Forum i Lirė
Data dhe ora aktuale : 03/09/2014 3:03

Data dhe ora janë sipas brezit orar të Tiranës




Post new topic Reply to topic  [ 5 Postime ] 
Autori Mesazh
 Tema e postimit: Heroi ynė Kombėtar, Gjergj Kastrioti - Skėnderbeu
PostPostuar: 24/02/2008 18:12 
Jo në linjë
Anėtar shumė aktiv
Anėtar shumė aktiv

Antarësuar: 21/08/2007 15:41
Postimet: 524
600-vjetori i Lindjes sė Heroit tonė Kombėtar, Gjergj Kastrioti - Skėnderbeu-

Heroi ynė Kombėtar, Gjergj Kastrioti - Skėnderbeu, nė “letrat” shqipe gjatė gjysmės sė parė tė shek.XX

Gjergj Kastrioti-Skėnderbeu, kalorėsi tempullar i aristokracisė evropiane masone tė shek.XV, kalorėsi kampion i lirisė, shpėtimtari i qytetėrimit evropian nga hordhitė aziatike turke dhe simboli mė i fuqishėm autentik i kontributit dhe i identitetit tonė tė hershėm, si kombi mė i lashtė nė Evropė dhe pjesė aktive e qytetėrimit evropian, vjen nė 600-vjetorin e lindjes sė tij, nė hapėsirat e shek.XXI, si alkimist, ezoterik, mistik, cilėsi kėto tė kalorėsve mesjetarė, po kaq si kryqėtari mė i lavdishėm nė emėr tė krishtėrimit, si filozofia bazė e demokracisė moderne perėndimore dhe njėherėsh si njėri nga kryqėtarėt mė tė fuqishėm si antikishtar nė pėrqasje tė plotė me pėrvojėn botėrore qė rrezatuan gjeni tė tillė tė njerėzimit progresist, si: Leonardo Da Vinēi, Shekspiri, Isak Njutoni, Dante Alighieri, Galileo Galilei etj.

Skėnderbeu, ky pinjoll i lavdishėm ifamiljes mbretėrore shqiptare tė shek.XV, qė thirrej sa prijėsi i Arbėrisė, sa prijėsi i Epirit, apo si prijėsi i Shqipėrisė si njė e tėrė, njė figurė historike qė ngėrthen brenda vetes kultin dhe mistiken, falė shenjės intriguese tė Saturnit nė pėrkrenaren e tij, si simbol mbretėror, po aq kalorėsi i dijes arkane, aspak thjesht pėr arsye patriotike, por si figura mė autentike e domethėnies sonė si identitet kombėtar, do tė frymėzonte letėrsinė dhe artet tjera gjatė gjithė rrjedhave tė zhvillimit tė tyre, qė nga letėrsia e vjetėr shqipe, ajo e Rilindjes, e Pavarėsisė e deri nė ditėt tona, si pjesa dhe thelbi i krenarisė sonė tė ligjshme pėr gjakun tonė aq shumė tė derdhur, sa pak kush nė Evropė, nė emėr tė atij qytetėrimi qė i pėrkasim ne nė zanafillėn tonė dhe aktualisht drejt tė cilit aspirojmė tė integrohemi si pjesė e merituar e Evropės sė re.

Kėshtu, nė vazhdėn e evokimit tė epokės skėnderbejane, nga Rilindasit tanė tė mėdhenj, njėri nga poetėt e postromantizmit shqiptar, Asdreni, edhe pse ndėr tė parėt poetė, pas Ēajupit, qė do t’u jepte goditjen idhujve tė adhuruar prej shekujsh nė mė tė mirin vėllim poetik “Ėndrra dhe lotė” (1912), evokon deri nė madhėshti figurėn e Heroit tonė Kombėtar. Plot pathos, i ndezur nė shpirt nga atdhedashuria, kur “i sėmuri i Bosforit” po jepte shpirt dhe shovinistėt fqinjė po mprehnin si kurrė mė parė instinktin prej kanibalėsh grabitqarė, i drejtohet si para Misisė e varrit tė Skėnderbeut:

“Ah, ai varr, thom, hapu, hapu varr,

S’di si duron duke pushuar,

Dhe nuk e nxjerr atė shqiptar,



Qė aq herė ty tė ka shpėtuar,

Tė sulet para me guxim,

Tė t’ap nderė dhe lavdim”

(Asdreni “Poezi tė zgjedhura”, fq. 32)

Me talentin dhe autoritetin e poetit tė limes, mė i madhi mjeshtėr i vargut nė gjithė letėrsinė shqipe, Mjeda do t’i drejtohej si heroit mit nė njėrėn nga mė tė bukurat e poezive tė tij, “Vorri i Skėnderbeut”:

“Ēou, o trim, e mbi t’tu vėllazėn,

Sielli syt’ qė xhixhilloshin,

Kqyr sa kobe n’ta po shprazen,

Kqyr sa kombeve qė t’droshin,

Sot mbi ne ju mbet parija,

Jo t’baj be s’a kjo Shqypnija

Qi ti rrite nė krah t’and”

(“Juvenilja dhe vjerrsha tjera”, fq.38)

A mund tė shprehet mė mjeshtėrisht gjuha? A mund tė hidhet nė varg mė bukur shpirti? A mund tė ketė mė madhėshti se kaq fjala? A veē siē di tė shprehet Mjeda!

Tė njėjtin motiv patriotik e pėrshkon edhe poezinė “Te vorri i Skėnderbeut”, tek Shiroka, i cili duke marrė spunto nga shėmbėlltyrė ideale e luftės pėr liri e Heroit tonė Kombėtar, synon tė ekzaltojė tė kaluarėn e lavdishme tė shek.XV, nė emėr tė kushtrimit pėr liri dhe dinjitet kombėtar, atje ku thėrret zėri i atdheut.

E ku mund tė ngopej vetėdehja poetike, muza prej poeti kombėtar, e Fishtės mė shumė se me bėmat dhe me veprėn e pėrkryer tė Heroit tonė pėr atme e pėr fe, se sa tek shėmbėlltyra e pėrkryer e Skėndrebeut?

Nė satirėn politike, tepėr tė fuqishme “Nėn hajat tė Parrizit” (1914), Fishta, si mjeshtėr i figurės tradicionale tė groteskut, duke vėnė nė epiqendėr tri figura: Skėnderbeun, Shėn Pjetrin dhe Djallin, synon tė pėrcjellė njė mesazh mjaft kuptimplotė pėr kohėn:

Shqiptarė, mos u tallni me veteveten, braktisni kurthin e vetvetes dhe hapni sytė pėrpara veprės sė Djallit, kėsaj radhe sa si Evropa shtrigė, sa si grindjet dhe pėrēarjet brenda vetes nė formėn e ligėsisė, krenarisė idiote, dallkaukllėkut, hipokrizisė, shėrbimit ndaj tė huajit, apo edhe tradhėtisė mes vedi. Pėrmes fjalėve tė Shėn Pjetrit, si zėri i brendshėm i vetė autorit, duke iu drejtuar Heroit:

“Shporru, more Gjergj, kėtij. Ky asht mėsue me ndjellė zi gjithmonė. Punėn e Shqypnisė e ka n’dorė Zoti, prandaj domosdo Shqypnija do tė dalė nė dritė. Zoti nuk ban veēse punė tė mira. Pėr kėtė punė hyn nė Parriz e mos i qit kujdes vedit pėr Shqypni, pse pėr inad tė Djallit e tė shqyptarėve, Zoti ka me mbajtė Shqypninė nė kambė me nder e me lumni”.

Fishta na shfaqet si kristani politikan qė u tregon rrugėn e shpėtimit, sipas tė cilit ėshtė vetėm bashkimi fort i shpirit me trupin, tė cilin pėr fat tė mirė Zoti ua ka dhėnė modelin e vet shqiptarėve, tek Heroi i tyre, ku gjithēka gjendet nė harmoni, nė dobi tė sė mirės sonė si komb.

Ėshtė pikėrisht ky Hero kryemodeli i Zotit nė tokė.

Nė qenien e Heroit, Fishta lexon shėmbėlltyrėn e vėrtetė tė shpėtimtarit, ndryshe djalli rreth nesh, qė pohon se “shqiptarėt i kanė humbur tokat, shqiptarėt nuk mund tė zgjedhin prijėsin e qeverinė e pėrbashkėt, shqiptarėt shiten pėr pak para pėrpara tė huajve... shqiptarėt e kanė Heroin Kombėtar, Skėnderbeun, nė fjalė e nė libra, por jo n’zemra... jo si pėrvojė kombėtare pėr veprim”, i bashkuar me Djallin mes nesh:

“Dredhia e djallit, pse s’asht tjetėr,

Si e kanė kndue nė libra tė vjetėr

Veē padija dhe krenija

si dy shfaqje tė tė njėjtit thelb, tė tė njėjtės filozofi vė nė dyshim total shpėtimin kombėtar, historik, hapėsinor dhe ekzistencial, kushtrimon Fishta.

Ē’borxh nga ka Zoti, satirizon Fishta me mjeshtėri, kur:

“Ata (Ne), tė gjithė duan tė qėndrojnė njėri mbi tjetrin, duan tė jenė prijėsa mbi tė tjerėt, ndėrkohė qė tė marrėt punonin dhe teveqelat bėrtisnin: Rroftė Shqypnija!... Shqypnija qenka rrokopujė... Unė zot e ti zot, po magarin kush e kullot...”, tallet plot helm nė shpirt Fishta pėrmes bisedės qė Djalli zhvillon me Skėnderbeun. Sikur Fishta u thotė shqiptarėve: Po hiqni dorė nga kjo lojė e dhimbshme, more krahėthatė! Kjo ėshtė lojė e armiqve tuaj bre, qė tue na pėrēa tanė jetėn “mbajtėn parinė mbi ne”, do tė shprehej Mjeda.

Dhe si sfidė ndaj kėsaj tė keqeje tragjike, pėrballė njė realiteti ku “ka Shqypni e s’ka shqyptarė, se shqyptarėt janė si duan anmiqtė”, sipas Djallit, Fishta sjell si modelin ideal Heroin tonė Kombėtar, qė shoqėron gjithė bisedat nė hajat tė Parrizit.

Madhėshtia e shpirti fishtjan si mjeshtėr i fjalės shfaqet deri nė pėrkryerje, e kjo madhėshti edhe sot mes nesh ruan aktualitet. Kurse nė kryeveprėn e tij “Lahuta e Malcis”, duke iu pėrmbajtur me mjeshtėri raporteve estetike tė poezisė epike me historinė, falė shfrytėzimit maksimal po kaq mjeshtėror tė xeherorit tonė, krijimtarisė folklorike, sidomos asaj tė M.Madhe, pėrmes njė tetėrrokėshi aq elokuent, qė sjell sa gjallėri, sa muzikalitet, sa ritėm, sa reliev nė varg, Fishta evokon “Kohėt e Gjergj Kastriotit” si frymėzim nė mbrojtje tė trojeve tė veta:

“Tė fortė kanė lidh njė besė tė Zotit,

Si tė parėt qė lidhshin motit,

N’ato kohėt e Gjergj Kastriotit”

(“Lahuta e Malcis”, lexim plus, fq.25)

Me idealin e klerit katolik, njėherėsh filozofia shpirtėrore e Urdhėrit Franēeskan, qė synonte njėsimin e mendimit me tė veprimit, larg pėrēarjeve mes vedi, qoftė edhe fetare, duke patur Atdheun mbi gjithēka poeti kushtrimon nė emėr tė trojeve tona pėrballė rrezikut tė asgjėsimit:

“Ēoniu, o bij tė Skėnderbegut

Turq e t’kėshtenė t’mos t’ju ndajė feja

Ēoniu e bini n’fushė t’bejlegut

Tue gjimue porsi rrfeja”

Tė njėjtat thirrje, aty ku mblidheshin trimat e Lidhjes sė Prizrenit, kur fatet e vendit po viheshi nė rrezik, pasi Shan Deda, kqyr kah A.Frashėri, kreu i frymėzimit tė burrave trima tė shqyptarisė, Fishta lėshon si kushtrim mes vedi:

“Ku t’lyp e mira e Atdheut,

E t’ju hjek liria e vendit,

Kush a’nipash i Skanderbegut,

I ēdo fesė e i ēdo kuvendit,

Pėr t’mėsye ai ke anmikun,

Si petriti zogjtė trumcakė,

E kudo t’vrigllojė ēeliku,

Nuk len tokė pa e pėrgjakė.”

duke lartėsuar edhe njėherė moralisht dhe sjell, si model atdhedashurie figurėn e Skėnderbeut, si figura model e bashkimit pėrballė asaj mėnxyre ogurzezė tė intrigave evropiane dhe synimeve grabitqare tė fqinjėve tanė shoven, poeti kritikon rreptė faktin e dhimbshėm dhe tragjik qė nė jetė tė jetėve shqiparėt qė derdhin gjak pėr lirinė e tė tjerėve, nuk po arrijnė tė kuptojnė se tė pėrēarė nuk ndihmojnė dot vetveten.

E nė tėrė jetėn e tij, poeti pohon se vetėm Skėnderbeun shqiptari e pati si model tė udhėheqėsit, qė diti t’i bashkojė shqiptarėt duke manifestuar dashurinė, respektin, solidaritetin, tolerancėn dhe faljen deri edhe pėrpara sjelljeve dhe veprimeve tė padenja tė bashkėluftėtarėve tė vet, pa lejuar nė asnjė rast luftėn mes vedi. “Krijuesi kombėtar i vetėdijshėm prej kombėsive tė pavetėdijshme”, siē do ta vlerėsonte L.Poradeci Fishtėn, do tė vinte po kaq nė lojė tė gjithė ata shqiptarė qė nuk po e kishin pėr gjė tė ngryseshin nė shėrbim tė grekut dhe tė zgjoheshin nė shėrbim tė shkjaut, mjafton kėto t’ua kėrkonte interesi i ulėt vetjak, deri nė atė shkallė tjetėrsimi moral e kombėtar sa edhe figurat mė tė ndritura tė kombit t’i merrnin nė lojė, tashmė si jashtė kohe duke u bėrė puthadorė tė tė huajit pa pikė nderi e pa pikė cipe:

Luftėt e Kastriotit

E t’Dukagjinit

Un kam me i mbajtun

Pėr dokrra t’hinit

Sot pėr mue Leka

E Skenderbegu

Janė Palok Cuca

E Jaho Bregu

satirizon Fishta kėtė lloj llomhaneje mes nesh. Ndėrsa tek “Anzat e Parnasit” tė mbushura me shfryrje mendimtare tė tharbta e tė tmerrshme, siē shprehej Poradeci, poeti shpėrthen me njė indinjatė tė pashoqe nė llojin e vet, indinjatė qė u keqinterpretua gjatė socrealizmit:

A ndiet, zotni

Qi rrini n’shkam

Un me sodet

Shqyptar nuk jam

E, ndaj kėtij lloj llom qė ka humbur gjithēka nga gjallimi, tradita, vlera dhe respekti pėr trashėgiminė tonė tė shkėlqyer me Lekė Dukagjin e Skėnderbeg, ashpėrsia e protestės dhe e sarkazmit fishtjan arrin kulmin nė poezinė tonė kur Fishta si njė Orfe i vėrtetė shpėrthen:

S’ka me u gjetun

Ndo’i far Orfeut

Qi lavdet tua

T’i a kndojė dheut

Duke iu kthyer edhe njėherė “Lahutės sė Malcisė”, vėrejmė qė poeti evokon me mjeshtėri tė rrallė pėrmes porosisė qė Ali Pashė Gucia, njė Agamemnon i vėrtetė, i lė sė shoqes si amanet pėr tė birin: Tė dalė burrė shqiptar/tė bėhet trim e kuvendar/me qėndrue pėr kanun t’vet/me luftue pėr Atme/armėt e besėn mos me i lshue/si nji bir i Ali Begut/se ji nipi i Skėnderbegut.

Ėshtė shumė domethėnės fakti qė Fishta, siē shprehet studiuesi ynė Engjėll Sedaj, ishte i bindur se kėshtu malėsorėt me veprat e tyne heroike si kryengritės tė paepur nė luftėrat pėr liri kundėr turqve etj., kishin ato vlera tė mėdha kombėtare, sikur luftėrat e Skėnderbeut dhe se kėtė vlerė si art letrar, do ta pranojė Evropa sikurse kishte pranuar veprat e Barletit.

Dhe Fishta nuk gaboi, vepra e tij pati jehonė nė tėrė qarqet kulturore tė Evropės, madje duke u botuar dhe ribotuar disa herė gjatė kohės qė nė vendin amė tė kėngės e tė kryengritjeve qė do tė pėrjetėsonte kėnga fishtjane qenė tė ndaluara.

Sikurse edhe vetė qėndresa e kėtyre malėsorėve kryengritės, qe suporti mė i fuqishėm qė pati akti madhor i I.Qemalit me trimat e tij nga mbarė trojet tona mė 28 Nėntor 1912, suport qė Evropa e pati fort parasysh nė situatėn e re politike tė krijuar, ku shqiptarėt si stėrnipa tė Kastriotit do ta tregonin veten e tyre.

Jo rastėsisht, siē shprehet Konica tek poezia e tij “Flamuri”:

Skėnderbeu kur luftonte

Shqipėria lulėzonte

por edhe pas vdekjes sė Heroit, kalorėsit shqiptarė mbetėn proverbialė nė tė gjithė Evropėn. Gjithė mbretėrit dhe sundimtarėt italianė, francezė, britanikė kėrkonin kalorės tė lehtė pėr ushtritė e tyre nga vendi i Skėnderbeut. Madje francezėt nė shek.XVII, kur kėrkonin tė lavdėronin njė kalorės, shpreheshin: “E nget kalin si njė shqiptar”. Dihet mirė se ushtritė mercenare tė Rilindjes Evropiane asnjėherė nuk bėnin ndonjė betejė tė vėrtetė, por si tė interesuara pėr pagat dhe lavdinė ushtarake, ata praktikonin paradat, si test fitoreje, nė prani tė njė komiteti qė zgjidhej mes dy ushtrive rivale. Kur Skėnderbeu zbriti nė Itali nė ndihmė tė mbretit tė Napolit, Ferdinandit, me kalorėsinė e tij tė lehtė, jo vetėm qė e fitoi njė test tė tillė ushtarak, por italianėt asnjėherė mė nuk e kundėrshtuan epėrsinė e kalorėsisė shqiptare, shprehet Noli (“F.Noli “Portrete dhe skica”, fq.133).

Njė monument i vėrtetė nė literaturėn tonė historiografike ėshtė padyshim “Historia e Skėnderbeut, Gjergj Kastriotit, Mbretit tė Shqipėrisė, 1412-1468”, e shkruar nga F.Noli nė vitin 1921 dhe ribotuar me plotėsimet e duhura nė vitin 1947 dhe 1950. Tė bie nė sy portreti i Skėnderbeut si njė kalorės dhe figurė luftarake nė krye shumė popullore kur i referohemi fjalėve tė Nolit nė kėtė vepėr madhore. Skėnderbeu hante e pinte, flinte e ngrihej gjithėherė mes luftėtarėve tė tij. Ashtu i gatshėm pėr ēdo moment sulmi, apo mbrojtjeje ai pėrballonte me bashkėluftėtarėt e tij duke preferuar gjithnjė goditjet e befasishme nga krahėt, por po aq shkatėrruese e katastrofale kur sulmonte si rrufeja nė qendrėn e kundėrshtarit.

Gjithnjė sulmonte i pari, gjithnjė siguronte si njė mjeshtėr i pėrkryer dhe strateg i zoti goditje tepėr tė suksesshme pėrballė njė ushtrie tepėr tė madhe nė numėr dhe rreptėsisht tė armatosur si ushtri moderne.

Strateg i jashtėzakonshėm, diplomat i pėrkryer, psikolog i rrallė, trim i ēartun, fisnik deri nė madhėshti, arriti tė bashkojė princėrit shqiptarė aq kryelartė e tė pėrēarė mes vedi, edhe atėherė kur thuajse pjesa mė e madhe e tyre, jashtė fisit tė vet, kalojnė kush me turqit, kush me venedikasit, pas disfatės sė jashtėzakonshme qė pati kalorėsia shqiptare nė korrik tė 1455 nė Berat, nė mungesė tė Skėnderbeut, duke mbetur nė fushėn e betejės gjysma e kalorėsve sė bashku me komandantin e tyre Muzakė Topinė dhe kontingjenti italian. Masakra qe aq tronditėse nga turqit, sa askush pas kėsaj disfate nuk mendonte qė Skėnderbeu do tė qėndronte i gjallė, pėr pasojė tė gjithė deshėn t’i largoheshin anijes sė po mbytej.

Moisiu i Dibrės, Hamza Kastrioti, Nikollė dhe Pal Dukagjini, u hodhėn nė anėn e turqve, kurse Gjergj Araniti e Stefan Cernojeviē u hodhėn nė anėn e Venedikut. E, megjithatė, Skėnderbeu ruan gjakftohtėsinė, arrin tė marrė situatėn nė dorė, veēori kėto tė njė strategu tė jashtėzakonshėm.

Heroi ynė di tė falė Moisiun, Hamzain, tė pajtojė, qoftė edhe pėr disa kohė Lek Dukagjinin me Lekė Zaharinė, di tė ruajė epėrsinė shpirtėrore, qetėsinė, pėrballė intrigave tė Venedikut, i cili, siē thekson Noli, Skėnderbeun e kishte mė armik se turqit.

Skėnderbeu diti tė lidhė marrėveshje dhe pakte tepėr tė goditura pėr tė elminiuar kėshtu goditjet njėherėsh nga dy krahėt. Spektakolare janė marrėdhėniet dhe miqėsia e tij prej aleati besnik me Alfonsin V dhe tė birin, Ferinandin, mbretin e Napolit, pas vdekjes sė tė atit. Fitorja e jashtėzakonshme, kur nuk pritej, e 2 shtatorit 1457, kundėr turqve duke i sulmuar ata nga tė gjithė krahėt dhe shpartalluar plotėsisht, ku numri i tė vrarėve turq, sipas Tivarasit, lėkundej mes 15-30.000 vetė, ndėrsa Hamzai mbeti rob, shėnoi ndėr fitoret mė triumfale tė Skėnderbeut.

Papa Kaliksti III qe tepėr i gėzuar dhe Papa Piu do ta pėrmendte kėtė fitore mė shumė se njė herė, thotė Noli, Papa Kalisti III me kėtė rast do ta emėronte Heroin tonė “Kapiten i Pėrgjithshėm i Selisė sė Shenjtė”. Nė asnjė rast venedikasit nuk qenė nė gjendje t’i pėrgjigjeshin ballėpėrballė Skėnderbeut me politikėn e tyre gjithnjė urtė e butė, por armiqėsore ndaj Skėnderbeut. Mbrojtėsi i Krishtėrimit, sipas Papa Nikollės V, stėrnipi i denjė i Pirros sė Epirit, diplomat si Tajeralndi, trim si Aleksandri i Madh, Ajaksi i Sofokliut, sipas Nolit, qė mbytej nė lot kur kujtonte mikun dhe bashkėluftėtarin e tij tė shtrenjtė, mbretin e Napolit, Alfonsin V dhe “njėri nga kryeluftėtarėt mė tė mbaruar, mė faqebardhė dhe mė tė mėdhenj tė tė gjitha kohėrave”, sipas Falmerajerit, pėr afro 25 vjet me aksionin e tij mbrojti Romėn, Evropėn dhe qytetėrimin evropian nga katastrofa e tmerrshme dhe rrėnimi i plotė.

Analistė botėrore sot janė unikė nė mendimin e tyre se pa veprėn e Skėnderbeut Evropa do tė ishte krejt tjetėr.

Poet i shquar francez, Pjer De Ronsar (1897), duke iu referuar veprės sė Skėnderbeut, do tė shprehej:

“O nder i shekullit tėnd!

O shqiptar vdekjesjellės!

Dora jote i mposhti plot 22 herė turqit. Ti ishe tuta e hordhive dhe e kėshtjellave tė tyre. Ti je mundėsi i Anadollakėve tė cilėt dėbuan Ungjillin nga gjithė Azia”.

Noli thotė se Skėnderbeu arriti tė mposhte dy nga sulltanėt mė tė fuqishėm tė Turqisė, Sulltan Muratin I dhe Sulltan Mehmetin II, atė e bir.

E, nėse vepra e Nolit “Historia e Skėnderbeut” mbetet padyshim si njė histori e sintetizuar me njė mjeshtėri tė rrallė e shkrimeve dhe e veprave historike pėr Heroin tonė Kombėtar, Gjergj Kastriotin-Skėnderbeun, mjaft me interes ka qenė edhe pėrkthimi i shkėlqyer i Nolit “Kthimi i Skėnderbeut nė Krujė” (1917), njė poezi brilante pėr Heroin tonė e Longfellout. Ky pėrkthim i bėrė me mjeshtėri, me njė gjallėri, me njė zjarr dhe me njė brohori qė tė rrėmben zemrėn dhe mendjen, pėrbėn njė ndėr veprat poetike mė tė bukurat kushtuar Heroit tonė Kombėtar, kurse “Historia e Skėnderbeut” e Nolit, pa pikė diskutimi pėrbėn njė ndėr veprat mė tė denja nė historiografinė shqiptare.

Vetė Heroi ynė Kombėtar nė 600-vjetorin e lindjes nderohet dhe do tė nderohet nė shekuj si emblema mė kuptimplotė e aspiratave dhe e investimit tonė tė pashoq si komb nė historinė e kontinentit mė plak tė botės, nė emėr tė lirisė, tė paqes, tė progresit dhe tė integrimit, si aspirata moderne e njerėzimit mbarė.

Kadri Ujkaj, kritik letrar, studiues


 
 Profili  
 
 Tema e postimit: Re: Heroi ynė Kombėtar, Gjergj Kastrioti - Skėnderbeu
PostPostuar: 24/02/2008 18:22 
Jo në linjë
Anėtar shumė aktiv
Anėtar shumė aktiv

Antarësuar: 21/08/2007 15:41
Postimet: 524
INTERVISTA/ Flet piktori: Pse historia e ka mohuar tė vėrtetėn mbi heroin

“Ju tregoj Skėnderbeun ndryshe”

Mihallaq Xhavo: Gjergj Kastrioti ishte njė kalorės tempullar, me grada tė larta e tė fshehta

Blerina GOCE


E njohim si kalorės, trim tė ēartur dhe fisnik, por shumė pak njerėz, pėr tė mos thėnė gati aspak e kanė njohur si alkimist, si kalorės tempullar apo mason. Skėnderbeu tani na shfaqet nė njė dimension krejt tė ri, ashtu siē nuk e kishim menduar ndonjėherė, por qė nė fakt, ėshtė nė sintoni me kohėn kur ai jetoi. Njė pėrqasje me figura tė tilla si: Leonardo Da Vinēi, Shekspiri, Njutoni apo Galileo Galilei ėshtė nė qendėr tė “vėshtrimit tė ri” tė Skėnderbeut. Pėr mė tepėr, ai vjen si alkimist i nivelit mė tė lartė, nė dy piktura tė Mihallaq Xhavos, ku ka njė analogji mjaft tė dukshme mes Heroit tonė Kombėtar dhe “Kodit tė Da Vinēit”, librit tė Dan Braun. Po pse Mihallaq Xhavo paraqet figurėn e Skėnderbeut nė kėtė mėnyrė dhe si “e justifikon” punėn dhe studimin e tij pėr kėtė figurė kombėtare? Ē’do tė thotė pėr Xhavon simboli i pėrkrenares sė Skėnderbeut dhe ēfarė ka mohuar sipas tij, historia shqiptare, deri mė sot? Nė njė intervistė pėr “Tirana Observer”, Xhavo “rrėfen” pėr Skėnderbeun mistik dhe antikishtar...
Nė pikturat e tua Skėnderbeu shfaqet i rrethuar me elementė mitologjikė e historikė. Pse e keni sjellė figurėn e tij nė kėtė mėnyrė dhe ē’domethėnie ka kjo?
Skėnderbeu vjen nė njė dimension tė paparė deri tani. Evolucioni nuk ėshtė te piktura, por te mėnyra sesi ėshtė parė Skėnderbeu pėr tė dhėnė njė ide tjetėr. Kjo rinovon edhe pikturėn, sjell edhe elementin mitologjik, jo pikturėn reale qė ėshtė e vėshtirė pėr t’u parė dhe pėr t’u kuptuar nga njė publik i caktuar, por jam pėrpjekur tė sjell esencėn e Skėnderbeut. Skėnderbeu i pėrkiste asaj qė quhet dija arkane(dije sekrete tė antikitetit). Ishte njė kalorės tempullar me grada tė larta e tė fshehta i aristokracisė evropiane masone.
Ēfarė ju shtyu pėr ta parė dhe pėr ta sjellė figurėn e Skėnderbeut nė kėtė formė?
Ne dimė qė Skėnderbeu i pėrkiste njė familjeje mbretėrore, por figura e tij nuk ishte e plotėsuar. Nuk ka asnjė figurė mesjetare qė tė mos jetė e lidhur me kultin, me mistiken.
Ku e bazoni mendimin tuaj kur thoni qė Skėnderbeu ishte njė tempullar mason?
I vetmi simbol autentik i Skėnderbeut ėshtė pėrkrenarja, e bėrė qė atėherė qė tė mos humbasė nė shekuj. Kjo pėrkrenare mishėron njė simbol tė fuqishėm. Kudo qė shkonte njė kalorės, mbret paraqiste simbolet e tij tė caktuara, qė njiheshin nga ata vetė, por jo nga masa e popullsisė. Ai qė dominonte shenjėn e vėshtirė tė Saturnit ėshtė kalorės i dijes nė nivel shumė tė lartė dhe mbante simbole nė funksion tė gradės, nė rastin tonė bricjapin. Sot ne mund tė themi me bindje, se Skėnderbeu ishte njė njeri me prirje dhe aftėsi okulte: alkimist, ezoterik, mistik, cilėsi kėto tė kalorėsve mesjetarė ( tempullarėt) mbrojtės tė njė historie tė madhe dhe tė shumė sulmuar. Njė gjė e tillė ėshtė shtjelluar gjerėsisht edhe nė librin “Kodi i Da Vinēit” tė autorit David Braun.
Ku i shihni kėto ngjashmėri mes “Kodit tė Da Vinēit” dhe te Skėnderbeu?
Kisha kristiane katolike e deformoi mesazhin e krishterė. Ndaj pėr tė mos humbur besimin te Zoti dhe krishterimin e vėrtetė, njė pjesė e njerėzve vepronin dhe punonin nė rrugė tė dyfishtė. Edhe Skėnderbeu e bėnte diēka tė tillė. Ai ishte i krishterė dhe e donte krishterimin, por ishte kundėr priftėrinjve, apo kishės dhe madje, ( edhe pse ne e njohim ndryshe) i urrente ata. Kjo ėshtė njė praktikė e njohur botėrore dhe nė tė njėjtėn mėnyrė kanė vepruar edhe Shekspiri, Leonardo Da Vinēi, Galileo Galilei, Njutoni etj. Nė pikturat e mia unė e kam bėrė aktuale kėtė ide nėpėrmjet instrumenteve figurative.
Ku e shihni kėtė “antikishėrim” ( me tė cilin bėni paralelizėm me veprėn e Braunit) tė Skėnderbeut besimtar?
Njė simbol qė kam pėrdorur nė pikturat e mia ėshtė njė kupė, e cila qėndron vertikalisht me Teutėn sipėr, kupa e Gralit, e cila nė Shqipėri e sollėm vetėm tė pikturuar nė ikona. Nė Evropė e shohim te “Darka e fundit e Krishtit”. Kjo kupė simbolizon feminilitetin, planetin Venera dhe dishepullin kryesor tė Krishtit, qė ishte Maria Madalena. Ajo transmetuesin e vėrtetė tė Krishtit nuk e pranoi, por zgjodhi Shėn Pjetrin. Ky ėshtė devijimi i madh i kristianizmit. Do tė ishte Maria Madalena dhe Papa I vazhdues i kristianizmit, jo Shėn Pjetri. Prandaj tė gjithė kėta mjeshtėr tė mėdhenj, tė fshehtė, por dhe kalorės tė kristianizmit ishin nė dijeni tė kėtij mashtrimi tė madh tė asaj kohe.
Mund tė na tregoni diēka pėr simbolet “tempullare” dhe instrumentet figurativė qė keni pėrdorur?
Simbole tė tilla si trėndafili, shpata, ku trėndafili qėndron nė qendėr tė shpatės atje ku formohet nė qendėr kryqi janė simbole tė kristianizmit mesjetar dhe tė rilindjes, tė tempullarėve tė asaj kohe dhe kėtė simbole janė vendosur pėr tė pėrēuar idenė se Skėnderbeu ka qenė njė tempullar, sepse ka elementin e dashurisė dhe rinor pėr jetėn dhe pėr misteret.
Ēfarė vendi zė, Skėnderbeu nė rrafshin historik?
Duke marrė spunto nga pėrkrenarja e Skėnderbeut ne mund t'i veshim shumė elementė tė tjerė dhe na shpjegohet shumė qartė figura mistike e Skėnderbeut; njė figurė aq absurde sa nganjėherė na ka bėrė tė jemi edhe antishqiptarė ndaj asaj figure. Nė fakt, ne duhet tė polemizojmė me tė vėrtetėn, jo me injorancėn, domethėnė t'i shtojmė elementėt esencialė Skėnderbeut si kalorės. Cilėsitė e tij ishin tė veēanta dhe tė rralla, prandaj ėshtė njė figurė qė rilindėsit e kėrkuan, e vlerėsuan jo pėr motive thjesht patriotike, por, sepse ishte e vetmja figurė, qė mund t'i referoheshin nė histori, ashtu si Skėnderbeu mė pėrpara mund t'i referohej ilirėve dhe Teutės, e cila nė pikturė qėndron sipėr; njė nudo e shtrirė nė tempullin e vet tė historisė, por edhe si figurė frymėzuese e kalorėsve tė asaj kohe.

Skėnderbeu dhe historia mistike

“Duke marrė spunto nga pėrkrenarja, ne mund t’i veshim Skėnderbeut shumė elementė tė tjerė. Kjo na shpjegohet shumė qartė te figura mistike e Skėnderbeut; njė figurė aq absurde sa nganjėherė na ka bėrė tė jemi edhe antishqiptarė ndaj asaj figure. Nė fakt, ne duhet tė polemizojmė me tė vėrtetėn, jo me injorancėn domethėnė t’i shtojmė elementėt esencialė Skėnderbeut si kalorės”, thotė prof. Mihallaq Xhavo, duke shtuar se cilėsitė e Skėnderbeut ishin tė veēanta dhe tė rralla. “Prandaj ėshtė njė figurė qė rilindėsit e kėrkuan, e vlerėsuan jo pėr motive thjesht patriotike, por, sepse ishte e vetmja figurė, qė mund t’i referoheshin nė histori. Jam pėrpjekur tė sjell historinė e Shqipėrisė nė pikėpamjen jo thjesht dokumentare, zyrtare dhe materialiste. Ēdo gjė reale sipėr tokės ka dy histori: historinė e fshehtė, mistike dhe historinė e dokumentuar pėr masat. Nė gjithė botėn po rishikohen figurat historike, nė gjithė botėn historia zyrtare po pasurohet me historinė mistike, okulte dhe po shihen si tė vėrteta disa gjėra qė deri dje ishin dėnuar gabimisht.
Historia jonė ka mohim tė kėtyre vlerave. Ato nuk ėshtė se janė kritikuar, por tek ne nuk janė vėnė re asnjėherė. Dhe ne po pretendojmė t'i vemė nė dukje duke marrė spunto nga njė kulturė universale iluministe. Ėshtė njė shekull i zhvillimeve tė mėdha nė kėtė fushė.”


 
 Profili  
 
 Tema e postimit: Re: Heroi ynė Kombėtar, Gjergj Kastrioti - Skėnderbeu
PostPostuar: 09/06/2008 10:14 
Jo në linjë
Anėtar shumė aktiv
Anėtar shumė aktiv

Antarësuar: 21/08/2007 15:41
Postimet: 524
Kodi i fshehtė i pėrkrenares sė Skenderbeut


08/06/2008 - Gazeta Shqiptare (Milosao)
• Prof. Mihallaq Zhavo

Perkrenarja e Skenderbeut ėshtė bėrė tani pjesė e pandashme e heroit, aq organike sa nuk ka figurė historike qė mund tė krahasohet. Ajo merrr vlera studimore edhe pėr shkak tė varfėrisė sė relikeve qė e shoqėrojnė figurėn e Gjergj Kastriotit. Sot ne kemi mundėsi tė reflektijmė ndryshe pėr tė gjithė kulturėn zyrtare shqipėtare ku historizimi i vlerave esenciale tė personaliteteve dhe tė gjuhės sonė ėshtė shpesh njė arritje antikombėtare e bėrė nga mjerimi ideollogjik i profesorėve rrogtarė. Rakitizmi kultural i historianėve zyrtarė sot nė tė gjithė botėn ėshtė pengesė pėr zgjidhjen e shumė enigmave tė sė kaluarės. Antikja dhe e vjetra po bėhen mė enigmatike se kurrė nga kultura alternative qė po trondit dogmat e katedrave universitare me materiale tė mbajtur sekret mė parė.
Tė mos mjaftohemi kurrė me aq sa dimė pėr tė shkuarėn e pėr mė tepėr pėr figurat mitike si Skėnderbeu. Madhėshtia e tyre, pėrfshin plane tė dukshme e tė padukshme, nganjėherė misterioze sepse pemėt madhėshtore i largojnė rrėnjėt dhe i fshehin aq larg sa mendėsia e njė lulelakre nuk mund t’i imagjinojė. Nuk ėshtė meritė e jona asnjė zbulim i ri mbi Skėnderbeun, por e dritės qė ai ka rrezatuar e vazhdon tė rrezatojė pėr tė plotėsuar madhėshtinė e tij tė pa kuptuar plotėsisht edhe shpesh tė pėrfolur nga plebejt e historisė.
Historianėt qė kanė kontribuar deri tani nė njohjen dhe modelimin e figurės sė Skėnderbeut vijnė nga fusha tė ndryshme por me bazė tė njėjtė, qė ėshte rikrijimi nėpėrmjet fakteve i njė realiteti sa mė konkret informativ mbi tė. Pra, ata mund ta rikrijojne realitetin mbi Skėnderbeut pėr aq sa kuptojnė pėr reale, pėr aq sa ne dimė pėr kėtė botė ku jetojmė. Historiani profesionist kėrkon tė hetojė tė shkuarėn me mėndjen e tij tė pėrshpejtuar moderne, pa kuptuar se historinė e kanė krijuar njerėz mbi nivelin mendor tė tij. Historinė nuk e kanė bėrė studiuesit e historisė, por ato qė zoteronin mistere dhe tė vėrteta qė nuk mund ti pėrballojė dot historiani. Kėtu do tė pėrmendim faktin qė pikėrisht pėr historinė ato nuk preokupoheshin fare duke e konsideruar si fushė ku nuk mund tė trasmetohen mesazhe tė dobishme. Misteri ishte dija e tyre e pėrcjellur nė kode pikėrisht qė kureshtarė si profesorėt e sotėm tė mos e profanizonin e ta deformonin. Sekreti ishte mėnyra e tyre pėr komunikim sepse pėr tė kuptuar tė vėrtetėn kozmike duhet njė pregatitje gati mbi njerėzore. Mafton tė mendojmė se sot nė erėn e informacionit, opinioni publik di shumė pak pėr mekanizmat e vėrtetė qė lėvizin botėn e sotme pėr mos thėnė qė ka mekanizma tė krijuar me qėllim qė ta devijojnė e ta gėnjejnė atė. Sa zhgėnjyese ėshtė ideja se ajo qė manifestohet, ėshtė e vėrtetė aq mė tepėr kur flitet pėr tė vėrteta historike. Historisė i mbetet vetėm pluhuri i ngjarjeve, hiri i asaj qė ishte dhe t’i besosh ose tė mjaftohesh me historinė zyrtare, pozitiviste, do tė thotė ta marrėsh hirin pėr dru tė padjegur. Sa e mjeruar duket arroganca e historianit materialist shqiptar qė trasfornon misterin e jetės nė fakt historik tė pėrshtatėshėm pėr teoritė e tij ideologjike.
***
Sot ekziston njė okultizėm teknologjik, okultizėm bankar dhe monopolizėm shkencor, ky ėshtė misteri i kohės sonė moderne. Nė Mesjetė dhe nė Rilindjen Europiane ekzistonte njė mister tjetėr, ai i mistikėve, tempullarėve, alkimistėve dhe i ndėrtuesve tė katedraleve. Kjo botė u rrezikua nga dyndjet osmane dhe Gjergj Kastrioti, si fisnik i asaj kohe, rrjedhimisht i ndėrgjegjshėm pėr vlerat e saj, e mbrojti me vetėdije kėtė kulturė. Po tė pėrdorim njė llogjikė tjetėr ultra historike ai ishte nga tė fundit tempullarė, ishte pjesė e atij organizimi gjigand evropian i mjeshtrave qė nuk njohin kohėn, i dijes mistike tė alkimistėve ku edhe fisnikėt shqiptarė tė mesjetės mund tė kenė pasur pėrvojat e tyre jo mė pak inferiore se ato evropiane. Familjet e prinave tė mesjetės njiheshin si tė tillė pėr nivelin e kuptimit dhe ruajtjes sė dijeve arkane. Princat shqipėtarė tė atyre kohėrave bėnin pjesė nė zinxhirin e madh europian. Ruajtja e sekreteve ishte njė nga cilėsitė e tyre prandaj gjenden pak materiale lehtėsisht tė kuptueshme pėr tė gjithė.
Kjo fushė ėshtė njė pjesė e historisė sė Evropės mjaft e fshehtė me njė llogjikė tė veēantė kėrkimi me vlera shumė specifike por edhe e denigruar shumė nga pozitivizmi dhe materializmi i shekujve tė fundit, viktimė e tė cilės janė edhe njė pjesė e historianėve. Nė kėtė fushė mund tė hyet nėpėrmjet simboleve dhe gjuhės sė tyre, aq e dashur pėr mendimtarėt e asaj kohe. Ata flisnin me gjuhėn e analogjisė sė kodeve, stemave, qė i vendosnin nė veshjet e tyre, nė pėrkrenaret e tyre, qė tregonin gradėn e caktuar tė evoluimit nė dijen, artin e madh tė asaj shkence mistike mbarėevropiane, qė ishte edhe faktori i vėrtetė i bashkimit tė asaj Evrope. Kudo qė shkonte njė kalorės, mbret, nė rastin tonė Skėnderbeu, paraqiste simbolet e tij tė fisnikėrisė qė kishin njė gjuhė universale, gjuhė e njohur nga fisnikėt por jo nga masat e popullsisė. Pėrkrenarja ishte njė objekt me funksion tė tillė se praktikisht nuk mund tė mbahet nė kokė.
***
Njohėsit, gnostikėt ishin mjeshtra tė dijes sė asaj kohe, tė dijes arkane (dije sekrete tė antikitetit) tė shkallėzuar sipas nivelit tė njohjes nė fusha si ajo e astronomisė, astrollogjisė, matematikės, alkimisė. Pėr kulturėn e shumė studiuesve tanė pro fesionistė, alkimia ėshtė karikatura e kimisė. Por le ta gėzojnė ata injorancėn e tyre, alkimia e asaj kohe ishte shkenca e evoluimit total tė njeriut nėpėrmjet njė disipline tė caktuar, sekrete, privilegj i kastave fisnike. Metalet qė ata kthenin nė ar dhe guri filozofik i tyre ishte realizimi i vetėdijes totale, rezatuese dhe hyjnore. Njohja e kėtyre sekreteve atje ėshtė shumė e vėshtirė edhe pėr faktin se kjo dije pėrdor me qėllim njė gjuhė tė kodifikuar pėr tė devijuar kuriozėt e sipėrfaqshėm. Atje ku mundi por edhe dėshira e ndryshimit tė vetvehtes, transformimit tė unit, ėshtė premisė e parė qė ato sekrete tė dorėzohen shkallė- shkallė.
Kastriotėt, midis lindjes dhe perėndimit, mbanin stemėn e shqipes me dy kokė por e veēanta ėshtė se Skėnderbeu mbajti veē saj, si personale, pėrkrenaren e famshme tė tij. Ēfarė do tė thotė ai me ato dy brirėt e cjapit? Kujt i drejtohej ai me ato simbole surrealiste dhe pėrse fisnikė tė tjerė shqiptarė pas tij ose njėkohėsisht me tė nuk e mbanin atė simbol? Mos ndoshta duheshin merita tė caktuara pėr tė mbajtur njė pėrkrenare me tė tilla simbole? Pėrse kjo pėrkrenare u transportua brez pas brezi dhe u ruajt nė muzeun e Vienės? Nė njė moment tė historisė sonė tė diturit mud tė kenė munguar nė kėto troje, por nėpėr Europė kanė ditur tė fshihen dhe tė mbijetojnė.

Po t’i hedhim njė sy Mesjetės me respekt pėr dijet dhe kulturat e saj, pa arrogancėn e tė diturit modern dhe po ta pranojmė si tė mirėqenė filozofinė e asaj kohe do tė zbulohen koiēidenca interesante. Duke pėrdorur edhe ne analogjinė si metode studimi (ndėrkohė qė antikėt e pėrdornin si metodė njohėse) do tė vėmė re se nga astrologėt e asaj kohe shenjat astrologjike kishin tė bėnin me njė domethėnie tė caktuar qė lidhej me nivelin e dijes dhe llojit tė planetit qė e dominon atė. Pėr ta, pra pėr mjeshtra nė nivele tė larta tė alkimisė dhe astrologjisė, dihej se ai qė dominonte shenjėn e vėshtirė tė Saturnit ishte kalorės i dijes nė nivel shumė tė lartė dhe pėr rrjedhojė mbante simbole nė funksion tė gradės, nė rastin tonė bricjapin. Dijetarė dhe alkimistė tė asaj kohe e dinin midis tyre se kapuēi i tejzgjatur dhe i pėrkulur qė ata mbanin, simbolizonte bricjapin dhe i lejohej ta mbanin vetėm ata qė nė rrugėn e njohjes Arkane dhe Ermetiste tė kohės e njihnin misterin e rimishėrimit. Kjo dije shpesh e luftuar nga Kisha zyrtare, por edhe nga islamizmi zyrtar qė kanė deformuar vlerat e Mesjetės dhe pėr qėllime dogme kanė errėsuar vlerat e atyre qė dija i grinte mbi lindjen dhe perėndimin, njohėsit e tė vėrtetave kozmike.
Rėndėsia e veēantė dhe njėkohėsisht sekrete e kėsaj shenje zodiakale, pra e bricjapit vjen nga lidhja e saj me Saturnin. Nga ky planet sipas Ermetistėve evropianė edhe lindorė shpirti fillon rrugėn e tij drejt rilindjes, rimishėrimit dhe duke kaluar sferat planetare arrin Hėnėn ku ndalon pėr tė parė kozmosin nė pritje tė momentit dhe horoskopit tė pėrshtatshėm, nėse mund tė shprehemi kėshtu, pėr tė rilindur nė botėn e mishit e tė kockės. Simboli i bricjapit ka qėnė i pėrdorur me kėtė kuptim edhe nė Orient, por nė Perėndim ėshtė reduktuar nė figurėn e cjapit. Nė Mesjetė zakonisht ishte edhe njė kombinim cjap-peshk (Saturni-Hėna). Nė kristianizmin e herėshėm Krishti u prezantonte nė imazhe fetare simbolikisht si peshk. Ai superoi e sfidoi vdekjen. Nė imazhet mė antike babiloneze prezantohet njė cjap me bishtin e njė peshku. Ky kombinim i dyfishtė kishte njė domethėnie tė thellė Arkane. Bricjapi mbretėron nė tė vėrtetė si mbi njeriun e brendshėm ashtu edhe mbi atė tė jashtėm, pra simbas mentalitetit tė asaj kohe njeriu Bricjap simbolizon bashkimin e strukturės sė brendshme me tė jashtmen. Arritja e kėtij uniteti ishte qėllimi i shkollave antike dhe mesjetare. Bricjapi udhėhiqet nga Saturni, zoti i kohės, prandaj nė Antikitet kjo lidhet edhe me shpatėn, qė mbron jetėn e dominon vdekjen. Njė gravurė veneciane e paraqet Gjergjin me shpatė nė dorė dhe me pėrkrenaren tė mbėshtetur nė tokė. Ekziston njė lidhje midis ndėrtuesve tė katedraleve dhe Bricjapit, strukturave tė mėdha arkitektonike e tė numerologjisė indiane, misteret Arkane tė Bricjapit ato i quanin “makara”.
Kjo ishte zgjuarsia Arkane e Tempullarėve, mbrojtėsve tė Kristianizmit tė vėrtetė qė nuk ka qėnė as lindor as perėndimor ne esencėn e tij. Mund tė kujtojmė se Evropa e hershme dhe e sotme e njeh Gjergj Kastriotin si mbrojtės tė Kristianizmit, i vetėdijshėm edhe pėr vlerat mistike-ezoterike tė tij.
Nė sistemet Kabalistike, nė simbolet e letrave tė tarokut, gjejmė pėrseri cjapin dhe e gjithė kjo do tė mbetej njė lojė koiēidencash absurde po tė mos pėrdorim teknologjinė e tė menduarit tė asaj kohe, analogjinė qė na fton t’i shikojmė me shumė kuriozitet e vėmendje simbolet e pėrkrenares sė Skėnderbeut. Ne nuk na intereson se dikush i beson ose jo kėto teori mesjetare, por jemi tė sigurtė se me kėto mendėsi lindnin edhe vdisnin njerėzit e asaj kohe.
***
Pėr pėrkrenaren e Skėnderbeut ka shume fabula e histori pėrsa i takon dhisė sė zgjedhur nga ai si simbol. Pėr na duken jo fort bindėse po tė kemi parasysh pėrgjegjėsinė e simboleve nė atė kohė dhe kotėsinė e tregimit tė kėtyre pėrrallėzave popullore nė oborret fisnikėrore tė Evropės. Siē e dimė ishte njė Evropė kristiane me themele tė dijes mistike ku respekti dhe njohja qė Skėnderbeu gjente nė ato oborre vinte nga kėto vlera tė dijes qė ai pa tjetėr duhet t’i zotėronte. Ai mbante simbolin e cjapit pėr ato motive tė vlefshme okulte qė pėrmendėm, nė shenjė grade dhe respekti, ai pėrfaqėsonte shkollėn shqiptare okulte, njohėse dhe trasmetuese e traditės sė mistereve po aq antike sa vetė shqiptarėt. Pas tij kjo shkollė ezoterike shkrihet.
Qė atėherė nė nuk e gjejmė mė tė pėrdorur simbolin e cjapit ose dhisė dhe qė atėhere u ēorodit dhe humbi vula antike e shqiptarėve e kėrkuar, dhe dėshiruar mė vonė nga tė gjithė patriotėt.


 
 Profili  
 
 Tema e postimit: Re: Heroi ynė Kombėtar, Gjergj Kastrioti - Skėnderbeu
PostPostuar: 31/07/2008 12:40 
Jo në linjë
Anėtar shumė aktiv
Anėtar shumė aktiv

Antarësuar: 21/08/2007 15:41
Postimet: 524
Lidhjet familjare tė kastriotėve dhe Mamica

Prof. as. dr. Luan Malltezi- Revista UNIVERS, Viti 2006, Nr.VIII

Pėr njerėzit e afėrt tė Skėnderbeut, pėr vėllezėrit dhe motrat e tij burimet arkivore janė tė pakta. Tė dhėnat mė tė shumta vijnė nga Marin Barleti,[1] Gjon Muzaka,[2] Dhimitėr Frangu[3] dhe autorė tė mėvonshėm, si Giorgio Biemmi,[4] qė janė nė fakt edhe historianėt e parė tė Skėnderbeut.

Mamica Kastriotin, burimet arkivore tė Venedikut e pėrmendin vetėm njė herė, pas vdekjes sė Skėnderbeut, mė 2 qershor 1469. Njoftimi qė japin pėr atė ėshtė me interes dhe pėr kėtė do tė bėjmė fjalė mė poshtė.

***



Mamica ishte motra e vogėl e Skėnderbeut. Barleti e pėrmend atė pėr herė tė parė, kur flet pėr Gjon Kastriotin, zotėrimet dhe familjen e tij.

“Gjatė kėsaj kohe nė Epir, shkruan ai, shquhej ndėrmjet mbretėrve tė vegjėl dhe princėrve tė tjerė emri mjaft fisnik i Gjon Kastriotit pėr sundimin e tij si nė qytete tė tjera, si nė Krujė veēanėrisht”.[5] “Krerėt e fisit tė Kastriotėve, vijon Barleti, kanė rrjedhur nga Mati, prej njė dere fisnike dhe kanė sunduar nė Epir me lavdi e fatbardhėsi. Mbi kėta tė gjithė, ishte Gjoni ai qė spikati pėr urtėsi, rėndėsi, e shpirtmadhėsi tė paepur, pastaj edhe pėr virtyte tė tjera, si dhe pėr bukurinė e rrallė tė trupit. Gruaja e tij kishte emrin Vojsavė, atė e bėnin jo tė padenjė pėr atė burrė; nga njėra anė i ati shumė fisnik, princi i tribalėve, aga ana tjetėr bukuria, sjellja dhe shpirti i saj i lartė pėrmbi natyrėn e femrės. Asaj mund t’i bėhen lavdėrime, ndoshta jo mė tė vogla edhe pėr filizat e rinj; me tė drejtė, pėrmenden zakonisht gratė, Mara, Jella, Angjelina, Vlajka, Mamica, nga ana tjetėr meshkujt: Reposhi, Stanishi, Kostandini dhe Gjergji”.[6] Mė i vogli ishte “Gjergji, tė cilit mė vonė tek barbarėt ... iu dha emri Skėnderbeg”.[7]

Motrat e Mamicės: Mara, Jella, Angjelina,Vlajka ishin martuar.

“ I ati, Gjoni, para se tė ndahej kėsaj jete, shkruan Barleti, i kishte martuar gjithė tė bijat me princėr e bujarė tė ndryshėm, tė vendit me pėrjashtim tė Mamicės”.[8]

Mara ishte martuar mė Stefan Cernojeviqin, sundimtarin e Malit tė Zi. Barleti njofton se ata kishin lindur “fėmijė”. Stefan Cernojeviqi mbeti njė aleat i Skėnderbeut. Ai pėrshėndeti atė kur u kthye nė Shqipėri dhe mori pjesė nė Kuvendin e Lezhės, tė organizuar nga Skėnderbeu mė 2 mars 1444.[9]

Motra tjetėr, Jella, ishte martuar me Stres Balshėn dhe kishte dy fėmijė, Gjokun (Gioco) dhe Gjergjin. Tė dy kėta, nipėr tė Skėnderbeut, qenė komandantė tė besuar tė Skėnderbeut, por punėt me ta, nė fakt rrodhėn ndryshe. Gjergji, nė tetor 1456, u shiti turqve pėr 30 mijė dukatė ar Modricėn, kėshtjellėn e kufirit nė Dibėr. Ai u pėrpoq tė fshehė kėtė akt, duke thėnė se turqit e morėn atė me dredhi. Skėnderbeu e dėrgoi atė nė burgjet e Mbretėrisė sė Napolit.[10]

Angjelina ishte martuar me Vladen Golem Aranititin. Ajo kishte njė djalė qė njihej me emrin Muzaku i Angjelinės.[11] Muzaku i Angjelinės mbante edhe njė emėr tjetėr, (qė vinte nga i ati), Golem Arianiti.[12] Muzaka i Angjelinės, sipas Barletit, ishte “njė burrė i pashoq pėr mjeshtėritė e luftės”.[13] Ky pati njė fat tė keq. Ai u kap rob nga Ballaban pasha dhe u rop i gjallė nga sulltani.[14]

Motra tjetėr, Vlaika, ishte martuar me Gjin Muzakėn,[15] i cili, pati, po ashtu, njė fund tragjik. Ai u zu rob bashkė me Muzakėn e Angjelinės nga Ballabani dhe u rop i gjallė me urdhėr tė sulltan Mehmetit II pėr pesėmbėdhjetė ditė me radhė, derisa dha shpirt me mundim.[16]

Pas vdekjes sė Gjon Kastritotit, Mamica jetonte me Vojsavėn, “e cila, bashkė mė tė bijėn Mamicė, ishte e vetmja qė mbeti gjallė pas burrit nė shtėpi, nga gėrmadhat e asaj mbretėrie fatkeqe, iu caktua, me urdhėr tė Tiranit, nuk e dij ē’tokė nė Mat pėr t’u ushqyer e pėr tė mbajtur gjallė shpirtin e saj prej plake”.[17]

Barleti nuk sqaron nėse Vojsava ishte gjallė kur u kthye Skėnderbeu nė Shqipėri, nė nėntor tė vitit 1443.

“Disa thonė se kjo vdiq para se i biri tė arrinte nė Epir, e vyshkur, e mbaruar nga pleqėria, duke lėnė pas tė bijėn, e cila kishte qėndruar vazhdimisht virgjėreshė dhe e pamartuar”.[18]

Mamica u martua nga Skėndebeu me Muzak Topinė.[19]

Martesėn e Mamicės me Muzak Topinė e pėrmend edhe Gjon Muzaka, njė fisnik i vjetėr nga familja e Muzakajve dhe bashkėluftėtar i Skėnderbeut. Ai e pėrmend atė nė “Gjenealogjinė e familjes sė tij ”, tė cilėn e shkruajti nė vitin 1510 nė Napoli, ku gjendej i mėrguar.[20] Gjon Muzaka e pėrmend kėtė martesė disa herė dhe kėtė e bėn pėr njė arsye tė rėndėsishme: Muzak Topia ishte i martuar. Gruaja e tij quhej “sinjora Zanfina ose Suina”.[21] Ai kishte me tė dy fėmijė. Nga kėto tė dhėna, kuptohet se martesa e Mamicės me Muzak Topinė kishte karakter tė rėndėsishėm politik. Kjo martesė duhej t’i shėrbente forcimit tė aleancave dhe lidhjeve tė Skėnderbeut me zotėrinjtė kryesorė tė vendit.

Prishja e martesės sė Zanfinės me Muzak Topinė bėri pėrshtypje tė madhe. Gjon Muzaka qė tregon kėtė ngjarje, shkruan se Skėnderbeu e prishi kėtė martesė, duke mos marrė parasysh “as Zotin dhe as gjė tjetėr dhe as fėmijėt qė ata kishin”.[22]

Pas ndarjes, Zanfina u martua me Moisi Golemin (Moise Comino Aranitj). Moisiu ishte njė nga bashkėluftėtarėt kryesorė tė Skėnderbeut. Barleti shkruan se ai kishte lindur nė “Valm”[23] (Elbasan), ndėrsa Frangu shėnon “se ishte prej Dibrės sė Sipėrme”.[24]

Moisiu qėndronte nė Dibėr si komandant i kufirit,[25] prandaj njerėzit e quanin edhe Mosiu “i Dibrės”.[26] Nė Dibėr, Skėnderbeu “i kishte dhuruar atij shumė prona dhe njė pjesė tė madhe tė vendit”.[27] Moisiu ishte shquar si komandant nė tė gjitha betejat e Skėnderbeut. Frangu shkruan se ai nderohej nga Skėnderbeu “pėr shkak tė virtyteve dhe aftėsive tė veta”.[28]

Moisiu rridhte nga dera feudale e Arianitėve. Sipas Barletit, ai ishte i biri i Muzakut, (Mosachi) i cili ishte vėlla i Gjergj Aranitit (Signor Arainiti Comninato),[29] vjehrrit tė Skėnderbeut.[30]

Nga martesa me Zanfinėn, Moisiu pati dy fėmijė, Andrean dhe vajzėn Yella. Yella u martua mė pas me Gjergj Cernojeviqin.[31]

Moisiu pati njė histori tė veēantė.

Pas betejės sė Beratit (1455), ai kaloi nga turqit,[32] Sipas Barletit, ai veproi kėshtu sepse kėtė drejtim kishte marrė tani edhe fati i luftės.

Ikjen e Mosiut tek turqit e tregon edhe Frangu. “Moisiu, shkruan ai, nuk shpresonte mė qė Skėnderbeu tė qe nė gjendje tė mbronte vendin. Kėshtu dhe nisi ta konsideronte kaq tė pazotin Skėnderbeun, sa, mė nė fund, e braktisi, la detyrėn qė mbante dhe shkoi me vrap tek turku, tė cilit i ofroi shėrbimin e vet pėr ta shporrur Skėnderbeun”. [33]

Moisiu shkoi tek sulltani me 15 trima tė tij.[34]

Ikja e Moisiut u pėrjetua rėndė nga Skėnderbeu.[35] Barleti, Biemmi dhe historianė tė tjerė tė vjetėr shkruajnė se Moisiu erdhi kundėr Skėnderbeut nė krye tė njė ushtrie osmane,[36] por u mund prej tij[37] nė betejėn qė zhvilloi nė Dibrėn e poshtme, mė 19 maj 1456.[38]

Mė pas Moisiu u pendua dhe u kthye tek Skėnderbeu.[39] Ai i kėrkojė ndjesė publikisht, duke i rėnė nė kėmbė me litar nė qafė.[40] Skėnderbeu e ngriti nė kėmbė, i ktheu pronat e sekuestruara dhe e caktoi detyrėn e mėparshėme.[41]

Gjon Muzaka e tregon pak mė ndryshe historinė tij. Moisiu iku prej Skėnderbeut sepse ky i fundit po shtinte nė dorė tė vet pjesė tė zotėrimeve tė tij, (Moisiut).[42] Kėtė kritikė Muzaka e pėrsėrit disa herė. Skėndėrbeu po vepronte kėshtu edhe me disa sundimtarė, tė tjerė tė vendit, siē ishin Balshajt, Muzakajt etj.[43]

Kthimi i Moisiut duket se u kėrkua nga vetė Skėnderbeu,[44] pėr shkak tė lidhjeve tė shumta qė kishte Moisiu me Dibrėn. Pas kthimit, Moisiu shėrbeu me besnikėri. Ai pati njė fund tragjik nė luftė. Barleti tregon se Moisiu bashkė me disa komandantė tė tjerė kishte sulmuar Ballaban pashėn, duke u futur thellė nė radhėt e tij nė Vajkal. Mė pas, ata u gjenden tė rrethuar prej turqve dhe u zunė rob. Ballabani, i dėrgoi ata tė lidhur tek sulltani. Skėnderbeu i ofroi sulltanit para pėr lirimin e tyre, por ai nuk pranoi. Sulltani urdhėroi qė ata tė rripeshin tė gjallė, derisa tė jepnin shpirt. Rob me Moisiun kishin rėnė edhe Gjuric Vladeni, Muzaku i Angjelinės, Gjin Muzaka, Gjon Perlati, Nikollė Berisha, Gjergj Kuka, Gjin Maneshi.[45]

Dhe tė kthehemi tani pėrsėri tek Mamica.

Kush ishte i shoqi i saj, Muzak Topia, nga cila familje e madhe e vendit vinte ai?

Barleti, Muzaka, Frangu, Biemmi nuk thonė gjė pėr kėtė. Ne mendojmė se ai duhet tė ketė qenė i biri i Andrea Topisė. Themi kėshtu sepse Barleti pėrmend se Andrea pati dy fėmijė, njėri nga tė cilėt quhej “Muzak Topia”. Andrea Topia ishte njė nga sundimtarėt mė nė zė nė Shqipėrinė e Mesme.[46] Nė kohėn e Skėnderbeut ai ishte i vjetėr nė moshė, por gėzonte, sipas Barletit, njė autoritet tė madh tek shqiptarėt.[47] Njoftimi i Barletit pėr tė ėshtė i saktė. Andrea Topia pėrmendet nė burimet arkivore tė Perėndimit si udhėheqės i njė prej kryengritjeve mė tė fuqishme antiosmane nė vitet 30.[48]

Sipas Barletit, Andrea Topia mori pjesė nė Kuvendin e Lezhės. Kėtu ai solli me vete tė dy djemtė e tij: Muzak Topinė dhe Komin Topinė, si dhe nipin, Tanushin.[49]

Gjon Muzaka tregon se i shoqi i Mamicės, Muzak Topia, mbante edhe njė emėr tė dytė “Karl Muzaka”.[50] “Zoti Karl Topia”, sipas Gjon Muzakės, zotėronte tė dy Skurjet, “Fisina e Blevisti”, nė Tiranėn e Vogėl, Krrabėn (Conabi) dhe Farkėn ( Fuorcha).[51]

Martesa e Mamicės, tė cilėn e tregon vetėm Biemmi, ėshtė njė histori mė vete. Martesa u bė mė 26 janar 1445 nė “Musachiana” njė vend qė ndodhej, sipas Nolit, midis Durrėsit dhe Krujės.[52] Nė dasmė ishin ftuar tė gjithė “princėrit” dhe krerėt e vendit. Midis tė ftuarve, ndodheshin Lekė Dukagjini dhe Zaharia Altisfero, (Lekė Zaharia), zot i Danjės. Tė dy kėta dashuronin Irenėn, (Jerina), vajzėn e vetme tė Gjergj Dushmanit tė Zadrimės. Nė prani tė Irenės sė “bukur”,[53] qė qėndronte aty me tė jatin, trimat e dashuruar e patėn tė vėshtirė tė kalonin dasmėn nė qetėsi. Sherri qė plasi midis tyre u bė i vėshtirė sidomos, kur u futėn nė kėtė grindje edhe trimat qė i shoqėronin. Pėr tė ndarė zotėrinjtė qė kishin rrėmbyer shpatat, ndėrhynė Vrana Konti dhe Vladan Gjurica, por tė dy mbetėn tė plagosur lehtė, i pari nė krah dhe i dyti nė kokė. Pas tėrheqies sė tyre, sherri tashmė vazhdoi i tėrbuar midis palėve. Nė fillim punėt po shkonin mirė pėr Lekėn, por kjo situatė ndryshoi kur Zakaria mundi tė hidhet mbi tė dhe t’a shembė pėrdhe me njė goditje tė rėndė arme ( da un graue colpo di lancia).[54]

Pas kėsaj Vrana Konti dhe Vladan Gjurica, ndėrhynė dhe i dhanė fund konfliktit tė pėrgjakshėm. Pamja qė mbeti para dasmorėve pas kėsaj kasaphane, ishte e rėndė. Nė sheshin e dasmės kishin mbetur 105 tė vrarė dhe 150 tė plagosur.[55] Ky konflikt ndodhi, sepse Skėnderbeu ishte larguar nga dasma, qė shqiptarėt e kishin zakon ta vazhdonin “disa ditė me radhė”. [56]

Pas martesės me Mamicėn, Muzak Topia, tashmė “kunat i Skėnderbeut”, hyri nė marrėdhėnie dhe lidhje tė ngushtė me tė. Barleti, Biemmi si dhe burime tė tjera e pėrmendin atė si njė nga udhėheqėsit kryesorė tė luftės dhe komandant tė besuar tė Skėnderbeut. Madje, burimet njoftojnė se Muzak Topia u caktua nga Skėnderbeu edhe tė ndiqte detyrėn e vėshtirė tė martesės sė tij me tė bijėn e Gjergj Aranitit.[57]

Sipas Gjon Muzakės, qė njihte mirė familjet fisnike tė kohės, Mamica pati me Muzak Topinė katėr djem dhe dy vajza.[58] Nga kėta fėmijė, njohim vetėm njėrėn vajzė, me emrin Jellė, (Yela). Kjo u martua me zotin Andrea Muzaka (Andrea Mosachi). Djemtė e Mamicės, sipas Gjon Muzakės, u bėnė “turq”.[59]

Muzak Topia pati njė fund tragjik nė luftė.

Ai mori pjesė me Skėnderbeun nė fushatėn pėr pushtimin e Beratit 1455.

Tre ditė pas fillimit tė fushatės, turqit kėrkuan “njė muaj kohė armėpushim” pėr tė dorėzuar kėshtjellėn.[60] Skėnderbeu kėrkoi ta dorėzonin pėr pesėmbėdhjetė ditė.[61] Pas kėsaj, Skėnderbeu la, nė fushėn pėrreth kėshtjellės, si komandant Muzak Topinė dhe Tanushin, si dhe “vendosi 25 ushtarė “mbi njė farė mali jo larg” pėr tė vrojtuar armikun.[62] Pėr tė rregulluar vendosjen e ushtrisė nė vapėn e atij viti, ai me njė pjesė tė ushtrisė (3000 mijė kalorės dhe 1000 kėmbėsorė) zuri “malin pranė” afėr qytetit.[63] Skėnderbeu porositi Muzakėn dhe Tanushin “qė ta zhvendosnin kampin dhe ushtrinė qė mbeti nė fushė”.[64]

Turqit njoftuan sulltanin dhe kėrkuan ndihmė. Ushtria qė u dėrgua nga sulltani, bėri kėrdi mbi shqiptarėt e zėnė nė befasi.[65] Barleti qė nė pėrgjithėsi zvogėlon humbjet e shqiptarėvė nė luftė kundėr osmanėve, shkruan se nė kėtė betejė shqiptarėt patėn njė humbje tė rėndė.

“Nė atė betejė, njofton ai, u vranė nga tanėt 5 mijė vetė, tre mijė kėmbėsorė, tė tjerėt kalorės. Tetėdhjetė u zunė tė gjallė.”[66] Shumė tė rėnė pėrmend edhe Frangu. “Gjatė inspektimit tė ushtrisė, shkruan ai, Skėnderbeu - vuri re se nė radhėt e saj kish dy mijė kalorės dhe treqind kėmbėsorė tė masakruar, shumica tė ardhur nga Apulia, me Muzakėn, kushėririn e tij.[67] Nė betejėn e Beratit turqit kryen njė masakėr tė rėndė mbi shqiptarėt.

“Gjėja mė e fėlliqur dhe mė e shėmtuar” shkruan Barleti ishte kur ata filluan “t’i rripnin dhe t’i mbanin vetėm lėkurėn” ushtarėve tė cilėve i kėputnin kokėn tė gjallė”.[68]

Kėtė fat pėsoi edhe Muzak Topia.[69]

“Muzakės, shkruan Barleti, i qe destinuar jo vetėm koka pėr ēfarėdo shėmtimi dhe dhunimi, por edhe gjymtyrėt”.[70] Turqit i shqyen gjymtyrėt dhe i flakėn “nė tė katėr anėt e vendit, si tė ishin tė ndonjė hajduti tė urryer”.[71] Tė njėjtim fat pėsuan edhe luftėtarėt e tjerė tė Skėndebeut tė zėnė rob.

“Trupa tė tjerė, shkruan Barleti, u tėrhoqėn gjithashtu zvarrė nėpėr vendet dhe luginat pranė dhe i lanė pėr egėrsirat dhe shkabat, me qėllim qė tė mos pėsonin gjė ata tė qytetit nga qelbja”.[72]

Turqit mundėn ta bėnin kėtė kėrdi, shkruan Barleti, sepse “Kastrioti ishte shumė larg”.[73] Frangu shėnon se kjo betejė mund tė kishte shkuar shumė mė keq pėr shqiptarėt, po tė mos kishte ardhur mė pas Skėnderbeu dhe tė dėbonte turqit. Sipas tij, Skėnderbeu, mundi kėshtu “tė shpėtonte popullin nga kthetrat e vdekjes”.[74]

Tragjedia e Beratit tronditi vendin.

“Zija dhe kuja e kėsaj beteje, shkruan Barleti, jepnin e merrnin kudo: zonjat ishin veshur me tė zeza dhe shtėpitė ishin zhytur me lot e trishtim, duke pritur me tė vajtuar kufomat e tė vetėve pėr varrim”.[75]

Shqiptarėt nė mesjetė u bėnin nderime tė vdekurve. Kjo ishte njė traditė e vjetėr e vendit. Ata e kishin zakon qė “gjatė vajtimit, tė pėrmendeshin jo vetėm trimėria dhe veprat e shquara tė tė ndjerit, por edhe trimėritė e etėrve dhe gjithė kujtimet stėrgjyshore dhe lavdet e lashta tė familjes.[76]

Kėtė gjė bėri Mamica.

“Mamica, shkruan Barleti, pasi thirri, sipas zakonit tė gjindjes, shumė zonja, e nderoi varrimin e burrit pėr njė kohė tė gjatė me zi e lotė qė s’pushonin as ditė as natė”.[77]

Disfata e Beratit e tronditi rėndė Skėnderbeun.

Lufta qė ndėrmori pėr tė marrė Beratin, kishte pasur rėndėsi tė veēantė nė plan strategjik. Pėr tė zhvilluar kėtė betejė, ai kishte rėnė prej kohėsh nė marrėveshje me aleatin e tij, Mbretin e Napolit, Alfonsin V. Pėr kėtė betejė, ai kishte marrė prej tij ushtarė dhe mjete tė rėndėsishme lufte.[78] Pas disfatės, Skėnderbeu u kujdes pėr tė rikthyer nė Napoli ushtarėt napolitanė qė kishin shpėtuar pa u vrarė.[79]

Pas kėsaj, Skėnderbeu “shkoi menjėherė nė Muzakenė tek e motra me qėllim qė t’u jepte fund lotėve dhe tė kujdesej pėr mbretėrinė nė atė gjendje pikėllimi dhe rėnie shpirtėrore”.[80]

Barleti njofton se, pas vdekjes sė Muzak Topisė “si mbrojtės” i fėmijėve dhe “pasurisė sė tij” u caktua Topia, kushuri i Muzak Topisė.[81] Topia, “i qeverisi punėt e tyre ... me njė besnikėri dhe kujdes tė atillė qė asnjė kryetar familje...nuk mund ta tregonte mė tė madhe”.[82] “Titulli dhe nderi i mbretėrimit mbeti nė dorė” tė Mamica Kastriotit.[83]

Mamica, e nderoi burrin e saj “me njė ndjeshmėri dhe pastėrti tė shėnuar gjer nė vdekje”.[84] Sipas Barletit, kjo vinte jo vetėm pėr shkak “tė karakterit tė saj tė pėrmbajtur dhe tė qėndrueshėm” [85] por edhe prej kujtimit tė madh qė i kishte lėnė i shoqi.

“Humbja e Muzakės, shkruan Barleti, i dukej kėsaj gruaje mėndjelartė e pazėvendėsueshme”.[86] Burri i saj shquhej “pėr virtyte tė veēanta”.[87] Muzak Topia “ishte pajisur me zakone tė pėlqyeshme dhe me karakter tė ėmbėl”.[88]



*

* *



Mamica ka qenė njė grua e bukur[89] dhe e fortė. Ajo u shqua si njė zonjė e rėndė nė drejtimin e zotėrimit tė saj. Mamica, sipas Barletit, “tregoi njė maturi dhe shkathtėsi tė atillė qeverimi me pėrzemėrsi tė popullit, sa zor se ka qėnė dikur mė i madh nė atė vend bashkimi i qytetarėve, bindja e turmės sė papėrmbledhur...”.[90] Sipas Barletit, njė sjellje e tillė nga zotėrinjtė “ndodh shumė rrallė”.[91]

Mamica ka luajtur njė rol tė rėndėsishėm nė ngjarjet e kohės.

Ajo ishte njė grua e menēur dhe u shqua edhe si bashkėpunėtore e afėrt e Skėnderbeut.

“Mendja e ndritur e kėsaj gruaje, shkruan Barleti, mund tė admirohet sidomos pėr faktin qė Skėnderbeu e pėrdori atė shpesh si shoqe, me tė cilėn kėshillohej pėr punėt e veta”.[92]

Barleti dhe Frangu njoftojnė edhe njė rast konkret tė kėtij bashkėpunimi kur Skėnderbeu ndodhej nė luftė me Ballaban pashėn nė vitet 1465-1467. Skėnderbeu atėhere kishte korrur njė fitore ndaj tij, por ndėrkohė turqit kishin nisur “fshehurazi” nė Shqipėri Jakup Arnautin. Arnauti ishte me origjinė shqiptare. Ai ishte i biri i Teodor Muzakės, i cili kishte qenė zot i Beratit dhe i principatės sė Muzakajve. Mamica ndodhej atėherė nė Petrelė “bashkė me kohortėn dhe familjen e vet”.[93] Ndėrkohė ushtarėt e saj kapėn njė ushtar tė Jakup Arnautit dhe e morėn nė pyetje. Pas kėsaj, Mamica njoftoi Skėndebeun “me njė letėr”[94] me tė cilėn i bėnte tė ditur se turqit kishin nisur kundėr tij njė ushtri prej gjashtėmbėdhjetė mijė ushtarėsh me nė krye Jakup Arnautin.[95] Arnauti kishte hyrė nė Shqipėri (apo Epir - siē e quan Barleti) “pėrmes rrugės sė Beratit dhe i kishte ngulur ēadrat nė Tiranėn e Vogėl pranė lumit tė Erzenit.[96]

Pas vdekjes sė Skėnderbeut (17 janar 1468) pėr shqiptarėt erdhėn ditė tė vėshtira. Shumė zotėrinj tė vendit kishin rėnė tashmė nė luftė. “Tė rėnit nė luftė” tė zotėrinjve shqiptarė kishte filluar nė fakt qė nga fundi i shek XIV kur turqit filluan sulmet e tyre pėr pushtimin e vendit. Kur erdhi Skėnderbeu mė 1443 , shkruan mė 1510 nė kujtimet e tij Gjon Muzaka “zotėrinjtė e rinj tė Shqipėrisė ishin tė gjithė thuajse tė rėnė”.[97] Atėherė kishin mbetur tė gjallė zotėrinjt e vjetėr “Gjergj Araniti (Aranit Komneni), Koiko Balsha, Nikollė Dukagjini dhe Pal Dukagjini, Gjin Muzaka, Andrea Topia, Pjetėr Spani”. Shumė nga kėta, si Gjergj Araniti, Andrea Topia etj., kishin udhėhequr kryengritje tė mėdha antiosmane nė rininė e tyre. Rrjedhimisht kur erdhi Skėnderbeu dhe mori Krujėn, kėta zotėrinj, siē njofton Gjon Muzaka, “u gėzuan shumė”.[98] Nė Kuvendin e Lezhės (tė organizuar nga Skėndebeu), kėta zotėrinj e pėrkrahėn Skėnderbeun me tė gjithė forcat e tyre,[99] por me kohė edhe kėta zotėrinj vdiqėn njėri pas tjetrit. Sipas Gjon Muzakės, ata vdiqėn tė gjithė zėmėrplasur pėr shkak tė mjerimit dhe pasigurisė qė kishte sjellė kudo nė Shqipėri lufta e pasosur kundėr pushtuesve osmanė.[100]

Vdekja e Skėnderbeut, e shkaktuar nga ethet nė Lezhė, shkaktoi njė tronditje tė thellė brenda dhe jashtė vendit. Duke shprehur kėtė, Gjon Muzaka shkruan:

“Mund tė imagjinoni se si mbeti ky vend pasi humbi njė kapedan tė tillė”.[101] “Pak zotėrinj tė rinj kishin mbetur tashmė qė nuk kishin vdekur nė kėto luftra tė gjata dhe tė pamėshirshme.”[102]

Pas vdekjes sė Skėnderbeut, shqiptarėt humbėn ēdo shpresė pėr t’i bėrė ballė armikut.

Shumė prej tyre, shkruan Gjon Muzaka, kaluan jashtė shtetit, nė mėrgim, bashkė me familjet e tyre. Nė Shqipėri mbetėn pak zotėrinj pėr tė vijuar qėndresėn.[103] Midis kėtyre qė qėndruan pėr disa vite mė pas, ishte Gjon Muzaka,[104] Stres Balsha[105] etj.

Pas vdekjes sė Skėnderbeut, kur gjithēka nė vend “kishte mbaruar keq”,[106] u krijua njė situatė e vėshtirė pėr tė shoqen e Skėnderbeut, Donikėn, qė kishte pranė vetes edhe djalin e vogėl, Gjon Kastriotin.

Sinjoria u lajmėrua pėr vdekjen e Skėnderbeut nga bajli i Durrėsit. Ai i bėnte tė ditur Sinjorisė tronditjen e thellė nė tė cilin kishte rėnė vendi (in magno tumultu et trepidatione) pas vdekjes sė burrit “tė madhėrishėm Skėnderbeut”.[107]

Mė 13 shkurt 1468 Sinjoria dėrgoi pranė Donikės kryepeshkopin e Durrėsit, Pal Engjėllin. Pali kishte qenė njė mik i veēantė, i besuar i Skėnderbeut. Ai i kishte shėrbyer Skėnderbeut, vite me radhė, si kėshilltar dhe ambasador i tij.[108] Pal Engjelli u porosit ta kėshillonte Donikėn tė mbronte Krujėn bashkė me Sinjorinė. Sinjoria dėrgoi tek Donika edhe ushtarakun e lartė Franēesk Kapellon. Ai ishte nisur si provisor nė Shqipėri. Pas ndėrhyrjes sė Pal Engjėllit tek Donika, Kapello duhej tė merrte Krujėn dhe ta mbronte atė nė emėr tė tė birit tė Skėnderbeut.[109]

Lajmi i vdekjes sė Skėnderbeut mbėrriti edhe nė Mbretėrinė e Napolit. Mbreti, Ferdinandi, aleati i ngushtė i Skėnderbeut, dėrgoi tek Donika, njeriun e vet, Jeronim Karvinin (Ieronimo de Carvinio), pėr t’i shprehur ngushėllimet e thella pėr humbjen e tė shoqit, tė cilin ai e konsideronte lart po aq sa edhe tė atin.[110] Karvini u urdhėrua nga Ferdinandi ta ftonte zonjėn tė kalonte nė Mbretėrinė e Napolit.[111]

Donika Kastrioti e cila thirrej edhe me emrin e tė shoqit “Skėnderbegia”, (Scanderbega)[112] kaloi nė Mbretėrinė e Napolit bashkė me tė birin, Gjon Kastriotin.[113]

Ajo shkoi nė Napoli si njė zonjė e rėndė. Bashkė mė tė birin ajo mori me vete edhe disa zonja, burrat e tė cilave kishin rėnė nė luftė. Njėra nga kėto ishte “zonja Marie”[114] e cila ishte gruaja e nipit tė Skėnderbeut, “Muzakut tė Angjelinės”. Zonja tjetėr ishte Donna Helena, gruaja e Gjergj Karlit (Giorgio Carles).[115]

Kėto zonja, Maria dhe Helena, ishin motra tė Gjon Muzakės. Kėto morėn me vete edhe vajzat e tyre. Maria mori vajzėn “Donna Porfida Grande”, ndėrsa Donna Helena mori vajzėn “Donna Visava”.[116]

Bashkė me to tek Mbreti i Napolit shkuan edhe “zonja tė tjera” tė cilat ai i priti tė gjitha mirė.[117]

Ndryshe nga kėto zonja tė mėdha, Mamica qėndroi nė Shqipėri.

Burimet njoftojnė mė 2 qershor tė vitit 1469 se ajo banonte nė qytetin e Durrėsit.[118] Situata nė kėtė kohė nė Shqipėri ishte mjaft e rėndė pėr shkak tė turqve. Dogja i Venedikut, Kristofor Mauro, nisi nė Shqipėri si proveditor Josafat Barbaron. Barbaro mori shumė urdhėra pėr t’u kujdesur pėr mbrojtjen e Shkodrės. Mauro i bėri atij tė ditur qėndrimin e mirė qė mbanin ndaj Sinjorisė Gjon Stresi dhe zotėrinj tė tjerė shqiptarė.[119] Mauro e porositi atė t’i ruante kėto marrėdhėnie. Mauro e vinte nė dijeni Barbaron edhe pėr Lekė Dukagjinin. Leka kishte nė Shkodėr pasuri tė shumta tė cilat kėrkonte t’i nxirrte prej kėtij qyteti. Mauro e urdhėronte nėpunėsin e tij tė mos lejonte Lekėn t’ia arrinte kėsaj sepse dyshonte se, pas kėsaj, ai mund tė kalonte nga ana e turqve.[120]

Njė porosi tė veēantė Mauro jepte edhe pėr Mamicėn.

Ajo jetonte aty me tė birin. Burimet, pėr fat tė keq, nuk japin emrin e tij. Prania e Mamicės, motrės sė Skėnderbeut, nė Durrės, kishte mjaft peshė. Zonja kishte njohje dhe lidhje tė shumta personale me shumė njerėz me peshė. Nga porositė qė dogja i dha Barbaros, rezulton se marrėdhėniet e Venedikut me Mamicėn dhe, sidomos me djalin e saj, nuk ishin tė mira.

“Nė rast se do tė arrish tė tėrheqėsh nga ana jonė djalin e Muzakės dhe tė zonjės Mamica, shkruante dogja, ne do ta kemi shumė tė nderuar”.[121]

Pėr tė bėrė kėtė djalė pėr vete, dogja e porosiste Barbaron se mund t’i ofronte atij diēka pa lejėn e Sinjorisė.[122]

Dogja i kujton Barbaros edhe qėndrimin qė duhej tė mbante me Mamicėn. Sinjoria nuk shpresonte tė kishte marrėdhėnie tė mira me tė. Barbaro bashkė me bajlin e Durrėsit, duhej tė gjenin njė mėnyrė pėr ta larguar atė nga Durrėsi. Kjo duhej bėrė me shumė kujdes dhe pa u kuptuar. Pėr kėtė dogja porosite tė shikohej “shtėpia” ku ishte vendosur Mamica. Nė rast se kjo shtėpi do t’i dukej Barbaros dhe bajlit tė Durrėsit si e “dyshimtė”, d.m.th. si shtėpi qė rrezikohej prej turqve, dhe sulmeve tė tyre, atėherė ata duhet tė kėshillonin Mamicėn tė largohej nga Durrėsi. Largimi i Mamicės nga Durrėsi, sipas dogjės, duhej tė bėhej me qėllim qė biri tė mos mund tė realizonte diēka kundėr shtetit venedikas.[123]

[1] Marin Barleti, “Historia e Skėnderbeut”, Pėrkthimi nga origjinali dhe hyrja nga Stefan Prifti, Tiranė,

1967, Botim i dytė.

[2] Ch. Hopf. “Chroniques Greco-Romanes”, Berlin, 1873, f. 297.

[3] Dh. Frangu. “Luftėrat e turqve kundėr Skėnderbeut”, pėrktheu nga anglishtja Hysen Hidri, Tiranė, 2000.

[4] G. Biemmi, “Istoria di Giorgio Castrioto detto Scander-begh”, Breschia, MDCCXLII, f. 347.

[5] Marin Barleti. vep. e cit., f. 54.

[6] Po aty.

[7] Po aty.

[8] Po aty.

[9] Po aty, f. 75.

[10] Marin Barleti, vep. e cit., f. 360-361; G. Biemmi, "Istoria di Giorgio Castrioto detto Scander-begh”, Breschia, MDCCXLII, f. 347; F.S. Noli, “George Castrioti Scanderbeg (1405-1468), Neė York, 1947, f. 52.

[11] M. Barleti, vep. e cit., f. 75.

[12] Po aty, f. 307.

[13] Po aty, f.187.

[14] Ch. Hopf. “Chroniques Greco-Romanes”, Berlin, 1873, f. 297.

[15] M. Barleti, vep. e cit., f. 75.

[16] Ch. Hopf, vep. e cit., f. 297.

[17] M. Barleti, vep. e cit., f. 63.

[18] Po aty.

[19] Mamica “kishte qėndruar vazhdimisht virgjėreshė dhe e pamartuar pėr hir tė vėllait, qė po i kthehej fitimtar; ai e martoi pastaj dhe i vuri pėrsėri nė vend nderin e dikurshėm” (M. Barleti, vep. e cit., f. 63). “Pas rifitimit tė Mbretėrisė nga Skėnderbeu ... (Mamica) ... u martua me Muzak Topinė.” (M. Barleti, vep. e cit., f. 75.)

[20] “Zonja e pestė, Mamica, ishte martuar me zotin Musak Topia” (Ch. Hopf, vep. e cit., f. 295).

[21] “Zonja e pestė Mamica pati pėr burrė Muzak Topinė, sepse zoti Skėnderbe e ndau nga gruaja e parė, qė quhej zonja Zanfina ose Suina Muzaka, dhe i dha zonjės sė thėnė Mamica, motrės sė tij” (Ch. Hopf, vep. e cit., f. 296). Nė fund tė kujtimeve mbi gjenealogjinė e familjes Gjon Muzaka shkruan se me Muzak Topinė u martua motra e Skėnderbeut “Yella” (Zoti Skėnderbe ndau martesėn e zonjės Zanfina Muzaka dhe tė zotit Karl Muzaka dhe Karlit tė thėnė i dha zonjėn Yella, motrėn e tij” (Ch. Hopf, vep. e cit., f. 302). Duket se kėtu Gjon Muzaka ka gabuar. Nė kėtė pikė ai kundėrshtohet edhe nga Barleti, qė shėnon si burrė tė Mamicės Muzak Topinė.

[22] Ch. Hopf, vep. e cit., f. 298.

[23] M. Barleti, vep. e cit., f. 307.

[24] Dh. Frangu, vep. e cit., f, f.28.

[25] G. Biemmi, vep. e cit., f. 312.

[26] Po aty.

[27] “Mosiu ėshtė mbiquajtur “i Dibrės” pėr shkak se banonte nė Dibėr, ku Skėnderbeu i kishte dhuruar shumė prona dhe njė pjesė tė madhe tė vendit” (M. Barleti, vep. e cit., f. 307); “Skėnderbeu i jepte atij pjesėn mė tė madhe tė tė ardhurave tė asaj province (tė Dibrės-LM)” (G. Biemmi, vep. e cit., f. 312).

[28] Moisu, “nderohej” prej Skėnderbeut, “pėr shkak tė virtyteve dhe aftėsive tė veta. Dhe, pėr kėto cilėsi, i kish dhėnė atij nėn zotėrim “shumė qytete, armatime, kuaj, veshje e stoli, bashkė me shuma tė mėdha pronash ”. (Dh. Frangu, vep. e cit., f. 29.)

[29] “Zoti Moisi Komneni Araniti, pati si baba tė vetin Muzakun, vėllain e zotit Aranit Komneni. (Ch. Hopf, vep. e cit., f. 296). Barleti shkruan se ai pati si baba “Muzakėn dhe nėnė Voisavėn. I ati i tij, Muzaku, kishte dy vėllezėr, Aranit Golemin apo Komnenin (Kominatin), tė vjehrrin e Skė nderbeut dhe Vladan Golem Arianitin”. (M. Barleti, vep. e cit., f. 307) Ky i fundit ishte i shoqi i motrės sė Skėnderbeut, Angjelinės. Ai pati me tė njė djalė “Muzakėn e Angjelinės” i cili thirrej ndryshe edhe Golem Araniti.( M. Barleti, vep. e cit., f. 307) “Ky zoti Moisiu pati pėr grua zonjėn e thėnė Zafina ose Muzakia ( Mosachia) kjo ishte gruaja e zotit Muzak Topia, qė e ndau i thėni Skėnderbe ... . Nga zonja Zanfina dhe zoti Moisi lindi babai i zonjės Xhiovana Kominata (Giovanna Comminata) e cila qėndron nė Napoli e martuar me zotin Paolo Brancazzo”. (Ch. Hopf, vep. e cit., f. 296).

[30] Sipas Biemmit, babai i tij nuk quhej “Muzak” por “Pjetėr”. Pjetri ishte vėlla me Gjergj Aranitin dhe Vladenin, burrin e Angjelinės, e cila ishte motra e Skėnderbeut. (G. Biemmi, vep. e cit., f. 312.)

31 Ch. Hopf, vep. e cit., f. 298.

32 “Kur u bė e ditur fatkeqėsia e Skėnderbeut, atėherė Moisiu ... ktheu krahėt kundėr atdheut” (M. Barleti, vep. e cit., f. 337; “Moisiu iku tek turqit” (G. Biemmi, vep. e cit., f. 308).

33 Dh. Frangu, vep. e cit., f. 29.

34 M. Barleti, vep. e cit., f. 337; G. Biemmi, vep. e cit , f. 324.

35 M. Barleti, vep. e cit., f. 340-344; G. Biemmi, vep. e cit., f. 312-340.

36 G. Biemmi, vep. e cit., f.331-334; Moisiu nuk kishte mė shumė se 12 mijė ushtarė (G. Biemmi, vep. e cit., f. 333.)

37 G. Biemmi, vep. e cit., f. 335-339.

38 M. Barleti, vep. e cit ., f. 346-352. “Mėngjesin e ditės tjetėr (ishte 19 maj) tė dy ushtritė u vendosėn nė rregull pėr betejė” (G. Biemmi, vep. e cit ., f. 334; Shih edhe F. S. Noli, vep. e cit., f. 52.

39 M. Barleti, vep. e cit, G. Biemmi, vep. e cit ., f. 344.

40 M. Barleti, vep. e cit., f. 355.

41 M. Barleti, vep. e cit., f. 355; “Moisiu iku tek turqit dhe solli njė ushtri tė fortė kundėr atdheut. Mbasi u bė lufta, ai mbeti i mundur. Kur u kthye te Skėnderbeu, ai, siguroi pėrveē faljes sė krimit edhe hirin dhe dinjitetin e mėparshėm” (G. Biemmi, vep. e cit., f. 308). Dh. Frangu shkruan se Moisiu “erdhi fshehurazi nė Shqipėri zėmėrdridhur dhe me lot pėr tė kėrkuar mėshirė. Skėnderbeu shtriu menjėherė dorėn, e ngriti dhe nisi tė bisedonte me tė nė njė mėnyrė tė tillė, a thua se nuk kishte marrė as edhe njė fyerje mė parė nga ana e tij. Mė pas Skėndėrbeu dha porosi qė Moisiu tė vishej sipas nderit dhe rangut dhe, pasi patėn ngrėnė, i riktheu gjithė gjėnė e gjallė dhe gjithshka tjetėr qė i kish konfiskuar, si dėshmi se e kish falur me gjithė shpirt. Mė pas, kur Skėnderbeu u bind edhe mė shumė...i dha tė gjitha detyrat dhe favoret qė i pati gėzuar edhe mė parė”. (Dh. Frangu, vep. e cit., .f .31) (Shih mė gjerė tradhėtinė e Moisiut tek G. Biemmi, vep. e cit ., f. 311-313) .

42 Skėnderbeu “i mori zotit Moisi Komnenit shtetin e tij qė ishte nė Dibėr. Moisiu qė ishte njė njeri me zemėr dhe trim, nuk mundi tė durojė kėtė dhunė dhe shkoi tek turku. Turku e bėri kapedan tė njė ushtrie tė tij dhe e dėrgoi kundėr Skėnderbeut.” (Ch. Hopf, vep. e cit., f. 300.)

43 “Mbasi u bė Kapedan i Pėrgjithshėm i zotėrinjve tė Shqipėrisė”, shkruan Muzaka, Skėnderbeu “shfaqi tendencėn tė shtinte nė dorė gjithė atė vend; (kėshtu) futi nė burg vėllezėrit, zotin Gjon (Giovanni) dhe zotin Koiko Balsha dhe i dėrgoi tek mbreti Ferrante i vjetėr nė Napoli qė t’i mbante tė burgosur dhe i mori shtetin e tyre qė ishte midis Krujės dhe Lezhės, e kam fjalėn pėr vendin e Misisė; i mori edhe zotit Moisi Komneni shtetin e tij, qė ishte nė Dibėr. Pasi vdiq babai im, na mori Tomorrishtėn (Tomonista) d.m.th. Muzakinė e vogėl dhe po ashtu u mori zotėrinjve tė tjerė vendin Komi (Commi) dhe Randisa (Randisia) ...” (Ch. Hopf, vep. e cit., f. 300.)

44 Skėnderbeu “i mori edhe Moisi Komnenit, shtetin e tij, i cili ishte nė Dibėr. Moisiu ishte njeri mė zemėr dhe trim. Duke mos duruar njė dhunė tė tillė, ai shkoi tek turku (sulltani, - LM). Turku e bėri kapiten tė njė ushtrie dhe e dėrgoi kundėr Skėnderbeut, por mė vonė, (Skėnderbeu, - LM) i dėrgoi (njerėz, - LM) pėr t’i thėnė qė tė kthehej sepse do ta mbante si vėlla, dhe Moisiu duke parė se qėndronte jo i sigurt me turkun (sulltain, - LM) dhe pėr tė mos zmadhuar (veprėn e tij, - LM) me gjak tė krishterė, u kthye (tek Skėnderbeu, - LM) ( Ch. Hopf, vep. e cit., f. 300.)

45 “Kėta u kapėn (nga tuqit) dhe u dėrguan para kapedanit tė tyre Ballaban Banderės. Ky i dėrgoi menjėherė tek sulltani. Skėnderbeu i kėrkoi Sulltanit qė t’ia kthente kėta tė burgosur, sepse do t’i jepte nė shkėmbim turq tė tjerė si dhe njė ofertė tė hollash. I njoftuar nga Ballabani pėr vlerėn e tyre, (sulltani, - LM) nuk deshi t’i kthejė, madje, pėr mizori mė tė madhe, i rropi tė gjallė pak nga pak sa qė, pėr pesėmbėdhjetė ditė me radhė ... ata ikėn nga kjo jetė” ( Ch. Hopf, vep. e cit., f. 297.)

46 “Tė parėt e tyre ... kanė qenė themelonjėsit e Krujės dhe tė Petrelės. Fuqitė e kėtyre gjithashtu s’kanė qenė tė pakėnaqshėm dhe sundimi i tyre nė Epir ka qėnė mjaft i gjerė ndėrmjet Tiranės dhe Epidamnit. Por pėrveē sundimit nė ato vende, qė banorėt rreth e qark, meqė i kanė humbur krejt emrat e vjetėr, i quajnė Skuria, Muzakjemė, Kerabi, Farkė, ishin tė njohur si princėr edhe pėr sundimin e Himarės sė Uliksit.” (M. Barleti. vep. e cit., f. 97.)

47 M. Barleti, vep. e cit., f. 97.

48 Po aty., f. 97.

49 “Pas kėtij erdhi Andrea Topia, burrė i dėgjuar si pėr derė edhe pėr vepra, i respektueshėm gjithashtu edhe pėr moshėn qė kishte, bashkė mė tė dy bijtė e tij, Kominin dhe Muzakėn dhe tė nipin Tanushin.” (M. Barleti, vep. e cit., f. 97.)

50 “Zoti Muzak Topia ose Karl Muzaka” (Carlo Mosachi) ( Ch. Hopf, vep. e cit., f. 298 ).

51 Po aty.

52 F. S. Noli, vep. e cit., f. 39-40; G. Biemmi, vep. e cit., f. 84.

53 “Irena, vajza e vetme e Gjergj Dushmanit...(ishte) trashėgimtare e zotėrimit prindėror. Veē kėsaj, ajo ishte e pajisur edhe me njė bukuri tė veēantė ” (G. Biemmi, vep. e cit., f. 84.)

54 Po aty

55 Po aty.

56 Po aty.

57 “Muzak Topia, kunati i tij pati detyrėn tė rregullonte marrėveshjen e martesės sė tij (Skėnderbeut)”. (G. Biemmi, vep. e cit., f. 284.)

58 Ch. Hopf, vep. e cit., f. 298.

59 Po aty.

60 M. Barleti, vep. e cit., f. 322-323.

61 Po aty, f. 324.

62 Po aty, fq. 324.

63 Po aty, f. 325.

64 Po aty, f. 325.

65 Po aty, f.328-330.

66 Po aty, f. 335-336.

67 Dh. Frangu, vep. e cit., f. 29.

68 M.Barleti, vep. cit., f. 336.

69 Barleti ėshtė pėrpjekur tė japė tė gjithė informacionin e mbledhur pėr vdekjen tragjike tė Muzak Topisė. Sipas tij, “ēadrat” nė tė cilat ndodhej Muzak Topia, qenė tė parat qė u sulmuan nga turqit. Barleti kishte informacion se nė kohėn e sulmit turk, Muzaka po luante “me zare” me njė ushtarak napolitian. (M. Barleti, vep. e cit., f. 332.) Burime tė tjera thonin se kur erdhėn turqit, Muzak Topia “po flinte” dhe kur u zgjua, ai pa veten tė humbur, prandaj “ia mbathi me kėmbė drejt malit pėr tė shpėtuar, por u shtyp menjėherė” (Po aty). “Ne kemi marrė vesh, shkruan mė tej Barleti, se (Muzak Topia, - LM ) kish pasur fare pak kohė pėr tė rrėmbyer kalin dhe armėt, se ra duke luftuar rreptė ndėrmjet tė parėve dhe se vrasja e tij u bė fillimi i ikjes” ( Po aty).

70 Po aty .

71 Po aty.

72 Po aty.

73 Po aty.

74 “ Deshi perėndia ... qė Skėnderbeu tė vinte me tė tre mijė kalorėsit tė shihte kampin. Me tė dėgjuar tėrė atė potere dhe zhurmė, dyshoi menjėherė nė tradhtinė e rojės. U dha shpejt yzyngjive tė kalit dhe me tėrė shpejtėsinė hyri nė kamp, ku pa tė gjithė atė pėshtjellim qė turqit po bėnin me njerėzit e tij. Atėherė ai i sulmoi me njė forcė tė tillė, sa brenda pak ēastesh i bėri tė heshtnin ... . (Turqit) ua mbathėn drejt qytetit me turp tė madh. Atėherė … vendosi tė mos i ndiqte mė tutje, sepse falė mėshirės sė perėndisė, ai kish dalė shumė shpejt tė shpėtonte popullin nga kthetrat e vdekjes” (Dh. Frangu, vep. e cit., f. 29.)

75 M. Barleti, vep. e cit., f. 337.

76 Po aty, f. 342.

77 Po aty .

78 “Ndėrkohė, Alfonsi, pasi e priti me nder dėrgatėn dhe letrėn e Skėnderbeut, urdhėroi tė mblidheshin me shpejtėsi ... ushtarėt. Kėshtu u mblodhėn njė mijė kėmbėsorė, pesėqind dyfektarė, tė tjerė agreptarė. Mbreti donte tė shtonte numrin, por ata s’e lanė, duke i thėnė se Skėnderbeu nuk do tė kishte nevojė pėr ndihma mė tė mėdha ... . Ata i kėrkuan disa mjete lufte dhe qysqi prej hekuri pėr tė rrėmuar nga poshtė muret ... . Ai ua dha tė gjitha, si dhe shumė pėrdredhore llojesh tė ndryshme dhe teknikė pėr t’i pėrdorur” (M. Barleti, vep. e cit., f. 315). Barleti shėnon se Mbreti i dha Skėnderbeut edhe “tė holla dhe po aq anije tė tjera” (Po aty.)

79 “Skėnderbeu, pasi lėshoi ushtrinė, vendosi tė dėrgonte tek mbreti (i Napolit, - LM) me qėllim qė t’i njoftonte fatkeqėsinė e tij ... apulianėt qė kishin mbetur gjallė nga kėrdia bashkė mė tė deleguarit e vet. Dhe kėshtu ai u kujdes pėr ta ... dhe i futi nė anije sa mė parė qė qe e mundur pėr shkak tė fatkeqėsive tė tė plagosurve” (M. Barleti, .vep. e cit., f. 343.)

80 M. Barleti, vep. e cit., f. 343.

81 Po aty, f. 343.

82 Po aty.

83 Po aty.

84 Po aty .

85 Po aty.

86 Po aty.

87 Po aty .

88 Po aty.

89 “Bukuria pastaj qė ėshtė njė pamje e veēantė e gravet, dhe hijeshia e fytyrės dhe e trupit, ishte nė harmoni dhe pėrshtatje tė plotė me stolitė e tjetra tė shpirtit ( M. Barleti, vep. e cit., f. 343).

90 Po aty.

91 Po aty.

92 Po aty.

93 Po aty, f. 466.

94 Po aty.

95 Po aty.

96 Po aty. (Kėtė bashkėpunim midis Skėnderbeut dhe Mamicės e pėrmend edhe Frangu, por ky e quan tė motrėn e Skėnderbeut jo Mamica por Mariza) (Dh. Frangu, vep. e cit ., f. 56)

97 “Zotėrinjtė e rinj tė Shqipėrisė ishin pothuajse tė gjithė tė rėnė (Ch. Hopf, vep. e cit., f. 274.)

98 “Pėr kėtė, zotėrinjtė e Shqipėrisė patėn kėnaqėsi tė madhe ” (Ch. Hopf, vep. e cit., f. 274.)

99 “Pastaj zotėrinjtė e thėnė tė Shqipėrisė bėnė njė kėshillė (kuvend) nė Lezhė. Dikush shkoi atje vetė, dikush dėrgoi zėvendėsit e vet. Skėnderbeu u zgjodh dhe u bė kapedan i tyre nė Shqipėri. Secili kontribuonte me ushtarė dhe me para sipas peshės. Disa fėmijė tė kėtyre zotėrinjve militonin nėn udhėheqjen e tij, si pėr tė mėsuar tė luftonin, ashtu edhe pėr tė mbrojtur shtetet e tyre. Duke qenė njė zotėri i zoti nė luftė dhe trim, ai (Skėnderbeu) u bė kapedan dhe secili i bindej atij” (Ch. Hopf, vep. e cit., f. 274). (Shih pėr Kuvendin e Lezhės M. Barleti, vep. e cit., f. 95-98; G. Biemmi, vep. e cit f. 30-32.

100 Zotėrinjtė e vjetėr “ishin thuajse tė gjithė tė vdekur, si nga mosha, ashtu edhe nga dhimbja” (Ch. Hopf, vep. e cit., f. 275.)

101 Po aty, f. 274.

102 Po aty, f. 275.

103 Njė nga ata qė qėndroi, ishte Gjon Muzaka. “Unė qėndrova nė vendin tonė, shkruan ai, dhe po ashtu edhe zotėrinj tė tjerė qėndruan nė zotėrimet e tyre tė vogla qė u kishin mbetur pėr shkak tė mbėshtetjes sė Venedikut” (Ch. Hopf, vep. e cit., f. 276.) Kjo qėndresė vazhdoi deri me rėnien e Shkodrės me paqėn e nėnshkruar midis Venediku dhe turqve nė prill tė vitit 1479.

104 “Unė qėndrova nė vendin tonė dhe zotėrinj tė tjerė qėndruan nė ato pak vende tė tyre qė i kishin mbetur me pėrkrahjen (favore) e venedikasve, gjithmonė duke u pėrpjekur dhe duke u mbrojtur pėr rreth shtatė vjet, megjithėse posedoja pak nga zotėrimi, sepse pjesa tjetėr ishte marrė” nga turqit (Ch. Hopf, vep. e cit., f. 276.

105 J. Radonić, “Gjuragj Kastriot Skėnderbeg i Arbanija u XV veku”, Beograd. 1942, dok. 398.

106 “Gjithshka pėrfundoi nė rrėnim (il tutto andņ in rovina)” (Ch. Hopf, vep. e cit., f. 276.)

107 J. Radonić, vep. e cit., dok. 387.

108 Archivio di Stato di Venetia, Secreta Consilio Rogatorum, vol. XXIII, c. 94; Ljubic, Listine. vol.X, f.404-405; F. S. Noli “George Castriot Scanderbeg Neė York”, 1947, Appendix, dok. 43.

109 Po aty.

110 F. S. Noli, vep. e cit., Appendix, f. 147, dok. 44.

111 F. S. Noli, .vep. e cit., Appendix, f. 147-148, dok. 45.

112 Ch. Hopf, vep. e cit., f. 275-276.

113 Ch. Hopf, vep. e cit., f. 275-276.

114 Po aty. f. 275.

115 Po aty.

116 Po aty.

117 Po aty.

118 J. Radonić, vep. e cit., dok. 398.

119 “Visitabis quoque Juam Strexi ac alios dominos, quos nostro Dominio benivolos esse cognosces; ac alios quoscumque, quorum amicicia rebus nostris prodesse posse cognoueris, eosque confirmabis in benivolentia nostri Domini, et cum eis amico, animo te habebis, ortaberis quoque rectores nostros, ut cum eis amice se habeant et pacifice vicinari velint.

120 Po aty.

121 “Nėse djalin e tė ndjerit Muzak dhe tė zonjės Mamicė do tė arrish ta kthesh nė bindjen tonė, kjo do tė na pėlqente shumė (gratissimum habituri sumus). Pėr kėtė, do tė pėrdorėsh me tė mė shumė zell, edhe dicka pa lejėn tonė” (Po aty).

122 Po aty.

123 Dhe meqėnėse zonja Mamicė, nėna e tij, banon nė Durrės, duam qė nėse ty, dhe rektorit tonė tė Durrėsit do t’i dukej shtėpia e saj nė atė qytet e dyshimtė, atėherė ta largoni atė nga ai qytet, duke pėrdorur ato fjalė dhe ato mėnyra qė do tė shihni me vend, me qėllim qė djali i saj tė mos mundet nėpėrmejt asaj tė kurdisė ndonjė gjė kundėr shtetit tonė” (Po aty) .


 
 Profili  
 
 Tema e postimit: Re: Heroi ynė Kombėtar, Gjergj Kastrioti - Skėnderbeu
PostPostuar: 17/08/2012 5:18 
Jo në linjë
Anėtar i ri
Anėtar i ri

Antarësuar: 17/08/2012 5:14
Postimet: 4
Varied Style of Cheap Toms Shoes TOMS shoes are about affiliated to address Their acclimatized designs and addictive colors achieve them a complete best for women who acclamation to bend out of the crowd.toms shoes business model are added able for teenagers and youngsters because of their authentic ability and looks. Let me explain you that why should you ceremony the activity of Cheap Toms Shoes.
During summer,Ash sandal are ideal for the hot months. Those dry, hot months can be so atramentous but ash wedge booties achieve it fun to dress up and admission a adequate time. Finally, Ash shoes can be exhausted in every analysis not abandoned summer, as their abounding accumulating of cossack includes boots, sneakers, sandal and wedges. Ash aswell offers an complete abuttals of able shoes for women.
Vans Vault continues to absolution some aloft cossack with this latest absolution of the Vans Era escapade a archetypal Vans pattern. The acclimatized acclimation takes us abashed to the age-old canicule of vans for sale cheap in uk with their artisan Van Doren, accouterment us a acclimatized acclimatized look. The age-old acclimation adorns the complete canvas upper, while a tradtional vulcanized sole sits below.
As springtime rolls around, it's adequate to admission tory burch Shoes that affectation the altering time. ugg shoes ugg shoes These tory burch canvas tote sale are altogether able and adequate in design. These tory burch Shoes which are topped off with a red leather-based bow are abolishment but ordinary. With a brace of apprenticed pants these would be admirable and a affiliated blazer for a complete all over ability that screams spring.
Vibram Shoes feel shoes can be a age-old vogue, you associate your own claimed accolade pleasure. which about all-around beastly anatomy accede leisure afresh afterwards job. dry out and comfortable. as the admission 8. Therefore it may allay infection, that vibram five fingers performa sale Dart Atramentous are about concludes associate problems, betteCheap Vibram Shoes accustomed legs deepening aspersing the blackballed achievability of harmed.


 
 Profili  
 
Shfaq postimet që prej:  Renditja  
Post new topic Reply to topic  [ 5 Postime ] 

Data dhe ora janë sipas brezit orar të Tiranës


Kush është në linjë

Përdoruesit që po e shfletojnë këtë forum: Asnjë përdorues i regjistruar dhe 1 vizitor


Nuk mund të hapni tema të reja në këtë forum
Nuk mund të përgjigjeni në temat e këtij forumi
Nuk mund të ndryshoni postimet tuaja në këtë forum
Nuk mund të fshini postimet tuaja në këtë forum
Nuk mund të postoni foto në këtë forum

Kërkoni:
Shkoni tek:  
© Forum i Lirė 2006 - 2007
Mundėsuar nga phpBB © 2002, 2006 phpBB Group