|
MBAHET FESTIVALI I TRETĖ ZĖRI I ALFABETIT- 2008
Manastir, mė 8 Nėntor 2008.
Siē na njoftoi Drejtori i Shoqatės Qytetare Estrada dhe Organizatori i Festivalit Zėri i Alfabetit nė Manastir, z. Habib Rushani, nė kuadėr tė shėnimit jubilar tė 100- Vjetorit tė Kongresit tė Alfabetit, nė Manastir do tė mbahen njė varg manifestimesh kulturore, duke filluar qė nga data 14 e deri mė 22 Nėntor tė kėtij viti. Ndėr manifestimet e shumta qė do ta shėnojnė kėtė ngjarje tė madhe historike tė kulturės sonė kombėtare , mė datėn 15 Nėntor 2008, duke filluar nga ora 19.00, do tė mbahet Festivali i Tretė i Muzikės Popullore me dimensione mbarėkombėtare Zėri i Alfabetit -2008 , nė Pallatin e Kulturės nė Manastir. Nė kėtė Festival, do tė prezantohen 15 kėngėtarė profesional dhe 3 shoqėri kulturore artistike nga trojet e ndryshme shqiptare. Nga emrat pjesėmarrės, tė cilėt na i dha organizatori i kėtij Festivali, janė:Demir Krasniqi, pėrfaqėsues nga Kosova, i cili do tė prezantohet me kėngėn e tij:Kurrė nuk shuhet Manastiri, qė i kushtohet 100- Vjetorit tė Kongresit tė Alabetit tė Manastirit. Po ashtu nga Kosova, do tė prezantohet edhe kėngėtarja Vjollca Buēaj . Pastaj , do tė prezantohet kėngėtarėt: Habib Rushani nga Manastiri , me kėngėn Manastiri sot feston, Nebi Halili nga Gostivari, Dervish Dervishi nga Kėrēova, Nuredin Fetahu nga Kumanova, SHKA Burimet e Sharrit nga Tetova, SHKA Drita nga Livadhija e Strugės, SHKA Bashkimi nga Manastiri , si dhe disa kėngėtarė tjerė. Festivali i Tretė Zėri i Alfabetit 2008, do tė hapet me njė referat tė pėrgatitur nga historiani manastiras , Prof. Dr. Reshat Nexhipi.
Gjilan, mė 08 Nėntor 2008. Demir KRASNIQI
|