Nė krye tė "Asamblesė Kushtetuese" u zgjodh njė anėtar i shquar i Ballit Kombėtar, Lef Nosi, i prejardhur nga njė familje e pasur tregtarėsh elbasanas (Ėshtė ai Lef Nosi, i dekoruar nė vitin 2006 nga Presidenti i Republikės me propozim tė Kryetares sė Kuvendit). Shqipėria do tė qeverisej nėn pushtimin gjerman nga njė regjencė. Anėtarė tė Regjencės ishin: Lef Nosi, Fuat Dibra, - anėtar i Komitetit Qendror tė Ballit Kombėtar, - Pater Anton Harapi; (Franceskani Harapi, nuk respektoi minimalisht frymėn e misionit tė tij fetar pėr tė mos u pėrzierė nė politikė, pėr tė mos shkuar mė tej, qė ai bashkėpunoi me pushtuesit e vendit tė tij. Sot flitet pėr disidencėn e tij ndaj komunizmit!?) Dhe Mehdi Bej Frashėri, i cili pėrveēse si regjent ishte edhe kryetar i Kėshillit tė Regjencės. Regjenca krijoi qeverinė mė 5 nėntor tė vitit 1943 me Kryeministėr Rexhep Mitrovicėn dhe ministėr tė Brendshėm, Xhafer Devėn. Kėshtu, fundi i vitit 1943 e gjeti teatrin e luftės nė Shqipėri tė kristalizuar qartazi: Nga njėra anė trupat pushtuese gjermane e bashkė me ta kuislingėt ballisto-zogistė, ndėrsa pėrballė tyre rezistenca partizane - Fronti Nacionalēlirimtar dhe aleatėt e tyre anglezė e amerikanė e me misionet ushtarake tė atashuar nė shtabin partizan. Nė kėtė sfond do tė luhej drama e gjeneral Trockit. Pak pėrmendet nė historiografinė tonė tė viteve ‘90, kjo ngjarje. Ėshtė njė njollė turpi pėr kolaboracionistėt shqiptarė nė Luftėn e Dytė Botėrore, ėshtė njė dramė qė akuzon edhe pinjollėt e kolaboracionistėve qė duke shfrytėzuar hapėsirat e sistemit demokratik dekorojnė tė parėt e tyre. (Historia i ka damkosur ata me turp e dekoratat qė u jepen posmortun nuk u rikthejnė atė meritė qė nuk e kanė pasur. E kaluara nuk blihet, njollat e turpit historik nuk pastrohen kaq lehtė qoftė edhe me retorikėn nė pamje tė parė demokratike e tė pafajshme mbi antikomunizmin e kuislingėve shqiptarė. )


3.


Ėshtė fundi i vitit 1943. Drama po luhet nė zonėn e Martanesh-Ēermenikės. Dėshmohet si dimri mė i egėr i disa dhjetėvjeēarėve. Trupat gjermane, nė bashkėpunim tė plotė e tė udhėhequra prej trupave qeveritare kolaboracioniste, tė Ballit Kombėtar e tė Legalitetit, kanė ndėrmarrė atė qė tashmė nė histori njihet si Operacioni i Dimrit, me synim shkatėrrimin e forcave tė rezistencės antifashiste, trupat partizane. Objektivi kryesor ishte Shtabi i Pėrgjithshėm i Ushtrisė Nacionalēlirimtare, udhėheqja e tij politike, si dhe Misioni Ushtarak Britanik i atashuar pranė tyre. Sipas dokumenteve historike, aksioni mė i rėndėsishėm i trupave gjermano-kuislinge, ishte operacioni "1828" i drejtuar siē thamė kundėr shtabit partizan e oficerėve britanikė, si dhe operacioni "Berghessel" i drejtuar kundėr Brigadės sė Parė Sulmuese tė UNĒL. Gjatė kėtij operacioni, trupat gjermane tė argasura nė beteja treguan se ishin mjaft tė efektshme, ndėrkohė qė shumė prej tyre ishin sjellė enkas nga Greqia. Nė kujtimet e tij, gjeneral Trocki jep detaje tronditėse tė vuajtjeve ekstreme, ecjeve tė pafund mes maleve plot dėborė, tė ushqyer keq e tė paveshur mirė, tė ndjekur kurdoherė nga trupat gjermano-balliste. Nė njė moment kritik, si e vetmja mundėsi pėr t‘u shpėtuar ndjekjeve e pėr tė ēarė rrethimin, Shtabi i Pėrgjithshėm dhe Misioni Britanik u nda nė dy grupe. Gjenerali nis mė 17 dhjetor edhe telegramin e fundit tė cilin do kemi rastin ta komentojmė mė poshtė. Por, pikėrisht ata qė ai do t‘i demaskonte nė atė telegram, realizojnė ndaj kėtij gjenerali tė lavdishėm aktin e tradhtisė e tė pabesisė. Trupat balliste e plagosin rėndė nė rrethim. Gjenerali nė pamundėsi qė tė ecte, bėn atė qė ia kėrkonte nderi ushtarak: i dorėzon komandėn e misionit zėvendėsit tė tij dhe e urdhėron qė tė largohet pėr tė vazhduar misionin e ngarkuar nga qeveria e tij. Pas njė hezitimi tė shkurtėr, majori Artur Nikols (I vdekur mė vonė nga plagėt e plumbave tė kuislingėve) iu bind urdhrit dhe u largua. Nė betejė e sipėr, gjenerali kapet rob, pasi kishte humbur shumė gjak nga plagėt e marra. Gjenerali ra rob te trupat balliste tė Aziz Biēakut, trupa tė komanduara nga qeveria e regjencės kuislinge, tė vėna nė shėrbim tė pushtuesit gjerman. Aziz Biēaku, komandanti ballist ia dorėzon gjeneralin trupave gjermane. (Ky A. Biēaku ishte komandant i njė ēete tė Ballit Kombėtar tė kryesuar nga Mitat Frashėri, edhe ky i dekoruar sė fundmi nga Presidenti i Republikės, si disident e antikomunist).

"Doktori (gjerman) thirri nė dhomė bajraktarin shqiptar, Aziz Biēaku - shkruan nė kujtimet e tij gjeneral Trocki, - qė kontrollonte zonėn e Lunikut. Pata dėgjuar pėr tė nga Frederik Nosi... Doktori i dorėzoi Biēakut pushkė dhe automatikė, plus para dhe i mori njė dėftesė. E pyeta doktorin se ē‘po bėnte ashtu dhe ai m‘u pėrgjigj: "Ne e pėrkrahim Ballin me armė dhe para pėr tė luftuar komunistėt qė pėrkrahni ju..." dhe vazhdon mė tej gjenerali qė provoi tradhtinė dhe pabesinė e kolaboracionistėve. "Tė nesėrmen nė mėngjes patrulla gjermane mė nxori nė rrugė ku na priste njė autoambulancė. Atje ndodhej Aziz Biēaku me njė turmė ballistėsh pėr tė na parė kur tė niseshim. Ai qeshte me gjermanėt..." Drama e gjeneralit vazhdon nė spital, nėn njė ruajtje tė rreptė e njė hetuesie ēnjerėzore. Nė kujtimet e tij tė botuara nė Angli nė vitin 1951 shkruan: "Nė spital ndodheshin rreth 50 pacientė shqiptarė, BALLISTE dhe ZOGISTE, por asnjė partizan. Kjo dėshmonte se kush ishte kolaboracionist e kush jo..." Nė kėtė kohė gjenerali ishte 43 vjeē dhe pėr tė fillonte jeta e robit nga njė kamp pėrqendrimi nė tjetrin derisa nė vitin 1945 fitoi lirinė e u kthye nė atdhe ku u dekorua me "Urdhrin pėr Merita tė Shquara". Gjeneralin e lidhte me komunizmin vetėm pseudonimi "Trocki", tė cilin e fitoi kur ishte oficer i ri, pėr shkak tė pavarėsisė, kryeneēėsisė e disiplinės. Nė Shqipėri ai nuk ishte i dėrguar i Kominternit, por i qeverisė Britanike, nė njė mision tė qartė: tė nxiste rezistencėn e ēdo grupimi politik kundėr armikut tė pėrbashkėt tė popujve, nazifashizmit. Duke goditur e zėnė rob gjeneralin, kolaboracionistėt dėmtuan rėndė kauzėn e pėrbashkėt tė popujve pėr ēlirim nga pushtuesit gjermanė. Ata goditėn njė mik tė vėrtetė tė popullit tonė duke e damkosur veten e tyre e jo popullin shqiptar me njollėn e turpit. Gjeneral Trocki nė thelb ishte antikomunist, por kjo nuk e pengoi e nuk ia errėsoi sytė pėr tė parė me realizėm forcat politike nė Shqipėri e angazhimin e tyre tė vėrtetė nė luftė. A e harroi gjeneral Trocki Aziz Biēakun? Siē dėshmon nė kujtimet e tij, pas Luftės sė dytė Botėrore, kur ishte komandant brigade i trupave angleze nė Greqi, e mori vesh se Biēaku fshihej nė Greqi, me kartėn e antikomunistit e tė demokratit. Kur mori se dikush interesohej pėr tė, u zhduk thellė nė Anadoll, nė Turqi. Pėr fatin e tij gjenerali nuk u interesua mė. Pėrtej "Biēakėve", gjenerali plot dashuri e emocion shkroi pėr popullin tonė, pėr rezistencėn e tij antifashiste qė e vendosi me dinjitet krahas fitimtarėve tė Luftės sė Dytė Botėrore. Nė kėtė 9 Maj, Ditės sė Fitimtarėve, ne e nderojmė atė dhe shumė ushtarakė tė tjerė tė frontit antifashist qė lufta i lidhi me fatet e popullit tonė. Pėr gjeneralin Trocki nuk ėshtė dhėnė ende njė dekoratė, pėr ata qė e tradhtuan po. A do tė ketė njė tė tillė nė Presidencė?



"TE DENONCOHET KESHILLI I REGJENCES

BALLI KOMBETAR DHE ZOGISTET..."


Mė 17 dhjetor tė vitit 1943 gjeneral Trocki i dėrgon kėtė telegram Qendrės nė Kajro.


"Tani rekomandoj njė ndryshim. Situata ka evoluar kaq shumė kohėt e fundit, ėshtė imperative tani tė denoncohet Kėshilli i Regjencės kolektivisht dhe emėr pėr emėr. Po ashtu BALKOM dhe ZOGISTET.
Tė gjithė po bashkėpunojnė me gjermanėt, tė cilėt po i shfrytėzojnė ata duke u dhėnė armė nė sasi tė mėdha, duke i vėnė tė ruajnė rrugėt kryesore, tė bėjnė punėn e policėve nė qytete e tė drejtojnė patrullat, duke i ēliruar kėshtu trupat gjermane nga kjo barrė.
Nė tė gjitha aksionet e kryera, kohėt e fundit, nga LNĒ janė ndeshur me trupa tė pėrziera gjermane e balliste, tė armatosura mirė, tė stėrvitura nga gjermanėt. Betejat nė zonat e PEZĖS E DIBRĖS, veēanėrisht nė kėtė tė fundit kanė dhėnė prova tė shumta pėr bashkėpunimin e ngushtė.
BALKOM dhe ABAZ KUPI si njėri dhe tjetri mė kanė premtuar se do t‘i luftonin aktivisht gjermanėt, por nuk kanė bėrė asnjė aksion kėtė muaj tė fundit, ndonėse kanė pasur shumė raste pėr t‘u bėrė rezistencė gjermanėve. ABAZ KUPI ka hequr dorė nga vendi i tij nė Kėshillin LNĒ dhe i ka prerė marrėdhėniet me ta.
Si BALKOM dhe ZOGISTET tani botojnė gazeta tė kushtueshme dhe ambicioze, qė duket hapur se janė ndihmuar nga gjermanėt. Nė tetė numra nuk ka pasur asnjė referim antigjerman. Tė dyja palėt lėvdohen se ALEATET do tė bashkėpunojnė me ta, pasi tė kenė ikur gjermanėt, duke cituar si dėshmi qė Britania nuk ka pėrmendur me emėr as Kėshillin e Regjencės dhe asnjė parti politike. Shembull: fjala e drejtorit tė BBC drejtuar SHQIPĖRISĖ mė 28 nėntor.
Do tė parapėlqeja qė tė jepja shpjegime personalisht kur tė largohesha prej kėtej, por edhe mund tė vonohem; e nuk ka tė ngjarė qė tė vij te ju para mesit tė janarit nė rastin mė tė mirė.
Mendoj se qėndrimi i ALEATĖVE duhet tė bėhet publik menjėherė, duke treguar se kuislingėt, tradhtarėt dhe ata qė nuk luftojnė kundėr gjermanėve do tė marrin ndėshkimin qė u takon dhe nė kohėn e duhur nga aleatėt. Shqiptarėt e kanė luajtur kėtė lojė kuislingėsh nė vazhdimėsi me TURQIT, ITALIANĖT dhe tani me GJERMANĖT. Ata besojnė se do tė bėjnė tė njėjtėn gjė me ALEATĖT. Prandaj rekomandoj tė bėhet njė deklaratė e hapur nė favor tė LNĒ"

gazeta Shqip 10/05/2008


 
 Profili  
 
 Tema e postimit: Re: "Aventura Ilire"(misioni britanik LIIB), Gjeneral Deivis dhe harresa shqiptare...
PostPostuar: 07/12/2009 0:24 
Jo në linjë
Anėtar i ri
Anėtar i ri

Antarësuar: 06/12/2009 23:48
Postimet: 8
Ndonese i lindun ketu ne dhe te huej,kam pas nderin te ndegjoj rrefimet e te birit te AZIZ BICAKUT drejt per se drejti i cili tregonte qe kur kane shkue ne zonen e Martaneshit,ata ishin nis per te kap Baba FAjen dhe as qe dinin gja per ndodhjen e gjeneral Deivisit ne ate zone.Baba Faja arriti te largohet pa u kap dhe kur Nationalistat e okupuen vendin ata gjeten ne nji lloj shpelle gjeneral Deivisin i cili ishte rand i plagosun .Ay ka kerkue vet qe ta dorezojne tek Gjermanet ngase nga plaget e randa qe kishte marre, vetem mjeket gjerman mund tia shpetonin jeten!!!!
Asht mir me ndegjue ose me lexue se cfar kane shkrue ose thone ne te dy anet dhe jo vetem ne nji ane!
"Ai si han huder nuk e ndijen eren e vet,po ia ndijen te tjetrit",fjle e urte nga Tropoja
CERMENIKA


 
 Profili  
 
 Tema e postimit: Re: "Aventura Ilire"(misioni britanik LIIB), Gjeneral Deivis dhe harresa shqiptare...
PostPostuar: 12/08/2011 21:04 
Jo në linjë
Anėtar i ri
Anėtar i ri

Antarësuar: 06/12/2009 23:48
Postimet: 8
Kam prit qe te me pergjigjet dikush ketu por vetem heshtje!!!!!


 
 Profili  
 
Shfaq postimet që prej:  Renditja  
Post new topic Reply to topic  [ 3 Postime ] 

Data dhe ora janë sipas brezit orar të Tiranës


Kush është në linjë

Përdoruesit që po e shfletojnë këtë forum: Asnjë përdorues i regjistruar dhe 2 vizitorë


Nuk mund të hapni tema të reja në këtë forum
Nuk mund të përgjigjeni në temat e këtij forumi
Nuk mund të ndryshoni postimet tuaja në këtë forum
Nuk mund të fshini postimet tuaja në këtë forum
Nuk mund të postoni foto në këtë forum

Kërkoni:
Shkoni tek:  
© Forum i Lirė 2006 - 2007
Mundėsuar nga phpBB © 2002, 2006 phpBB Group