Forum i Lirė
Data dhe ora aktuale : 21/12/2014 11:36

Data dhe ora janë sipas brezit orar të Tiranës




Post new topic Reply to topic  [ 1 Postim ] 
Autori Mesazh
 Tema e postimit: Nje jete kushtuar atdheut
PostPostuar: 07/01/2007 23:47 
Jo në linjë
Anėtar shumė aktiv
Anėtar shumė aktiv

Antarësuar: 20/11/2006 21:02
Postimet: 105
ky eshte nje nga shkrimet me te bukur qe kam lexuar ndonjehere, eshte pak i gjate por ne fund keni per te pare se koha e shpenzuar per ta lexuar nuk ju ka shkuar kot, perkundrazi
Une edhe per firmen time po ve nje nga rreshtat e ketij shkrimi.


Nje dritare burgu

Petrit A. Velaj

Nė vitet e luftės sė dytė botėrore

Si pakuptuar na rrembyen dallget e luftes antifashiste. Ne ishim bashkeshoke shkolle, si djem qyteti, une, Bajram Tushi, Hajredin Bylyshi, Hiqmet Buzi, Mumin Kallarati. Mes enderrave e deshirave e romanzimit te letersise. Me keta miq te mi me lidhin shume kujtime. Prinderit tane, nenat tona, njerez te ndershem e bujare. Nje nene patriote, mama Tina e Tol Arapit, patriotit te njohur na mblidhte rreth vetes si kllocka zogjte. Ishte mema e shokut tim te rinise, qe ne e quanim "lulja e rinise vlonjate", Vllas Arapit. Kete epitet, me duket se Vllasit ia vuri Mumin Kallarati. Une shoqerohesha me cdo mik e shok qe ishte i ndershem dhe i sinqerte. Kjo na bashkonte ne shoqerine tone me bashkemoshataret: Hazis Sharra, Qemal Xhyheri, Xhemil Beqo etj. Edhe pse mendimet ishin te ndryshme ne shkonim se bashku ne piknike, lodra dhe kinema.

Nje mbledhje ne shtepine e Lef Sallates. Papritur ne shoqerine tone shperthyen mendime te politizuara. Debati u ndez me te riun revolucionar Kastriot Muco. Ishte njeri i ndershem. Pas kater a pese diteve, Kastrioti me thote: "Petrit, kur do ta besh mbledhjen e rinise ne lagjen Cerekcie? Ne aktivin e qytetit je zgjedhur pergjegjes i grupit te rinise se lagjes."

Pas disa diteve organizuam mbledhjen e rinise ne lagjen Cerekcie. Ne kete takim u shfaqen pikepamje komuniste me mentalitete sllave. Kastrioti tha se frymezuesit e punes revolucionare ne Shqiperi ishin njefare Dushan e Miladin, te cilet do te vinin vete edhe ne Vlore per te na takuar e per te kembyer mendime me ne. Kur mora vesh qe ata ishin Jugosllave, u ngrita i rebeluar dhe thashe: "Po qe se ne do te udhehiqemi nga sllavet, une nuk jam dakord per kete lloj politike!" U ndame me Kastriotin ftohte. Megjithate, deri ne vjeshten e vitit 1942, une isha me gjithe shpirt nje aktivist i luftes antifashiste ne radhet e rinise vlonjate. Nje mengjes heret takova shokun tim, Bajram Tushen, i cili bente pjse ne nje grup tjeter. Biseduam mbi dy-tre ore ne kembe, duke shetitur rrugeve te qytetit. Me ne fund Bajrami me tha: "Petro edhe une keto mendime qe ke ti kam." Duke ecur, per nga shtepia e tij, perpara hanit te Selim Beqos, me kerkoi sahatin e dores. Kishte nje pune dhe duhej te ishte i perpikte. Ia kisha dhene edhe here te tjera, por kesaj radhe ngaqe isha i merzitur, e hoqa nga dor duke i thene: U perqafuam dhe u ndame me njeri tjetrin. Me tingellonin ne vesh fjalet e Bajramit: "Qielli do te hapet nga rete dhe ne do te shikojme me mire njeri tjetrin..."

Ate nate, Topanaja u zgjua nga krismat, plumbat dhe flaket. ishte nje nate tragjedie e rinise vlonjate. Te nesermen ne mengjes, mbi 2000 te rinj e te reja, shkuam tek vendi ku ishin vrare djemte e rinise vlonjate. Plumbat italiane ishin ende nepermuret e shtepise me kallama. U afrova prane, mes turrmes, po c'te shoh? Trupat e shtrire te "luaneve te Topanase". Gjaku i pa thare i Hiqmetit, Haredinit, Bajramit e Muminit. Mora para duarve 15 vjecarin Hiqmet Buzi. Keshtu bene edhe shoket e tjere. I cuam ne kodren e Budakut. Per here te fundit e kapa doren e Bajramit. Sahati punonte, ndersa zemra e Bajramit kishte ndalur. Dikush ia mori nje kenge si te mocmit. Vendin e kishin rrethuar qindra milice italiane, perreth edhe mercenaret e tyre. I varrosem me kenge qe te kater.

U mblodhem e morrem nje vendim. U ngarkuan disa te rinj qe te gjeniin "spiunin" qe i kallezoi tek italianet. Me kengen e rinise sone ne goje. "Eja mblidhuni ketu", neper sokaket e rruget e Vlores u grumbulluan perpara konsullates italiane. Atje kerkuam te dilte, ne ballkon, gjeneral Xanini. Kur ai doli perpara rinise vlonjate i kerkuam lirimin e shokeve te burgosur. Xanini nga ballkoni te i konsullates, karshi hapsanes se burgut te Karabashit, i dha urdher karabinierise italiane qe mbasi te na rrihnin mire, te liroheshin gjashtedhjete e ca te burgosur.

U shperndame neper shtepite tona. Te nesermen me kerkuan ne takim Qimo Kocani dhe Polo Bezhani, njeri nga Bregu i Detit dhe tjetri nga Labova. Takimin e beme ne ane te detit, tek Plazhi i vjeter. Ne kete takim, qe zgjati 3-4 ore, une mbroja mendimin qe te behej lufta e pastaj rinia te ndahej sipas ne pikpamjeve ideologjike e politike, ndersa ata kembengulnin qe kjo behej pa filluar lufta.

Ndersa bisedonin, shoku im i klases Popua, ia mori nje kenge qe filloi te perhapej ne ate kohe. Mbaj mend kater vargjet e kenges:

Ne fushat e beut
tek po korrinin bar,
nje ze u degjua
urra, o proletare...

Dhe Polua e shoqeroi kengen me fjalet e tij: "Duhet te ndahemi, secili te gjej vendin e vete". Qimo Kocani, duke e pare qendrimin tim me thone: "Petro, behu me ne, se ndryshe do ta paguash shtrenjte!" Une qendrova per nje moment, pastaj u thashe: "Ne jemi shoke e vellezer. Mire eshte ta duam njeri-tjetrin dhe Shqiperine, ashtu sic e kemi dashur deri tani, ne fund te fundit, po u ndame, te pakten ta duam Shqiperine ashtu sic e kemi dashur gjer me sot..."

Viti 1943. Isha ne shtepine e Rexhep e Memisha Sules, ne Brataj. Aty gjeta edhe doktor Brahim Dervishin, bashkefshatarin tim. Qe nga akshami deri ne mengjes u grime me fjale, mbetem, mbetem pa ngrene darke. Ne mengjes, tek po ndaheshim i thashe: "Doktor, ndizi nje qiri per se gjalli Hysni Kapos, sepse ti je Xhepist. Bere autokritike nga Konispoli e gjer ne Mallakaster". Zemerimi im buronte nga qe edhe i ati, Hamdi Dervishi, ashtu si dhe Hydai Myftiu, e mbyllen me turp jeten e tyre si spiune te fashisteve ne vitin 1920.

Pas disa ditesh pata nje takim ne ilegalitet me Qani Shenen. Ai njihej nder ne me pseudonimin "Xharxhanezi". Bizeda u be ne fshatin e Gjormit, mbi nje shkemb, nga ana e lumit te Shushices. perfunduam me nje kompromis: Qaniu i jepte te drejte Ballit Kombetar ne Vlore. Dy frymezuesit kryesor ishin: profesor Selahedin Peshkepia, dhe profesor Tasin Jonuzi. Intelegjenca dhe personaliteti i prof. Tasinit ishin te vecanta. Ne mbledhjen qe u be ne shtepine e Kreshpanjakeve, ne prill 1943, ne lagjen Topana, moren pjese edhe Skender Muco, Tahir Hoxha, Yzehir Ismaili, Bego Gjozeneli, Tasin Jonuzi, Isuf Luzi, Mehmet Alemi, Zako Mezini. Nga ana e rinise nacionaliste isha une, Gezim Dalani, Murat Kokoshi, Hazis Sharra, Nazif Cala, Nasho Bezhani, Xhemil Beqo, Harito Bezhani, Abdurraham Kreshpa, Selahedin Velaj, Shban Xhyheri, Hjarullah Selfo, Qemal Xhyheri, qe kishin marre pjese edhe ne berthamen e pare te rinise nacionaliste, ne shtepine e Selim Beqos. Ky brez, dhe te tjere qe mund te me kene dale kujtesa, krijuan celulen e rinise se Ballit Kombetar per Vloren. Sekretar u zgjodha une, komandant Hazis Sharra, nen-komandante Qemal Xhyheri dhe Nazif Cala. Ndersa per anen ushtarake komisar: Shaban Xhyheri, Gezim Dalani dhe 14-vjecari, Nasho Bezhani. Mbas ketij takimi te gjithe ne dolem ne ilegalitet.

Me 7 korrik te vitit 1943, u be mbledhja e Pergjitheshme e Ballit Kombetar te Vlores. Takimi u be tek Rrepet e Ismail Qemalit ne Mesaplik te Lumit te Vlores. Aty erdhen vete Mit'hat Frasheri, Hysni Lepenica, Skender Muco e Hasan Dosti. Nga ana e Rinise perfaqesues ishim: Tasim Jonuzi, Selahedin Peshkepia dhe une. Cdo fshat perfaqesohej me ceten e vete. E kam para syve fushen e Mesaplikut, e cila ate dite mbate mbi 3000 vete. Ne kete kohe, matane lumit te Shushices, atje ku ishte nje burim i vjeter, kishin ardhur Bedri Spahiu, Arshi Xhindi, Shemsi Totozani, dhe Maman Saliu, te cilet kishin per qellim te prishnin mbledhjen e Ballit Kombetar. Nga ana jone dikush donte t'i qellonte me mitroloz. Une sapo e mora vesh ve ne dijeni per kete veprim komandantin e cetes se Ballit te Kanines, zotin Tasim Murati. Ai i raportoi Mit'hat Frasherit i cili dha urdher te mos kryhej asnje veprim me arme.

Fjalen kryesore ne emer te Komitetit Qendror te Ballit Kombetar e mbajti avukati Skender Muco. M'u nguliten ne mendje fjalet e tij: "Fitorja pa rrezik eshte triumf pa lavdi" Ai shtroi nevojen e organizimit te forcave nacionaliste e atdhetare ne menyre frontale ne lufte kunder fashisteve italiane. Kete ide, ne dikustimin e vete e zbertheu edhe me mire profesor Tahir Hoxha, burre serioz, idealist e patriot i koherave tona, gezonte nder ne respekt te madh. KUdo ku kishte qene si mesues, ne cdo shkolle, frymezonte rinine me patriotizmin shqiptar. Pas tij e mori fjalen Hysni Lepenica, i cili zbertheu temen: "Mbi formacionet ushtarake te forcave nacionaliste te rrethit te Vlores". Ai u ndal ne pikat goditese te armikut dhe organizimin me te mire mbrojtes te forcave tona. Hysni Lepenica ishte nje burre i beshem e i pashem. Kur fliste, te gjithe ne degjonim te perqendruar, sepse vec reputacionit ai kishte edhe nje prirje ushtarake te vecante. Trevat e Laberise e te Topalltise e kishin njohur nga afer. Ne figuren e tij bashkohej bukur autoriteti dhe popullariteti. Ta shikoje kur ulej e bisedonte me fshataret e Laberise e te zonave te tjera. Muhabetin e bente shtruar dhe ne fund e mbyllte me nje fjale te urte popullore, qe linte te kuptonte kushdo pozicionin dhe vendin e tij. Ne luften e Gjormit kunder fashisteve italiane Hysni Lepenica ishte quajtur "Heroi i Gjormit". Edhe ne keto caste qe po hedh keto shenime, sjell nder mend vargjet e poetit vlonjat Kudrejt Kokoshi, i cili i frymezuar nga popullariteti i Hysni Lepenices, nga trimeria qe tregoi duke shtrire ne toke kolonelin fashist Klementis ne betejen e Gjormit, thote plot kadence:

I vrullshem Heroi i Gjormit,
luftetar ne nje te pare,
ne qendrese shkemb graniti
dhe ne lufte vetetimtare...!

Diku gjetke ma ngacmon mendimin portretizimi qe Kudret vellai i ka bere apostullit tjetrin te nacionalizmes, avokatit gojeembel e orator Skender Mucos ne vargjet e tij:

Po Skender, Skendo vellai,
qe me mend e krah te ngrohte,
di i bukur, ty, o Nene,
dhembshurisht te dashuron...

Ende e kam te gjalle, nder sy e ne zemer, portretin e ketij vigani te maleve tona. Une isha teper i ri, kur mbas raportit te profesor Tasin Jonuzit me teme: "Mobilizimi i rinise vlonjate kunder armiqve te vendit" me ftuan te flisja dy fjale. Hodha njehere syte rreth maleve te shqiptarizmi vlonjat, ne ate kuvend madheshtor. Ne fjalen time, ne menyre te prere dhe te vendosur i bera thirrje rinise vlonjate, per bashkim e vellazerim ne luften kunder armiqeve te vendit. U betova para atij kuvendi se ashtu sic thoshte idealisti i madh Mid'hat Frasheri, "Partia jone eshte Shqiperia". Njerezit me shikonin ne drite te syrit kur thashe me zjarrin djaloshar se do t'i qendroj besnik Shqiperise e do te derdh edhe piken e fundit te gjakut per token arberore. Isha teper i ri perpara burrerise se Laberise, perpara njerezve me nje barre mend, qe mbante mbi shpatulla Fusha e Mesaplikut prane rrepeve te Ismail Beut. Pasi fola aty, me vinin nder mend si nje poligoni labe deri nder buze vargjet e Rilindesave tane te medhenj: "Kush ban deken per Atdhe, s'thone ka dek, por thone ka le"...

Ne ate cast, kur e mori fjalen Mit'hat Frasheri, djali i Abdylit, apostulli i shqiptarizem, me lote nder sy na u drejtua te gjitheve. M'u duk sikur na kishte hedhur krahet supseve tane e na fliste: "Vellezer! Shqiperia eshte e vogel. Shqiptare jemi pak. Armiqte jane te shumte. Ata na kane hale ne sy. Arma me e forte e shqiptarit ne keto momente eshte bashkimi i vellazerimi. Vetem keshtu mund te perballojme ligesite e dushmanit dhe te keqijat e Junanit. Vetem keshtu do ta bejme Shqiperine tone, me Kosove e Cameri. Atdheu na therret ta duam edhe me shume njeri tjetrin..."

Mjekerbardhi Mit'hat Frasheri, figure e larte e patriotizmes shqiptare, Kyretar i Klubit atdhetar te Selanikut, drejtor i gazetes "Liria", kryetar i delegacionit qeveritar shqiptar me Fishten ne France. Ne kohen qe fliste, era e Cipinit i ledhatonte floket e tij te bardhe e para nes rritej figura e ketij burri te madh. Onomatopeizmi i rrepeve shekullore jepte simfonine e vete sikur ligjeronte nje kenge te re per Bilbilenjte dhe Ismail Qemalin. Idealizmi shqiptar shfaqej mes maleve te Laberise me epiken e vete. Aty perziheshin besimi per fitoren mbiarmiqte me enderrat e martireve te Shqiperise.

Foli edhe profesor Isuf Luzi, pjesemarres i luftes se Rruzhdijes, ne Mallakaster, mars 1943, komandant i luftes se Selenices se bashku me Hazis Camin. Ne mes plumbave te betejes se Selenices ai iu drejtua italisht karabiniereve italiane: "Dorezohuni ju, gllaberues te Atdheut dhe te lirise se popujve". Ne kete kohe, oficeri kuksian, Tasin Spahiu, qe ishte karabinier me italianet hodhi armet dhe u dorezua. Pas tij, 400 italiane u verviten ne lumin e rrembyer te Vjoses ku u zhvillua dhe perleshja e pergjakshme. Trimeria e luftetareve shqiptare dha fitoren e Selenices. Pas kesaj, luftetaret nen komanden e Isuf Luzit, u nisen per ne Lepenice... Ne kete kohe, qe fliste Isuf Luzi per betejen e Rruzhdijes dhe te Selenices, M.S. i shoqeruar nga 14 partizane nga Vranishti, me flamurin shqiptar me yll, dhe te veshur me rroba engleze, kaluan lumin e Shushices duke hedhur parrulla per ta sabotuar kete tubim fisnik. Sapo mbaroi mbledhja ai kerkoi te protestohej duke dale mespermes luftetareve nacionaliste, per ne anen tjeter te ares nga ana e fshatrave te Mesaplikut. Nderkohe Reiz Shero Agaj, i beri thirrje gjithe te pranishmeve: "Ju e mbyllet mire tubimin me thirrjen "Poshte fashizmi", po une do te deshiroja te therriaj edhe "Poshte komunizmi"."

Ate nate u shperndame neper shtepite e fshatareve te mesaplikut, Hores dhe te Bolenes. Une se bashku me profesor Tasin Jonuzin e Selahedin Peshkepine shkuam per te bujtur ne familjen e hajredin Metes. Ishte nje familje me tradita luftarake qe nga kryengritjet antiosmane, luften e Vlores me 1920 etj. Ate nate, mes bisedave te trimerise se luftetareve te ketyre aneve, qysh nga Cane Myftari e deri tek Zigur Lelua, ia kaluam mire. Ne mengjes, kur po sbardhte vetulla e malit te Cipinit, na derguan fjale te mblidheshim ne nje livadh. Aty pershendeti Mit'hat Frasheri. U gezuam shume kur na monapati u varen per ne mesin tone edhe profesor Uan Filipi, profesor Hamdi Rrapi, avokat Fatosh Kokoshi, Maliq Koshena, Galip Haxhiu, profesor Yzeir Ismaili, Mihal Peco, Harito Bezhani, dhe patrioti lab Xhemil Meco. Mit'hat Frasheri shoqerohej nga komandantet trima Hamdi Ceprrati, Muco Ceprrati, Hasan Hyso, Hysen Cobo, Tasim Murati, nenkomandanti Bajram Selmani bashke me komisarin e cetes se Kanines, Refit Toro dhe Dilaver Asllani. Ata erdhen me vonese pasi forcat italiane kishin bllokuar Qafen e Dushkut mbi Kote dhe keshtu ardhja e tyre u be ne menyre ilegale nga rruge e shtigje te tjera.

Mbas fjaleve te zotit Mit'hat Frasheri, Xhemil Meco na ftoi per nje mengjes pune ne shtepi. Shtepia e tij ishte prane baxhos, shtepi dykateshe me cardhake te punuar me gure, me dhoma te medha. Ne nje dhome mund te rrinin 60-70 burra. Duke ngrene mengjes u krijua edhe komisioni per shperndarjen e luftetareve neper fshatrat e krahinave te tjera.

Mua me Sadik Cobanin, Bego Gjozenelin, Novruz Smailin dhe Estref Mecon na kishin caktuar per te shkuar ne zonen: Bashaj, Matogjin e Beun. Qellimi i veprimtarise sone ishte shtimi i radheve te luftetareve te Ballit Kombetar dhe organizimi frontal i luftes kunder fashisteve italiane.

Gjate dy javeve qe qendruam ne Matogjin si baze kishim shtepine e Qemal Xhelos, ndersa ne Bashaj shtepine e plakut simpatik e hokatar Shaban Mahilit. Qemal Xhelua kishte nje shtepi perdhese, te stilit te Laberise, ne rreze te shkembit te Vermikut, rrethuar me mena te bardhe. Ujevarat qe rridhnin nga shkembi ia shtonin hijeshine asaj shtepije. M'u be zakon, gjate diteve te qendrimit atje, qe te shkoja e te haja buken buze ujrave.

Nje dite beme nje mbledhje tek shkolla e Bashajt. Mbledhjen e drejtonte Feti Bora, papritur ne mbledhje erdhen edhe u ulen si nga fundi disa komuniste te fshatit te krahines. Midis tyre dallova doktor Brahim Dervishin dhe nja dy normaliste nga Matogjini. Ne bisede e siper nisi nje debat i ashper. Aty degjova perseri se nje fare i quajtur Tito qe udheheq luften ne Jugosllavi, na paskesh thene se: "Shqiperia as qe mund te ekzistoje pa Jugosllavine", dhe per kete qellim ka derguar Meladinin dhe Dushanin ne vendin tone. Dashur pa dashur, u ngrita e fola. Ne fjalet e mia mbaj mend qe thashe se, luften ne Shqiperi duhet ta bejme ne shqiptaret. Me kundershtoi njeri prej studenteve normaliste te Matogjinit. Ne fjale e siper ai tha se, edhe po te deshtojme ne, komunistet, do te nderhyjne per t'u shtypur juve te Ballit, EAMI i Greqise dhe Titua i Jugosllavise...

Te nesermen u mblodhem tek Qafa e Xhamise se Matogjinit. Aty moren pjese edhe nga fisi i Shevqet Musarajt, te cilet nuk nguruan te shfaqin hapur pikepamjet e tyre. Na cilesuan: "bashkepunetore te italianeve". Ne iu pergjigjem rrepte, por jo me gjaknxehtesine dhe kercenimet e tyre.

Pas tre-kater diteve, me 2 gusht 1943, na komunikuan mbledhjen e Mukjes, ku kishin marre pjese Balli Kombetar dhe Partia Komuniste. Nga ana e Ballit Kombetar ishte Mit'hat Frasheri, Isuf Luzi, Thoma Ollorogai, nga komunistet: Ymer Dishnica, Mustafa Gjinishi. Nga Keshilli Nacionalclirimtar, Kryetari i Legalitetit Abaz Kupi. Mukja na ngrohu zemrat, per bashkimin e vellazerimin me njeri-tjetrin. Kudo ku ishim neper fshatra e qytete, partizane e balliste u perqafuam me njeri-tjetrin. Per 37 dite rresht kukr takoheshim therrisnim: "Rrofte Mukja". Por, pas ca kohe, shohim se si komunistet, kishin varur vetullat. Te habitur kerkuam disa takime me ta. Nje pergjigje na erdhi qe pse Balli Kombetar kerkon Shqiperine Etnike, koha tani nuk eshte per Kosove e Cameri. Disa te tjere na thonin se keto probleme do te zgjidhen, por pas luftes. Keshtu ka thene Meladini, thoshnin. Keshtu ka thene edhe gjeneralii EAMIT, Markua. Bile, kishte edhe nga ata qe na thoshnin se edhe flamuri me yll ishte flamuri i Skenderbeut. Filluan te perhapeshin fjale e debate se mes Ballit Kombetar jane shume bije te bejlereve dhe te agallareve. Shpesh, ne udhet e Luftes se Dyte Boterore, ia benim pyetjen vetes? Po c'u be me Mukjen? Pse ndodhi keshtu? Terthorazi e morem vesh, se Mukja i ishte raportuar Titos. Ai, sapo mori vesh se nje nga pikat kryesore te programit te saj ishte Kosova dhe Cameria ngriti vetullat dhe u mvrenjt. Prandaj edhe komunistet shqiptare u mvrenjten. Kjo beri qe Mustafa Gjinishi ta paguaj me koken e tij dhe Ymer Dishnica e pagoi me kalvarin e jetes se vete.

Mbas pak kohe, me thirri nderlidhesi i rinise, zoti Bego Gjonzeneli, i cili me tha te shkoja ne Vlore. Me urdheruan te marr te gjitha mjetet propagandistike, aparaturat dhe te shkoj ne Tragjas, edhe me Hodo Meton, Adem Hodon, Fatosh Kokoshin e Xhelil Ymerin. Qendruam ne shtepine e Mehmet Alemit. Aty, ne nje bodrum punuam per disa kohe. Mirepo meqenese dikush na kallezoi morem materialet dhe shkuam ne Ravene...

Erdhi shtatori i vitit 1943. Edhe sot e kesaj dite kur shkruaj keto kujtime, kam mendimin se historianet e ardhshem do te dine te gjykojne edhe me mire mbi faktet e dokumentet per te nxjerre te verteten. E them kete pse sa here kujtoj Luften e Drashovices per 50 vjet nuk u zu ne goje qe atje luftuan edhe forcat nacionaliste.

Ne betejen e Drashovices, shtator 1943 moren pjese si forcat partizane ashtu edhe luftetaret e Ballit Kombetar. Me kujtohet se ne komunikatat e huaja atehere thuhej: "Ne luften e Drashovices, luftuan si "te kuqte" dhe "te bardhet". Partizanet perfaqesoheshin nga Hysni Kapo. Vendluftimin e kishin mbi kodrat tej lumit te Shushices, ne rreze te katundit Kropisht. Forcat e Ballit Kombetar ishin mbi Qafat e Vodices, Mazhar, Lapardha. Ato komandoheshin nga Tasim Murati, Feim Celua, Hasan Hyso, Neki Selami etj. Sinjalin e pare e dha i riu Hekuran Xhindi, bashke me dy te tjere, te cilet prene telat me gjemba qe rrethonin kazermat dhe depot e municioneve. Gjurmet e tyre u diktuan nga nazistet dhe keshtu krisen bataret e para qe ushtuan ne tere luginen e lumit te Shushices.

Qe ne oret e para te luftimeve u hap lajmi se Hysni Kapoja ishte plagosur ne kembe dhe e terhoqen me mushke duke e cuar ne rreze te maleve ne fshatin Lapardha, sic kam degjuar ne shtepine e Like Kalemit. Ne kete beteje, si vellezer, partizane e balliste luftuan kunder bishes naziste. Mbaj mend nje kenge popullore qe eshte ngritur e kenduar qysh ne ato vite:

Ballista me parrizane,
ndezen lufte me gjermane,
Drashovice e ura mbane,
c'bere moj pac belane,
krisi batare e pare,
mben' shehit ata asllane,
tok e zune istikamne,
edhe gjakun tok e dhane!

Kjo ishte kenga e te famshmit Mato Hasani qe babai me thoshte se ai kishte ngritur edhe kengen e Luftes se Vlores me 1920, ate me titull "Nuk e bejme kabull na" dhe e ka kenduar ne sheshin e Flamurit, kur mbaroi lufta.

Beteja e Drashovices, per njezet nete e dite, shenoi pamje te gjalla te nje lufte te rrepte. Duke ndenjur ne pozicione a gjate luftimeve ne brigjet e Shushices, na silleshin nder mend lufterat e baballareve tane, po ne keto kodra e brigje kunder nje armiku tjeter, imperializmit italian. Kjo na jepte edhe force, edhe zemer per te luftuar edhe me me guxim kunder gjermaneve. Beteja ishte e pergjakshme. Gjermanet, me armatime e municione te shumta rezistuan shume, por te zotet e vatanit, me ngulm ne llogore qendruan e s'u prapsen. Vecse, kur nazisteve u erdhen fuqi te tjera per ndihme nga Gjirokastra atehere forcat tona u terhoqen maleve. Gjermanet ishin te armatosur gjer ne dhembe. Ata kishin vene nen thonjte e tyre tere Evropen. Keshtu qe lufterat tona mund te ishin vetem te pjesshme dhe goditese.

Pas luftes se Drashovices, nuk kaluan disa dite dhe ne katundin Amonice u be nje takim midis Hysni Kapos dhe disa krereve te Ballit Kombetar. Ndermjet tyre ishte dhe plaku nacionalist i shquar, Sulo Shehu nga fshati Sevaster. Per ne, luftetaret e rinj, ai ishte nje luftetar i degjuar i 1920, biri i kapedanit Sali Shehu. Ne ate takim, pasi e degjoi Hysni Kapon, i thote: "Nuk po e kuptoj kujt i vjen mire per Mukjen? Per mua Mukja eshte nje beselidhje shqiptar." Hidhet Hysni Kapua e pergjigjet: "Ne nuk do t'i permbahemi me Mukjes." Sakaq biseda u acarua. Ne bisede e siper plaku Sulo shfreu: "Une ju them: vrafshi veten tuaj o bij, se neve s'na e thote zemra te merremi me tradhtaret, gjersa te kemi hasmin ne vater."

Duke folur per karakterin e ketij plaku, me sillet nder mend edhe takimi i Dushkarakut, i majit te vitit 1943. Ne ate takim moren pjese: nga Balli Kombetar: Hysni Lepenica, Isuf Luzi, Tahir Hoxha, Skender Muco, nga komunistet: Enver Hoxha, Mehmet Sheu, Liri Gega, Hysni Kapo. Takimi u be ne shtepine e Temo Shehut, qe ishte edhe kusheriri i pare i Mehmet Sheut. Kur e pyeta njehere xha Sulon per kete takim me tha: "Degjo mor bir, kur te zotet duan t'i vene kazmen shtepise, fshati rri e ben sehir". E kishte fjalen per kazmen qe po i vinte nacionalizmit dhe atdhetarise Enver Hoxha me komunistet.

Gjate asaj kohe punoja ne Ravene, ne ato male e pllaja te bukura me limere e kullota, ku takoja vazhdimisht njerezit bujar te ketij fshati. Prej andej, meqenese na diktuan, shkuam ne Dukat. Ne shtepine e Maliq Koshenes. Vendi ku rrinim quhej Filipat. Isha se Bashku me Gani Hamitin, Tahir Hoxhen, Bego Gjonzenalin, Yzeir Ismailin. S'kishin kaluar as 2-3 dite kur me thirri majori anglez i shoqeruar nga nje toger e nje reshter, per nje takim ne xhamine e Tragjasit. Atje shkuam te rinj nga te gjitha krahinat. Disa dite majori anglez na sterviste ne perdorimin e armeve, bombave me ore, qe shperthenin ne nje cast te caktuar. Pashe se merrte pjese edhe komandanti i njesitit guerril kunder spiuneve italiane, zoti Hazis Sako Hazizaj, nga Vezhdanishti; Behxhet Shahini, Enver Shaska, Hekuran Shaska, Deli Brati, Thanas Aliu, Beqir Jazua, Duro Sheme, Xhevit Havari, Hamdi Gjoni, Isuf Shehu etj. Si inspektor per taktiken ushtarake ishte oficeri Isuf Shehu nga Dukati, i cili e njihte mire edhe anglishten. Ishte burre i urte e i prere. Ai na jepte mesime per perdorimin e armeve aleate. Isufi, me durim te madh mundohej te na praktikonte tek xhamia nga mbrapa, nga ana e perroit duke bere qitje me objekte konkrete te terrenit. Une u instruktova ne mortaje me dy gryka, si dhe perdorimin e bombave britanike, te cilat ishin si pjepra e shkallmonin dynjane.

Nderkohe vjen nga Tirana per nje organizim te Ballit Kombetar, Mit'hat Frasheri e Hasan Dosti te shoqeruar nga Skender Muco. U organizua nje takim tek Rrepet e Dukatit, prane shkolles. Ketu mireseardhjen e beri Mehmet Alemi. Ai foli per rrugen e Ballit Kombetar ne Vlore, per luften kunder okupatorit italian dhe organizimin luftarak. Pas tij e mori fjalen, komandanti i cetes se Dukatit, Maliq Koshena. Kur fliste mbane ne dore nje automatik te kapur milicise fashiste dhe u betua, me te ne dore, perpara popullit te Dukatit. Duke i rene me pellembe te dores kondakut te automatikut tha: "Nuk do ta leshoj kete arme nga dora, derisa te shfarrosen armiqte e vatanit." Nje urra e fuqishme shpertheu dhe plakut Frasherlli i shkuan mbi mollezat e faqeve dy pika lote... Ai u ngrit e nuk e la te binte fjala per dhe. Midis te tjerash tha: "Une, kerkoj nga ju te pajtohen edhe gjaqet me njeri-tjetrin." Te gjithe njerezit u pergjigjen: "Ashtu u befte!" Mit'hati e beri kete sepse ne Dukat, atehere ekzistonte edhe nje hasmeri midis fisit te Kosheneve dhe Mustafa Myslyut. Te dyja fise te forta te ndershme e me tradita atdhetare.

Mbas mbledhjes, qershor 1943, ata shkuan ne shtepine e Gani Hamitit, ku kuvenduan per hallet e luftes e te krahines. Ganiu kishte oda te medha. Aty u bene edhe zgjedhjet e Komitetit Qarkor te Ballit Kombetar. Zoti Skender Muco u zgjodh perfaqesues i Ballit Kombetar ne Komitetin Qendror. Sekretar i Komitetit Qarkor te Ballit u zgjodh profesor Hysni Alimerko, i cili vetem, u shkeput nga fisi i tij me perberje komuniste. Ne kete takim moren pjese: Kudret Kokoshi, Zako Mezini, Bego Gjonzeneli, Mulla Azem Shehu, Sulo Shehu, Isuf Luzi, Hysen Cobo, Galip Haxhiu, Yzeir Ismaili, Sadik Shaska, Hasan Hyso, Hamdi Ceperrati, Shahin Nuredini, Rrapo Metua, Xhemil Meco, Temo Shehu, Tasin Jonuzi, Selahedin Peshkepia, Mihal Peco, Kujtim Beqiri, Abdyl Sharra, Hazis Sharra...

Me kapitullimin e italise fashiste dhe ardhjen e gjermaneve naziste, komandanti Hysni Lepenica i udhezuar nga Komiteti Qendror i Ballit Kombetar, shkoi ne Grehot, ku ishte Divizioni italian "Ferrara" per te marre ne dorezim armet. Italianet kishin rene dakort qe te nesermen, rreth ores 11, do te behej dorezimi i armatimeve e municioneve. Por me pare se koha e caktuar, fshehurazi inkonjito, atje kishin shkuar Bedri Spahiu e Shemsi Totozani, si dhe Beso Gega. Pabesisht ata bien dakort me italianet per te asgjesuar kreun ushtarak te Ballit Kombetar, zotin Hysni Lepenica, i cili ndodhej ne porte. Pas krismes qe u degjua ne drejtim te rojeve italiane u dha urdher te qellohej dhe keshtu filloi lufta e Grehotit. Vrasja e Hysni Lepenices ishte zi kombetare per te gjthe nacionalistet e krahinave. Ne perpjekje me ushtaret italiane, te cilet ishin futur neper transhe, mbeti e vrare gjithe ceta e Hysni Lepenices. Njeri u kap rob. Gjalle mbeten vetem tre. Sot rron Sadik Sinani, ne Lepenice, si nje deshmimtar i gjalle i luftes se pabese te Grehotit. Ai me ka thene se, ne ate beteje u vrane me shume se 150 italiane. Nga luftetaret e cetes se Hysni Lepenices, e cila perbehej me kreret e shume cetave te Ballit Kombetar dhe kishte emrin "Shqiponja", u vrane rreth 36 vete. Lufta u be ne kushtet e erresires, pasi ishte mbasdite. Hataja e Grehotit eshte e mbeshtjelle me nje mister dhe eshte kthyer ne legjende. Brenda nje kohe te shkurter u be riorganizimi i forcave luftarake te Ballit Kombetar. Komandant u caktua Kadri Cakrani.

Tragjedia e Grehotit beri qe marredheniet midis Ballit Kombetar e Partise Komuniste te acarohen se tepermi. U shkua deri atje saqe pervec atentateve qe kryheshin nga partizanet kunder forcave balliste te ziheshin edhe prita e te shkembeheshin zjarre. Me 16 tetor 1943, ku kam qene edhe vete ne batalionin e Hazis Camit, ne fushim, ne Tragjas, shkuam neper shtepi per t'u lare nderruar si dhe per te festuar diten e Bajramit. U goditem befasisht. Goditjet erdhen mbasditen e 16 tetorit nga kalaja e Tragjasit dhe Gryka e Cirakut, nga ana e fshatit te Radhimes. Forcat partizane u sulen duke na qelluar pa meshire me dy mortaja, dy mitroloze te rende te vendosur ne kalane e Tragjasit, te manovruar nga oficere italiane. Nuk na lane kusur derisa u err. Ne ishim te shperndare. Disa tek vreshtat e Yzeir Mucos, te tjere tek vija e ujit te Izvorit, nje pjese tek shtepite e Mehmet Alemit dhe shtepite e Tahir Hoxhes, ne fushe te Tragjasit. Midis flakeve e krismave te mitralozeve degjuam nje ulerime grash. Studenti i normales se Elbasanit Lufter Hoxha, djali i te nderuarit Tahir Hoxha, me nje pishe ne dore, nxori grate nga shtepia duke i vene flaken shtepise se vet. Ndersa babai i tij, Tahir Hoxha, me vellane e vogel Bardhon, katermbedhjete vjecar, ishte ne radhet e Ballit Kombetar, Lufteri me vellezerit e tjere ne radhet partizane.

Sipas urdherit, ne te Ballit Kombetar shkuam ne Dukat ku beme nje mbledhje ne shtepine e Maliq Koshenes. U ndez fjala se si mundet qe nje shqiptar, aq me shume i biri i Tahir Hoxhes, te djege shtepine e vet. Ne bisede e siper erdhi edhe majori anglez, i cili e kishte bazen ne fshatin Mazhar te Lapardhase. Si me gjysme zeri na thote se kjo qe ngjau ne Tragjas ishte nje mosmarreveshje, nje keqkuptim... Ne kete takim u be riorganizimi i forcave te Ballit Kombetar per qarkun e Vlores. Prej kendej u ngarkuan te deleguar te Ballit Kombetar per riorganizimin ne fshatra e krahina te tjera. Mua, me nje shkrese te Qarkorit te Ballit Kombetar, me cuan lajm te kthehesha ne Vlore. Aty do te benim riorganizimin e rinise se Ballit Kombetar. U be nje mbledhje ne shtepine e Hazis Sharres. Ishte muaji tetor 1943. U ndane edhe detyrat per sejcilin. Ato dite papritur goditet, lulja e rinise nacionaliste vlonjate, Hazis Sharra. Ai u godit nga plumbat e gjashte atentatoreve, ne rrugen e Muradies, nga shtepia e Abdyl Kucit deri tek hotel Korca. Atentatoret te futur neper shtepi moren edhe kunderpergjigjen e plumbave te Hazizit, ia mbathen mes erresires. Mes plumbave bie trimerisht Hazis Sharra, ne rrugen qe mban emrin e xhaxhait te tij, Ceno Sharra, i cili u vra nga rebelet e Haxhi Qamilit ne Durres, vritet nga plumbat e rebeleve te kuq, i nipi, djaloshi qe e donte gjithe qyteti, Hazis Sharra.

Nuk kaluan as dy jave, kur une po kaloja nje mengjes rruges per te moter, Fatimja, e martuar me djalin e Osman Haxhiut, pabesisht qellohem nga dy drejtime, ne rrugen e Topanase, perpara hotelit te Osman Haxhirese. Me shpetoi manovrimi im, ne gershetimin e zjarreve ne nje distance te shkurter 10-20 metra. Hijet u zhduken neper rrugicat e Topanase. Prita edhe pak e pastaj shkova ne shtepi tek motra.

Ne fillim te dhjetorit 1943 shkova ne katundin Gjorm te Mesaplikut. Aty u bene disa takime. Nga ana jone ishin: Fatosh Kokoshi, Bego Gjonzeneli, Yzeir Ismaili dhe Zako Mezini. Nga ana e partizaneve ishin: Hysni Kapo, Mynyr Xhindi dhe Shefit Hekali. Majori angles, ne fillim vec e vec, organizoi takime me grupet. U ra dakort qe te mos ndesheshim njeri me tjetrin gjate operacioneve te ndryshme. Mirpo nuk kaluan as disa dite kur, me 20 dhjetor 19**(?), forcat e Ballit Kombetar ishin ne kodrat e Gjormit, ndersa forcat partizane ne kodrat e varrit te Taves, ne anen e bregut te lumit te Shushices. Nje mengjes, ne te zbardhur te dites, na goditen befasisht. U be perleshje. Aty u vra Mynyr Xhindi dhe Shefit Hekali.

Mbas Luftes se Gjormit, me erdhi urdher nga Qarkori i Ballit Kombetar te kthehesha perseri ne Vlore. Ketu vazhduam punen me organizimin e rinise se Ballit Kombetar. U ngriten grupet teatrale. Vec meje si aktor merrnin pjese edhe Harito Bezhani, Liza Skrame, Medine Kasemi, Skender Cupishti, Agim Karagjozi, Astrit Sako, Murat Kokoshi etj. Nder pjeset qe vume ne skene ishte "Triumfi i Lirise", "Lulja e Kujtimit", "Vdekja e Pirros". Pas shfaqjeve ne qytetin e Vlores shkuam edhe ne Tirane, Elbasan, Berat e Korce. Ne ate kohe u mora me agjitpropin e Ballit Kombetar. Shkuam edhe ne Tirane per shkembim eksperience me qarkun e Tiranes. Bashke me tim vella, Selahedinin shkova edhe ne Shkoder. Atje morem detyren per te punuar neper fshatra me rinine. U strehuam si baze ne shtepine e Rruzhdi Rroit, ne lagjen Perash. Ishte nje familje e madhe tregetare e fisnike. I ati quhej Muhamet Rroi, tregtar i ndershem. Nena e tij quhej, Farie, grua nga dera e Kazazeve. Te dy djemte e saj, ishin Dervish Rroi (Visha Rroi) dhe vellai tjeter Qazim Rroi. Rruzhdiun e quanin me perkedhelje "Balapi". Ishte njeri nder organizatoret me ne ze te rinise se Ballit Kombetar ne Shkoder, se bashku me Myfit Bushatin, Njac e Luigj Tomen, Kole Kurtin, Hilmi Kamaten. Mbi te gjithe njihej profesor Mustafa Dervishi qe isht ene krye te demostratave antifashiste te Shkodres.

Shkuam ne Postrib, Rec, Boge, Rrjolle, Bot, Myseline, Bardhaj, Koplik, Bajze, por me shume me punen tone me rinine u perqendruam ne krahinen e Postribes. Me ne ishin te rinjte Hamit Kazazi, Njac Tomi, etj. Organizuam edhe shfaqje, por me shume pregatitem rinine me fryme patriotike. Shpesh here kishim takime edhe me zotin Faik Qukun, Jup Kazazin, Lec Kurtin, Hasan Kazazin, Xhelal Bushatin, Zenel Kazazin, profesor Zef Palin, dhe mbi te gjitha, me kane mbetur ne mendje, takimet e biseduara interesante me diplomatin Lec Kurti.

Neper fshatra te Shkodres, bashke me tim vella Selahedinin, kaluam 3-4 muaj. Papritur ne ditet e para te gushtit 1944, na erdhi lajmi se ideatoret e Ballit Kombetar: Skender Muca, Yzeir Ismaili, dhe Zako Mezini u arrestuan pabesisht nga forcat gjermane, tek Ura Izvorit ne Orikum. Brenda po asaj nate ata pushkatohen ne fshatin Bubullime te Lushnjes. Vrasja e Skender Mucos dhe e shokeve te tij ishte nje humbje e madhe per nacionalizmin shqiptar. E kam degjuar nga goja e Mit'hat Frasherit kur na tha: "Ishte avokati Muco, i cili do te na nxirrte nga gjendja katastrofike ku po jeton gjithe vendi..." Ai ishte nderlidhesi i Shtabit te Mesdheut me forcat e Ballit Kombetar shqiptar. Ai kishte organizuar zbarkimin e shpejt te trupave aleate ne Dukat dhe Bregdet. Sic duket, sic me ka thene edhe Mit'hat Frasheri, gjermanet nga agjentet e tyre e kane marre vesh punen e bere nga Skender Muco.

Ishim ne shtepine e Rrushit Rroit ne Shkoder kur morem vesh se ne fillim te Nentorit 1944, ne kete qytet erdhen krejt kreret e Ballit Kombetar, me ne krye Mit'hat Frasherin. U grumbulluan edhe me shume se treqind e ca te rinj. Mbas disa ditesh u kthye Sulejman Mecua nga Shtabi i Mesdheut e na tha: "Ushtarakisht, sot per sot e ka Nacionalclirimtarja. Kjo s'do vazhdoje shume. Per te ruajtur njerzit tane duhet te largohemi nga Shqiperia..." Keto fjale kaluan goje me goje te nacionalisteve ne te gjithe qytetin.

Te nesermen si u gdhi, me thote im vella, Selahedini: "Petrit vella, te kerkon zoti Mit'hat Frasheri, ne oden e siperme te shtepise. Menjehere ngjita shkallet e drunjta. Trokita ne dere. Sapo hyra, zoti Mit'hat me prit me buzen ne gaz. Me thote: - "Do te shkosh ne Tirane. Atje do te takosh Medihane, vajzen e Mehdi Frasherit. Do t'i kerkosh ne emrin tim 650 napolona flori. Na duhen per ne gjemixhiun qe te na coj ne Itali. Keshtu o biri im, armatosu e sigurohu mire rruges. Gjithashtu do te shkosh e te takosh profesor Nexhat Peshkepine e t'i japesh haber se i pres te vijne ketu se bashku me doktor Haxhi Musane nga Elbasani". U gezova pse keta ishin edhe miq te familjes sone.

Sic me keshilloi Selahedini, nuk u nisa me veture, por mora udhen me autobusin e linjes Shkoder-Tirane. Ne Milot takoj Abas Ermenin, pasi autobuzi na ndaloi nga shenja qe dha pararoja e tyre. Aty, dy dite me pare ishte bere nje perleshje me gjermanet. Forcat e Ballit Kombetar, te komanduara nga Abaz Ermeni kishin djegur 12 makina, ishin vrare njerez nga te dyja palet. Abazi ishte merzitur kaq shume nga vrasja e luftetareve te tij, saqe mua mezi me njohu. Profesor Abazi kishte ndenjur 2 jave gjate vitit 1944 ne shtepine tone, ne Ujet e Ftohte. Me tregoi per perleshjen. Une i thashe per porosite e Mit'hat Frasherit dhe u ndame.

Ne afersi te katundit Mamurras, u ndeshem me nje prite. Rruga ishte e zene me peme e trungje lisi. Ishte e pamundr qe te kaloje. Nderkohe nga kodrat perreth bresheri armesh na qelluan me mitroloz. Ishin partizane te vendosur ne kodrat e Albulenes, ne afersi te Mamurrasit. Ne autobuz ishte edhe Isak Metua nga Mesapliku se bashku me Ejup Zoton nga Ramica. Une, meqenese kisha dhe nje leter nga Mit'hat Frasheri nuk u dorezova. Te shtenave te armeve te tyre u pergjigja me revolverin tim. Aty, tek muret e shtepise se Prek Previzit, ne nje vije hapa nje grope dhe e futa letren brenda. Shkova tek muret e shtepise ku u ndesha perseri me forcat partizane. Njohja njerin prej tyre. Ishte Vangjel Kolea. Me lidhen dhe me cuan ne shtabin e Brigades 23 te partizane. Komandant i kesaj brigade ishin Hamim Keci dhe Xhavit Qesja. Me cuan ne nje katua, me qellonin e kerkonin te dinin misionin tim. Pas disa ditesh me denuan me pushkatim.

Mengjes heret, me 2 nentor 1944, me nxuarren perpara nje skuadre pushkatimi. Perpara meje ishin partizanet e Brigades 23-te. Me lexuan vendimin: "denim me vdekje". Por, ne momentin qe skuadra do merrte urdher per zjarr, shfaqet ne kthese te kodrines se vogel, hipur mbi nje mushke, profesor Mihal Prifti nga Dropulli. Per mua ai mbeti i derguari i zotit. Sa me pa, bertiti me te madhe: -"Mosni more djem!" - Komandanti dhe Komisari i brigades, per respekt, ndaluan dhenien e urdherit te zjarrit. Mihal Prifti ishte Komisar i Divizionit te Pare. Sa u afrua, urdheroi: "Zgjidheni, e njoh une kete djale. Nuk eshte nga ata qe duhet pushkatuar ky. Ka qene nxenesi im ne shkollen tregetare te Vlores. Une jam nga Dropulli. Por, me mire t'ia drozojme Hysni Kapos ta gjykoje ai". Me mori me vete ne katin e dyte te shtepise. I tha rojes se shtabit t'i fliste guzhinjerit te Brigades. Kur erdhi guzhinieri e pyeti: "A ka ngelur pak gjelle e buke?" Ai i pergjigjet po. "Bjer disa racione ketu e udheroi".

Kisha 48 ore pa ngrene. Kur me pa qe hengra i uritur, filluam biseden per hallet e luftes, per Ujin e Ftohte, Shkollen Tregetare per te cilen ruante shume kujtime dhe per babane tim qe e kishte mik te atyre viteve. Disa kohe ai i kishte kaluar ne shtepine tone ne Ujet e Ftohte, kur ishte mesues. Me babain bente shume muhabet per hallet e qytetit dhe ceshtjen kombetare. Pas dy ore, me pergatiti nje leter per Hysni Kapon. Letra ishte e gjate. E futi ne nje zarf ku shkroi: "Shokut Hysni Kapo, Komisar i Korpusit te Pare. Personalisht".

U nisem neper malet e Krujes. Qe nga Albulena, mua me shoqeronte nje skuader partizane me komandant Seit Cokun, vellai i dy deshmoreve. Gjate rruges neper shkrepa e male, me pyeste me dashamiresi. Kur flija m'i zgjidhte duart, me jepte edhe per te ngrene e per te pire. Ne mengjes me lidhte perseri per te vazhduar udhetimin. Mberitem ne faqen e malit te Dajtit, ne nje fshat mes geshtenjave shekullore, ne kodrat e Zallherrit.

Ate mbasdite qe u sosem atje, prane nje geshtenje te mocme pashe te ulur, Dali Ndreun, Liri Gegen e Hysni Kapon. Liri Gega sapo na pa pyeti shoqeruesit se kush isha une. Mbasi u informua urdheroi: "Pse nuk e pushkatoni. Akoma e mbani?" Duke degjuar ato fjale, Hysni Kapoja m'u afrua prane dhe duke me pare e lexuar letren e profesor Mihal Priftit, pa e zgjatur u thote partizaneve: "Shoqerojeni per ne burgun partizan". Ecem pergjat nje monopati dhe perballe na u shfaq nje shtepi dykateshe. Burgu ishte ne nje kat te kesaj ndertese fshati. Ajo kishte nje porte te madhe druri si dhe dritaret si frengji. Dera ishte dru lisi. Burgu ruhej prej partizaneve te armatosur. Me rrasen brenda. Aty ishin edhe dhjete-dymbedhjete te burgosur te tjere, te cilet ditet e para nuk komunikuan as me njeri-tjetrin e as me mua. Aty pashe edhe togerin e xhandarmerise, Tasin Spahiu, te cilin e njihja qysh nga beteja e Selenices. E pyeta: po ti pse ketu? Ai m'u pergjegj se Muharrem Bajraktari e kishte derguar si delegat per te biseduar me forcat partizane qe komandoheshin prej Hito Cakos, por ky e kishte arrestuar dhe kishte perfunduar aty. Tasimi vetem thoshte "me prene ne bese, he burra".

Ne kete lloj burgu qendrova mbi pesmbedhjete dite. Vinin e na vizitonin partizane te ndryshem. Nje dite na erdhi doktor kapiden Ibrahim Dervishi. Sa me pa filloi te flase me ze te larte: "Ah, ju djemte e Ahmet Velos, moret rrugen e Ballit... " Une nuk i durova dot te sharat e fyerjet e tij, dhe iu pergjigja aty per aty: "Ne luftojme per Shqiperi, per Kosove e Cameri, more Brahim, e jo per ta shitur vendin, sic beri babai yt e Idai Myftiu me 1920. As babai yne e as ne djemte e tij nuk e kemi per fis tradhetine e spiunllekun..." Ai filloi i nevrikosur sic e kish zakon te fliste percart, por une i thashe me gjakftohtesi: "Doktor, ti shikoji njerezit nga semundjet e trupit, se dhe per ate nuk di mire, pa per semundjet e kokes une di me mire se ty..." Ai iku i fyer. Te burgosurit e tjere ja krisen gazit.

S'kaluan as dy dite kur vjen nje partizan i holle e i gjate e me therret tek dera e burgut. U ngrita dhe dola ne nje livadh. Me kerkonte shoku im i femijerise, Daut Hasani. Me priti mire. Pasi biseduam se toku, me shoqeroi per tek Hysni Kapua. Ishte pasdite. Nen hijen e geshtenjes se madhe rinin ulur: Hysni Kapo, Dali Ndreu, Liri Gega, Bako Dervishi, Vebi Hoxha. Me pershendeten perzemersisht, me perjashtim te Liri Geges, e cila sa me pa u nxi si rete mbi malin e Dajtit. Hysni Kapua foli gjate per mua, per familjen time patriotizmin qe kishim treguar. Edhe te tjeret miratuan fjalet e Hysniut. Vetem Liri Gega kerkonte me cdo kusht qe une te ekzekutohesha. Nderkohe qe po me gjykonin, sjellin nje oficer gjerman jo me shume se 22-23 vjec. Pasi e gjykuan me akuzen: "Oficer i gestapos" e denuan me vdekje. Liri Gega urdheroi ta hapte gropen vete. Erdhi verdalle disa here dhe nga alergjia e saj, pa mbaruar gropen gjermani ne dy pellembe thellesi, urdheroi skuadren e pushkatimit, i lidhen syte me nje shami dhe u tha te qellonin. Gjermani e kuptoi qe do te vritej, prandaj u kthye drejt tyre duke u thene gjermanisht: "Me qelloni". Nen britmat e gjermanit "Hajt Hitler!", batareja e te shtenave u zbras mbi te. Por ende trupi i tij nuk kishte vdekur, ishte mes perpelitjeve te fundit. Duke perfituar nga shoqeria e ngushte me Daut Hasanin, i mora revolverin nga brezi dhe shkova i dhashe plumbin e fundit. Nuk e shikoja dot ne ate gjendje. Hysni Kapua kete gjest timin e priti shume mire. Edhe te tjeret. Vetem ajo, "pantera nera", qendronte e ngrysur. Mbas atyre skenave, ne mbremje, me mori Hysni Kapua dhe Bako Dervishi, miq te vjeter te familjes sone. Biseduam rreth dy ore. Sejcili ne pozicionet e mendimeve te veta. Ne fund te bisedes, Hysni Kapua me thote se kemi menduar qe ti Petrit, te behesh mesues i batalioneve te Korpusit te Pare. Batalionet ku u perqendrova une kishte komandant djaloshin nga Terbaci i Vlores, Fiqeret Mersini dhe komisar Daut Hasanin nga Mesapliku.

Mbas disa ditesh Korpusi i Pare kaloi ne Tufine, katund ne afersi te Tiranes. U miqesova edhe me shume me Fiqret Mersinin dhe Daut Hasanin.

Nje nate me ra radha te isha ne truprojen e Shtabit te Korpusit, ne Tufine. Anetaret e shtabit, Hysni Kapo, Tuk Jakova, Liri Gega, etj. ishin shtrire ne nje dhome te madhe e po flinin. E mora sherbimin e truprojes nga ora dhjete e mbremjes deri ne oren gjashte te mengjesit. Aty nga ora dy, pas mesnate bie zilja e telefonit. Ishte zeri i Mehmet Shehut. Kerkonte qe Divizioni i pare, te dergonte ne vijen e pare te frontit me germanet, ne clirimin e Tiranes, dyqind djem te zgjedhur. Sapo mora njoftimin, shkova ne dhome, zgjova Hysni Kapon dhe i trasmetova njoftimin. Ne kete kohe me degjoi zerin Liri Gega dhe me thote: "Ku eshte komandanti i truprojes, Fiqeret Mersini? Une i thashe se komandanti ishte i semure nga barku. Ka mbi dy ore qe i ka hipur temperatura dhe eshte strukur diku, per t'u qetesuar. Megjithate, ajo nuk zuri bese fjaleve te mia. E pashe tek foli dicka me vete, si nje marmerime akerruese dhe u kthye te flere nga ana tjeter. Dola jashte, zbrita shkallet e drunjta te nderteses dhe neper erresire duke pyetur partizanet e tjere, e gjeta komandantin ne nje mullar me kashte aty afer disa pemeve. I tregova ngjarjen si dhe telefonaten qe kishte bere Mehmet Shehu. Shkova peseri ne truproje. Me vete bluaja pyetjet qe me beri "zemerzeza"; Dhe ndodhi ajo qe prisja. Te nesermen, edhe pse isha pagjume nga sherbimi i truprojes, me thirri Liri Gega dhe me beri mbi njezet pyetje. U ballafaquam edhe me Fiqeretin. Ai u tregua i ndershem ndaj meje dhe vetes.

Te nesermen u be nje organizim i ri i forcave partizane. Vajta drejt tek Hysni Kapua dhe i thashe se doja edhe une te isha nder ata dyqind vete qe do e shkonin ne vijen e pare te frontit ne luften e Tiranes. Ai hezitoi per nje cast dhe nuk m'u pergjigj. Kur e pashe keshtu gjendjen u futa edhe une mes rreshtave te partizaneve. U nisem per ne front. Vija e pare e frontit fillonte tek Kinema Partizani, Rruga e Elbasanit, Kodrat e Saukut, deri tek stacioni i trenit. Ate nate neper transhe luftuam me vetmohim kunder gjermaneve. Fronti eci shume perpara. Ne krahun tim u sprapsen nga pozicionet te gjithe gjermanet. Kjo u be mbeshtetje edhe per vijen e sulmit.

Afer mengjesit me erdhi ne pozicionin nje oficer dhe me pyeti: "Si ju quajne?" I them emrin. Petrit Velaj. Me zgjati nje flete te vogel ne te cilen shkroi emrin tim. Lexova "nenoficeri". Pastaj degjova si neper ere fjale e tij: "Per trimerine qe treguat gjate luftimeve po ju gradojme". Te faleminderit, i thashe. Edhe dy nete e dite qendruam neper pozicione. Te pasnesermen zume pozicionet tek Sheshi Skenderbej, ne qender te Tiranes, aty ku ishte bunkeri i madh. Duke sulmuar ate dite shpetova nga shume breseri plumbash. Nje predhe murtaje erdhi e ra m'u ne vendin ku isha une. Me foli partizan dhe sa ngrita kryet u shmanga vetiu nga goditja. Pas tri ditesh u terhoqem per ne batalionin e shtabit te Korpusit. Kur u zgjuam nje mengjes pashe ne stenden e batalionit renditjen e luftetareve me te mire qe kishin marre pjese ne betejen per clirimin e Tiranes. Midis emrave te vullnetareve lexova edhe emrin tim, ku ishte shenuar me germa te theksuara: "Petrit Velaj, ka luftuar me trimeri e vetmohim ne luften e Tiranes. Per kete gradohet oficer". Duke bere perpara ne sheshin e shtabit, sa me sheh Hysni Kapua i thote Liri Geges: "Ja, Petriti, luftoi me trimeri. E shikon cdo te thote njeri i ndershem? E njoh mire une familjen e tij".

Me hyrjen e forcave luftarake ne Tirane, mua me thirren ne shtabin e Korpusit dhe me punesuan ne ndarjen e letrave, sipas brigadave e batalioneve. Beja pjese edhe ne seksionin ekonomik, ku pergjegjes ishte Aleks Verli. Pas disa muajve, duhet te kete qene prill i vitit 1945, me nderhyrjen e Hysni Kapos, me emeruan per shoqerimin e stoferave ushtarake ne fabriken "Jovanovic-Popovic", ne Gerdilice te Jugosllavise ne afersi te Leskovacit. Duke punuar me pergjegjesi e saktesi, aty pashe se kishte njerez qe me survejonin. Pergjegjes te asaj pune kisha nje Servet Karafili nga Kuci. Si komandant prapavije kisha nje fare Dhimiter Kotini, nga Fieri, njeri ambicioz e zemerzi. E kisha njohur qysh ne shkollen tregtare te Vlores.

Njehere, kur shkoja me pune ne Jugosllavi, me ftuan ne Beograd se bashku me shoket e mi, per te marre pjese ne nje takim. U mblodhem gjithe ushtaraket shqitpare ne nje salle te madhe te Komandes se Pergjitheshme te Ushtrise Jugosllave. Aty ishte i pranishem edhe shefi i misionit ushtarak, Vasil Konomi, i deleguari shqiptar per ne Paris, Hysni Kapo si dhe kryetarja e gruas shqiptare Nexhmije Hoxha. Meqenese isha ne afersi te krahut te Nexhmies, ne nje moment, mbaj mend qe me pyeti: "Kush jeni dhe nga jeni?" Une nuk u pergjigja menjehere... Ajo e kuptoi dhe iu kthye Hysniut: "Pse na e kini sjelle ketu kete ballist?" Hysniu, me ate natyren e tij te qete, kthehet dhe i thote: "Nexhmije, Petriti ka qene njeri nder antifashistet e forte te qytetit te Vlores dhe nxenes i shkelqyer i shkolles Tregetare". Midis zhurmes se njerezve, thitha fjalet qe tha ajo ne vazhdim te bisedes se njerez si une nuk duhej te ishin aty. Megjithate, kur u hap mbledhja nje gjeneral-leitnant foli e, ndermjet te tjerave, tha se Shqiperia se shpejti do te jete Republika e shtate e Jugosllavise. Folesi me ne fund kerkoi se kush deshironte te fliste. Mua nuk m'u durua dhe iu kundervura per ceshtjen e Kosoves. Ai nga kreu i tavolines me pyeti: "Ju, komunist jini?". Une menjehere i thashe: "Jo, nuk jam komunist, por jam shqiptar." Atehere degjova prej gojes se tij nje tok fjalesh fyese per nacionalizmin shqiptar.

Kur u ktheva ne Tirane, menjehere me thirren ne Komanden e Pergjitheshme. E kuptova menjehere, pasi me shoqeruan me partizane. Aty erdhi kolonel Ibrahim Dervishi dhe me arrestoi. Pastaj me moren ne pyetje. Mbasdite me izolojne tek shtpia e Shefki Shatkut, tek Selvia ne rrugen e Dibres. Prej andej me shoqeruan me nje makine per ne Vlore.

Jetė burgu

Viti 1945. Makina ndali para deres se burgut te Vlores. Zbrita. E pashe qiellin e Vlores me ca re te bardha qe kishin dale mbi Karaburun dhe shtyheshin per nga malet e Shashices, drejt fshatit tim te dashur, Kanines. Nuk e di pse ate cast, rete mbi qiellin e Vlores, m'u duken si dele te bardha; nuk e di pse ate cast m'u perfytyruan kopete qe shtegetonin neper stanet e Shashices. Ne Degen e Brendeshme, me priten me arrogance si Hito Cakua, kryetari edhe Qatip Dervishi, nenkryetar i Deges se Brendeshme. Me izoluan tek dhoma ne hyrje te burgut te vjeter, perballe Bashkise. Te nesermen, edhe pse isha i lodhur dhe i derrmuar, me thirri hetuesi. Para meje u shfaq portreti i Namik Cakranit. Ky njeri kishte per grua cupen e halles sime. Gjate luftes kisha degjuar se Namik Cakranin e kishin zene forcat e Ballit Kombetar qe komandoheshin nga i vellai i tij, Kujtim Cakrani. Kujtimi, e vuri me shpatulla per muri tek shtepia ne Cakran dhe i kish thene: "Je i denuar me vdekje!" Aty nderhyri menjehere babai, Bektash Cakrani, dhe i tha: "Mos, biri im Kujtim, se eshte evlati yne". Kujtimi u kthye nga i ati dhe i tha: "Une nuk kisha nder mend ta vrisja, por desha te te them, se po nuk e vrame ne, ky do te te haje koken ty baba." Dhe kjo skene m'u kujtua ate moment qe isha perballe tij, ne bangon e hetimit. Namik Cakrani denoi babain e tij me vdekje, po mua me kishte perpara?

Hetimi perfundoi shpejt. Mbas dy ditesh ai erdhi ne hetim se bashku me Ismail Kreshpen. Ne pyetjet qe me benin menjehere dalloja Namikun dredharak e hileqar, vese qe ia dija ne vitet e shkolles.

Ne burgun e Vlores haja buke me profesor Bego Gjonzenelin. Edhe teshat e tij i merrja une dhe bashke me te miat i dergoja ne shtepi per t'i lare. Ne dhome, ne fillim kisha edhe profesor Stiliano Gaxhon, botanisti me i mire i vendit si dhe Tahir Hoxhen, Maliq Koshenen, Kamber Durmishin, Mustafa Muslymin, Hamdi Gjonin, Axhem Mahmutin dhe Bilal Zabitin nga Bolena, me te cilin zura miqesi te ngushte ne burg. Sic ishte rregulli, ne burg, nuk te linin gjate ne nje vend. Vazhdimisht nderroheshin dhomat dhe te burgosurit. Pas disa kohe me trasferojne ne nje dhome me Nustret Llupen, Maliq Koshenen, Terrucin, Belucin, Agusto Acolin, Mario Verdin, Nino Talianin, dhe Arturo Orlandin. Arturo Orlando ishte nje burre dy metro e dhjete centimetra i gjate, njeri bujar por i frikesuar. Aty kishim nje gardian qe e quanin Hate. Ai e hiqte veten si te zgjuar dhe pandehte se na i hidhte. Na shitej per engjell, por ne e dinim qe ishte shejtan. Te binte ne sy pamja fallco e ketij njeriu, e cila shoqerohej me nje servilizem e hiporkizi te dukshme. Kishim dhe nje gardian tjeter. E quanin Hodo. Ishte i kunati i Gjon Banushit. Kryente detyren e policit, por njihej prej gjithe te burgosurve qe ishte kapiten. E keqja ishte se ai nuk e kuptonte qe ne dinim se ai ishte me detyre "te vecante". Drejtor i burgut te Vlores ka qene Muco Maska, nga Kropishti. Nje burre i leshte dhe injorant. Ishte me plot kuptimin njeri zemerzi. Ky njeri na u peshtiros pasi e shihnim me syte tane si plackitete te burgosurit qe pushkatoheshin, u merrte unazat dhe oret e xhepit. Keshtu u ndodhi edhe me oren e florinjte te xhepit te Hamdi Ceprratit. Pasi i mori sahatin Hamdiut, kur e pushkatuan, e tregonte ne oborrin e burgut. E nxirrte dhe e shikonte ne syte tane. Neve na vinte keq, sepse ne burg ishte edhe babai i Hamdiut, Hair Ceprrati si dhe vellai i tij, Seit Ceprrati. Me thote nje dite, Seit Ceprrati: "Sa here qe Mucua nxjerre sahatin e vellait, mua me duket sikur ai mban ne dore zemren e Hamdiut." Kjo me preku shume dhe me mbeti ne mendje. Per keto qe bente drejtori i burgut te Vlores dikush nga te burgosurit me te drejte e quajti "bishe stepe".

Pas dy javesh na vijne per vizite ne burg: Kadri Hazbiu, Rrapo Dervishi, Serri Carcani, Vasil Kati. Shoqeroheshin nga Hito Cako dhe Qatip Dervishi. Here pas here ne burg vinte edhe Rrahman Perllaku, ose sic njihej ne Vlore, me emrin Rrahman Havllaxhiu. Rrahmanin e rriti Vlora. Ai ja shperbleu Vlores duke kryer atentate kunder nacionalisteve e atdhetareve vlonjate.

Edhe ne burg ku ishim, ne kujtonim vitet e rinise dhe te rezistences sone antifashiste. Sillnim momente nga mbresat me luftetaret vlonjate si Kastriot Muco, Bajram Tushe, Teli Ndini, Mumin Selami, Hajredin Bylyshi, Petrit Bisha, Qemal Gorishova, Haki Xhelo, Duro Elmazi, Hiqmet Buzi. Ata ishin per ne, pavarsisht nga mendimet e tyre politike, pishtare te lirise e te luftes antifashiste.

Duke qene ne burg sillja nder mend fjalet e nje martiri: "E ku ta dinin keta martire se gjaku i tyre do te vadiste kolltuqet e karrieristeve e politikaneve antikombetare te Shqiperise..." Jane fjalet e profesor Tahir Hoxhes. Duke pare portrete luftetaresh e atdhetaresh ne burgun e Vlores, ma zgjonin gjumin mes nje tronditjeje te madhe britmat e atyre qe pushkatoheshin. Gjithmone fjalet e tyre te fundit kane qene: "Rrofte Shqiperia", "E duam Shqiperine me Kosove e Cameri", "Rrofte flamuri kuq e zi". Mes goditjeve te policeve ne na shfaqeshin edhe portretet e urdheruesve te tyre, prokuroreve: Namik Xhafa, Selim Alimerko, Lufter Hoxha, Namik Cakrani si dhe njefare Dalip Hyseni, i cili ne menyren me te poshter akuzoi dhe denoi Qazim Kokoshin, nje nga shqiptaret e medhenj te Vlores, nje nder organizatoret e Luftes se Vlores te vitit 1920.

Gardianet e burgut perhere benin kontrolle te rrepta, sa na e benin jeten te merziteshme. Per ta ishte norme pune perdorimi i drurit, rrahjeve e torturave. Bile disa prej tyre thoshin se ishin te repartit: "Dajaku dhe uria", pra, vec torturave fizike perdornin edhe ate qe te burgosurit i mbanin disa dite pa buke, ne izolim ne dhoma te vecanta.

Hetimet ishin sa per sy e faqe. Hetuesi kishte mbushur me dhjetra flete dhe t'i vinte perpara. Pas gjithe ketyre, me 2 shkurt te vitit 1946 dola para gjyqit, ne bangon e te akuzuarve. Me perpara u denua profesori im Bego Gjonzeneli, me pese vjet burg dhe pas tij, profesor Tahir Hoxha me vdekje. Me vdekje u denua edhe Abdyl Kuci, Tasim Murati, Qemal Xhyheri, Nazif Cala, Muharrem Sharra, te cilet pas ca diteve u ekzekutuan.

Ate dite, mua me cuan ne gjyq te lidhur per dore me Arturo Orlandin, pronar i fermes se Llakatundit, Terrucin - drejtor i Bankes se Vlores, Belucin - nendrejtor i bankes se Vlores si dhe Luto e Rushit Grabova. Gjyqi ishte hapet. Qe nga burgu e deri tek kinemaja e Shyqyri Cupishtit, qe ishte caktuar si salle gjyqi, populli nga godiste me gure, na shante e fyente me pa te drejte. Ne u gezuam, sepse ate dite ishte nderruar edhe trupi gjykues. U hoq prokurori Namik Xhafa. Ai, me te drejte, u akuzua nga te burgosurit me fakte se kishte qene federal i Partise Fashiste te Vlores per dy vjet e gjysme. Fjalet qe i thane ne gjyq ishin keto: "Kushdo mundet te na denoje, por jo ti Namik Xhafa, sepse poshte kemishes se kuqe ke te veshur kemishen e zeze fashiste." Dhe keshtu rrodhi qe ate dite kryetar gjyqi ishte Qemal Klosi. Ne kohen qe vellai i tij, Sulo Klosi po varej ne Rubik si sabotator, Qemali denonte nacionalistet vlonjate me vdekje. O tempora! O mores! Medet, medet! I thashe nje shoku te burgosur: "A ishte mallkimi i zotit per ne shqiptaret?!". Po c'te vazhdoje me tej me portretet e trupit gjykues. Prokuror ishte Lufter Hoxha. I ati i tij, Tahir Hoxha, priste ne qeli ekzekutimin e denimit me vdekje, i biri denonte bashkeluftetaret e babait te vet. Anetar i gjykates ishte edhe plaku patriot Islam Harizi, nga Terbaci i Vlores. Njeri i urte dhe i matur qe kurre nuk e felliqi gojen me fjale te keqija, sic benin te tjeret, gojacet e gjykates sic u thoshim ne.

Kur Lufter Hoxha, shoku im i shkolles dhe i rinise, kerkoi denimin tim me vdekje m'u duk se edhe tavani i kinesmase se Cupishtit u be i zi si zemra e prokurorit. Ate dite, bashke me mua iu dha pretenca e denimit me vdekje edhe italianeve Orlando, Terruci, Verdi Nino. Ne castin qe Orlando degjoi vendimin, i ra te fiket. Trupi i tij qe peshonte me shume se 180 kilogram, ngaqe ishte i lidhur me mua me terhoqi pas vetiu. Mbasi i hodhen disa kova me uje u permend ne sallen e gjyqit.

Pas seances na cuan drejt e ne burg. Me kujtohet se, porsa me pa Tahir Hoxha dhe kish marre vesh denimin tim me vdekje, me afrohet e me thote: "Po edhe per ty, more bir, dhane denim kaplital?!" Pas tij u ngrit Bego Gjonzeneli i revoltuar e ngriti zerin ne dhomen e burgut dhe bertiti: "Pse mua me denojne me pese vjet, ndersa nxenesin tim e denojne me vdekje?!". Aty prane ishte edhe Kudret Kokoshi, i cili edhe ai ishte denuar me vdekje. AFrohet tek profesor Begua dhe i thote: "Bego, komunistet me ty do te bejne loje. Ata do te te lirojne qe te jesh ne sherbim te tyre..." Dhe keshtu ndodhi. Pas ca kohesh Begon e liruan. Kur doli nga dera e burgut e shoqeruan Rrapo Dervishi e Vasil Kati. Ata shkuan se bashku neper bulevard drejt sheshit te Flamurit. Profesori i mencur e kuptoi kete manover te tyre dhe kur mbriti tek Sheshi i Flamurit, tek lulishtja e Ismail Qemalit, u kthye nga ata dhe filloi te debatonte tere zjarr. Njerezit u grumbulluan dhe po degjonin. Demaskimi qe u beri Bego Gjonzeneli komunisteve ate dite, ishte nje shuplake e rende per Rrapo Dervishin dhe Vasil Katin, sepse gjithe qyteti nisi te fliste per fjalet shpotitese kunder regjimit dhe persekutoreve te rinj te vendit. Rrapo Dervishi e Vasil Kati cane mes turmes se njerzve qe ishte grumbulluar ndersa Begua u la i lire dhe mori rrugen e shtepise. Pa arritur tek dera e shtepise, olicet e thirren te ndalonte dhe keshtu e arrestuan serish. "E dija qe do me arrestonit, se me kish thene Kudret Kokoshi qe ne burg, por s'ma mori mendja pa u cmallur me njerezit e mi..."

Erdhi perseri ne burg profesori. Brenda nje kohe te shkurter e nxorren ne gjyq, e denuan me pushkatim dhe e ekzekutuan.

Duke ndenjur ne qeline e burgut cdo nate me shfaqeshin para syve skenat e gjyqit tim. Kryetari, Qemal Klosi, e hapi gjyqin duke me pyetur: "Cfare funksioni dhe cfare detyrash kini patur ne Ballin Kombetar?!" Une u pergjigja: "Kam qene ne radhet e Ballit Kombetar qysh ne vitin 1942. Ne vitin 1943 me ngarkuan me detyren e Sekretarit Politik te Rinise se Ballit Kombetar per Qarkun e Vlores. Me gjithe te rinjte vlonjate kishim shoqeri pasi ishim antifashiste. Mirepo politika sllave ia mbriti qellimit: "dividi ed impera".

Pyetja e dyte qe me beri kryetari i gjyqit Qemal Klosi ishte: "Akuzohesh se ke sabotuar Luften Nacionalclirimtare, duke propoganduar per Ballin Kombetar."

Pergjigja ime ishte: "Une nuk kam qene kurre kunder Luftes Antifashiste Nacionalclirimtare. Shume nga ata qe moren pjese ne lufte ishin edhe shoket e mi te rinise. I vetmi debat qe ka qene mes nesh ishte se une e shoket e mi e donim Shqiperine me Kosoven e Camerine, ndersa ata thoshin se "te bejme luften, pa te shohim..."

Nderkohe me sulmon ashper prokurori, Lufter Hoxha, duke me thene: "Ti, Petrit, more rrugen e tradhetise..." Une e degjova dhe iu pergjigja aty per aty: "Nuk e di, te quhesh tradhetar kur e do Shqiperine dhe lufton per te. Oratori i revolucionit freng Gabriel H'Onore De Mirabo ka thene keshtu perpara populit te Parisit: 'Njeriu qe lufton per aresye dhe per Atdhe nuk mundet kollaj.' Une nuk kam patur nevoje te marre mesim nga ju, zoti prokuror, sepse e dija shume mire qe distanca ndermjet kapitalit dhe Shkembit te Tarpejenit eshte shume e shkurter. Por deshiroj te them se keto shpifje qe po me behen nuk kane asnje baze. Per t'ju a argumentuar edhe me mire se shpifjet tuaja nuk kane baze, po jap principin tim. Mbeshtes ne jete tim, formulen e fameshme te nxjerre nga Etili, kryeministri i Britanise, Trumani, Presidenti i Amerikes, Blumi, kryeminister i Frances: Liri individuale, e shoqerore me ekonomi te planifikuar, demokraci me te drejta shoqerore..."

Pas kesaj prokurori me thote se akuzohesha per nje atentat ne rrugen e Topanase. Behej fjale per atentatin qe u krye ndaj meje kur shkoja tek motra; sic e kam pershkruar edhe me lart. Por, per cudine time, nga mesi i salles ngrihet Medin Bardhi, pjesemarres ne atentat, punonjes i sigurimit te shtetit, dhe tha: "Po qe se Petrit Velaj denohet me kete akuze, kjo nuk qendron. E verteta eshte se ne te njesitit gueril i zume pusi Petritit kur shkonte per tek motra ne Topana dhe jo ai neve. Petriti i qendroi goditjes sone". Edhe salla nuk e priste pergjigjen e ketij djali.

Prokurori Lufter Hoxha, duke deklaruar se Petrit Velaj eshte nacionalist, me jep denimin me vdekje. Kyretari i gjyqit, Qemal Klosi me dha fjalen per te fundit here: "Kini ndonje gje per Qemal Klosi". Perserita edhe nje here fjalet e shkrimtarit te madh Romen Rolan i cili thote: "Te vuash s'eshte gje dhe te vdesesh prape asgje kur e di arsyen se perse."

Duke sjelle keto nder mend, ne qelite e erreta e tere lageshtire te qytetit tim, profesor Tahir Hoxha me thote, "Me vjen keq, more djale, qe te denuan kaq rende...". Une ja ktheva zotit Tahir qe me kishte hedhur doren ne qafe dhe i thashe: "Zoti Tahir, Petriter ka plot Shqiperia. Por une uroj qe Shqiperia te mos kete Luftere, Namiker, Selimer sepse keta do te behen lugeter per shqiptaret. Pa keta, edhe Shqiperia jone e dashur, do te jete edhe me fisnike edhe me kreshnike."

Ne ditet e mepastajme qendroja prane Arturo Orlandit, i cili nuk po e merrte ende veten. Nje mbremje me therret e me thote: "Petrit, po te le disa amanete. Buzeqesha me veten time e mendova se ai harroi qe edhe mua m'u dha denimi me vdekje. megjithate me vemendje me te madhe e degjova. Ai me tha: "Ne muajin mars te vitit 1944, me ka ardhur Hysni Kapua ne Llakatund, ne ferme dhe me kerkoi per luften partizane nje sasi floriri dhe nje sasi grure. I dhashe 800 napolona flori dhe i premtova se do t'i jipja edhe njemije kuintale grure. Tani habitem se si me denojne me vdekje edhe mua qe kam kontribuar per shqiptaret?!"

Atehere une mora guximin dhe i thashe te shkonte tek dera e hekurave dhe te kerkonte takim me Rexhep Sulejmanin, babain e Perlat Rexhepit, pasi ai ishte njer me kredo politike e civile ne qytet. Dhe keshtu beri. Te nesermen erdhi ne burg vete Rexhep Sulejmani. Orlandua me kerkoi mua si perkthyes. Pasi u moren vesh, nje tjeter mbasdite, erdhi perseri Rexhep Sulejmani, e mori Orlandon dhe shkuan ne Llakatund. Sic me ka thene Orlandua i ka dhene Rexhep Sulejmanit edhe 90 mije franga ari, ne arken e Llakatundit. Se ku shkuan ato nuk e dime. Pas nja dy ditesh i beme nje telegram Hysni Kapos. Telegramin ia shkrova une: "Kerkoj takim personal me ty. Orlando. Burgu i Vlores." Pas tre-kater ditesh Orlandon e kerkuan ne drejtorine e burgut. Si perkthyes me mori mua. Shkuam atje. Ne krye te dhomes na priti vete Hysni Kapua. Ishte i pranishem edhe drejtori i burgut, Muco Maska. Mbasi u pershendetem, Hysni Kapua e filloi i pari biseden: "Orlando, une e di per cfare me ke thirrur. Nuk po e zgjatim biseden. Vetem po te them se jo vetem qe nuk do te pushkatohesh, por do te kesh minimumin e denimit. Ate do ta kryesh ne fermen e Llakatundit. Sa te mbarosh denimin do te nis ne shtepi ne Itali." Orlandua u gezua shume. U ngritem te dlaim nga drejtoria. Se per ty Petrit isha tek xhaxhai Murat Terbaci, ne Ujet e Ftohte. Shkuam e pime edhe nje kafe tek babai yt, xha Ahmeti. Ti rri i qete se une i njoh mire ambiciet e vlonjateve."

Me vone mora vesh se po ate dite Hysni Kapoja kishte qene edhe ne mbledhjen e Komitetit te Partise. Atje kishte rene biseda edhe per mua, ku Rrapo Dervishi me kishte sulmuar keq. Po Hysniu i ishte kthyer duke thene se: "Ty Rrapo te vjen inat qe Petrit Velaj, ka qene nxenesi me i shkelqyer i shkolles tregetare. Edhe ne lufte ka qene shume trim. E kam pare vete ne luften e Tiranes."

Mbas disa ditesh dolem ne gjyq per te marre vendimin. Ne gjyq u lexua deklarata e Hysni Kapos, e cila thoshte: "Petrit Velaj, i ri revolucionar, ka marre pjese ne demostratat kunder fashizmit italian. E kam njohur qysh ne femijeri dhe ne shkollen tregetare te Ujit te Ftohte. Familja e tij ka ushqyer ndjenja te larta atdhetare." Duke e perfunduar deklaraten e vet, Hysni Kapoja perfundonte: "Vecse shtoj se, persa i takon pjesemarrjes ne Ballin Kombetar nuk ka per te ndryshuar mejtim."

Pas kesaj deklarate u lexua edhe deklarata e dyte. Ate e kishte bere sekretarja e rinise per Kukesin, Nenoce Osmani, nga Kanina. Ajo shkruante: "Petrit Velaj, aktivist i shkelqyer i rinise vlonjate. Pjesemarres ne demostratat antifashiste. I detyruar nga rrethi i tij, ka marre pjese ne radhet e Ballit Kombetar."

Deshmia e trete ishte e zonjes Neka Osmani, anetare e kryesise se gruas antifashiste te qarkut te Vlores. Ajo me fjalet e saj kishte bere nje apologji te perkryer.

Deshmine e katert e nenshkruanin tregetaret: Polizoi Kosta dhe Sallabanda. Ne deklaraten e tyre pohonin: "Petrit Velaj ne Vlore njihet si nje nga te rinjte e ndershem te ketij qyteti, pavaresisht nga bindjet e tij politike."

Megjithe keto deklarata u dhane denimet: une me burgim te perjetshem, ndersa Orlandua me kater vjet pune te detyruar ne fermen e Llakatundit. U kthyem perseri ne qeline tone, ne burgun e Vlores.

Nje dite, duke qene ne dhomen time, me vjen i vellai i Hysni Kapos, Karafil Kapua, i cili ishte caktuar komandant i rojeve te burgut. Dikur, ne femijrine tone, kishim lozur se bashku, tek kopeshti i xha Muratit. Pa te keq, me vjen ne takim duke me sjelle edhe rroba e ushqime nga shtepia e vet. Duke biseduar, me thote: "Petro, meqenese une do te punoj ketu ca kohe, teshat t'i shpie une ne shtepi." Une qendrova per nje cast dhe nuk pranova. Ai me nje ze dashamires me thote: "Po c'ke ti, mua s'me gjen gje se jam i vellai i Hysni Kapos." Duke perfituar nga intimiteti i them me ze te ulur: "Karafil, ky sistem, nuk pyet as per Leninin e Stalinin qe e kane krijuar, e jo per ty e Hysni Kapon..." Me degjoi dhe nuk beri fjale. Vinte shpesh e kembenim fjale me njeri-tjetrin sa ishte ne ate detyre. Me vone mora vesh, se kur shkoi per studime ne Bashkimin Sovjetik, vrau veten thoshin disa, te tjere se e kane vrare...

Ndermjet te burgosurve me ka lene mbresa edhe Fatosh Kokoshi. Ai kishte kryer studimet e larta per drejtesi ne Itali dhe me vone ne France. Njeri me kulture te gjere dhe mjaft i matur. Ne burg vuante ekonomikisht, por edhe shpirterisht. E mundonte shume edhe te qenurit ne burg e babait te tij, Qazim Kokoshit. Qazim Kokoshin e kam admiruar qysh kur kam qene femije. Prania e tyre ne burg e forcoi edhe me shume miqesine e shoqerise tone.

Kur bisedoja me Fatoshin, fjalet e tij, me ngrohnin, me jepnin kurajo dhe nuk e di por shpesh thosha se ato ishin fjale magjike. Kur u denua i ati Qazimi ai filloi te me fliste me shume per te. Qazim Kokoshi ishte kundershtar i hapur i Ahmet Zogut dhe i qeverise se tij. Zogu e denoi me vdekje. Megjithate, s'kishte pak kohe qe kishte dale nga burgu e thirri konsulli italian Salvoni. Ai i kishte thene: "Shkelqese, kemi shume respekt per ju. Ju treguat burrerine tuaj me 1920. Italia fashiste ju vlereson edhe njehere si burre shteti. Meqenese gezoni respekt e popullaritet ne Vlore, po ju them se, pas pak dites, trupat fashiste do te zbarkojne ne Vlore dhe Durres." Sa degjoi keto fjale nga goja e Konsullit, Qazim Kokoshi iu pergjegj ne menyre te prere: "Mos gaboni te vini perseri, zoterinj. Ndryshe do t'ju pres fati i Drashovices. Po te keni koka te teperta ne Itali provojeni te shkelni token tone..." Konsulli e kuptoi nxitimin e vet dhe u mundua te perdorte fjale zbutese ndaj tij por ai, u kthye majtas, pa pershendetur doli nga konsullata. Ate dite, Qazim Kokoshi, u nis drejt e per ne Tirane, ne Pallatin Mbreteror. Kerkoi takim me Mbretin. Per cudine e obortareve, Ahmet Zogu sa mori vesh doli vete tek shkallet dhe e priti, duke i thene: "Qazim efendi, urdheroni brenda...". Por Qazimi nuk i ngjiti shkallet. Aty, me kembe e vuri ne dijeni per "fatin e zi te Shqiperise". Qazimi u mundua te largohej, kur mbreti i futi krahun, shkuan ne nje dhome pritjeje brenda e biseduan mbi dy ore. Atje qane hallet e Shqiperise.

Ne dhomen time burgut, zura miqesi edhe me ish keshilltarin e konsullates italiane, zotin Dhionis Karbunara, i cili ishte mbi shtatedhjete vjec. Ishte njeri i ndershem e me kulture. Disa kohe, vura re se filloi te vinte shpesh nje oficer i Deges, i derguar i Hito Cakos, e therriste plakun e urte dhe e merrte me vete perjashta burgut. Ata rrinin se bashku cdo dite nga ora tete e mengjesit deri ne oren dymbedhjete ne mesdite. Meqenese une e kisha perbri, tek shtrati ku flinim, i them nje dite, kur pashe se s'kishte njeri ne dhome pasi te burgosurit e tjere kishin dale ne oborr: "Zoti Dhionis, mund t'ju bej nje pyetje?". Ai u ngrit nga shtrati dhe m'u pergjegj: "Perse me pyet, more bir?". "S'me vjen mire, qe dilni cdo dite nga burgu me ate oficerin e deges" - i them. Ai me pa me dy sy te zjarrte dhe te sinqerte e me tha: "Pse s'me qan hallin qe me ka zene por edhe me pyet, more djale!" U ngrit e erdhi tek shtrati im ku po lexoja "Komedine Hyjnore" te Dante Aligerit. Uli koken e foli: "Degjo, biri im. Pyetja jote eshte shume serioze. Me vjen mire qe, ne kete moshe kaq te re, po thellohesh kaq shume ne jete. Ja ku po te them, more bir, duke te besuar se gjithshka do te mbetet midis nesh. Ata po me shtrengojne e po me thone cdo dite te tregojne se cilet vlonjate kane marre para nga konsulli italian, per zbarkimin e Italise fashiste ne Vlore." Une i habitur per kete problem e pyeta: "Po ju i dini zoteri?" "Po more bir, po. Ne ato lista te mallkuara ka edhe andej edhe kendej nga ata vlonjate qe kane marre para. Kam rene ne nje hall te madh. Ti kupton, more djale se c'dua te them. Ai qe me ka thirrur me thote, denonco njehere te tute, pastaj tanet."

Nuk vonoi me shume se dy tre jave dhe xha Dhionisin e thirri oficeri i rojes. Kur i kthye m'i tha te gjitha muhabete fije per pe. Kishte patur nje takim rreth kater ore, me Hysni Kapon, ne ndertesen perballe burgut te vjeter, ne Komitetin Ekzekutiv, ne lagjen Karabash. Ishte i gezuar dhe sapo u fut ne dhome m'u hodh ne qafe e me tha: "Petrit, shyqyr qe shpetova! Pata nje bisede te gjate me Hysni Kapon. Ai, mbasi i mori vesh te gjithe personat qe kishin marre para nga italianet per pushtimin e Shqiperise, ma preu shkurt: "Ta mbyllim kete pune, Dhionis. Ti nuk ke pune te denoncosh asnje pale"..."

Ne burg, me shume kohen e shkoja duke lexuar libra sidomos "Komedine Hyjnore" te Dante Aligerit, Petrarken, Karducin, Lombardin e sidomos, poetin e enderrave te rinise, Lamartinin. Fillova te mesoja anglisht me profesor Ali Radhimen. Shpesh rrija e degjoja eruditet e burgut: Kudret Kokoshi, Fatosh Kokoshi, Abdul Kuci, Stiliano Gaxho, profesor Muhamet Hoxha, Selahedin Peshkepia, etj.

Ne burg ishte e percaktuar edhe dita e takimeve me pjestaret e familjes: nje here ne dy jave, sipas rregullores se burgut. Me dhimte ne shpirt kur shikoja si zgjateshin tek porta e burgut duart e babait, te nenes, motres Fatime dhe vellait Hulusi. Per vizite ne burg me vinte edhe djali i dajos, Karehman Mezini, si dhe e shoqja e Qamil Bej Frasherit, Hajrie Frasheri. Kur ishte dita e pazarit me vinte per vizite edhe familja e Veli Shahinit, nje familje e varfer nga Porua e Myzeqese, te cilet ishin miq te babait. Me kenaqnin kur binin ftonj, shege, rrush e prodhime te tjera bujqesore.

Motra Fatime, edhe pse me tre femije dhe burrin, Galip Haxhiu te ikur jashte vendit, aty e mbante koken e shkreta, tek dera e burgut. Ndersa babai me keshillonte: "Degjo more bir, nuk te them qe te ulesh koken, por mos e merre maj me maj me keta se te marrin erezin..." Ndersa nena nuk dinte se c'te thoshte nga emocionet qe kishte vecse me tregonte se me kishte sjelle ate e kete embelsire qe e kishte bere kasten per mua. Nje dite e pashe se kishte dicka te rendesishme per te me thene. Fliste me koken nga muri. I kishte vdekur vellai i vetem, dajua im, Hamdi Mezini. Ajo e dinte qe une e doja shume dajon. Ishte kryeinspektor i doganes ne portin e Skeles. S'kaloi shume kohe dhe vdiq edhe gjyshi, Muco Mezini, tregetar i njohur i strofave ne Vlore. Njerezit e nenes i kemi dashur shume.

Prane krevatit tim ne dhome ndodhej dhe profesori Shezai Radhima, matematicien dhe njeri i nderuar. Kur mori vesh vdekjen e dajos tim, ai u deshperua shume, pse vajzen e tij e kishe per grua.

Pra ishte vjehrri i tij...

Nje dite vjeshte ra nje termet i madh saqe neve na u duk se na zune brenda muret e vjetra te burgut. Ne oborr rane copa qiramidhesh, traresh te kalbur dhe copa suvashe. Burgu i Vlores ishte nje ndertese qysh ne kohen e Turqise. Sikur nuk mjaftoi kjo, te nesermen ne mengjes qielli e shfryjti gjithe zemerimin e vete me nje rrebesh shiu. Plasi nje shi sa u mbytem neper dhoma. Dolem ne oborrin e burgut. Me pantallonat te shperveshura vinim verdall si kuaj ne leme. Kur c'te shikojme? Degjojme nje ze bertites. Ishte gardiani Hate, Karonti i Ferrit te Vlores, i cili po perzinte neper ujerat e turbullta nje tabele qe po shkonte drejt kanalit te banjove. Nje moment ndali dhe bertiti: "E kapa!" A thua se ishte Eureka e Arkimedit. "Shyqyr!" i thane te burgosurit. "E kapa se desh me mori ne qafe, kjo tabele." - tha Hatja dhe iku. Ne thame, e shkreta tabele sado qe era e perplasi mbi ujet e oborrit me shkronja lart ku shkruhej: "Hajde, te dua ne Dege. Nje pyetje ke dhe do te kthehesh prape. Sikur qameti te behet, per dy - tri dite do te kthehesh ne shtepi..." Te shkretet njerez. Si mund t'i genjente mendja e te ktheheshin ne shtepi. Nga Dega te gjithe shkonin ne nje bote tjeter.

Ne pranveren e vitit 1946, na vjen nje oficer i Deges se Brendeshme dhe na thote se u arrestuan, qente, tradhetaret, rrufjanet politike. Kur e pyeti dikush, vetem atehere ai pranoi te spjegohej. Ishte fjala per arrestimin e grupit te rinise nacionaliste vlonjate: Vendigjar Hamzaraj, Engjell Kokoshi, Abdurrahman Kreshpa, Burim Kokoshi, Klito Lamaj, Eqerem Sorra, Petrit Mara, Dilaver Premti, Kujtim Kreshpa, etj. Me te vertete ishin nga djemte e zgjuar dhe guximtare te qytetit te Vlores. Arrestimi i tyre krijoi nje tronditje te vertete ne gjithe qytetin. Ne prisnim qe ata te vinin ne qeli, por me kote pritem, pasi i mbajten shume gjate ne bincat e sigurimit te shtetit. Une nuk i takova dot, sepse ato dite do te transferoheshim ne nje burg tjeter.

Me gjithe vuajtjet e medha qe hiqnim, ilaci shpirteror i yni ishin kenget labce qe kendonim ne burg. Me kujtohet si tani, kishim dy grupe labce te forta, Dukatasit dhe Smokthinjotet, qe alternoheshin midis njeri tjetrit. I vecante ishte edhe grupi me kengetaret nga Gjom - Brataj - Lepenice. Mbaj mend Esat Sherifin dhe Muco Sherifin nga Gjormi, kengetare virtuoze. Bashke me Sadik Sinanin nga Lepenica ishin tri violinat e para te sinfonive labe. Mes ketyre kengetareve pa droje futeshin edhe avokat Abdyl Kuci dhe profesor Bego Gjonzeneli. Abdul Kuci, sa futej atje, ma bente me dore edhe mua e keshtu dalengadale edhe une bera pjestare i perhershem i ketij grupi. Zakonisht kendonim kenge te lashta, te tradites se popullit. Nuk mungonin edhe kenget per trimat si Gjkoleka, Dervish Aliu, Luman Bala, Fejzo Xhafon... Kur ndizej kenga ne oborrin e burgut Bego Gjonzeneli ngrihej e kercente aq bukur vallen labce sa me kane mbetur ne mendje levizjet e tij tere dinamizem dhe elokuence. Abdul Kuci i mbeshtetur tek shkallet e burgut na thoshte: " Ja, more djem, kjo eshte vallja labe. Begua e kercen si te mocmit, qe e hedhnin vallen per oda".

Nje mbremje sikur e parandjeme se dicka e keqe do e ndodhte me disa prej nesh. Grupi lab filloi te kendoje nje kenge te pervajeshme, e cila i mblodhi te gjithe te burgosurit rreth vetes. Kengen e ngriten aty per aty Esat Sherifi nga Gjormi dhe Rexhep Sulo nga Berati.

Ne vargjet e asaj kenge mbaj mend se thuhej:

Shqiperi e bardha nene,
c're te zeza te kane zene,
djemte e t'u posi ergjende,
nje nga nje t'i hane gjerpenjte!...

Rrija ulur prane profesor Begos. Duke degjuar ate kenge aq te dhimshme qe aludonte per koherat e reja te Shqiperise i them:

"Profesor, m'u kujtuan disa fjale te mencme te Bomarshese, i cili thote se kenget e deshperimit jane kenget me e bukura. Une di shume prej tyre, te cilat jane psheretima te verteta."

Erdhi darka. Ashtu gjysme te uritur rame ne shtreterit ane te fleme. Mesnata na e prishi gjumin. Ishin "Skifteret e nates" sic i quante Bego Gjonzeneli, prokuroret, Selim Alimerko, Namik Xhafa. Ata moren disa prej te burgosurve dhe i cuan drejt ekzekutimit. Dy ishin vendet e ekzekutimit: Bishti i Kalldremit dhe Ura e Ballisteve ne Qafen e Kociut.

Te nesermen heret, nje gardian i quajtur Pulla, me origjine greke, na rrefeu se si i goditen me thika qysh ne makine, Tahsim Muratin, Qemal Xhyherin, Muharrem Sharren.

Nje nate tjeter moren per te pushkatuar dy vellezerit Lamaj nga Treblova si dhe Meto Kokoshin. Kur po zbrisnin nga makina ne vendin e ekzekutimit shperthyen zinxhiret dhe u larguan neper erresiren e nates. Meton e kapen te nesermen dhe e torturuan derisa dha shpirt nga torturat. Kur i degjonte keto Kudret Kokoshi ne burg dridhej i teri. Ndersa Lamajt u vrane pas dy - tre javesh ne perpjekje me forcat e ndjekjes.

Burgu i Vlores ishte nje sketerre e vogel. Papritur, me 14 shtator te vitit 1946, vjen Muco Maska i shoqeruar nga xhelatet e Deges se Brendeshme dhe lexon nje liste, me 81 te burgosur, ku ishte edhe emri im. Na rreshtuan ne oborr. Mbasi na lidhen duart na thone: "Do t'ju cojme ne Ferrin e Dantes, ku nuk do te shihni as diellin me sy." Aty rreth ores dymbedhjete te nates, na hypen neper makina. Dyzet vete te lidhur me nje zinxhir. Makinat shoqeroheshin nga tete makina me ushtarake. Nje nate te tere duke udhetuar neper fusha e male flisnim me veten tone. Tek te gjithe te burgosurit lindi pyetje: "Ku valle qenka ky Ferri i Dantes ne Shqiperi? Ne c'vend bie?..."

Ferri i Dantes - Burreli

Me 14 shtator 1946 ashtu sic ishim 81 vete, na cuan ne burgun e Burrelit. Ishte mbremje. U gjendem perpara disa mureve te lashte. Aty morem vesh se ai ishte "Ferri i Dantes - Burreli". Tek porta na doli perpara nje oficer verdhacuk, i cili tha: "Une jam drejtori i ketij burgu. Quhem Vangjel Rrembeci, nga Korca." Duke kerkellitur dhembet me sy dashakeq si Satani, shtoi: "Ketu, ku do te kallni kembet, ketu do t'u bien edhe dhembet..." U hapen dy kanatat e portes se hekurt. Ne mes te oborrit ishte nje pus i zuluar, pa gryke. Ra muzgu. Gjekundi s'kishte drite. Nje oficer, me nje fener ne dore po na shikonte nje e nga nje. Ishim teper te uritur. Kishim bere mbi trembedhjete ore udhetim. Mbas pak ne oborr degjuam zera te tjere. Ishin te burgosurit e Korces, pastaj te Beratit. Me vone erdhen te burgosurit e Shkodres. Na futen neper dhoma. Hekura ne hyrje. Hekura tek shkallet, hekura tek koridoret, hekura tek dera e dhomes. Burreli, me pamjen e vete te pare na dha te kuptonim se aty, ishte me keq se ne kafazet e bishave te egera. Ate nate na u duk se kaluam nje muaj...

Te nesermen ne mengjes na thone: "A doni buke?! Do te prisni, more te shkrete, se mullinjte na u prishen, furrat na u shkaterruan... Sa per uje, ja ek eshte pusi, ne mes te oborrit..." Pusi ishte pa gryke dhe rrekete e ujerave qe rridhnin neper oborr kullonin atje.

S'kaluan vec dy dite dhe ne burg na vjen nipi i Tahir Hoxhes, Niko Hoxha, gjoja per t'u takuar me xhaxhain. C'fare nuk i tha xhaxhait. Ato fjale qe dilnin nga goja e tij, m'u duken si copa metali qe dilnin nga ingranazhet e hekurta te dhembeve... Iso i mbante Kryetari i Deges se Brendeshme, Banush Goxhua, te cilin ne e urrenim, sepse sa here vinte ne koridoret e burgut, u peshperiste rojeve se ne qenkeshim pa flamur e pa Atdhe.

Mbas 3-4 diteve, gjendja e te burgosureve nga ana e trajtimit ekonomik ndryshoi rrenjesisht. Guzhina u rregullua: mish, zarzavate, fruta, buka dhe uji. Disa miq te mi, edhe ata te burgosur, me pyeten se mos pa na e kthejne burgun ne shtepi pushimi... Kur pas pese diteve, neper dhomat e burgut erdhen per vizite kryetari i Deges se Brendeshme Banush Goxha e drejtori i Burgut Vangjel Rembeci. Banush Goxhua mbajti nje fjalim duke na thene: "Eh, e shikoni se c'ben Partia dhe pushteti popullor per ju? Me buke te bardhe e mish vici po ju mbajme. Ushqime nga familjet po ju leme sa te doni. Shikoni sa zemergjere e bujare jemi. Kete na e ka edukuar Partia. Ju te kini nje fije nderi t'u shkruani familjeve tuaja, te mos dergojne ushqime e te vijne njehere ne 6 muaj t'u takojne. Populli akoma eshte ne fukarallek, por partia per ju, i gjen ushqeimet ne fund te dheut." Po c'ndodhi me vone? Nje pjese e te burgosurve driteshkurter besuan dhe u shkruan familjeve. Erdhen edhe pergjigjet. Ndonje perfundonte : "Te rroje Partia! Te rroje shoku Enver!" Po shumica e te burgosurve nuk shkruan. Me 15 dhjetor 1946, ne kampin e Burrelit shpertheu nje furtune e vertete. Mbi njeqind e ca police, mbasi na kontrolluan te xhveshur lakuriq, na moren ushqime, libra, letra e na lane vetem me nje batanie, jorganin e dyshekun. Neper koridore degjoheshin zera, si britma ujqish se: "Mos pandehni qe do tu japim mish cdo dite. Do t'ju leme te ngordhni si krimba!" Prej asaj minute, te rrahurat, te bertiturat e te goditurat degjoheshin ne oborr, koridore, e dhoma. Xhelati Vangjel Rrembeci, miku i ngushte i Koci Xoxes, kishte shkruar neper muret e kampit me germa te zeza: "Burreli - kampi i shfarosjes".

Viti 1947. Kryetari i Deges se Brendeshme, Banush Goxho, si nje bishe e terbuar, vjen ne burg me nje liste ne dore. Ne prani te gardianit Fahri nga Pogradeci, dhe Jahja nga Kolonja lexon emrat e atyre qe duheshin vecuar nga te burgosurit e tjere. Listen e lexoi me ze te larte: Qemal Vrioni, Mihal Ballkameni, Adif Golja, Xhevat Korca, Koco Tasi, Visarion Xhuvani, Anton Kosmaci, Kudret Kokoshi, Tahir Hoxha, Mihal Zalluri, Ali Maliqi, Petrit Velaj, Hysni Alimerko, Abdurrahman Kreshpa, Sokrat Dodbiba, Zenel Kazazi, Sali Vuciterrni, Hasan Xama, Skender Qyteza, Abdyl Kadiu, Gjergj Kokoshi, Avni Bejkova, Jahja Kurti, Xhevdet Kapshtica, Avokat Jani Thomai, Isuf Selmani, Hivzi Xilaga, Engjell Kokoshi, Beqir Jazo, Jazo Ademi, Sami Bitinicka, Nino Kurti, Pjeter Berisha, Sabaudin Resuli, Aleksander Curcia, Novruz Nivica... Pasi na u thirre emri te gjithe u izoluam neper biruca nga gjashte vete se bashku. Keta persona ishin te denuarit me vdekje. Filluan torturat me Qemal Vrionin dhe vazhduan me te tjere. Na thane: "Kaq e patet". E torturuan per vdekje te zine Qemal. Dy xhelate i benin torturat. Ndersa dy ushtare tek dera e birucave u binin ciftelive duke kenduar kenge epike, nga ato te veriut. Keshtu torturuan edhe Adif Golen e Mihal Ballkamenin, derisa vdiqen nga torturat. Ciftelite ne ato vite ne burgun e Burrelit u bene si muzike mortore, funerale.

Ne dhome ishim gjashte vete. Banush Goxhua na quante "I pecigrosi", pra "te medhenjte" e te burgosurve politike. Me kujtohet se ne dhjetor te vitit 1946, hanim buke ne dhome se bashku me Kudret Kokoshin, Rexhep Sulon, Tahir Hoxhen. Perbri kisha Koco Koten qe kishte qene Kryeminister i Qeverise se zogut, njeri i ndershem, por i frikshem. Ne burg ishte tronditur ca me teper. Pas ca ditesh, edhe ky mbaroi me vdekje ne tortura.

Ne ditet e fundit te dhjetorit, Qemal Vrioni iu lut Kudret Kokoshit te thurrte disa vargje per Vitin e Ri. Ate nate Kudreti u mendua gjate. Te nesermen ne mengjes Kudreti doli perpara te burgosurve te tjere dhe recitoi:

Kaloi nje vit, kaloi,
trishtimi na pushton:
nder syte e njeri-tjetrit
lexojme mendimin tone.

Me vitin qe kaloi
vuajtjet s'moren fund,
por sot qe ky na erdhi
me shprese po na e lekund...

Te pranishmit: Xhevat Korca, Adif Golja, Tefik Mborja, Koco Kote, Ali Maliqi, Pater Marshkalla, Leonidha Kume, Tahir Hoxha, Dom Shtjefen Kurti, Gjon Shllaku etj, duartrokiten gjate. Ne frengjishte e hekurta te penxhereve debora trashte shtresat e saj. Roja nga jashte, i ngrire nga akulli, bertiste: "Oficeri i rojes, zevendesome! Ngriva nga te ftohtit! Por xhelati Rembeci i veshur me se miri me xhupe gezofi si ne stepat e Rusise, as qe donte t'ia dinte as per ne qe ishim neper qeli, e as per gardianet qe ruanin Ferrin e Burrelit.

Na mbeti nder mendje vjersha e Kudretit. Si replike ndaj kesaj vjershe Qemal Vrioni u shpreh keshtu: "Zoterinj, kini durim se kjo Qeveri lubi nuk do te kete me shume se dhjete vjete jete. Per me tutje nuk e di si do te na tregojne ditet e gushtit..."

Aty nga muaji mars i vitit 1947, Sadiku Borua, mori telegram nga familja e tij nga Vlora ku i shkruanin: "Metlliu, yt vella u vra ne Sevaster". Te gjithe ne qe e njihnim, na erdhi keq. Prane shtratit te tij ndodhej Temo Shehu nga fshati i Sevasterit. Ai i tha: "Sadik, vella, mos u nxito, prit hollesira..." Kur s'kaloi nje jave, vijne djemte e Temos dhe u mor' vesh prej tyre se, ne Sevaster, ne nje darke, majori Saliko Sulo nga Velca, gjoja gabimisht, ne pije e siper goditi llamben me vajguri. Ne erresire e siper kishte goditur me kobure edhe Metlliun, te kusheririn.

Ne daten 10 maj 1947 - ne kazanin e gjelles, gjella ishte leng me qepe, kishin hedhur nje ilac per te na zene barku. Gjithe burgu ate nate nuk kishte qetesi. Ndotem te gjithe neper dhoma se rojet, me gjithe te bertiturat tona, nuk na i hapnin dyert. Kjo ishte nje nga cpikjet e Vangjel Rembecit. Vangjel Rembeci aq ishte frikacak, ishte edhe dinak. Mendja e tij pillte vetem ligesi, ndersa Banush Goxhua, si injorant qe ishte, e hiqte veten per te zgjuar. Mundohej te bente humor e ironi me ne, por gjithmone perfundonte si nje lolo.

Ne vitin 1948, kur u be pleniumi i K.Q. te Partise se Punes dhe Koci Xoxe u shpall armik i Partise, Banush Goxhua, mbajti nje fjalim perpara te burgosurve, ku tha qe shkaktare per fatkeqesite e te burgosurve politike ishte Koci Xoxeja. Ne na erdhi per te qeshur. Harroi ky, "bekciu i ullinjve te Agallive te Vlores" dhe "punetori i fabrikes se vajit te Xhemil Mecos" se ishte vete ai qe zbatonte verberisht urdherat e "Leopardit", Koci Xoxe. Ishte kjo bishe qe e izoloi ne biruca per vdekje: Kudret Kokoshin, Tahir Hoxhen, Petrit Velajn, Hysni Alimerkon, Engjell Kokoshin, Beqir Jazon, Jazo Ademin, etj, te cilet i kishte njohur qe ne feminine e vete.

Na izoluann ne qeline 14. Nje dhome e madhe, me nje prag te larte, te ciles i hidhnin uje qe te mbante me shume lageshtire. Ne ate qeli qendronim: Xhevat Korca, Koco Tasi, Kudret Kokoshi, Petrit Velaj, Mihal Zallori, Xhevdet Kapshtica, Gjergj Kokoshi, Isuf Selmani, Sami Bitincka, Ali Maliqi, Hasan Xama, Andon Kozmaci, Aleksander Curcia, Hivzi Xhilaga, Novruz Nivica. E dini c'beme? Ashtu sic na tha Kudret Kokoshi, ashtu sic ishim kembezbathur, nisem te heqim nje valle. Kercenim ne uje. Roja, qe na pa nga vrima e deres, raportoi menjehere ne drejtori. Drejtori i raportoi Kryetarit te Deges se Brendeshme. Fill pas njezet minutash u ndodhen aty. Hapen sportelin e qelise dhe na gjeten duke kercyer. Banush Goxhua, kur na pa ashtu, uluriu me tersellime: "Armiqesine tuaj, o tradhetare te Atdheut, doni ta shprehni edhe me valle?!" Por heshtja jone e madhe ishte nje fyerje e hapet per te dhe regjimin ne fuqi, pse Getja i madh ka thene: "Fjala eshte argjend, heshtja eshte flori...".

Rrija e mendoja shpesh ne qieli per Banush Goxhon, te cilin e kisha patur shok ne vitet e Luftes se Dyte Boterore, kemi qene edhe ne nje grup antifashist, ne Ujet e Ftohte ku benin pjese edhe Koco Papalilo, Miho Konomi, Selahedin Velaj, Skender Coba, Qemal Toto, Veiz Banushi, Shuaip Meto, Pasho Meto, Bebi Konomi, Spiro Konomi, Adem Lamani, Daut Lamani, dhe te tjere djem te ndershem te lagjes se Ujit te Ftohte. Qysh aso kohe, Banush Goxhua, ne cdo mbledhje shfaqej me profilin e tij : "Te vrasim, te bejme atentat, te bejme prite..." Kur e shihja perpara ne burg me rreqethej mishi nga injoranca e tij.

Gjate vitit 1947-1948 u groposen 720 te burgosur politike. Ishte po ky Banush Goxho e ky Vangjel Rembeci qe urdheronin rojet qe kufomat t'i percillnin me valle. Me kujtohet nje fakt, te cilin nuk mund ta le pa pershkruar. Po conim kufomen e Fuat Voshtimes, tek e fameshmja Qershi e Burrelit. Ishim: une, Pater Marshalla, Anton Kosmaci, Xhevdet Kapshtica dhe Ali Radhima. Qershia e Burrelit mbeti si nje lapidar i varrezave te viktimave te terrorit komunist. Duke cuar trupin e te pushkatuarit pame se si rojet hidhnin valle duke na shoqeruar neve. Po keshtu njehere tjeter, une, Koco Tasi, Petraq Isaku dhe Kudret Kokoshi na caktuan per te cuar kufomen e nje djaloshi te ri, Hasan Prifti, nga Dibra? Vigu yne ishte nje batanie. Rojet na shoqeronin duke hedhur valle. Kur shkuam tek qershia c'te shohim; trupin e Fuat Voshtimes qe e varrosem tre dite me pare qente e kishin nxjerre mbi varr. Drejtori i burgut na dha urdher qe varret te mos germoheshin me shume se nje pellembe e gjysme, prane siperfaqes se tokes.

Nje dite prej diteve, kur vdiq plaku vlonjat, Sulo Shehu nga Sevasteri m'u kujtuan fjalet e tij qe me kishte thene: "Petro, more djale, une do te vdes se burreria ime nuk i mba torturat e ketyre bishave..." Sulo Shehu si ajo kllocka qe i mblidhte rreth vetes zogjte. Keshtu mbeshtilleshim edhe ne perreth tij. Edhe ceremonia e varrimit te Sulo Shehut nuk mungoi te behej nen tingujt funebre te ushtareve e policeve te burgut. Ushtari me cifteli ja nisi vargjeve te kenges se tij aty per aty, sapo mbaroi varrimi i Sulos. Nga vargjet e asaj kenge e cila na ndillte vdekjen ne te burgosurve te tjere, m'u nguliten ne mendje si gozhde:

Kush do puthet me vdekjen - o,
Xhevdeti me Kocon - o,
Petriti me Kudretin - o,
Pader Marshkalla qe i do,
radhen do kene neser - o...

Ishte fjala per ne: P. Velaj, K. Tasi, K. Kokoshi, P. Marshkalla, Xhevdet Kapshtica etj. Te them te drejten, edhe vete nuk e kuptoja nga me rridhte qendresa dhe optimizmi i shpreses. Edhe Dantja keshillon qe: "Ju qe hyni ketu ne dyert e Ferrit - humbisni cdo shprese". Njehere Gjergj Kokoshi, i cili ka qene Minister i Arsimit 1945-1946, pas Kristaq Cipos, me tha: "Petro, pse mendohesh? Pse merzitesh? Te armatosur apo udhetare te thjeshte, le te na rrembeje vdekja, por deri ne fund shprese a kurajo". Duke vazhduar biseden me tha: "Petro mbaji mend vargjet e Alfred D'Vinzi-ji ne kryevepren e tij "Vdekja e Ujkut", ku thote: 'Te renkosh, te qahesh, te lutesh eshte njesoj poshtersi. Beje energjikisht detyren tende te rende e te gjate. Ne ate rruge qe fati deshi e te thirri, pastaj me se fundi vuaj dhe vdis pa ze, ne heshtje...'"

Me thoshte Gjergj Kokoshi shpesh qe: "ti Petro, te jesh cekan e nuk te keshilloj te behesh kurre kudher". Me Gjergj Kokoshin kam ndenjur 18 muaj i izoluar ne qeline numer 3. Ne mendje me kane mbesi xixa te atyre vuajtjeve edhe fjalet e mencme te zotit Andon Kozmaci, -ish minister i Drejtesise dhe te imzot Visarion Xhuvanit, kryetar i Kishes Autoqefale Shqiptare. Fjalet e Visarion Xhuvanit ishin si nje mjegull qe vinin nga qiejt e perendive. "Biri im, pac urates tone, degjonaji keto fjale, se ti je i ri e mund t'ua percjellesh me mire brezave qe vine...Me goditen grekerit ne Manastirin e Zvernecit, afer Nartes se Vlores, kur po lahesha me uje ne mengjes. Plumbat u perplasen ne pasqyre dhe ne drurin e pusit. Ne jete kalova dhe shume shtigje te liga. Me ofenduan ne Konferencen e te njembedhjete ne Londer, ne vitin 1931. Bile shkruan edhe ne shtyp se ky shqiptar nuk di te haje peshkun e Arkangelsit... Por, kudo, qendrova i forte, pse mbroja shqiptarizmin..."

Kur me keshillonte si me te vogelin edhe Koco Tasi, ish-Ministri i Drejtorise te Qeverise Demokratike te Fan Nolit me thoshte: "Amanet, more djale, komunistave mos u beso kurre. Ata, vetem kur jane ne gjume nuk genjejne. Komunistat e ndershem jane viktima te kohes. Kriminelet - komuniste nuk duhen falur kurre... Ata duhet t'i jepen drejtesise..." Nje fjale e urte e popullit tone thote: "Po meshirove te ligun, ke tradhetuar vetveten". Nuk me del nga kujtesa kurre, avokat Avdullah Rami, nga Tatezati i Gjirokastres. Haja bashke me te buke, disa kohe ne burgun e Burrelit. Njeri teper i ndershem e fisnik. Ne burg ka mbajtur nje qendrim me te vertete heroik. Ishte promotor i nacionalizmit shqiptar neper burgje. Ai me thoshte: "Petro, mund te na thyejne, por kurre nuk mund te na perkulin ne rrugen tone..." Kur sjell nder mend portretin e tij, prane i rrinte Myslym Carcani nga Fushebardha, i cili u sakrifikua ne burgun e Burrelit. Ne izolim, nuk me hiqen prej syve portretet e nacionalistit te ndershem Sabaudin Resuli nga Lushnja, Ali Maliqi nga Dibra, Et'hem Sara nga Kavaja, Ivzi Xhilaga nga Dibra. Midis tyre, si nje vegim na mbeti nder sy djaloshi 15 vjecar, Jahja Kurti i cili u denua me vdekje.

Bisedat e mencura te "plakut te detit", Idriz Bule apo patrioti Ideajet Lekdushi, i cili braktisi Ameriken e erdhi ne Shqiperi per te dhene kontributin e vete ne perparimin e memedheut. Prane tij rinte Sali Vuciterrni, besimtari me kulture islamike. Mbi te gjithe keta, shkelqente korifeu i kultures shqiptare, zoti Arqile Tase. Tridhjet e ca vjet kishte qene Drejtor i Bibliotekes se New Yorkut. Erdhi ne Shqiperi ne vitet 1939, per te ndihmuar kulturen shqiptare. Shperblimin regjimi komunist ia dha: vdekje ne burgun e Burrelit.

Ne izolim djemte plot energji e shqiptarizem si Yzedin Kurti, Qani Zdrava, Ylber Starova, Klito Lamaj, Engjell Kokoshi, Avni Vincani, Abdyl Kadiu, Sefer Mece, Seit Ceprrati... Si nje buqete me lule e rinise shqiptare, me ideale te medha ne mendjet e zemrat e tyre. Kur fliste Seit Ceprrati te tjeret degjonin: i kishin pushkatuar dy vellezer Hamdi Ceprrati e Muco Ceprrati... Dhe ja syrgjyn ne burgun e Burrelit, tek ishte edhe Seiti. Vetem nga fshati i Trebloves se Vlores ishin tre njerez te mire: Faik Abazi, Estref Cize, Velo Lamaj...

Sa here qe dilnin ne oborrin e burgut, kalonin neper nje koridor te ngushte policesh. Ata na goditnin me shkopinj e qellonin me shkelma. Nga shtepia na lejonin vetem 7 kilogram ushqime. Ketu perfshiheshin edhe nderresat, kripa, qepa, cigaret...

Kur e ndjeu se po i vinte vdekja, Sali Vuciterrni pati nje takim me familjen e tij. Mbas takimit te gjitha ushqimet qe i sollen ua ndau te burgosurve te tjere. Me thirri prane shtratit e me tha: "Petro, amanet do t'me kesh bir, Nazmiun. E kam djale te vetem. Ndodhet ne Argjentine. Eshte doktor. Po e poqe ndonje dite tregoja vuajtjet e mundimet e jetes sone." Ndenji nje cope here me syte e mberthyer nga dera e dhomes se burgut. Me shtrengoi fort doren dhe me tha: "Kur te vdes, more bir, do te me thuash lutjen fetare qe te kam mesuar. Perseriti fjalet tri here. Atehere shpirti im do te pushoje i qete". Sali Vuciterrni ishte 91 vjec. Duhet te kete qene fundi i tetorit te vitit 1949. Aty mbasdite dha shpirt. E mora ne krah dhe me koken drejt qiellit u luta: "Allahun me Salih Allah seid..." E shikoja portretin e tij te skalitur nga vuajtjet. Dy kufoma ne nje qeli.

Nje e vdekur nje e gjalle. Kur dola ne orarin e banjes ne korridor me pyeten Kudret Kokoshi e Abdurrahman Kreshpa: "Si u be Sali efendiu?!" Heshta nje cast "Na la uraten" - u thashe. Ata u deshperruan shume. E moren vesh edhe te burgosurit te tjere. E gedhiva gjithe naten prane trupit te tij. Te nesermen Sali Efendine e varrosem tek Qershia. Ndjeva nje dhimbje te madhe ne shpirt...

Viti 1949. Ne dhomen e izolimit, vjen roja dhe me thote: "Beju gati per takim se te ka ardhur familja..." Pas pese minutash u hap dera e biruces dhe ushtari me shoqeroi prane nje porte tjeter te madhe me hekura. Perballe m'u shfaq portreti i vellait, Hulusiut, i cili qendronte ne kembe. Ne krahun e djathte te tij ishte xhelati Banush Goxho. Pa u pershendetur me vellane, Banushi hidhet e thote: "Hulusi, pyete Petritin se si sillet ne burg". Vellai duke e ditur se c'fare edukate kishim marre ne familje, i shqetesuar, me pyet: "Petro, vella, mos zihesh gje me shoket? Mos ke shpifur gje per shoket?" E pashe qe vellai u shqetesua shume dhe iu pergjigja: "Degjo, vella, Keta... duan qe une te behem spiuni i tyre e te marre ne qafe te tjeret. Drejtoria e Burgut dhe Dega e Brendeshme e Burrelit, ka me shume se dy jave qe perpiqet te rekrutoje nga shoket tane ne burg. Ky qe sheh ne kembe eshte "ustai" qe i rregullon keto "zanate". Vella, kete gje ne nuk e kemi ne fis... Une do te qendroj sic i ka hije atdhetarise shqiptare..." Ndjeva nje zemerim te madh nga qendrimi i xhelatit perpara meje. Perpara meje qendronte edhe vellai im i dashur. Per te, me ishte djegur shpirti, ta perqafoja e ta shterngoja fort, te cmallesha, se kishim kohe pa e pare. Por, Mefistofeli, Banush Goxho nuk na la te takoheshim, te pakten t'i jepnim doren njeri-tjetrit. Duke u larguar vellai me tha: "Vella, Petro. Me mire te dalesh qe ketej nje kufome e vdekur, por e ndershme..." dhe u largua me lote nder sy.

Keshtu u ndame me vellane. Takim midis hekurave te burgut te Burrelit. Iku dhe nuk u pame me ne jete. Ne vitin 1950, Manush Myftiu, ky njeri i zi i Vlores, i pergatiti kalvarin e vdekjes vellait tim. Hulusiu u arrestua ne Tirane me akuzen gjoja "thirrje per lufte dhe agjitacion e propagande". Ishte koha mbas ngjarjes se bombes ne Ambasaden Sovjetike ne Tirane. u ekzekutua i bardhi vella me vdekje me pushkatim. Nje dite ne burg mora gazeten "Zeri i Popullit" dhe ne faqet e saj lexova edhe emrin e tim vellai qe ishte arrestuar. Pas arrestit shoh prape emrin e tij midis te denuarve me vdekje. Nuk m'u dhimbsen aspak vuajtjet e mia, sa vdekja e tim vellai qe u pushkatua pa faj. Ishte ne moshen 39 vjecare. I la ne udhet e jetes gruan fisnike Bejxhe dhe femijet Bashkim, Vera, Dhurata. Ate here ne shpirtin tim linden keto vargje:

Ti vdiqe nga plumbat e te liqve, vella,
se zemra jote mbante shpresa te medha.
Ike si ylli qe le pas vegimin,
si lule Kanine qe le pas kundermimin.
Ky shpirt im rende u plagos,
pse vreri i zi i jetes nuk m'u sos!

Viti 1951. Ne oborrin e burgut na mbledh inspektori i Kampeve e Burgjeve te Ministrise se Brendshme, Faslli Jaho, nga fshati im Kanina. Na lexoi listen e te burgosurve e tha: "Shteti ka nevoje edhe per kontributin tuaj. Do punoni per perkthimin e literatures boterore". Ishim Koco Tase, Kudret Kokoshi, Andon Kozmaci, Arqile Tase, Petrit Velaj, Et'hem Cara, Arshi Pipa, Tasim Spahiu; Sbaudin Resuli Xhevdet Kapshtica, Sami Bitincka, Foto Bala, Ylber Starova, Mihal Zallari... Qysh ate dite na trasferuan ne burgun e ri te Tiranes. Aty gjetem edhe intelektual te tjere te shquar te vendit: Xhemal Frasheri, Osman Kazazi, Myfit Bushati, Hamit Keci, Reshat Karapici, Haki Karapici, Ebehet Bega, Nusret Sazani, Nexhat Tartari, Bujar Doko, Xhevat Kallejxhiu, Haki Tafai, Beqir Ndou, Fiqiri Llagami, Gjergj Bubani, Namik Kacaruhu.

Te nesermen na mblodhen ne nje salle te madhe e na thane se cilat ishin nga veprat e letersise boterore qe do te perktheheshin ne gjuhen shqipe. U ndane grupet e punes, nga tre vete sebashku. Une isha ne nje grup me Tasim Spahine dhe Arshi Pipen. Puna ishte e ndare keshtu: njeri perkthente, tjetri shkruante e redaktonte, i treti korigjonte. Cdo jave nderroheshim duke zevendesuar njeri-tjetrin. Kjo pune zgjati gati dy vjet. Grupi yne perktheu: "Konspiracion i madh kunder Rusise", "Iluzionet e humbura", "Fausti" i Getes dhe vepra te tjera qe duheshin per shtepine botuese dhe Radio Tiranen.

Pergjegjes te gjithe punes kishim zotin Beqir Ndou, Fiqeri Llagamin. Te dy kishin korrektesi dhe respekt per punen tone. Fiqeri Llagami ishte lauruar per gazetari ne Paris.

Shperblimi i kesaj pune ishte vetem kamzhikosja jone, nje nate pa hene, ne tetor-nentorin e vitit 1952. Pastaj na cuan ne burgun e Burrelit. Atje na priti nje xhelat tjeter, "dhembeskermituri" Xhipe Mersini, drejtori i ri i burgut. Nje shoku im thoshte me te drejte se Xhipja ishte "Kuazimodoja i Hygoit". Sa zbritem nga makinat, na doli perpara duke na thene: "Pse, more derezes, nuk dini mire te perktheni..." Na perplasen neper biruca dhe disa i rrahen e i sakatosen.

Nentori i vitit 1952. M'u kujtua nje kenge popullore per flamurin dhe Ismail Qemalin:

Ne Vlore foli prefekti,
moj Vlor-o Kanino,
po vjen Smaili nga deti,
eshte i gjalle a i semure,
ka mbush' duart me flamure!

Ne burg kisha mesuar edhe nje vjershe te bukur te At Pjeter Meshkalles. E recitova nje dite ne dhome mes shokeve te burgut:

Un jam Shqiptar! A e njifni ju flamurin,
Kete flamur shejt, qi para del kuq e zi?
Kto bojna t'bukura bajn' me dite arbenori,
se t'paret e mi kane dekun ne Liri.
Mbi shkrepa t'malit - ne fushe e are,
Shqiptar un jam - e due me ken shqiptar!

Pas tre muajsh perseri nga Ministria e Brendeshme na thirren ne oborrin e burgut. Kesaj radhe rreshtimi yne u be per ne kampe pune. 1953...1956 ndertime... kanale, Tirane... Tirana e Re, ... Terbufi??? Ne vitin 1957 trasferuan ne burgun e Vlores. S'kaluan dy tre jave dhe aty se bashku me disa shoke rrahem disa spiune, te cilet ishin me ne te burgosur, por ishin vene prej kohesh ne sherbim te Sigurimit te Shtetit. Shqetesime te tilla kishim qysh ne burgun e Burrelit. Na kishte ardhur shpirti ne maje te hundes me ta. Bisedat qe benim ne kohen e lire i trasmetonin ne kanalet e tyre. Per shkak te rrahjes se tyre ne organizatoret, mua dhe Ceno Caushin nga Hekali, na trasferuan perseri ne Burgun e Burrelit, ne izolim. Izolimi na u be ne cdo qeli me vehte. Na u ndaluan edhe takimet e ushqimet nga shtepia.

Nje dite ne qeli, na erdhi "nje kafshe me fytyre njeriu". E quanin Luftar Jaho Bolena. Mbaja mend se vellain e tij, Faslli Jahon qe e kisha mik e kishin pushkatuar shoket e Luftarit ne vitin 1945. Ai na thirri dhe na kercenoi: "Edhe kockat do t'ua bluajme, neqoftese ju diskreditoni elementet tane informative".

Zoti e deshi qe pas gjashte muajsh izolim, une dhe Ceno Caushi dolem gjalle, te bere kocke e lekure, nga keqtrajtimi. Sipas rregullit te burgut ne kesi rastesh, kaluam ne nje vizite mjekesore tek mjeku i lire per burgun e Burrelit, zoti Qazim Bakalli. Sa here lindte nevoja per vizita te tilla, ai thirrej nga komanda e burgut. U gezova kur e pashe, pse vellain e tij, Emin Bakallin, ish nxenesin e shkolles teknike te Harri Fullcit e kisha mik dhe bashkevuajtes.

Doktori fisnik e bujar, kur me pa mua dhe Ceno Caushin i erdhi shume keq. Me nje nervozizem te brendeshem shenoi mbi kartele! "Te perjashtohen nga kampet e punes". Sa here binte biseda per doktor Qazim Bakallin, shume te burgosur lavderonin humanizmin dhe bujarine e tij. Ai sherbente ne spitalin civil te Burrelit dhe shpesh kursente nga barnat e atij spitali, apo blinte edhe vete neper farmacite e Burrelit e te Tiranes, vetem e vetem te ndihmonte te semuret e burgut te Burrelit. Shume lehte mund ta dalloje opozicionin e tij ndaj Komandes se burgut, kur rekomandonte trasferimin e te burgosurve per ne spitalin e Tiranes. Mire e thoshte Pater Marshkalla: "Ket' njeri na e ka pru' i madhi zot, me ndihmue te burgosurit ne hallet e veta." Shume prej nesh, te cilet kemi qene ne gjendje te rende shendetesore, na ka mbajtur ne kete jete, vetem doktor Qazimi.

Me kujtohet nje dite: me thirri ne infermeri dhe duke me vizituar, me ze te ulet doktor Qazimi me tha: "Megjithate vuajtjet e medha qe po heq, nuk ke ndonje semundje te madhe ne trup. Vecse, une po shenoj ketu nje diagnoze, per t'i paraprire puneve te renda ne kampet e punes." Keshtu ai beri edhe me te burgosur te tjere.

Ne burgun e Burrelit, vazhdimisht vinin kontigjente te reja te burgosurish nga burgjet e tjere te vendit: Vlora, Berati, Shkodra, Tirana si dhe kampet e perqendrimit; Veribobe, Thumane, Zadrime, Shtyllas, Maliq, Spac, Bulqize, Tepelene... Ndermjet atyre kontigjenteve kam parasysh te riun esmer Musa Sina, nga Peshkopia e Dibres, te cilit pasi i kishin vrare babain e kishin denuar me 25 vjet ne burgun e Burrelit. Me mbushte me humor edhe Dilaver Premti, i biri i atdhetarit Rrapo Meto - Premti, nga Vranishti i Vlores. E kisha njohur nga afer xha Rrapon. E vrane komunistet ne vitin 1943, sepse ishte njeriu me me influence ne Lumin e Vlores. Gjate viteve te luftes se Dyte Boterore, kisha degjuar shume histori per burrerine e Rrapo Metos, ne krahinen e Mesaplikut dhe Kurveleshit e Poshtem. Edhe te birin Dilaverin e denuan me dhjete vjete burg. Ishte vetem 15 vjec kur e burgosen. Aty u denuan perseri, gjoja, per organizim me burg te nje grupi kunder pushtetit popullor sebashku me Maliq Koshenen, Bego Gjonzenelin, Hamdi Gjonin, Pirro Xhezon, Dervish Hodon, Petref Agajn, te cilet u denuan me pushkatim. Meqense Dilaveri ishte ne moshe te vogel u denua vetem dhjete vjete. Dilaveri mbajti nje qendrim burreror neper burgje e kampe. Nuk e ndihmonte njeri, pse sic me thoshte, ne fshat kishte vetem nenen plake, e cila po rriste dy vellezerit e tij me te vegjel.

Ne shoqerine tone ishte edhe i riu smokthinjot Myfit Malaj, trim dhe i pamposhtur ndaj diktatures komuniste. Me tregonte se e kishin rrethuar ne arrati milicet e Gani Vajzes. Se bashku me Sali Azemin. Saliun e pushkatuan, kurse Myfitin, meqenese ishte i vogel, e denuan me 25 vjet. Ne burg ishte dhe i vellai, Eqerem Malaj. Midis te burgosurve te tjere, zura mik edhe djaloshin 14 vjecar, Selman Pazon nga Vranishti i Vlores. Ishte fare femije. E pyeta nje dite se c'kishte bere. Me tha: "Isha coban me dhi ne malet e Vranishtit. Me akuzuan se, duke veshtruar pertej nga deti ku dukeshin ishujt e Greqise gjoja do te arratisesha per ne Greqi. Te te them te drejten, more vella, kur me arrestuan per here te pare pashe Vloren time te dashur, per te cilen me kishin folur me aq zjarr babai dhe gjyshi. E pashe Vloren duarlidhur sic me zbriten nga Vranishti." Te reqethnin rrefimet te tilla. Nuk me hiqen nga mendja as tregimet e mikut tim nga Verzhezha e Skraparit, Jace Kapllanit. Familja e tij ishte denbabaden me tradita te medha atdhetare ne kete krahine te vendit. I kishin pushkatuar dy vellezer. Me parimin e luftes se klasave, te kesaj murtaje komuniste, me thoshte se: "Edhe qente e macet e fisit tim i shfarosen. Nuk ta them me shaka. Kur te kthehem nga burgu nuk di ku te shkoj...". Keshtu kishte ndodhur edhe me mikun e shokun tim te femijerise, Burim Kokoshin. Kur u ridenua te gjithe te burgosurit thoshin se ai u denua per ndershmerine e tij te madhe. Ne akt-akuze shkruhej: "Si pinjoll i fisit te Kokoshajve vendi yt eshte mes prangave." Burim Kokoshi i urte, stoik e studioz e perballoi burgun e Burrelit me ndershmeri. Me thoshte se ishte ne gjendje ekonomike rende pse "konfiskimi i shtepise i kishte perfshire edhe macen qe e donte shume. I kishte pelqyer oficerit te sigurimit te Shtetit. E mori ne traste dhe iku...". Une si familje e vjeter Vlonjate mund te them se Vlora nuk mund te kuptohet pa Kokoshajt dhe Kokoshajt nuk mund te kujtohen pa Vloren. Nje fis autokton, me qendrim atdhetar te pakten keta 2-3 shekujt e fundit. Nga gjiri i ketij fisi kane dale atdhetare e intelektuale te medhenj.

Vetem kjo familje kaloi nje kalvar te vertet te ferrit komunist: U pushkatua Abdi Kokoshi juristi i njohur i vendit, e vrane Meto Kokoshin, e denuan me vdekje Kudret Kokoshin e Engjell Kokoshin, me burgim te gjate atdhetarin e njohur vlonjat Qazim Kokoshin. Dhe ja tani ne burg ishin edhe Burim Kokoshi e juristi Fatosh Kokoshi.

Bashke me fisin Kokoshaj, Vlora krenohet edhe me fisin binjak te tij: Sharrajt. Te njejtin fat paten edhe keta. Ceno Sharra, vaditi me gjak rruget e Durresit kunder rrebeleve te Haxhi Qamilit. Dora e krimineleve goditi edhe Azis Sharren, i cili u vra prej tyre ne rruget e Vlores. Muharrem Sharra u pushkatua ne vitin 1945, ndersa inxhinieri Abdi Sharra edhe me litar ne gryke thirri: "Rrofte Shqiptaria", tri here.

Une vete e kisha njohur nga afer Abdi Sharren. Ne bisedat me te kushdo nga ne me te rinjte shikonte si ravijezohej nje Shqiperi me konture europiane.

Gjithe qytetit te Vlores, i mbeti ne mendje arrestimi e torturat qe ka hequr Lekmi Sharra. Burreria e atdhetarizmi i Shyqyri Sharres shkoi deri atje, sa disa dite para se te dilte nga burgu, ai nuk pranoi te bashkepunonte me Sigurimin e Shtetit. Pas kercenimeve e torturave qe i bene, preu damaret e duarve me brisk, dhe vdiq ne burg ne ndershmerine e tij. Kalvarin e gjate te burgosjeve te Sharrajve e mbyll Astrit Sharra, i cili edhe ai erdhi ne burgun e Burrelit. Aty u semur rende nga kanceri dhe nuk e preku njeri me dore. Vetem une dhe Abdurrahman Kreshta, iu perkushtuam nje vit. Ai renkonte e lengonte gjate. Pas 7-8 muajsh vdiq. I kishte lene amanet te motres, qe kur te dilnim nga burgu, te vinte e te na falenderonte, per sherbimin qe i kishim bere.

Ne ferrin e Burrelit kam njohur shume te tjere, midis te cileve nuk mund te le jashte kujtimeve te mia edhe djemte e atdhetarit te legjislatorit Hasan Dosti. Sapo u lirua nga burgu djali i Hasanit, Viktor Dosti, Sigurimi i Shtetit menjehere arrestoi dhe burgosi te dy vellezerit: Tomorr Dosti e Leka Dosti. I njoha nga afer ne burgun e Burrelit dhe kampet e punes. Ishin dy te rinj te denuar nen akuzen: "Tentative arratisjeje". Temperamente te kundert, por me nje karakter te perbashket. Tomorri impulsiv e sanguin, ndersa Leka teper flegmatik dhe i urte. Qe ne takimin e pare shprehnin njerzillekun e tyre te madh dhe kulturen atdhetare qe mbartnin. Me ka bere shume pershtypje sa ata vuanin ekonomikisht. Nuk kishin njerez qe t'i ndiqnin pas. Ndihme ekonomike nuk pranonin nga askush, qofte edhe nga ne miqte e tyre te ngushte. Kishin kryer vetem gjimnazin. Gjate kohes se burgut mesuan gjuhe te huaja dhe lexonin parreshtur autore te letersise Europiane.

Si nje vegim i bukur i jetes se burgut me shfaqen portretet e klerikeve fetare. Ne burgun e Burrelit kam njohur Afiz Ali Krajen, e klerit islamik, si dhe Baba Barjalin e sektit Bektashian. Ndera nga kleri ortodoks, midis prifterinjve te shumte, me vezullojne figurat e medha te patriotizmes e klerit ortodoks shqiptar, Hiresia e tij, imzot Vissarion Xhuvani. E kam njohur ne kushte te renda te izolimit te burgut te Burrelit. Me nje kulture universale. Me mbante afer e ne kohen e lire, me rrefente shume nga jeta e tij, per mbrojtjen e Kishes Autoqefale Shqiptare, per imzot Nolin, Luigj Gurakuqin, Lef Nosin e atdhetare te tjere. Me kujtohet kjo rrefenje me mikun e tij Luigj Gurakuqin.

...Ne vitin 1924, hiresia e tij Vissarion Xhuvani ishte Kryetar i Parlamentit Shqiptar te kryesuar prej Fan Nolit. Nje dite, ne fjalen e vet Luigji nxehet dhe e tepron pak duke dale jashte temes. Vissarion Xhuvani, ne detyren e kryetarit, i drejtohet Gurakuqit me keto fjale: "...Pusho, more kastravec, mjaft me ato debatet e tua!" Pas pushimit te zakonshem deputetet kthehen ne salle. Disa kerkojne nga Hiresia t'i kerkoje falje Luigj Gurakuqit per fyerjet qe i kishte bere. Dhe Hiresia e tij, cohet dhe duke iu drejtuar salles u thote: "Zoti Luigj Gurakuqi ju kerkoj ndjese dhe fyerjet qe i bana i marr pas". Ne kete cast eshte ngritur Luigji dhe i thote: "Hiresi, ju faleminderit per qortimin qe i bete ndergjegjes suaj duke thene se fyerjet; 'qi me bate i muerrt pas.' Po kastravecin qe me akuzuat?!"... Hiresia, duke e prere shkurt muhabetin pergjigjet: "Edhe kastravecin e marr pas." Dhe vazhdoi t'ia jepte fjalen dikujt tjeter. Gjithe salla kishte qeshur. Atehere e kishte kuptuar lapsusin Hiresia.

... Per nje kohe te gjate ne burgun e Burrelit kam qene ne nje dhome me te. Here-here krijoheshin caste humori. Kur po largohej nga burgu Hiresia Vissarion Xhuvani, pse i beri vitet e denimit, u pershendet me te gjithe ne. I fundit perqafohet me te profesor Mihal Zallari. Kishin qene miq familjar. Duke u pershendetur mbeti me gjate me te, duke i perqendruar me mire syte tek ai. U kthye nga ne e na tha: "Mbeci me shendet. U pjekshim shendoshe ne nje jete te lire..." Dhe, duke u larguar shpertheu ne vaj. Mirepo, ne kete kohe, Xhevdet Kapshtica, qe shfrytezonte rastet per te bere humor, i drejtohet profesor Zallarit: "Profesor, perse kur u nda hiresia t'i nguli syte aq gjate dhe shpertheu ne vaj?" Zallari ia ktheu: "Xhevdet, hiresia e tij, ka dashuruar tmerresisht gjyshen time. Meqense une i ngjaj asaj, atij iu faneps gjyshja dhe ia dha vajit...". Te gjithe qeshem me gjithe zemer.

Ne burgun e Burrelit u njoha e u miqesova edhe me korifeun e klerik katolik, Pater Pjeter Marshkalla. Burre i imet, me nofulla te dala, ballet te vegjel, sy zhbirues.

Te folurit e tij ishin te ngadalshem, sikur vinin nga thellesia e viteve. Pervec teologjise e filozofise kishte edhe nje kulture tradicionale europiane. Kjo figure klerikale na qendronte prane, si nje shenjtor qe kishte zbritur ne burgun e burrelit, per t'i dhene pak drite shpirtit tone te copetuar nga torturat. Pader Pjeter Marshkalla ishte njeri qe dinte pse vuante, por per perkushtrimin e tij fetar, dinte edhte vdiste.

Aty nga viti 1948, na erdhi ne burg Bedri Spahiu. Na mblodhen ne oborrin e burgut. Ai, hipur mbi tarracen me suiten e vete, na mbajti nje fjalim. Midis fyerjeve te tjera, na tha qe edhe mishin e grave tuaja, o te burgosur, ne do t'ua bejme placke tregu...". Kjo ngalli nje revolte tek te gjithe. Pater Marshkalla, me kurajon e tij civile, qe nga oborri i burgut ia pret fjalen: "Marre per ty o kelysh sllavi, qe flet keshtu per grate e motrat tona dhe te tuat. Ishallah, kjo qe thua te mbifte ne dere per vuajtje, e jo per turp...". Dhe me te vertete, pas ca kohe, kur Bedri Spahiu u fut ne burg si armik i Partise dhe popullit, e shoqja i fshinte rruget e Elbasanit.

U grinda me Haxhi Lleshin e Beqir Ballukun, sepse i kundershtova per varferine qe perjetonte populli shqiptar. U denova me nje muaj izolim. Pater Marshkalla, bente c'ishte e mundur, per te me ndihmuar me ndonje send nepermjet sportelit te biruces. Nje dite, nga racioni i tij me solli nje cope buke. Roja e kapi. Komanda e burgut e denoi me nje muaj izolim; ashtu si dhe mua.

Pater Marshkalla ishte shume bujar. Ushqimet e veshjet qe i dergonin ithtaret katolike nga qytetet e fshatra te vendit, i shperndante nder te burgosurit e tjere. Me kujtohet se nje dite, binte debore. Ishin dite te ftohta. Kishim dale ne mengjes ne oborr. Duke me pare mes te burgosurve te tjere me therret e me thote: "Petrit, i ftohti dhe e keqja na xuni, u bane bashke. I madhi zot do t'na ndihmoje me dale qi kendej gjalle e me selamet...". Mbasdite te ftohtit ishte shtuar edhe me shume. Ma beri me dore dhe me thirri menjane. Me thote: "Urno, merre kete fanelle leshi. Aty asht edhe benevreku i leshit. I tash vishi. Keshtu ka urdhnue i madhi zot... Due me t'pa vede qi i ke veshe, se keshtu qetohem..."

Ne burgun e Burrelit u miqesova edhe me shume bashkepunetore te Pader Marshkalles, sidomos me Dom Shtjefen Kurtin e Dom Gjergj Bicin. Dom Shtjefen Kurti ishte nje burre i beshem, i pamshem e fisnik. Fjalet e tij i dilnin prej goje, me kujtonin kenget e bukura te lahutave shqiptare qe flasin per legjendat e vllavrasjes, gjakmarrjes... Gjithe jeten punoi per katolicizem dhe shqiptarizem. Me erdhi keq kur mesova se u pushkatua ne vitin 1969, me grupin e Ngurrezes, ne Bregun e Matit.

Edhe Dom Gjergji Bici e Pater Aleks Vacli ishin njerez me nje kulture te gjere kleriko-laike. Pater Aleksi me thoshte: "Petrit, ju qe jini ma te rinj, u rrefeni, more bir, keto krime te djajve te kuq". Midis figurave te tjera fetare, ne jeten e burgut kam njohur edhe: Ndoc Vaten, Bernandin Shllakun, etj.

Ne burgun e Burrelit, ne dhome, per nje kohe te gjate kam patur edhe dy miqte e mi te ngushte: Xhevit Mehillin dhe Pelivan Azisin. Profesor Xhevit Mehilli ishte i vellai me nene, i avukatit nacionalist Skender Luco. Pelivan Azisi, ishte i vellai i Azis Sako Azisit, komandantit te njesitit gueril kunder okupatoreve te vendit, gjate luftes Antifashiste.

Xheviti ishte perbri meje me dyshek. Njeri i ndershem, i urte, me kulture dhe me nje qendrim te prere. Pelivani, njeri arsimdashes, flegmatik, i qarte ne mendime. Tek e shihja qe rrinte ne oborrin e burgut gjithnje pas zotit Arqile Tase, duke bizeduar e perfituar prej bagazhit te tij kulturor dhe edukates europiane, gezohesha me gjithe shpirt. Te dy, profesor e nxenes, me dukeshin si filozofi i madh grek Sokrati me nxenesin e vete Alqiviadhin. Fjalet e urta e te mencura qe nxirrte Arqile Tasi prej goje, ishin per Pelivanin nje maksime. Pelivanit i pelqenin shume vargjet e Henlit ne poezine "I pamposhturit", te cilat na i citonte shpesh.

Ndodhi qe une, mora persiper fajin qe beri nje i burgosur tjeter, i cili ishte shume i semure. Roja e burgut me denoi me nje muaj izolim, pa xhakete e pantallona ne biruce. Ishte zakon qe, pas nje jave ne izolim, te sillnin nje batanije. Roja shkoi dhe mori batanien tek dysheku im. Ne vend te batanies me solli nje cull, me lesh dhie. Me pyeti: "Yti eshte ky cull?". U pergjigja: po. E njoha ai ishte culli i Pelivanit. Sic duket, mendova, Pelivani duke pare mbulesat emia te dobeta, i zvendesoi ato me cullin, i cili ishte me i ngrohte per ne biruce. S'kaluan as 3-4 dite, dhe dikush kallezoi qe culli ishte i Pelivanit. Komanda filloi hetimin nga te dyja anet. Por, kur pane qendrimin tone te prere, nuk e zgjaten shume.

Ne vitet '60 kur diktatori Enver Hoxha u prish me patronet e tij Ruse, nder kampe e burgje filloi njefare zbutje ne sjelljen me te burgosurit. Komanda e burgut u afrua disi duke thene se: "vertete ju jeni te burgosur politik, por ju e doni Atdheun njesoj si ne. Po keshtu edhe flamurin e Shqiperise." Filluan te na mbanin konferenca brenda ne burg. Na thoshnin se, po qe se vendit tone i kanoset ndonje rrezik nga armiqte, do te vdesim sebashku ne nje front per mbrojtjen e tij. Ndonje nga ne u bind nga "perrallat komuniste" por shumica nuk u zinte bese. S'vonoi shume e sapo u lidhen me Kinen e Maos, neper burgje e kampe filloi: hazreti dajak.

Na erdhi ne burg per vizite, ministri i Puneve te Brendeshme Kadri Hazbiu. Si mbaroi pune zyra, i kerkoi Mefestofelit Banush Goxhi: "Ne cilen qeli eshte izoluar Petrit Velaj." Duke pershkruar koridorin e ngushte, erdhi drejt ne qeline ku me kishin izoluar. Me dha doren. Pasi me pyeti per shendetin, iu drejtua atyre qe e shoqeronin: "E kam patur shok gjate shkolles Tregetare dhe luftes Antifashiste. Ky eshte ne burg. Une u bera minister. Kam ne dore t'i bej edhe mire edhe keq. U ndame se ky donte Shqiperine Etnike. Por ja qe gaboi, ja ku ka perfunduar." Pas kesaj me thirri ne nje nga zyrat e burgut. Aty me tha keto fjale: "Degjo, Petrit, po te flas si ne vitet e shkolles dhe te Luftes. Dua te ndihmoj. Te propozoj qe qysh neser, te vish e te punosh ne Ministrine e Puneve te Brendeshme. Kjo do te bej te mundur qe ti te dalesh prej kendej. Mund te te nxjerrim edhe jashte shtetit per sherbime sekrete. Puna qe do te besh ti, do t'i vleje Atdheut, Partise dhe familjes tende...Une po te dal nga borxhi. Pergjigjen po deshe jepe tani, ndryshe mund te pres edhe 3-4 dite. Ti si thua?" Une nenqesha aty per aty ia prita: "rruga qe ke zgjedhur ti, nuk eshte e denje per mua...". Dhe nuk e zgjata biseden me tej se ndjeva nje neveri te madhe per keta gjerpenje. Kadriu u zemerua. U ngrit ne kembe dhe ne ecje e siper leshoi ca gulcima, si nje i dehur qe fliste me vete. Me kaq u ndame. Ate nate fjeta vone. Nder mend me silleshin vitet e shkolles Tregetare ne Ujet e Ftohte, Lufta Antifashiste, ceshtja kombetare... Miq e shoke...

Kishin kaluar vetem pak muaj dhe mua nuk me hiqej nga mendja dhelperia e Kadri Hazbiut. Pas disa vjetesh isha me shume te burgosur te tjere, ne kampin e punes ne Tirane. Punoja ne betonimin e nje pallati, ne Tiranen e Re. Kadri Hazbiu qe po inspektonte te burgosurit, sa me pa qendroi dhe nga larg pyeti per shendetin. Ishte veshur e puplosur me uniformen e gjeneralit. Me gjeste trashanike u kthye nga shoqeruesit e vet, shtriu doren drejt meje dhe tha: "Dikur ky ka qene shoku im i shkolles dhe femijerise. Tani eshte katandisur ketu...". Dhe me pyeti: "Apo, jo Petrit?". Une lashe karrocen me beton dhe iu pergjigja qetesisht: "Ke te drejte, shoku Minister. Po brenda ketij trupi te veshur me keto lecka, mund te gjenden ideale kombetare me te medha se aty..." dhe i tregova trupin e tij. E ndjeva qe nervozizmin e mbante perbrenda. Me erdhi me prane dhe duke ckermitur dhembet e pare, ne menyre cinike me pyeti: "Petrit, kush do te rroje me shume, une apo ti?". Me natyren time gjysme te heshtur iu pergjigja: "Vetekuptohet qe une!" Kadriu u nxi i teri dhe midis tersellimes vulosi fjalet qe nuk ishte e mundur te rroje une me gjate. Po une kembengula: "Une, zoti minister, pse une fle i qete cdo mbremje, sepse mendoj mire vete dhe per njerezit. Kurse ty, nuk te ze gjumi se ke do arrestosh, kujt do t'i besh keq..." Nuk e zgjati me, vetem mbaj mend se me tha perseri se ai do te rronte me gjate, pse ishte minister dhe nuk i mungonte asgje: "Ti Petrit e ke jeten ne dore te tjeter kujt."

Pas ca kohe, Kadri Hazbiu kishte shkuar ne fshatin Mavrove te Vlores, tek Sami Osmani. E shoqja e tij, Nazmia, eshte cupa e halles sime, Sados. Ne darke e siper, kur ishte shtuar muhabeti, Nazmia e paskish pyetur Kadri Hazbine: "Po ate kusheririn tim, qe o dergjet ne Burrel pse nuk na e liron?" Kini qene dhe ne shkolle bashke...". MInistri i Puneve te Brendeshme i paskish dhene kete pergjigje: "Me ate koke qe ka Petrit Agai, atje do te kalbet, neper burgje..."

Nga fundi i vitit 1960, nepermjet mikut tim Ilmi Xhaferri, mora nje telegram nga familja: "Babai nderroi jete 20 dhjetor. Fehmiu". M'u dhimb shume babai. E moren vesh edhe te burgosurit e tjere. Ne mengjes u grumbulluan ne oborrin e burgut e me ngushellonin. Keshtu nje jave. Nje mbremje tek po rrija ne dyshekun tim neper mend me erdhi babai i dashur dhe une bera vargjet:

Babai im si lisat e Kanines
u rropat nder halle e derte,
na rriti ne femijeve camarroke
me fjalen e embel si fisnikeri shprese!

Koha e vrau e hallet e mplaken
jeta e tij - pergjakur nen diktature,
portreti i tij perhere me shfaqet
me kengen e shpreses qe i mbeti ne buze!

Dite te tera rrija e recitoja me vete kete vjershe. Kishte kaluar pak kohe qe kur babai per te fundit here me erhdi ne burgun e Burrelit. Erdhi papritur e pa lajmeruar, sic kishte ardhur edhe here te tjera. Keshtu kishte ndodhur edhe me nenen. Une nuk doja qe ata te rropateshin udheve te gjata qe nga "Stepat e Vlores". Fjalet e tij, kur do ndaheshim ishin: "Petro, biri im, te dua gjithnje te ndershem. Te keqen babai, mos me turpero. Kjo eshte deshira ime dhe e nenes, Feruzese." Iku nga hekurat e burgut duke kthyer edhe nje here koken prapa. E dija se qerpiket iu lagen me lotin e nxehte. Qe atehere ashtu me vinte perpara portreti i babait.

Pas pak kohe, aty nga viti 1962, erdhi te me takonte motra ime Fatime. Ajo me tha se kishin burgosur edhe vellain tjeter, Fehmine. Akuza: "Agjitacion e propagande kunder Partise e Pushtetit Popullor". Denimi - dhjete vjete heqje lirie. Tani, nena ime Feruze mbeti vetem me nusen e Fehmiut, Hanene dhe djalin e tyre Shpendin, kater vjecar. Gjate njezet vjeteve te burgut, vuajtje te medha beri edhe motra ime Fatime. Ajo mbeti pa burre, sepse Galip Haxhiu, i shoqi, i biri i atdhetarit Osman Haxhiu, ishte arratisur* jashte vendit qysh ne vitin 1944. Ajo kishte tre femije, si pellumba: Mexhitin, Pellumbeshen dhe Napolonin. Fatimeja e Haneja, qe qendronin prane prinderve me kane ndihmuar shume ne burgun e Burrelit. Neper bore e neper zheg te diellit, babai, nena, Fehmiu, Fatimeja, Haneja vinin ne Burrel neper udhet e veshtira e shpesh i zinte nata e flinin tek Ura qe shkon per ne Klos. Edhe kur ra ne burg Fehmiu, e shoqja vinte te me shihte ne burgun e Burrelit. Edhe Bejxheja, e shoqja e Hulusiut, kur isha ne burgun e Tiranes me vinte per takim me ushqime. E shoqeronin femijet e saj te vegjel: Bashkimi me Veren. Nuk i shikoja dot femijet e vegjel te pritnin me ore te tera tek dera e burgut. I them kunates, Bejxhese: "E dashur kunate, e kuptoj qe dicka te shtyn te vish tek une. Te lutem, ketej e tutje mos me hajde me. Nuk i shikoj dot femijet perballe telave te burgut..."

Disa muaj para se te perfundoja denimin, aty nga qershor - korriku i vitit 1964, me transferuan ne kampin e punes ne ndertimin e objektit te Uzines se Superfosfatit ne qytetin e Lacit. Atje nisa te mesoj e te punoj ne profesionin e hekurkthyesit. Brigadierii hekurkthyesve ishte nje burre shtat mesatar, Seit Coku e quanin. Pas dy-tre diteve me erdhi prane e tek po thyeja nje hekur me thote: "A te kujtohem une, more Petro?" Ngrita kryet e pashe dhe njehere dhe i thashe se jo, nuk me kujtohej. Ai me shpjegoi se ishim takuar, para njezet e ca vjeteve te shkuara, ne tetorin e vitit 1944. Kishte qene komandant i toges se Brigades 23 partizane. Ishte ai qe me shoqeroi me skuadren partizane per t'u pushkatuar ne shtabin e Brigades. "Qe fati yt, me tha, qe erdhi profesor Mihal Prifti e me urdheroi te te shoqeronim per ne shtabin e Korparmates se Pare, ne malin e Dajtit tek Hysni Kapua." U kthjellova dhe hyra ne bisede me miqesisht. Seit Coku ishte i vellai i dy deshmoreve qe u vrane ne Luften Antifashiste. Me tha: "Dikush shpifi qe une kisha nder mend te arratisesha dhe ja, tek me ke ketu..." Po e vereja me vemendje. Ai e ndjeu se nuk po i besoja fjalen e tij, ndaj shtoi: "Te betohem, per gjakun e vellezerve, se nuk kam patur nder mend te arratisem." Gjate kohes qe qendrova aty e zura mik.


© Balli Kombėtar 2005

Marre nga historia.ballikombetar.org

_________________
For he today that sheds his blood with me
Shall be my brother; be he ne'er so vile,
This day shall gentle his condition

Shakespeare Henri V


 
 Profili  
 
Shfaq postimet që prej:  Renditja  
Post new topic Reply to topic  [ 1 Postim ] 

Data dhe ora janë sipas brezit orar të Tiranës


Kush është në linjë

Përdoruesit që po e shfletojnë këtë forum: Asnjë përdorues i regjistruar dhe 1 vizitor


Nuk mund të hapni tema të reja në këtë forum
Nuk mund të përgjigjeni në temat e këtij forumi
Nuk mund të ndryshoni postimet tuaja në këtë forum
Nuk mund të fshini postimet tuaja në këtë forum
Nuk mund të postoni foto në këtë forum

Kërkoni:
Shkoni tek:  
© Forum i Lirė 2006 - 2007
Mundėsuar nga phpBB © 2002, 2006 phpBB Group